Familja Rexha përkujton komandant ‘Drinin’

Nesër (e diel) në Prizren, shënohet 16 vjetori i vrasjes së Ekrem Rexhës – komandant ‘Drini’.

Familja Rexha ka njoftuar se fillimisht në ora 10:00 do të vizitohet varri i tij në Landovicë, ndërsa në 12:00 në shtëpi do të presin mysafirë eventual.

Ekrem Rexha – komandant ‘Drini’, u vra me 8 maj të vitit 2000 në Prizren në një atentat, autorët e të cilit deri më sot nuk janë zbuluar, me gjithë faktin se u zhvillua edhe një proces gjyqësor, por pa rezultate.

Pas përfundimit të luftës, komandant ‘Drini’ zhveshi uniformën ushtarake, punoi në Departamentin e sigurisë pranë Kuvendit Komunal në Prizren. /PrizrenPress.com/

Ekrem Rexha-njoftimi perkujtues

Më Shumë

UEFA e gjobit me 200 mijë euro Ballkanin

Një goditje e rëndë ka goditur skuadrën e Ballkanit nga Trupi i Kontrollit Financiar të Klubeve (CFCB) në UEFA.  Skuadra nga Suhareka është dënuar me...

Përkujtohet në Prizren aktori i madh Bekim Fehmiu

Më 15 qershor 2010 u nda nga jeta Bekim Fehmiu, aktori i madh shqiptar dhe një nga figurat më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Lajmet e Fundit