11.8 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026
Home Blog Page 6591

25-vjeçarit shqiptar i presin kokën në Greqi

0

Një shqiptar është gjetur i vdekur në zonën e Gluki në veri të Greqisë, ndërsa mediat e shtetit helen flasin për një krim makabër.

Shqiptari është i moshës 25-vjeçare, ndërkohë nuk bëhet i ditur identiteti i tij.

Trupi i pajetë është gjetur nga fermerë të zonës dhe sipas policisë i është prerë koka.

Trupi u dërgua për ekspertizë mjeko-ligjore në qytetin e Selanikut.

Dyshimet paraprake të policisë janë se vrasja mund të ketë ndodhur për prishje të pazareve të drogës.

Viktima nuk është identifikuar si anëtar i ndonjë bande kriminale./tvklan.al/

Coman vendos rekord unikal

0

Në moshën 16-vjeçare ai debutoi për herë të parë me PSG-n, ndërkohë që sot Kingsley Coman ka vendosur një rekord unikal. Futbollisti francez ka fituar 3 kampionate të ndryshme që tani edhe pse është vetëm 19 vjeç.

E nisi me Paris SG në moshën 16 vjeç e 4 ditë, kur debutoi për parisienët dhe në fund të sezonit ai fitoi titullin në Ligue1.

Menjëherë kaloi te Juventus ku qëndroi vetëm një vit, por edhe në Itali fitoi titullin kampion, për të kaluar më pas te Bayern Munchen.

Edhe në Gjermani ai luajti rolin protagonistit, duke triumfuar në kampionat. Coman ka fituar edhe trofe të tjerë si Kupën e Francës, Kupën e Italisë dhe Superkupën.

Nga viti i kaluar është edhe pjesë e përfaqësueses A të Francës, më të cilën pritet të luajë në Euro 2016, dhe pas finales në evropianit ai do të festojë ditëlindjen e 20, dhe ndoshta me një tjetër trofe të çmuar.

Zvicra: Kosova në UEFA, krejt meritë e jona

0

Zyrtarë të Federatës së Futbollit të Zvicrës me bindje të plotë thonë se nëse nuk do të kishin dalë me propozimin që votimi për pranim të bëhej me vota të fshehta, atëherë Kosova nuk do të pranohej në Konfederatën Evropiane të Futbollit UEFA

Në Federatën zvicerane thonë se shumë përfaqësues të federatave evropiane ishin nën presion politik për të votuar kundër pranimit të Kosovës, shkruan Koha Ditore.

Zyrtari për media në Federatën e Futbollit të Zvicrës, Marco von Ah, është përgjigjur në disa pyetje të gazetës, mes të tjerash ka sqaruar edhe atë që në opinion dhe në vetë Federatën e Futbollit të Kosovës u vlerësua si “tentim i Zvicrës për të penguar pranimin e Kosovës në UEFA”.

Zyrtarë të Federatës zvicerane çuan pluhur para votimit të Statutit të UEFA-s, që po të kalonte do ta bënte më të lehtë pranimin e Kosovës, si dhe para vetë votimit për pranim të Kosovës.

Zviceranët në Kongres thanë se nuk janë kundër pranimit të Kosovës, por se janë kundër që në të ardhmen futbollistët të kenë mundësi të ndërrojnë përfaqësuese, duke iu referuar shqiptarëve që luajnë me Zvicrën. Pos kësaj, propozuan që edhe votimi të bëhej i fshehtë dhe kështu u bë.

Opinionit dhe Federatës kosovare i ka mbetur në mendje ajo që tha Federata zvicerane në Kongresin e mbajtur më 3 maj në Budapest, por në gjithë këtë zyrtarët zviceranë gjejnë edhe meritat e tyre për pranimin e Kosovës në UEFA.

Sipas tyre, po të mos kishin propozuar që votimi të ishte i fshehtë, Kosova nuk do të merrte votat e mjaftueshme.

Tragjedi në Brazil, vritet tifozi në fushë (Video)

0

Në futbollin brazilian, huliganët kanë sjellë një tjetër tragjedi – duke mbytur një tifozë në fushë.

Në ndeshjen mes CSA dhe CRB, u përjetua një ndër skenat më të tmerrshme që janë parë ndonjëherë në një fushë futbolli, të cilat e lanë edhe një tifoz të vdekur.

Autoritet braziliane kanë konfirmuar që pas goditjeve të shumta, njëri prej tifozëve ka ndërruar jetë në fushë. Kjo është një ndër skenat më të tmerrshme që është parë në botën e futbollit dhe Federata e Futbollit të Brazilit, pritet të marrë vendime drastike pas këtij turpi të madh.

https://youtu.be/IlYsJNbGU-o

Rusia shënon përvjetorin e fitores së luftës

0

Rusia sot e shënon 71 vjetorin e fitores kundër Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Pjesa kryesore e manifestimit do të jetë parada ushtarake në Moskë, ku do të marrin pjesë më se 10 mijë vetë dhe afro 150 mijë makina e pajisje të tjera ushtarake. Do të ketë edhe fluturime të aeroplanëve.

Gjermania e Hitlerit e okupoi Bashkimin Sovjetik në qershor të vitit 1941. Gjatë katër viteve të luftës, vlerësohet se u vranë afro 20 milionë njerëz në ish-Bashkimin Sovjetik. /REL/

Nxënësit e Prizrenit – juri e re e Akademisë Evropiane të Filmit

0

Sot 58 të rinjë nga shkolla të mesme të Prizrenit u bënë pjesë e Akademisë Europiane të Filmit përmes Çmimit të Jurisë së Re. Kjo është hera e tretë që kjo garë organizohet në Kosovë, ndërsa në tërë Europën është hera e pestë që në mbi 20 qytete të Evropës filmat shikohen dhe votohen në mënyrë të sinkronizuar.

Këtë herë filmat e nominuar GIRLS LOST nga Alexandra-Therese Keining (Suedi), MISS IMPOSSIBLE nga Emilie Deleuze (Francë) dhe RAUF nga Bari? Kaya & Soner Caner (Turqi) u shfaqën për audiencat e moshës 12 – 14 vjeç në një numër rekord në 27 qytete të ndryshme të Evropës, ndër to edhe në Prizren.

Prizreni ne Young Audience Award1

Juria, si çdo vit, u ndihmua nga aktorë e filmbërës për t’i vlerësuar filmat që garuan për çmimin e Akademisë Europiane të Filmit. Këtë vit aktorët e rinj kosovar Lum Veseli dhe Andi Bajgora, regjisorja Lendita Zeqiri dhe producenti Bujar Kabashi.

Të tre filmat e shfaqur trajtonin një temë të caktuar shoqërore që janë edhe brenga kryesore e fëmijëve të këtyre moshave. Kjo u reflektua edhe në bisedën që nxënësit zhvilluan me mysafirët e ftuar duke i kontekstualizuar tematikat e filmit në rrethin dhe shkollat e tyre.

Pas votimit të audiences së re të Prizrenit, filmi GIRLS LOST morri numrin më të madh të votave. Pas votimit nga të gjitha qytetet pjesëmarrëse çmimi kryesor i shkoi filmit MISS IMPOSSIBLE i regjisores Emilie Deleuze Franca.

Prizreni ne Young Audience Award2

DokuFest është njëri ndër partnerët e EFA Young Awards për tre vite me rradhë. Pjesë e bashkëpunimit tonë me Akademinë e Filmit Evropian përfshinë edhe prezantimin e programit të filmave SHORT MATTERS! gjatë festivalit Dokufest si dhe votimin për filmat për Çmimet Evropiane të Filmit. /PrizrenPress.com/

Zgjedhja e Kadri Veselit, ogur i zi për vendin

0

Edhe pse kanë kaluar plot 17 vjet të realitetit të ri politik në Kosovë, funksionimi i demokracisë së mirëfilltë brendapartiake, si një nga segmentet kryesore edhe në demokratizimin e institucioneve të shtetit, vazhdon të mbetet pika më e dobët e funksionimit të shoqërisë së re kosovare. Këtë më së miri po e dëshmojnë zgjedhjet brendapartiake, sidomos në fazën e tranzicionit, kur arrihet nevoja e ndryshimit të liderit të partisë, një proces, i cili nuk po arrin të realizohet përmes garës së mundësive të barabarta të figurave të reja brendapartiake, por vazhdon të mbetet peng i klientelave të ngushta dhe grupeve të interesit të rreshtuara rreth një individi. Analistët politikë theksojnë se pikërisht zgjedhjet për liderin që po ndodhin nëpër partitë politike kosovare, një proces që zhvillohet pa kundërkandidat, dhe kryesisht përmes votimit të hapur me aklamacion, janë dëshmia më e fortë se klientelat e inkriminuara dhe grupet e interesit nuk lejojnë zhvillimin e garës reale zgjedhore, me mundësi të barabarta dhe hapje për figurat e reja reformuese.

Edhe zgjedhja e Kadri Veselit pa kundërkandidat dhe me votim të njëzëshëm, sikur ajo e Isa Mustafes para një viti, tregon se Kosova është shumë larg për të pasur parti që lejojnë frymën e kritikes e mendimin e ndershëm, që bëjnë një garë zgjedhore të vërtetë për të nxjerrë e zgjedhur më të mirin. Zeqa: Demokracia e brendshme partiake po ngufatet Analisti politik Florim Zeqa thotë se zgjedhja e liderëve partiakë me “aklamacion” dhe pa kundërkandidat është shndërruar në një dukuri të zakontë të subjekteve tona politike. Sipas tij, praktikat e zgjedhjes së liderit partiak me votim të hapur, përveçse janë dukuri e trashëguar nga e kaluara komuniste, janë një dëshmi më tepër, se në vendin tonë dita-ditës po mbytet dhe ngufatet skajshëm demokracia e brendshme partiake. “Eliminimi i garës paraprake zgjedhore nga klientelat partiake po ua zë frymën gjeneratave të reja dhe reformimit brendapartiak. Sikurse zgjedhja e liderit të LDK-së një vit më parë, edhe zgjedhja e liderit të PDK-së një vit më pas pa kundërkandidat, përveçse praktikë e regjimeve diktatoriale, është tregues se Kosova është shumë larg së dëshiruarës. Pra, e lejimit të frymës së lirë dhe demokratike si tek partitë politike në pushtet, ashtu edhe në opozitë.

“Konventa” zgjedhore, siç po e quajnë kuvendin zgjedhor të PDK-së, i cili konfirmoi zgjedhjen e numrit 1 të SHIK-ut, Kadri Veselit, në krye të PDK-së pa asnjë kundërkandidat, është një ogur i zi për të ardhmen politike jo vetëm të kësaj partie politike, por edhe të vendit në përgjithësi”, thotë Zeqa për gazetën. Ai ka pohuar se ajo çka është më e keqja, përmes formave antidemokratike, në kreun e partive politike po instalohen figura të inkriminuara, të përcjella me një rrjet të zgjeruar të grupeve të interesit, të cilat po i forcojnë akoma më tepër interesat klinteliste të barrikaduara prapa liderëve partiakë. “Përveç kapjes dhe uzurpimit të shtetit, është mënyra e zgjedhjes së liderëve partiakë që i përafron mes vete edhe më tepër partnerët e koalicionit qeverisës PDKLDK”, thotë Zeqa për “Kosova Sot”…

Zafir Berisha: Vrasja e komandant “Drinit”, qyqare

0

Ish-komandanti i UÇK-së Zafir Berisha ka përkujtuar 16- vjetorin e vrasjes së Ekrem Rexhës-‘Drini’.

Sipas tij, vrasja e “Drinit” ishte një humbje e madhe për Prizrenin dhe Kosovën.

“Ende pa u bërë një vit që kishte përfunduar lufta, para shtëpisë tij në mënyrë qyqare vritet bashkëluftëtari Ekrem Rexha-Drini”, shkruan Berisha në Facebook,transmeton PrizrenPress.

“Vrasja “Drinit” ishte një paralajmërim se Kosova po futet në një rrugë pa krye dhe krimi i organizuar në bashkëpunim me barkëqitjen sllave do ta shkatërron seriozisht vlerën e këtij vendi që quhet UÇK, duke e dërguar vendin drejt falimentimit”.

“ Vrasja e komandant “Drinit” nuk ishte humbje vetëm për familjen dhe shokët e luftës, por ishte humbje për Prizrenin, Kosovën dhe perspektivën evropiane të të gjithë qytetarëve”.

Komandati i UÇK-së Ekrem Rexha -‘Drini’ u vra para shtëpisë së tij në lagjen “Bazhdarhane” në rrethana misterioze, në mëngjesin e 8 majit të vitit 2000, në kohën kur po punonte si drejtor komunal për Emergjencë. Në momentin kritik ai kishte dalë të ndezte veturën për të shkuar në punë, ndërsa ishte qëlluar me armë automatike, derisa po shikonte gomën e parë të veturës, nga ana e shoferit që ishte shpuar qëllimisht./PrizrenPress.com/

Nait Hasani e Ramiz Shala, kritikë në Konventën e PDK-së (VIDEO)

0

Në Konventën e PDK-së pati edhe delegatë të pakënaqur që ngritën zërin e tyre.

Ata ishin deputeti Nait Hasani e delegati Ramiz Shala ku ky i fundit ka thënë se nuk ka asnjë të keqe me askënd, por gjithçka ishte në suaza të një debati të hapur.

Pos kësaj Shala ka thënë për Klan Kosovën se PDK mbetet partia më demokratike në vend.

Ndërkohë Nait Hasani ka thënë për Klan Kosovën se kritikat që bëri janë në të mirë të PDK-së, ndërsa shtoi se duhet të largohen profiterët

Përparim Dushi, më i miri

0

Në garën e parë me makinën e tipit Formula, e cila u zhvillua në Prevallë, ai jo vetëm që ka pasur kohën më të mirë në plasmanin e përgjithshëm, por e ka përmirësuar bindshëm rekordin e shtegut, të cilin vetëm një ditë më parë e arriti Blerand Hasanaj

Përparim Dushi ka debutuar në mënyrën më të mirë me Formulën e tij. Në garën e parë me këtë makinë, e cila u zhvillua në Prevallë, ai jo vetëm që ka pasur kohën më të mirë në plasmanin e përgjithshëm, por e ka përmirësuar bindshëm rekordin e shtegut, të cilin vetëm një ditë më parë e arriti Blerand Hasanaj.
Dushi kohën më të mirë e pati në vozitjen e parë, kur në cak arriti për 1.29:516 minuta.

“Pas problemeve teknike që i pata të shtunën, me ç’rast nuk kisha mundësi të zhvillojë vozitjet provuese, të dielën m’u lejua të bëjë një provë dhe për këtë e falënderoj kryetarin e FASK-ut, Ismet Rexhepi. Sa i përket rezultatit, sigurisht që jam i kënaqur, pasi ishte hera e parë që u paraqita me Formulë dhe krahas fitores, e shënova edhe rekordin e shtegut”, është shprehur Dushi pas përfundimit të garës.

Në përgjithësi gara është përshkuar me konkurrencë të fortë, sidomos në kategorinë e nëntë, ku pozita e parë i takoi Blerand Hasanajt, e dyta Bardhyl Canollit, ndërsa një vend në podium e siguroi edhe Mitat Vuçitërna.

Një risi tjetër në Prevallë ishte edhe fakti që garuesit e Klubit DDA nga Tirana u paraqitën në klasën PROMO, ashtu sikur edhe garuesit mysafirë nga Maqedonia. Garuesit nga Tirana më herët janë paraqitur në kategoritë përkatëse, por pas pranimit të FASK-ut në FIA, një gjë e tillë u lejohet vetëm në rast se e kanë pëlqimin e Federatës së Auto Sportit të Shqipërisë, gjë e cila së pakur deri tani nuk ka ndodhur.

Rezultatet:
Klasa I
1. Ismail Smani (Yugo – Prizreni D&G) 3.50:598
2. Kreshnik Mariqi (Yugo – Prizreni D&G) +06.644
3. Halil Çerreti (Yugo – Prizreni) +14.655

Klasa II
1. Alban Berisha (Suzuki – Prizreni D&G) 3.42:566
2. Reshat Shabani (Peugeot – Ferizaj) +16.603
3. Dukagjin Mataj (Zastava 128 – Gjakova 137) +49.277

Klasa III
1. Besnik Çitaku (Opel Corsa – Prishtina RCP) 3.44:039
2. Burim Asllani (Suzuki – Ferizaj) +02.265
3. Valon Rexhepi (Lupo – Prishtina RT) +30.955

Klasa IV
1. Premtor Taraku (Honda – Prishtina RT) 3.28:830
2. Valdet Kaçandolli (Suzuki – Prishtina RT) +00.563
3. Gaspër Kaçinari (Yugo – HCR Gjakova) +04.859

Klasa V
1. Faton Rama (Renault – Prishtina RT) 3.33:287
2. Rexhep Bytyçi (Peugeot – Ferizaj) +07.005
3. Ersen Kurti (Honda – Gjakova 137) +11.466

Klasa VI
1. Arbër Rexhepi (Golf – Ferizaj) 3.34:258
2. Leonit Thaçi (Seat – HCR Gjakova) +08.452
3. Senahid Bytyçi (BMW – Prizreni) +20.368

Klasa VII
1. Naim Dashaj (Subaru – Prishtina RT) 3.23:541
2. Shpëtim Jashari (Audi – Ferizaj) +06.847
3. Art Gjoka (Seat – Gjakova 137) +11.850

Klasa VIII
1. Besfort Hana (Opel Astra – HCR Gjakova) 3.27:114
2. Visar Mullazenuni (Golf – Gjakova 137) +11.425
3. Besart Pruthi (Opel Omega – Gjakova 137) +21.425

Klasa IX
1. Blerand Hasanaj (Opel Kadet – DTM) 3.06:728
2. Bardhyl Canolli (BMW – Prishtina RT) +06.539
3.Mitat Vuçitërna (Audi – Rahoveci) +13.594

Klasa X
1.Përparim Dushi (Formula – Prishtina RT) 3.02:092

Plasmani i përgjithshëm
1. Përparim Dushi (Formula – Prishtina RT) 3.02:092
2. Blerand Hasanaj (Opel Kadet – DTM) +04.636
3. Bardhyl Canolli (BMW – Prishtina RT) +11.175