25.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Zgjedhja e Kadri Veselit, ogur i zi për vendin

Edhe pse kanë kaluar plot 17 vjet të realitetit të ri politik në Kosovë, funksionimi i demokracisë së mirëfilltë brendapartiake, si një nga segmentet kryesore edhe në demokratizimin e institucioneve të shtetit, vazhdon të mbetet pika më e dobët e funksionimit të shoqërisë së re kosovare. Këtë më së miri po e dëshmojnë zgjedhjet brendapartiake, sidomos në fazën e tranzicionit, kur arrihet nevoja e ndryshimit të liderit të partisë, një proces, i cili nuk po arrin të realizohet përmes garës së mundësive të barabarta të figurave të reja brendapartiake, por vazhdon të mbetet peng i klientelave të ngushta dhe grupeve të interesit të rreshtuara rreth një individi. Analistët politikë theksojnë se pikërisht zgjedhjet për liderin që po ndodhin nëpër partitë politike kosovare, një proces që zhvillohet pa kundërkandidat, dhe kryesisht përmes votimit të hapur me aklamacion, janë dëshmia më e fortë se klientelat e inkriminuara dhe grupet e interesit nuk lejojnë zhvillimin e garës reale zgjedhore, me mundësi të barabarta dhe hapje për figurat e reja reformuese.

Edhe zgjedhja e Kadri Veselit pa kundërkandidat dhe me votim të njëzëshëm, sikur ajo e Isa Mustafes para një viti, tregon se Kosova është shumë larg për të pasur parti që lejojnë frymën e kritikes e mendimin e ndershëm, që bëjnë një garë zgjedhore të vërtetë për të nxjerrë e zgjedhur më të mirin. Zeqa: Demokracia e brendshme partiake po ngufatet Analisti politik Florim Zeqa thotë se zgjedhja e liderëve partiakë me “aklamacion” dhe pa kundërkandidat është shndërruar në një dukuri të zakontë të subjekteve tona politike. Sipas tij, praktikat e zgjedhjes së liderit partiak me votim të hapur, përveçse janë dukuri e trashëguar nga e kaluara komuniste, janë një dëshmi më tepër, se në vendin tonë dita-ditës po mbytet dhe ngufatet skajshëm demokracia e brendshme partiake. “Eliminimi i garës paraprake zgjedhore nga klientelat partiake po ua zë frymën gjeneratave të reja dhe reformimit brendapartiak. Sikurse zgjedhja e liderit të LDK-së një vit më parë, edhe zgjedhja e liderit të PDK-së një vit më pas pa kundërkandidat, përveçse praktikë e regjimeve diktatoriale, është tregues se Kosova është shumë larg së dëshiruarës. Pra, e lejimit të frymës së lirë dhe demokratike si tek partitë politike në pushtet, ashtu edhe në opozitë.

“Konventa” zgjedhore, siç po e quajnë kuvendin zgjedhor të PDK-së, i cili konfirmoi zgjedhjen e numrit 1 të SHIK-ut, Kadri Veselit, në krye të PDK-së pa asnjë kundërkandidat, është një ogur i zi për të ardhmen politike jo vetëm të kësaj partie politike, por edhe të vendit në përgjithësi”, thotë Zeqa për gazetën. Ai ka pohuar se ajo çka është më e keqja, përmes formave antidemokratike, në kreun e partive politike po instalohen figura të inkriminuara, të përcjella me një rrjet të zgjeruar të grupeve të interesit, të cilat po i forcojnë akoma më tepër interesat klinteliste të barrikaduara prapa liderëve partiakë. “Përveç kapjes dhe uzurpimit të shtetit, është mënyra e zgjedhjes së liderëve partiakë që i përafron mes vete edhe më tepër partnerët e koalicionit qeverisës PDKLDK”, thotë Zeqa për “Kosova Sot”…

Më Shumë

Haradinaj: Rahoveci e dëshmoi kontributin ndaj Atdheut përmes shumë luftëtarëve të zotë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në shënimin e Ditës së Dëshmorëve në Komunën e Rahovecit. Haradinaj ka...

Kundërshtohet heqja e emrit të Hasan Prishtinës nga UP-ja

Një aksion simbolik është mbajtur sot para Kuvendit të Kosovës. Përmes këtij aksioni, është kundërshtuar heqja e emrit të Hasan Prishtinës, nga Universiteti i Prishtinës. Mehmet...

Lajmet e Fundit