Zvicra: Kosova në UEFA, krejt meritë e jona

Zyrtarë të Federatës së Futbollit të Zvicrës me bindje të plotë thonë se nëse nuk do të kishin dalë me propozimin që votimi për pranim të bëhej me vota të fshehta, atëherë Kosova nuk do të pranohej në Konfederatën Evropiane të Futbollit UEFA

Në Federatën zvicerane thonë se shumë përfaqësues të federatave evropiane ishin nën presion politik për të votuar kundër pranimit të Kosovës, shkruan Koha Ditore.

Zyrtari për media në Federatën e Futbollit të Zvicrës, Marco von Ah, është përgjigjur në disa pyetje të gazetës, mes të tjerash ka sqaruar edhe atë që në opinion dhe në vetë Federatën e Futbollit të Kosovës u vlerësua si “tentim i Zvicrës për të penguar pranimin e Kosovës në UEFA”.

Zyrtarë të Federatës zvicerane çuan pluhur para votimit të Statutit të UEFA-s, që po të kalonte do ta bënte më të lehtë pranimin e Kosovës, si dhe para vetë votimit për pranim të Kosovës.

Zviceranët në Kongres thanë se nuk janë kundër pranimit të Kosovës, por se janë kundër që në të ardhmen futbollistët të kenë mundësi të ndërrojnë përfaqësuese, duke iu referuar shqiptarëve që luajnë me Zvicrën. Pos kësaj, propozuan që edhe votimi të bëhej i fshehtë dhe kështu u bë.

Opinionit dhe Federatës kosovare i ka mbetur në mendje ajo që tha Federata zvicerane në Kongresin e mbajtur më 3 maj në Budapest, por në gjithë këtë zyrtarët zviceranë gjejnë edhe meritat e tyre për pranimin e Kosovës në UEFA.

Sipas tyre, po të mos kishin propozuar që votimi të ishte i fshehtë, Kosova nuk do të merrte votat e mjaftueshme.

Më Shumë

Totaj uron kampionin Riad Mani të karatesë: Sukses i madh për Prizrenin dhe Kosovën

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot kampionin mesdhetar të karatesë, Riad Mani, për ta uruar pas suksesit të arritur në Kampionatin Mesdhetar...

Prizreni pritet t’i ketë tetë deputetë në Kuvendin e Kosovës

Prizreni në legjislaturën e re të Kuvendit, pritet të përfaqësohet me gjithsej tetë deputetë, prej të cilëve tre do të jenë nga komuniteti shumicë,...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit