22.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Haradinaj shpall protesta kundër Qeverisë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se kjo parti i ka dhënë vetës një përgjegjësi për të thirrur protesta për ta përkrahur, siç e quajti ai, zërin protestues të qytetarëve në vend.

Pas mbledhjes së sotme të kryesisë së partisë, Haradinaj ka thënë se shkalla e lartë e korrupsionit, gjendja e rëndë ekonomike, mungesa e rendit e ligjit dhe marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel janë disa nga arsyet për të protestuar.

“Temë bazë është vetvetiu shkalla e lartë e korrupsionit, mungesa e investimeve në ekonomi, mungesa e rendit dhe ligjit. Shqetësim dhe temë me rëndësi për të protestuar janë elementet e dëmshme të marrëveshjeve që i ka nënshkruar Kosova të njohura tash së fundi marrëveshjet e Brukselit që mendojmë që në gjitha këto marrëveshje ka elemente të dëmshme”, tha Haradinaj.

Ai shtoi se gjendja në vend është rënduar dhe degradimi ka marrë përmasa shumë shqetësuese në vend.

“Demarkacioni është pjesë e temave për të cilat Aleanca proteston. Edhe Kryeministri edhe kolegët tjerë shpresoj që do të reflektojnë në këtë temë. Nuk është kompetencë as e Kryeministrit as e Presidentes me e vendos këtë temë. Këtë temë duhet me vendos parlamenti me 2/3 e votave dhe unë shumë besoj se nuk do të kaloj në parlament”, u shpreh Haradinaj.

Ai nuk ka dhënë ndonjë datë se kur do të mbahen protestat duke thënë se protestat që nga dita e sotme kanë filluar.

Gjithashtu, lidhur me deklaratën se AAK-ja nuk do ta “kallë” Kosovën dhe nuk do të “rrënojë” institucionet e Kosovës, Haradinaj ka thënë se nuk ia ka atribuuar Vetëvendosjes./Kallxo.com/

Më Shumë

Nis rikonceptimi i ekspozitave të përhershme brenda Muzeut të Lidhjes së Prizrenit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se ka nisur rikonceptimi i ekspozitave të përhershme brenda Muzeut të Lidhjes...

Osmani: Plagët e mizorive sikurse kjo në Korishë, na sjellin në vëmendje çmimin e lartë të lirisë

Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar 25-vjetorin e Masakrës së Korishës. Osmani ka thënë se mizoritë e kësaj Masakre na sjellin në vëmendje çmimin e...

Lajmet e Fundit