25.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Kosova ka 203 heronj që ranë para luftës së UÇK-së

Komisioni i familjeve të dëshmorëve dhe heronjve të Kombit, të rënë para Luftës Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ka njoftuar se numri i tërësishëm i të rënëve në territorin e Kosovës para luftës është 203, ndërsa numri i të plagosurve është 234.

Kryetari i komisionit, Naim Zhitia ka thënë gjatë prezantimit të të dhënave se këto statistika i kanë marrë nga nënkomisionet e tyre të formuara nëpër komuna të ndryshme të Kosovës, të cilët i falënderoi për punën e bërë.

“Numri i tërësishëm i të vrarëve në tërë territorin e Kosovës, të vrarët në rrethim, në burg, në atentat, në demonstrata si dhe në armatën jugosllave është 203. Ndërkaq, numri i të plagosurve në tërë territorin e Kosovës është 234. Ky është numri i të vrarëve dhe i të plagosurve, çka do të thotë shifra e përbashkët e të plagosurve dhe të vrarëve është 437 në tërë territorin e Kosovës”, tha Zhitia, duke shtuar se nuk do të ndalen derisa atyre t’u njihet statusi i dëshmorëve të kombit, gjë të cilën e thotë edhe vetë ligji.

Për këtë, ai thotë se kanë pasur takim edhe me Avokatin e Popullit, Sami Kurteshi, si dhe me kryetarin e Këshilli për Mbrojtje e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, prej të cilëve kanë kërkuar ndihmë që të zbatohet ky ligj.

“Kemi pasur takime edhe me avokatin e popullit, Sami Kurteshin, edhe me kryetarin e KMDLNJ-së, me të cilin po ashtu kemi marrë mbështetje për kërkesat tona. Madje, KMDLNJ edhe publikisht ka kërkuar nga Institucionet e Kosovës që të implementojnë ligjin, gjegjësisht nenin 8, paragrafi 2 i këtij ligji që do të thotë t’u njihet statusi i dëshmorëve të kombit edhe atyre veprimtarëve të rënë në fushën e nderit, në forma të ndryshme të rezistencës për liri dhe pavarësi të vendit”, theksoi Zhitia.

Ai bëri të ditur se komisioni ka bërë disa herë kërkesa për t’u takuar me përfaqësuesit e zgjedhur të popullit, por, deri më tani në takim janë pritur vetëm nga ish-kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili u ka ofruar përkrahje, derisa përfaqësuesit e tjerë institucionalë i kanë injoruar totalisht.

“Ftesë për takim u kemi bërë edhe ish-kryeministrit Hashim Thaçi, edhe ish-presidentit Fatmir Sejdiu, edhe ish-zëvendëskryeministrit, Hajredin Kuqit. Ata nuk kanë gjetur kohë dhe kurajo për t’u takuar me ne. Po ashtu ftesë i kemi dërguar edhe presidentes Jahjaga, kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, kryetarit të Komisioni Qeveritar për Verifikim, Agim Cekut dhe në fund edhe në adresë të kryeministrit Isa Mustafa kemi dërguar ftesë, mirëpo edhe këta na kanë injoruar fare”, ka shtuar ai.

Komisioni i familjeve të dëshmorëve dhe heronjve të kombit të rënë para Luftës Çlirimtare të Kosovës është formuar në vitin 2009 nga vetë familjarët e këtyre dëshmorëve, pasi që kanë parë se atyre po u bëhet padrejtësi duke mos ua njohur statusi i dëshmorëve. /KosovaLive/

Më Shumë

Zvicra fiton Eurovisionin

Zvicra me këngëtarin “Nemo” duke bërë që të triumfojë në këtë edicion të Eurovizionit. Ndërsa vendi që mori zero pikë nga publiku ishte Mbretëria...

Rahoveci e bën hapin e parë drejt finales

KH Rahoveci e ka bërë hapin e parë drejt finales së plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll. Në “Mizahir Isma”, Rahoveci e mposhti Trepçën...

Koha dritëplotë

Lajmet e Fundit