24.5 C
Prizren
E shtunë, 28 Qershor, 2025
Home Blog Page 6595

Haradinaj shpall protesta kundër Qeverisë

0

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se kjo parti i ka dhënë vetës një përgjegjësi për të thirrur protesta për ta përkrahur, siç e quajti ai, zërin protestues të qytetarëve në vend.

Pas mbledhjes së sotme të kryesisë së partisë, Haradinaj ka thënë se shkalla e lartë e korrupsionit, gjendja e rëndë ekonomike, mungesa e rendit e ligjit dhe marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel janë disa nga arsyet për të protestuar.

“Temë bazë është vetvetiu shkalla e lartë e korrupsionit, mungesa e investimeve në ekonomi, mungesa e rendit dhe ligjit. Shqetësim dhe temë me rëndësi për të protestuar janë elementet e dëmshme të marrëveshjeve që i ka nënshkruar Kosova të njohura tash së fundi marrëveshjet e Brukselit që mendojmë që në gjitha këto marrëveshje ka elemente të dëmshme”, tha Haradinaj.

Ai shtoi se gjendja në vend është rënduar dhe degradimi ka marrë përmasa shumë shqetësuese në vend.

“Demarkacioni është pjesë e temave për të cilat Aleanca proteston. Edhe Kryeministri edhe kolegët tjerë shpresoj që do të reflektojnë në këtë temë. Nuk është kompetencë as e Kryeministrit as e Presidentes me e vendos këtë temë. Këtë temë duhet me vendos parlamenti me 2/3 e votave dhe unë shumë besoj se nuk do të kaloj në parlament”, u shpreh Haradinaj.

Ai nuk ka dhënë ndonjë datë se kur do të mbahen protestat duke thënë se protestat që nga dita e sotme kanë filluar.

Gjithashtu, lidhur me deklaratën se AAK-ja nuk do ta “kallë” Kosovën dhe nuk do të “rrënojë” institucionet e Kosovës, Haradinaj ka thënë se nuk ia ka atribuuar Vetëvendosjes./Kallxo.com/

Tallja me popullin!

0

Nga Faik Krasniqi

Shqiptarët e Kosovës sot me keqardhje po përjetojnë një tragjikomedi të shëmtuar të politikës, ku aktorët e saj realë janë të gjithë kriminelë, mafiozë, banditë dhe matrapazë, me ideologji dhe veprimtari të ngjashme me njëra tjetrën, por të rreshtuar në dy-tri kampe me emërtime të ndryshme, vetëm e vetëm sa për të krijuar tek të huajt imazhin, se Kosova me të vërtetë është një vend me “sistem pluralist”. Sistemi pluralist e ruan funksionin si i tillë për sa kohë politika është në duar të politikanëve vendas, dhe jo në dosjet e Evropës, të cilët mafio-politikës në Kosovë, ua ka zënë bishtin me derë, me veprat e tyre kriminale dhe mafioze. Prandaj këta pushtetarë mafiozë, edhe janë të ”detyruar” të nënshkruajnë lloj-lloj marrëveshje me Serbinë, edhe pse shumica e atyre marrëveshjeve të nënshkruara, janë në dëm të shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj, ku me krijimin e ”Zajednicës”, po krijohet një minishtet serb brenda Republikës së Kosovës.

Qeverisja skandaloze LDK-PDK!

U mbushën më shumë se një vit që nga zgjedhjet e fundit, dhe pothuajse e gjithë shoqëria kosovare është duke përjetuar një tmerr të vërtetë, nga kjo qeverisje e dy partive, që e kanë kapur shtetin keq për fyti dhe kanë uzurpuar çdo segment shtetëror, dhe pamëshirshëm duke e vjedhur dhe plaçkitur. Kushdo është në dijeni se gjatë kësaj periudhe, nuk kemi pasur asnjë përmirësim te mirëqenies së jetesës. Përkundrazi, kemi pasur vetëm përkeqësim të kushteve dhe rritje të papunësisë, për shkak të shuarjes së mijëra bizneseve dhe ikjes së shumë bizneseve të ndershme vendase drejt vendeve të rajonit, si dhe rritjes graduale të çmimeve të produkteve, të energjisë dhe të ujit të pijshëm. Nuk kemi pasur asnjë përmirësim në drejtim të forcimit të rendit publik. Përkundrazi krimet e rënda, vrasjet dhe kërcënimet, të krijojnë imazhin e ekzistencës së një lufte civile me pasoja të paparashikueshme për të ardhmen. Kemi pasur nga njëra anë kërcënime masive kundër popullatës dhe individëve të caktuar nga jeta publike, që janë bërë halë në sy nga ky regjim autoritar, kurse nga ana tjetër mosndëshkime për krime apo vepra të rënda penale, nga keqbërësit e mafio-politikës dhe parapolitikës. Pa qenë nevoja të përmenden këtu individë të veçantë, të cilët gjithsecili nga ne i ka të ngulitura në kokë. Nuk bën pa përmendur edhe eksodin masiv të qytetarëve të Kosovës, ku brenda 3 muajve më shumë se 100 mijë qytetarë të Kosovës, kryesisht të rinj, gra, fëmijë dhe pleq, ikën drejt shteteve të perëndimit, duke ikur nga ky pushtet mafioz dhe për një jetë më të mirë. Gjatë këtyre 9 muajve të kësaj qeverie, kemi pasur mangësi të theksuara deri në skandale në çështjet e punësimit apo të marrëdhënieve në punë, për shkak të nepotizmit të çmendur, nga ky pushtet i korruptuar dhe i kriminalizuar. Nga njëra anë janë dëbuar nga puna njerëz, më konkretisht profesionistë dhe njerëz që s’kanë mbështetje politike, kurse nga ana tjetër janë punësuar pa asnjë kriter kryesisht familjarë, farefis dhe miq të pushtetarëve, dhe servilë e militantë të partive në pushtet.

Deputetët nuk duhet t’u shërbejnë interesave të mafio-politikës dhe parapolitikës!

Ndërkohë në vend që të priteshin hapa të suksesshme nga Qeveria aktuale për t’u treguar qytetarëve distancimin që duhet të kenë me keqbërësit e ndëshkuar me votë masive, të gjithë ne po e ndjejmë se ka filluar një degjenerim gradual i frikshëm i principeve të demokracisë, dhe në vend të saj po rikthehet një mentalitet i zgërlaqur diktatorësh të rinj.
Deputetët janë përfaqësues të popullit dhe si të tillë janë të detyruar të zbatojnë një me një kërkesat e tij. Kush nuk pranon t’i bindet vullnetit të sovranit, me votën e të cilëve janë zgjedhur deputetë, duke injoruar me skuthëri çdo dëshirë apo pretendim të tyre, apo më keq akoma, kur denjon të ulet këmbëkryq me keqbërësit, atëherë ai duhet të qërohet me hir a me pahir një orë e më parë si nga salla e kuvendit, ashtu dhe nga skena politike, se nuk është i devotshëm të përfaqësojë interesat e një populli të tërë. Duhet të qërohet me hir, a me pahir, sepse populli nuk i ka zgjedhur që të tallen me ta dhe me votën e tyre në kuvend, t’u shërbejnë interesave të mafio-politikës dhe parapolitikës.

Arrestohet një shitës i armëve në Malishevë

0

Policia e Kosovës njofton se rreth orës 06:00 të mëngjesit, gjatë kontrollit në një objekt banimi në fshatin Damanek të Komunës së Malishevës ka arrestuar një person, nën dyshimin e bazuar se i njëjti po kryente veprën penale ‘import-eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim’ ose ‘shitje e paautorizuar e armëve’.

I arrestuar është H. K. i lindur me 1954.

Policia bënë të ditur se në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe janë konfiskuar: një automatike AK-47, kal. 7.62 mm; një pushkë 10-she, kal. 7.62 mm; një pushkë karabina, kal. 8×57 mm; një pushkë ajrore (sportive); 166 copë fishekë diabola; 3 copë fishekë, kal. 8×57, dhe 2 karikatorë për AK-47.

I dyshuari me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka urdhëruar ndalimin për 48 orë, ndërsa provat materiale janë konfiskuar për procedim të mëtutjeshëm. /PrizrenPress.com/

Berisha: Pas vrasjeve në Prizren qëndrojnë fundërrinat që e kanë kap shtetin

0

Deputeti i NISMA-s nga Prizreni, Zafir Berisha, është shprehur i dëshpëruar për vrasjen që ndodhi para disa ditësh në Prizren, për shkak të fajdeve dhe haraçit.

Berisha ka shkruar në rrjetin social Facebook se mbas vrasjes së fundit në Prizren qëndrojnë njerëz që e kanë kapur shtetin.

“Përfundimisht po bindem se mbas vrasjeve në qytetin tim qëndrojnë fundërrinat qe e kanë kap shtetin dhe segmentin e drejtësisë… Nëse një komandant policie në Prizren thotë se drejtësia liron nga ndjekja dhe burgu njeriun me 150 vepra penale, atëherë shtrohet pyetja: a ka ligje ne ketë vend, a ka Ministri te Drejtësisë ky vend, a ka Qeveri ky vend. Veproni sa nuk është vonë sepse kjo katrahurë do te vazhdoi edhe më keq”, ka shkruat Berisha.

Anulohet zyrtarisht koncerti i Bon Jovit në Kinë

0

Koncerti i parë që Bon Jov kishte planifikuar ta mbante në Kinë është anuluar nga qeveria e këtij shteti, pa asnjë sqarim, raporton BBC.

Ndonëse nuk janë dhënë zyrtarisht arsye për anulimin e koncertit mediat supozojnë se kjo u bë për arsye se grupi kishte përdorur imazhin e Dalai Lamës në prapavijë në një koncert pesë vite më parë.

Kina ka ndaluar edhe më parë koncerte të artistëve siç janë Bjork, Maron 5 e të tjerë dhe gjithashtu vizita të politikanëve e akademikëve.

Gjykata i ‘hapi rrugë’ vrasjes në Prizren

0

Vetëm tri ditë pasi Bernard Përlazri ishte liruar nga paraburgimi, i cili kishte aktakuzë për “Zhvatje” dhe “Fajde”, ai ka kryer një vrasje të rëndë në Prizren. Ai ka vrarë Hekuran Morinën, që e kishte denoncuar për krimin, si dhe ka plagosur tre persona të tjerë mes të cilëve vëllain e Hekuranit, një shoqërues të vëllezërve Morina, si edhe një kalimtar rasti, shkruan Zëri.

Punëtoria “Sefa”, pronë e vëllezërve Morina, që gjendet jo larg Stacionit të Autobusëve në Prizren, të martën ka qenë e mbyllur. Objekti disakatësh i “mbështjellë” komplet me xhama, ku vëllezërit Morina tregtonin me parket dhe laminat, kishte mbetur ashtu siç e kishin lënë një ditë më parë vëllezërit, njëri tashmë i vrarë e tjetri i plagosur rëndë.

Ishte pikërisht pasuria, që vëllezërve iu sillte biznesi i tyre, ajo që u bë mollë sherri mes një grupi të dyshuar në Prizren dhe vëllezërve, Hekuran e Fadil Morina, që në Prizren njiheshin si punëtorë të vyeshëm. Këtë përshtypje për ta e kishin edhe zyrtarë të Policisë, por edhe shumë qytetarë që të martën flisnin kudo për fatin e tyre./Zëri/

Sulmohet vetura e kryeministrit Isa Mustafa

0

Vetura e kryeministrit të Kosovës është sulmuar sot gjatë kohës kur ai duke shkuar në punë në zyrën e tij në qeveri.

Sulmi ka ndodhur nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje të cilët kësaj radhe kanë përdorur ngjyrën si mjet sulmi ndaj veturës së kryeministrit.

Përgjegjësinë për këtë akt e kanë pranuar Lëvizja Vetëvendosje e cila ka thënë se përmes këtij veprimi dëshirojnë t’i kujtojnë kryeministrit Mustafa që nuk mund të defunksionalizojë shtetin e Kosovës përmes krijimit të Zajednicës. /Zëri/

Shkullaku: Komunikimi i fundit nuk e tensionon situatën

0

Analisti politik Armand Shkullaku e ka vlerësuar normal komunikimin e fundit ndërmjet përfaqësuesve të Lëvizjes Vetëvendosje! dhe kryeministrit Isa Mustafa.

Ai ka thënë se fyerjet verbale ndërmjet kryeministrit Isa Mustafa dhe udhëheqësve të VV-së janë në suaza të komunikimit demokratik.

Në në intervistë për “Epokën e re”, Shkullaku ka mohuar mundësinë se kjo mënyrë e komunikimit ta tensionojë skenën politike në Kosovë.

“Në suaza të komunikimit demokratik, mendoj se është normale. Them se kjo mënyrë e komunikimit është e kuptueshme. Nuk mund të themi se është e pranueshme”, ka thënë Shkullaku.

Ai ka bërë me dije se tensionet politike ndërmjet pozitës dhe opozitës lindin vetëm atëherë kur mungojnë hapësirat demokratike.

“Mendoj se çdo formë proteste, çdo mënyrë e komunikimit, për sa kohë është brenda një hapësire dhe norme demokratike, nuk mendoj se përbën ndonjë shqetësim. Besoj se tensionimet nuk lindin për shkak të tensionimit apo protestave, por në atë çast kur mungojnë hapësirat demokratike”, ka thënë Shkullaku, duke shtuar se mazhoranca e fuqishme ka imponuar një reagim të fortë të opozitës.

Duke folur për protestën e paralajmëruar nga Lëvizja Vetëvendosje! për ta kundërshtuar asociacionin e komunave me shumicë serbe, ai ka thënë se protesta do të jetë e suksesshme vetëm nëse ka përkrahje të madhe të qytetarëve. Sa i përket kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje! për dorëheqjen e kryeministrit Isa Mustafa, Shkullaku ka thënë se është në të drejtën e tyre të kërkojnë diçka të tillë, duke shtuar se mosrealizimi i kësaj kërkese, VV-së mund t’i kushtojë me kosto elektorale.

“Nëse VV-ja është e bindur se Isa Mustafa duhet të largohet, është në të drejtën e saj ta kërkojë këtë gjë, por nëse nuk ia arrin qëllimit, pra dështon në këtë objektivë, sigurisht se kjo do të ketë edhe një kosto elektorale në llogari të Lëvizjes Vetëvendosje!”, ka thënë Shkullaku.

Opozita koordinohet për protesta gjithëpopullore

0

Tri partitë opozitare, “Vetëvendosja”, AAK-ja dhe “Nisma”, edhe pse nuk kanë arritur ta krijojnë një front opozitar siç ka kërkuar Fatmir Limaj, janë duke i koordinuar veprimet në terren për ta organizuar një valë protestash gjithëpopullore kundër Qeverisë “Mustafa”. Protestat, siç kanë deklaruar përfaqësuesit e këtyre partive, do të mbahen në kundërshtim të dy marrëveshjeve të fundit, asaj për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe dhe Marrëveshjen për Demarkacion me Malin e Zi.

Më aktive në terren duket se është Lëvizja “Vetëvendosje”, e cila po mban tribuna me qytetarë, me qëllim që ta bindë elektoratin e saj për t’i kundërshtuar më zëshëm marrëveshjet e fundit që konsiderohet, sipas tyre, të dëmshme për vendin. Mirëpo edhe AAK-ja, që ka qenë një zë kundër Qeverisë, do të deklarohet sot për veprimet e radhës.

Këto protesta, sipas analistëve, konsiderohen si matësi vendimtar i opozitës karshi pushtetit. /Zëri/

Rishfaqet AKSH-ja: Ky është urdhëri për Mustafën e Thaçin (Dokument)

0

Armata Kombëtare Shqiptare përmes një deklarate shprehet e shqetësuar për marrëveshjen e fundit të cilën Kryeministri Mustafa e nënshkruajti në Bruksel.

”Deklarajojmë se ne AKSH ndihemi të zhgënjyer nga Kryeministri Mustafa dhe Ministri i punëvë të Jashtme Hashim Thaçi lidhur me të ashtuquajturen nënshkrimin e marrëveshjes për decentralizimin e komunave duke i dhënë mundësi të formojnë komuna të reja në Republikën e Kosovës”, thuhet në deklaratën e AKSH, të cilën e ka siguruar Gazeta NewBorn.

AKSH shprehet ashpër kundër Zajednicës dhe nënshkrimit të marrëveshjes për t’i dhënë mundësi shtetit serb që ta kontrollojë Republikën e Kosovës. Kjo armatë urdhëron Thaçin e Mustafën ti tërheqin nënshkrimet e tyre.

”Ju kishim urdhëruar ti hiqeni nënshkrimet e juaja”, shkruhet mes tjerash në kë deklaratë.

Në fund AKSH deklaron se janë të gatshëm edhe të ndërhyjnë në çdo moment.


AKSH-deklarateAKSH-apel