32 C
Prizren
E diel, 8 Qershor, 2025
Home Blog Page 6605

Kosova ka 203 heronj që ranë para luftës së UÇK-së

0

Komisioni i familjeve të dëshmorëve dhe heronjve të Kombit, të rënë para Luftës Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ka njoftuar se numri i tërësishëm i të rënëve në territorin e Kosovës para luftës është 203, ndërsa numri i të plagosurve është 234.

Kryetari i komisionit, Naim Zhitia ka thënë gjatë prezantimit të të dhënave se këto statistika i kanë marrë nga nënkomisionet e tyre të formuara nëpër komuna të ndryshme të Kosovës, të cilët i falënderoi për punën e bërë.

“Numri i tërësishëm i të vrarëve në tërë territorin e Kosovës, të vrarët në rrethim, në burg, në atentat, në demonstrata si dhe në armatën jugosllave është 203. Ndërkaq, numri i të plagosurve në tërë territorin e Kosovës është 234. Ky është numri i të vrarëve dhe i të plagosurve, çka do të thotë shifra e përbashkët e të plagosurve dhe të vrarëve është 437 në tërë territorin e Kosovës”, tha Zhitia, duke shtuar se nuk do të ndalen derisa atyre t’u njihet statusi i dëshmorëve të kombit, gjë të cilën e thotë edhe vetë ligji.

Për këtë, ai thotë se kanë pasur takim edhe me Avokatin e Popullit, Sami Kurteshi, si dhe me kryetarin e Këshilli për Mbrojtje e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, prej të cilëve kanë kërkuar ndihmë që të zbatohet ky ligj.

“Kemi pasur takime edhe me avokatin e popullit, Sami Kurteshin, edhe me kryetarin e KMDLNJ-së, me të cilin po ashtu kemi marrë mbështetje për kërkesat tona. Madje, KMDLNJ edhe publikisht ka kërkuar nga Institucionet e Kosovës që të implementojnë ligjin, gjegjësisht nenin 8, paragrafi 2 i këtij ligji që do të thotë t’u njihet statusi i dëshmorëve të kombit edhe atyre veprimtarëve të rënë në fushën e nderit, në forma të ndryshme të rezistencës për liri dhe pavarësi të vendit”, theksoi Zhitia.

Ai bëri të ditur se komisioni ka bërë disa herë kërkesa për t’u takuar me përfaqësuesit e zgjedhur të popullit, por, deri më tani në takim janë pritur vetëm nga ish-kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili u ka ofruar përkrahje, derisa përfaqësuesit e tjerë institucionalë i kanë injoruar totalisht.

“Ftesë për takim u kemi bërë edhe ish-kryeministrit Hashim Thaçi, edhe ish-presidentit Fatmir Sejdiu, edhe ish-zëvendëskryeministrit, Hajredin Kuqit. Ata nuk kanë gjetur kohë dhe kurajo për t’u takuar me ne. Po ashtu ftesë i kemi dërguar edhe presidentes Jahjaga, kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, kryetarit të Komisioni Qeveritar për Verifikim, Agim Cekut dhe në fund edhe në adresë të kryeministrit Isa Mustafa kemi dërguar ftesë, mirëpo edhe këta na kanë injoruar fare”, ka shtuar ai.

Komisioni i familjeve të dëshmorëve dhe heronjve të kombit të rënë para Luftës Çlirimtare të Kosovës është formuar në vitin 2009 nga vetë familjarët e këtyre dëshmorëve, pasi që kanë parë se atyre po u bëhet padrejtësi duke mos ua njohur statusi i dëshmorëve. /KosovaLive/

Blero gjuan me armë, për çfarë arsye? (Video)

0

Blero ka qëndruar në Maqedoni për disa ditë. Ai ishte atje me ftesë të një miku i cili në fshatin Gurgurnicë kremtoi synetinë e të birit.

Gjatë qëndrimit i cili impresionoi Bleron falë mikpritjes dhe vendit të bukur ai u pa edhe në shoqërinë e Adem Ramadanit.

Mirëpo këngëtari duket se i përfshirë nga atmosfera e kremtës ka kaluar në një dimension tjetër. Në videon e siguruar nga Prive, Blero shihet teksa gjatë festës shtie katër herë në ajër me një armë.

Blero duket se nuk i ka përfillur thirjet e shumëta të organeve të rendit në Kosovë që festimet të bëhen me zemër e jo me armë teksa ka vendosur që këtë anë të fshehtë të tij ta shpreh në shtetin fqinj. /Prive

Shkëndije Mujaj: Mos më krahasoni me Kallashin

0

“Nuk injoroj askënd që shpreh simpati për mua”, – ka thënë Shkëndija, e cila thekson se mes tyre nuk ka pasur asnjëherë rivalitet apo inate.

Aktualisht ndodhet me pushime, megjithatë Shkëndije Mujaj nuk mund të qëndrojë për shumë kohë larg lajmeve të showbiz-it dhe mediave rozë.

Ngjarja e fundit që ka përfshirë showgirl-in ka qenë arrestimi i Kallashit, e cila është komentuar si rivalja e Shkëndije Mujajt.

Megjithatë, Shkëndija ka treguar se kjo e fundit duket se është një adhuruese e saj. Showgirl-i tregon se balerina e club-eve i ka dërguar një mesazh, ku i shprehte adhurimin dhe i kërkonte numrin e telefonit.

“Nuk injoroj askënd që shpreh simpati për mua”, – ka thënë Shkëndija, e cila thekson se mes tyre nuk ka pasur asnjëherë rivalitet apo inate.

“Emrin tim e kanë përdorur shumë persona (duke iu referuar edhe Kallashit), ndaj mami im ka të drejtë që nuk më lë të dal nga shtëpia.”

Në lidhje me arrestimin e bujshëm dhe akuzave për drogë dhe armë, Shkëndija shprehet se nuk ka njohje të kësaj natyre me Kallashin, por ndjen keqardhje nëse kjo e fundit ka rënë viktimë e dikujt tjetër. Megjithatë, Shkëndije Mujaj distancohet duke thënë se ajo i përket një kategorie tjetër.

Ajo tregon se nuk do kishte dashur asesi që të vihej shenja e barazimit mes të dyjave, duke thënë se: “Nuk dua të bëhet një krahasim absurd me dikë me të cilin jam komplet ndryshe. Unë kam tjetër biznes, jam këngëtare profesioniste, që nuk varem nga muzika, thjesht e kam pasion”.

Artan Abrashi: LDK-ja nuk denoncoi korrupsionin ndaj Nexhat Çoçajt

0

Kuvendari i Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren, Artan Abrashi ka treguar se dëshmitë inkriminuese ndaj drejtorit Nexhat Çoçajt, para Levizjes Vetëvendosje, në dorë i ka pasur dega e LDK-se ne Prizren.

“Për hir të opinionit publik duhet ta themi se dëshmitë inkriminuese ndaj drejtorit Nexhat Çoçajt, para Lëvizjes VETEVENDOSJE! në dorë i ka pasur dega e LDK-së ne Prizren”.

Shtrohet pyetja pse LDK me vetëdije e ka heshtur rastin? Pse nuk i ka ato paraqitur në organet e ndjekjes, qoftë edhe në mënyrë anonime?

“Heshtja është i vetmi element që e mirëmban krimin dhe korrupsionin në shoqëri. LDK prej fillimit ka heshtur dhe po vazhdon të heshtë. Këtë nuk e bëri Levizja Vetëvendosje!”,shkruan Abrashi/PrizrenPress.com/

Zafir Berisha: Nuk i frikësohem Speciales!

0

Pas daljes së lajmit se arrestimet e para nga Gjykata Speciale do të bëhen në qytetin e Prizrenit, ka pasur reagime të ndryshme nga ish luftëtarët dhe ish komandant të këtij rajoni.

Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës në një prononcim për Megapress, ka folur rreth Gjykatës Speciale, duke treguar se nuk i frikësohet Speciales dhe dyshon se gjykata ka për qëllim eliminimin e personave në forma poltike.

Megapress: A ndiheni ju i kërcënuar nga kjo gjykatë me që keni qenë dhe komandant i një zone?

Zafir Berisha: Qëdrimi im kundër Gjykatës Speciale nuk ka të bëjë se unë e kam hallin tim, sepse unë ndihem krenar që kam qenë në luftë në asnjë minutë dhe veprim timin nuk ja heqi vetes për atë që kam bërë për Kosovën. Problemi qëndron tek disa individ të papërgjegjshëm dhe disa paqavura mediale të cilët mundohen të jenë aktual duke prekur çështje tepër të ndjeshme siç ishte lufta e lavdishme e UÇK-së.

Megapress: A mendoni se arrestimet duhet të fillojnë nga Prizreni?

Zafir Berisha: Nuk jam kompetent të flas për veprimet e Gjykatës Speciale se çfarë bën por mund të them edhe një herë vetformimi i kësaj gjykate që ka për bazë akuza mbi baza etnike është dëm i madh për të kaluarën e lavdishme të qytetarëve të vendit.

Megapress: Ju nga fillimi keni qenë kundër Gjykatës Speciale, a do të ndodhin arrestime me motive politike apo të drejta?

Zafir Berisha: Dyshoj shumë se gjykata ka për qëllim edhe eliminime politike, sepse praktika me ndërkombëtarë në fushën e drejtësisë që nga pas lufta na ka treguar se shumica e akuzave bëhen nga Serbia, opinioni e di çështjen e prokurorit të UNMiK-ut e EULEX-it, Salustrao i cili nuk e ka fshehur asnjëherë që punon me dirigjime të Sebisë dhe jo rastësisht pas Kosovës ka vazhduar të punojë në Serbi… Raporti i Dik Martit dihet se për ,,brum,, ka informatat e Serbisë kështu që me të drejtë dyshojmë në paanësinë e Speciales. /Megapress/

Arrestohet një person në Suharekë

0

Një person është arrestuar në fshatin Gjinoc të Suharekës.

Arrestimi është bërë në bazë te urdhëresave te lëshuara nga Gjykata Themelore në Prizren

Sipas policisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Bëmë mama të të ngjaj

0

E bija nuk i ka lënë asgjë pa i marrë mamasë. Blue Ivy po bëhët si diva Beyonce. Ajo ka filluar edhe të vishet si mamaja e saj dhe ndoshta do të bëhet edhe ajo një yll në muzikë, megjithëse kjo është ende shpejt për t’u thënë.

Në një foto të publikuar në Instagram, Beyonce e ka veshur vajzën e saj më të njëjtin kostum banjoje siç ishte veshur edhe vetë.

Foto është realizuar në jahtin e tyre privat, ku familja e Reperit Jay – Z po pushon në këto ditë të nxehta Gushti.

Ben Affleck bashkohet me gruan dhë fëmijët

0

Aktori i famshëm, Ben Affleck është parë sërish në shëtitje më gruan, Jenifer dhe fëmijët. Çifti është raportuar se kanë probleme dhe shkaku i tyre është pikërisht lidhja mës Ben Affleck dhe kujdestares së fëmijëve të tij.

Ben Affleck dhe Jenifer Garner kanë 10 vjet që janë të martuar dhe kanë tre fëmijë. Affleck mendohet se është lidhur me 28-vjeçaren, Christine Ouzonian e cila ishte punësuar nga Jenifer Garner si dado për fëmijët e saj.

Në botën e personazheve VIP nuk janë të pakta rastet si Ben Affleck që janë lidhur me dadon e fëmijëve. Edhe David Beckham ka patur një histori dashurie me Rebecka Lose e cila ishte punësuar në familjen e tij për t’u kujdesur për fëmijët.

Lirohet Kallashi?

0

Duket se vetëm një ditë pasi u arrestua, valltarja Kallashi edhe është liruar.

Burime të Telegrafit konfirmojnë se Kallashi është liruar nga arresti dhe tash ajo është e lirë teksa të tjerët besohet se po mbahen ende. Në ora 07:15 ajo është parë duke dalë nga stacioni.

Mbeten konfirmime zyrtare të policisë për të mësuar nëse vërtet u lirua Kallashi.

Po ashtu nuk dihet nëse ajo do ta vazhdojë veprimtarinë.

Abdullah Thaçi dhe filozofia e së drejtës

0

Shkruan: Ditar Kabashi

1.

Filozofia e së drejtës është tërësi teorish, doktrinash e metodash që në fokus kanë studimin e së drejtës. Shikuar nga perspektiva dogmativiste-normativiste e së drejtës,“e drejtë” është vetëm ajo që është paraparë me dispozita juridike. Madje, juristi austriak Hans Kelsen shkon edhe më larg duke pretenduar se të drejtën e përbëjnë vetëm ato norma që janë të zbatueshme e jo edhe ato që janë formalisht në rendin juridik por që nuk gjejnë zbatim. Kësaj qasjeje i kundërvihet në mënyrën e vet metoda sociologjike. Sipas saj, në vlerësimin se a është diçka e drejtë apo jo, përveç dispozitave ligjore duhet të merren parasysh edhe rrethanat dhe faktorët socialë.

2.

Abdullah Thaçi ka bërë denoncim me pretendimin se një zyrtar ka kryer një vepër penale. Mirëpo, nuk ia ka qëlluar adresën. Ndoshta nga mosbesimi që ka patur ndaj organeve të hetuesisë apo për ndonjë arsye tjetër që ka mundur të mos jetë në dorë të tij. Ka kohë që s’e kam takuar në Prizren se do ta kisha pyetur për këtë. Sidoqoftë. Në bazë të legjislacionit kosovar ai ka bërë shkelje dhe është dënuar me gjobë. Me qasjen normativiste të së drejtës kështu edhe do të duhej të ndodhte.

3.

Deri tash nuk ka kurrëfarë tragjedie të drejtësisë. Ajo mund të bëhet nëse procesi i inicuar nga Abdullahu për aferë korruptive nuk jep rezultate reale dhe të argumentueshme. Metoda sociologjike e vërtetimit të së drejtës e amniston deri në një masë Abdullahun. Ai i ka shërbyer shtetit e shoqërisë; ka pasur kurajën të denoncojë një vepër penale në këtë sistem të brishtëtë gjyqësisë. Prandaj, ai edhe mund të konsiderohet si njeri që e do atdheun dhe reflekton qytetari aktive. Mbi të gjitha, ai u dënua për parregullsinë në mënyrën e denoncimit. Kjo s’ka shumë rëndësi.
Abdullah Thaçi duhet të dijë se nuk mbahet mend që në Prizren të jetë përfolur dikush më shumë se ai kohëve të fundit dhe vazhdimisht si personazh që ka fituar admirimin e qytetarit. 5000 mijë euro nuk janë hiçgjë. Guximi i tij doli të jetë më i madh se kjo shifër. Për këtë arsye, prizrenasit nuk do ta lënë keq këtë njeri. Mbi të gjitha është obligim moral.

4.

Si përfundim, vendimi i Gjykatës Themelore të Prizrenit për dënimin e Abdullah Thaçit mund të argumentohet si i ligjshëm me dispozitat në fuqi. Por, në anën tjetër, edhe morali shoqëror duhet të dalë në pah. Krahas interpretimit restriktiv të gjykatës (karakteristike në çështjet penale), duhet parë zemërgjerësinë dhe solidaritetin e secilës ndërgjegje të pastër. Më e pakta që mund të bëjë qyteti është t’a sigurojë shumën e gjobës pa e ngarkuar Abdullahun. E gjykata le të vazhdojë me punën për ta vënë në rend drejtësinë gjatë këtij procesi, i cili urojmë që mos t’i ngjajë atij të Franc Kafkës.