Nxënësit e Prizrenit – juri e re e Akademisë Evropiane të Filmit

Sot 58 të rinjë nga shkolla të mesme të Prizrenit u bënë pjesë e Akademisë Europiane të Filmit përmes Çmimit të Jurisë së Re. Kjo është hera e tretë që kjo garë organizohet në Kosovë, ndërsa në tërë Europën është hera e pestë që në mbi 20 qytete të Evropës filmat shikohen dhe votohen në mënyrë të sinkronizuar.

Këtë herë filmat e nominuar GIRLS LOST nga Alexandra-Therese Keining (Suedi), MISS IMPOSSIBLE nga Emilie Deleuze (Francë) dhe RAUF nga Bari? Kaya & Soner Caner (Turqi) u shfaqën për audiencat e moshës 12 – 14 vjeç në një numër rekord në 27 qytete të ndryshme të Evropës, ndër to edhe në Prizren.

Prizreni ne Young Audience Award1

Juria, si çdo vit, u ndihmua nga aktorë e filmbërës për t’i vlerësuar filmat që garuan për çmimin e Akademisë Europiane të Filmit. Këtë vit aktorët e rinj kosovar Lum Veseli dhe Andi Bajgora, regjisorja Lendita Zeqiri dhe producenti Bujar Kabashi.

Të tre filmat e shfaqur trajtonin një temë të caktuar shoqërore që janë edhe brenga kryesore e fëmijëve të këtyre moshave. Kjo u reflektua edhe në bisedën që nxënësit zhvilluan me mysafirët e ftuar duke i kontekstualizuar tematikat e filmit në rrethin dhe shkollat e tyre.

Pas votimit të audiences së re të Prizrenit, filmi GIRLS LOST morri numrin më të madh të votave. Pas votimit nga të gjitha qytetet pjesëmarrëse çmimi kryesor i shkoi filmit MISS IMPOSSIBLE i regjisores Emilie Deleuze Franca.

Prizreni ne Young Audience Award2

DokuFest është njëri ndër partnerët e EFA Young Awards për tre vite me rradhë. Pjesë e bashkëpunimit tonë me Akademinë e Filmit Evropian përfshinë edhe prezantimin e programit të filmave SHORT MATTERS! gjatë festivalit Dokufest si dhe votimin për filmat për Çmimet Evropiane të Filmit. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Në Prizren promovohet monografia për jetën dhe veprën e piktorit Hamdi Bardhi

Në Prizren është promovuar monografia kushtuar jetës dhe veprës së piktorit të njohur Hamdi Bardhi, një prej artistëve më të rëndësishëm që ka lënë...

Vërshimet në Rahovec, institucionet diskutojnë masat e reagimit

Përfaqësues të Komunës së Rahovecit morën pjesë në punëtorinë njëditore me temë “Vërshimet në Rahovec”, të organizuar nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent me mbështetjen...

Lajmet e Fundit