25.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Zafir Berisha: Nuk i frikësohem Speciales!

Pas daljes së lajmit se arrestimet e para nga Gjykata Speciale do të bëhen në qytetin e Prizrenit, ka pasur reagime të ndryshme nga ish luftëtarët dhe ish komandant të këtij rajoni.

Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës në një prononcim për Megapress, ka folur rreth Gjykatës Speciale, duke treguar se nuk i frikësohet Speciales dhe dyshon se gjykata ka për qëllim eliminimin e personave në forma poltike.

Megapress: A ndiheni ju i kërcënuar nga kjo gjykatë me që keni qenë dhe komandant i një zone?

Zafir Berisha: Qëdrimi im kundër Gjykatës Speciale nuk ka të bëjë se unë e kam hallin tim, sepse unë ndihem krenar që kam qenë në luftë në asnjë minutë dhe veprim timin nuk ja heqi vetes për atë që kam bërë për Kosovën. Problemi qëndron tek disa individ të papërgjegjshëm dhe disa paqavura mediale të cilët mundohen të jenë aktual duke prekur çështje tepër të ndjeshme siç ishte lufta e lavdishme e UÇK-së.

Megapress: A mendoni se arrestimet duhet të fillojnë nga Prizreni?

Zafir Berisha: Nuk jam kompetent të flas për veprimet e Gjykatës Speciale se çfarë bën por mund të them edhe një herë vetformimi i kësaj gjykate që ka për bazë akuza mbi baza etnike është dëm i madh për të kaluarën e lavdishme të qytetarëve të vendit.

Megapress: Ju nga fillimi keni qenë kundër Gjykatës Speciale, a do të ndodhin arrestime me motive politike apo të drejta?

Zafir Berisha: Dyshoj shumë se gjykata ka për qëllim edhe eliminime politike, sepse praktika me ndërkombëtarë në fushën e drejtësisë që nga pas lufta na ka treguar se shumica e akuzave bëhen nga Serbia, opinioni e di çështjen e prokurorit të UNMiK-ut e EULEX-it, Salustrao i cili nuk e ka fshehur asnjëherë që punon me dirigjime të Sebisë dhe jo rastësisht pas Kosovës ka vazhduar të punojë në Serbi… Raporti i Dik Martit dihet se për ,,brum,, ka informatat e Serbisë kështu që me të drejtë dyshojmë në paanësinë e Speciales. /Megapress/

Më Shumë

Lajmet e Fundit