20.9 C
Prizren
E diel, 8 Qershor, 2025
Home Blog Page 6609

Heroi im

0

Nga RAMI BERISHA

Që nga fillimi i kësaj jave, femijët, nuk i shikoj dot me sy …Ndjehem i turpëruar para të nesërmes sime, sepse kur e nesërmja ime të bëhet e sotme e tyre do të më akuzojnë mua dhe kohën time…do të na akuzojnë se denuam heroin e tyre…heroin të ardhmes. Jashtësia jonë, e këtillë çfarë është e “trandi” së jashtmi Abdullah Thaçin…e denoi, ndërsa në të njëjtën kohë krimineli ec lirshëm nëpër qytetin tim. Për të sotmen tonë të brishtë Abdullah Thaçi është i denuari, ndërsa kriminlei ec lirshëm i papenguar duke shkelur në djersën e gjakun tonë. Unë edhe do të pajtohesha më drejtësinë e të sotmes sonë, do të pajtohesha edhe me denimin e heroit tim, dhe me denimin tim, sikur paralelisht…hiq më shpejtë se sa që u zhvillua procesi gjyqësor kundër heroit tim (Abdullah Thaçit) të zhvillohej procesi gjyqësor kundër kriminelit dhe ai përsëri le të shpallet i pafajshëm, nuk e kemi problem as unë e as heroi im, që ai përsëri e përsëri të shpallet i pafajshëm edhe përkundër ofrimit me tonë të dëshmive …Jo…kjo nuk ndodh…edhe me ofrimin me tonë të dëshmive…ndodh e kundrëta, ndodh që krimineli ta vazhdon në betejën e krimit në fushën më të ndieshme të jetës, duke shkelë të ardhmen tonë. Akuzat kundër tij ( provat me tonë) do të mbeten ose në sirtarët e krimeve ekonomike, ose në sirtarët e prokurorisë  ose edhe në sirtarët e gjykatës…sepse ata paguhen që ta dënojnë heroin, e jo kriminelin…

Prandaj nuk kam guxim  t’i shikoj në sy fëmijët e qytetit tim. Nuk kam guxim sepse drejtësia e kohës sime e denoi heroin e tyre, heroin e të ardhmes sonë, e dënoi njeriun që u sakrifikua për ta, për të ardhmen e tyre, ndërsa e lë të lirë kriminelin që ua merr të ardhmen këtyre fëmijëve tanë. Drejtësia e kohës sime e lë të lirë kriminelin të ec nëpër djersën dhe gjakun tonë dhe të shumë gjeneratave. Kur të bëhet e sotme  koha e tyre, të gjithë ne do të trupërophemi ti shikojmë në sy, sepose e denuam heroin e tyre. Abdullah Thaçit, jashtësia ia trandi shpirtin, por une e di, po aq sa ai, dhe po aq sa e ardhmja e jonë, se ai është heroi ynë. Ai është sot heroi im, ndërsa nesër do të jetë heroi, i gjithë këtyre fëmijëve që unë sot, si shikoj dot më sy, nga turpi, sepse krimineli pos në djersën dhe gjakun tonë por shkel lirshëm edhe mbi të ardhmen e tyre…

Drejtësia jonë, prokurorët e gjykatësit e kanë plot gojën thirrje, ju lutemi na ndihmoni ta luftojmë korrupsionin, na i ofroni dëshmitë…. Çirren herë herë si budallenjë “ na ndihmoni…na ndihmoni…” e kur Abdullah Thaçi, u ndihmoi…kur ua plasi para hundëve ujkun…thanë jo s’ka gjurmë…Më fal heroi im, unë të kërkojë falje në emër të së nesërmes, sepse kur të bëhet ajo e sotme për fëmijët tanë, unë dua që të ju tregoj se isha në anën tënde, se isha me ty…se besoja po aq sa ti…Unë të kërkoj falje në emërë të së sotmes sonë por edhe të lus që të besosh edhe më tutje, sepse ti pos që je e heroi im, je heroi i gjeneratës që po rritet. Nëse unë edhe i shkruaj këto fjalë krenar po me frikë, ata nesër krenar dhe të pafriëksuar do të krenohen me heroin e tyre…dhe do të na akuzojnë në të tjerëve që nuk e patëm guximin tënd ta sakrifikojmë veten, për të ardhmen e tyre…që nuk e patëm guximin të mos e lëmë kriminelin të shkel lirshëm nëpër gjakun dhe djersën tonë…të shkel lirshëm në të ardhmen e të gjithë neve por më shumë të tyren…të fëmijëve tanë. Jam krenar me ty heroi im…siç jam dëshmitar se dështoi sistemi i drejtësisë së një kohe të tërë, e cila mund të më denojë edhe mua nesër edhe përkundër faktit se ia ofrova asaj (drejtsisë) “një kamion” me dëshmi.

Ajo mund të më denojë edhe muasepse  nuk ka kohë të merret me malin e dëshmive që ia ofrova unë…ajo merreet me ty…merret me heroin tim. Bile edhe të denon heroi im…të denoi ty…ndonëse publikisht të ftoi që të ofrosh fakte…siq më ftoi mua dhe të gjithë neve që ta luftojmë krimin…Por jo..ata nuk merren me krimin e kriminelin…ata merren me heroin tim…dhe e ndjej sepse jam në lëkurën tënde heroi im, të lënduan deri në palcë të shpirtit, por unë e di se nuk të thyejnë dot me këtë denim qesharak…ata heroi im, përpara teje më ngjajnë në krijesa të turpshme.

Kur e sotmjua jonë të bëhet e shkuar ndërsa e ardhmja të bëhet e sotmja e fëmijëve që sot si shikoj dot me sy, ti që sot je veç heroi im, do të bëseh heroi i të gjithë neve, prandaj jam krenar me heroin tim, siç janë krenar të gjithë qytetarët e botës me heronjtë e tyre. Krenar e balllartë e them edhe në fund të këtyre fjalëvbe. Abdullah Thaçi, ti sot je herroi im, ndërsa kur kjo e some e jona të bëhet e shkuar ndësra e sotme të bëhet e ardhmjua e fëmijëve tanë, do të jesh herroi i të gjithve, prandaj unë ndjehem krenar që ti që sot je heroi im.

Mbrëmjet Strugane të Poezisë me shumë të panjohura

0

Kanë ngelur edhe shumë pak ditë deri në fillimin zyrtar të Mbrëmjeve Strugane të Poezisë, për të cilat tashmë është pregatitur një program mjaft voluminoz i aktiviteteve të nduarduarta kulturore, me përmbajtje të ndryshme, që është ndarë në dy pjesë dhe do të fillojë që nga dita e dielë 23 gusht dhe do të zgjasë deri më 31 gusht.

Pjesa zyrtare e Mbrëmjeve Struganen të Poezisë fillon ditën e mërkurë datë 23 gusht, me mbjelljen tradicionale të drurit në Parkun e Poezisë nga ana e laureatit të sivjetëm të Kurorës së Artë të MSP, poetit kinez Bei Dao, për të vazhduar me press konferencën e laureatit dhe me hapjen solemne në orët e mbrëmjes dhe Mitingun ndërkombëtar të poezisë, “Meridianet poetike”.

Në ditët në vazhdim, do të zhvillohen shumë aktivitete poetike, vizita qyteteve dhe objekteve-monumenteve të kulturës, duke realizuar një programtë zgjëruar të aktiviteteve, pa përjashtuar aktivitetet tradicionale nga vitet e kaluara.

Mbrëmjet Strugane të Poezisë, si zakonisht përfundojnë të dielën e fundit të muajit gusht-pavarësisht datës, kur në mitingun e poezisë “Urat”, në mënyrë solemne u dorëzohen çmimet laureatëve- fituesit të Kurorës së Artë të MSP, atë të “Vëllezërve Milladinovci” dhe “Urat”.

Këtë vit, fitues i Kurorës së Artë të Mbrëmjeve Strugane të Poezisë është poeti nga Kina, Bei Dao të cilit do ti bashkangjiten edhe poetët tjerë nga 26 vende të botës, e ndër ta edhe poeti shqiptar Visar Zhiti, si dhe shumë personalitete të manifestimeve kulturre nga mbarë bota, por vërehet se nuk ka asnjë të ftuar nga Republikae Kosovës.

Të gjitha këto janë tashmë të njohura por për MSP mbeten edhe shumë të panjohura, që kanë filluar të manifestohen gjatë dy viteve të kaluara, kur ka filluar bojkoti i pushtetit vendor dhe kryetarit të komunës së Strugës Ziadin Sela, në shenjë revolte për mosrespektimin e gjuhës shqipe në aktivitetet dhe promovimin e këtij manifestimi, si gjuhë zyrtare në përdorim zyrtar në teritorin e komunës së Strugës.

Këtë kërkesë të pushtetit vendor Drejtoria e MSP e ka refuzuar, duke iu referuar Statutit të këtij manifestimi ndërkombëtar dhe kjo ka sjellë deri tek përplasja verbale dhe mediatike ndërmjet MSP dhe pushtetit vendor.

Edhe këtë vit mbetet në “fuqi” dilemma dhe e panjohura se a do ti legjitimojë pushteti vendor MSP, cila do të jetë mënyra e legjitimimit apo edhe më tej do të mbajnë qëndrim rezistues dhe bojkotues ndaj një manifestimi që zhvillohet pikërisht në Strugë./INA/

Emily nuk shkon në palestër

0

Emily Ratajkowski ka deklaruar se ajo nuk shkon asnjëherë në palestër. Modelja 24-vjeçare u shpreh në një intervistë se aktiviteti i vetëm fizik që bën ajo është ecja.

“Nuk kam ndonjë trajner personal dhe nuk shkoj as në palestër. Bëj shëtitje të gjata me miqtë. Kjo është e gjitha. Nuk jam ndonjë maniake palestre dhe gjithashtu konsumoj ushqime të cilat më pëlqejnë”, tha Emily.

Modelja shpesh hedh foto me bikini në llogarinë e saj në Instagram dhe duket shumë në formë, pavarësisht se ajo zbulon se nuk bën ndonjë gjë të jashtëzakonshme për të qëndruar e tillë.

Në këtë intervistë, Rajatskowski gjithashtu ka thënë se nuk vë shumë make-up, pasi nuk dëshiron të duket si kloun.

Arrestimet e para nga Specialja do të ndodhin në rajonin e Prizrenit?

0

Pas themelimi të Gjykatës Speciale nga Kuvendi i Kosovës, tashmë janë shtuar zërat dhe dilemat se kush janë personat që do të përballen me këtë gjykatë.

Në publik janë lansuar disa emra, mirëpo konfirmim zyrtar ende nuk ka, pasi që Specialja pritet që vetëm në janar ose shkurt të vitit të ardhshëm të del me aktakuza zyrtare.

Mirëpo, burime të Indeksonline bëjnë të ditur se arrestimet e para nga ngritja e aktakuzave pritet të ndodhin në rajonin e Prizrenit.

“Pritet që arrestimet e para të ndodhin në Prizren, mirëpo emrat mbesin ende konfidencial”, kanë thënë këto burime.

Ditë më parë gjithashtu është raportuar për 13 ish udhëheqës të UÇK-së që pritet të ballafaqohen me drejtësinë ndërkombëtare. /Indeksonline/

Në Prizren shkelet një këmbësore

0

Një këmbësore është godiitur me veturë në rrugën “Tahir Meha” në Prizren.

Këmbësorja ka pësuar lëndime trupore. Sipase policisë, ajo është dërguar në për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit.

E dyshuara është femër, por nuk raportohet për të arrestuar./PrizrenPress.com/

Tre të arrestuar në Prizren

0

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në qytetin e Prizrenit.

Në rrugën “Beslim Shala” janë arrestuar dy persona pasi që në bashkëveprim me një tjetër kanë sulmuar fizikisht dy persona tjerë duke iu shkaktuar lëndime trupore.

Sipas policisë, dy viktimat janë dërguar në spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Arrestimi tjetër është bërë në rrugën “Kurilla”, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren. I dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Lipjanit. /PrizrenPress.com/

‘Bomba’ shqiptare del nudo në kanalin gjerman (Foto+18)

0

Edona James, shqiptarja nga Kosova që u bë e famshme për shkak të ndërrimit të gjinisë, është shfaqur sërish në Gjermani.

Ajo së fundmi është parë në një emision të takimeve, i cili zhvillohet me persona nudo.

Ky emision zhvillohet nga televizioni i njohur gjerman, RTL.

James ka bërë famë pasi u deklarua publikisht se ka ndërruar gjininë, duke tronditur opinionin kosovar./lajmi.net/

Edona James nudo1 Edona James nudo2

Yjet që vishen me rroba të lira

0

Nuk janë duke kursyer para dhe as i ka prekur kriza ekonomike. Kohët e fundit shumë yje po vishen me rroba të lira.

Angelina Jolie u pa në publik me një pallto që kushton vetëm 39 Dollarë. Edhe kengëtarja me famë botërore, Elie Goulding doli rrugëve të Londrës më një xhaketë lëkure që kushton 40 Dollarë.

Kësaj liste emrash i shtohet edhe modelja e Burberry, Cara Dlevinge e cila kishte vendosur një shall 20 Dollarësh rreth qafës. Në Canne u fotografua edhe këngëtarja Pice Lott me të dashurin e saj, e veshur sport që nuk i kalonte të 80 Dollarët.

Të gjithë emrat e mësipërm janë duke promovuar në publik veshje të lira që kanë mundësi t’i blejnë edhe njërëzit e zakonshëm.

Ata kanë deklaruar se këtë gjë duhet ta bejnë shumë artistë të famshëm, pasi në fund te fundit edhe ata kanë qenë njerëz të thjeshtë dhe nuk kanë lindur të pasur.

Kelly Clarkson në pritje të fëmijës së dytë

0

Këngëtarja Kelly Clarkson dhe bashkëshorti i saj Brandon Blackstock janë në pritje të fëmijës së dytë.

Artistja 33 – vjeçare e bëri publik lajmin emocionues përgjatë shfaqjes së saj në Staples Center mbrëmjen e së mërkurës në Los Angeles.

“Nuk e kisha menduar ta bëja publik lajmin mbi shtatzaninë time, por dua të ndaj me ju kënaqësinë e të qenurit sërish shtatzanë” – tha Kelly përpara turmës së zhurmshme.

Kelly dhe Brendon aktualisht janë prindër të një vajze 14 muajshe që quhet River.

Presidentja duhet ta shpëtojë Abdullah Thaçin

0

Fjalimi i Presidentes Atifete Jahjaga në takimin e radhës të Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit do duhej të niste me njoftimin se ajo ka nënshkruar dekretin për faljen e dënimit për Abdullah Thaqin.

Para këtij takimi, Presidentja do të duhej të kishte dhënë sinjale të qarta se ka nisur procedurat ligjore për faljen e dënimit për Thaqin, duke krijuar komisionin vlerësues për ta vlerësuar kërkesën për ta falur sinjalizuesin e korrupsionit për së paku një pushtetar të Komunës së Prizrenit.

Duke pasur parasysh që Kosova është vend me Zero tolerancë kundër Korrupsionit dhe ata që janë në luftë kundër tij janë heronjtë e rinj të Kosovës, rekomandimi i komisionit do të duhej të ishte ky: “Abdullahu duhet falur për shkak se vepra e tij është në të mirë të Republikës së Kosovës”.

Me këtë veprim dhe duke shfrytëzuar pushtetin e saj të jashtëzakonshëm Ligjor dhe Kushtetues, Presidentja Atifete Jahjaga duhet të dëshmojë se është adresë e qartë ku mund të mbrohen qytetarët sinjalizues të korrupsionit.

Duke nxjerrë një dekret për falje, Presidentja do shpëtonte Abdullah Thaqin dhe do motivonte edhe shumë të tjerë ta raportojnë korrupsionin.

Si punonjës banke, Abdullah Thaqi kuptoi se fonde të Republikës së Kosovës kanë kaluar nga llogaria shtetërore në një llogari private.

Edhe pse jo konform procedurave normale, Thaqi vendosi ta ndezë sinjalin i cili mjaftoi që prokuroria të nisë hetimet dhe të ngre aktakuzë ndaj zyrtarëve komunalë të Prizrenit për korrupsion.

Por pa e kumtuar lajmin se keqpërdoruesit e mundshëm të parasë publike u dënuan, sistemi juridik i Kosovës u kujdes që Abdullah Thaqi të vihet para drejtësisë.

Veprimet e tij për ta zbuluar korrupsionin nuk kishin qenë në përputhje me procedurat ligjore dhe gjykata u kujdes që ta trajtojë lëndën e tij.

Në gjyqësorin e Kosovës, ku lëndët vjetërsohen dhe parashkruhen, lënda ndaj Thaqit u trajtua pa ndonjë vonesë, ajo nuk pati asnjë rrezik të parashkruhej apo të futej në sirtarët e gjykatës për të arritur kohën e plakjes.

Parimisht, Thaqi i cili e pranoi se shkeli rregullat e bankës duhet dënuar, por a duhet të shihet dënimi i tij si një gjë pozitiv në sistemin juridik të republikës së re?

Padyshim se dënimi i tij krijon një siguri dhe ambient të mirë te bankat të cilat operojnë në vend.

Në çdo vend normal bankat duhet të kenë mbrojtje dhe siguri juridike dhe kjo nuk duhet të vihet në dyshim. Në dyshim nuk duhet të vihet as siguria e informacioneve dhe transaksioneve bankare.

Por, cili është mesazhi publik i cili përçohet duke e dënuar një sinjalizues korrupsioni, pa i dënuar ende pushtetarët e dyshuar për vjedhje të shtetit?

Abdullah Thaqi u dënua me 5 mijë euro gjobë, pasi pranoi fajësinë për veprën penale zbulim i fshehtësisë zyrtare.

Ai akuzohej se më 31 korrik të vitit 2012, si punëtor i njërës nga bankat e Kosovës, pa pasur autorizim të duhur iu ishte qasur llogarive bankare të Nexhat Çoçajt – drejtor i Arsimit në Prizren dhe Bekim Thaçit – mësimdhënës.

Nga të dhënat e zbuluara nga këto qarkullime bankare Nexhat Çoçaj akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Për akuzën dhe presionet ndaj tij, Thaqi kishte rrëfyer në emisionin Jeta në Kosovë.

Pushteti i jashtëzakonshëm i Presidentes duhet të marrë për bazë arsyen e cila shtyu Thaqin dhe sinjalizuesit tjerë që t’i tejkalojnë institucionet dhe korrupsionin ta denoncojnë në publik.

Si munden denoncuesit t’i besojnë policisë, kur i madh e i vogël di për lidhjet e saj me politikën?!

Si munden denoncuesit e korrupsionit t’i besojnë prokurorisë së cilës çdo ditë i vjetërsohen lëndë të korrupsionit?!

Si munden denoncuesit t’i besojnë gjykatës, e cila pa asnjë turp lejon që hajnat e shtetit t’i shpëtojnë burgut?!

Presidentja më së miri e di se kush e heton e gjykon korrupsionin. Ajo vet ka qenë pjesë e policisë për shumë vjet dhe së fundmi vet ka dekretuar gjykatës e prokurorë.

Pra, duke e ditur se qytetarët e saj kanë arsye të mos i besojnë shumë sistemit të ndjekjes, Presidentja duhet të marrë vetë detyrën që t’i mbrojë dhe inkurajojë qytetarët e Kosovës dhe denoncuesit publik të korrupsionit.

Ajo duhet të marrë vendim dhe të nxjerrë dekretin me të cilin do e falë Abdullah Thaqin. Të paktën Thaqi ka kryer krime më të lehta sesa shumë persona që janë falur nga presidentët deri më tani. /Kallxo.com/