10.8 C
Prizren
E hënë, 13 Maj, 2024

Mbrëmjet Strugane të Poezisë me shumë të panjohura

Kanë ngelur edhe shumë pak ditë deri në fillimin zyrtar të Mbrëmjeve Strugane të Poezisë, për të cilat tashmë është pregatitur një program mjaft voluminoz i aktiviteteve të nduarduarta kulturore, me përmbajtje të ndryshme, që është ndarë në dy pjesë dhe do të fillojë që nga dita e dielë 23 gusht dhe do të zgjasë deri më 31 gusht.

Pjesa zyrtare e Mbrëmjeve Struganen të Poezisë fillon ditën e mërkurë datë 23 gusht, me mbjelljen tradicionale të drurit në Parkun e Poezisë nga ana e laureatit të sivjetëm të Kurorës së Artë të MSP, poetit kinez Bei Dao, për të vazhduar me press konferencën e laureatit dhe me hapjen solemne në orët e mbrëmjes dhe Mitingun ndërkombëtar të poezisë, “Meridianet poetike”.

Në ditët në vazhdim, do të zhvillohen shumë aktivitete poetike, vizita qyteteve dhe objekteve-monumenteve të kulturës, duke realizuar një programtë zgjëruar të aktiviteteve, pa përjashtuar aktivitetet tradicionale nga vitet e kaluara.

Mbrëmjet Strugane të Poezisë, si zakonisht përfundojnë të dielën e fundit të muajit gusht-pavarësisht datës, kur në mitingun e poezisë “Urat”, në mënyrë solemne u dorëzohen çmimet laureatëve- fituesit të Kurorës së Artë të MSP, atë të “Vëllezërve Milladinovci” dhe “Urat”.

Këtë vit, fitues i Kurorës së Artë të Mbrëmjeve Strugane të Poezisë është poeti nga Kina, Bei Dao të cilit do ti bashkangjiten edhe poetët tjerë nga 26 vende të botës, e ndër ta edhe poeti shqiptar Visar Zhiti, si dhe shumë personalitete të manifestimeve kulturre nga mbarë bota, por vërehet se nuk ka asnjë të ftuar nga Republikae Kosovës.

Të gjitha këto janë tashmë të njohura por për MSP mbeten edhe shumë të panjohura, që kanë filluar të manifestohen gjatë dy viteve të kaluara, kur ka filluar bojkoti i pushtetit vendor dhe kryetarit të komunës së Strugës Ziadin Sela, në shenjë revolte për mosrespektimin e gjuhës shqipe në aktivitetet dhe promovimin e këtij manifestimi, si gjuhë zyrtare në përdorim zyrtar në teritorin e komunës së Strugës.

Këtë kërkesë të pushtetit vendor Drejtoria e MSP e ka refuzuar, duke iu referuar Statutit të këtij manifestimi ndërkombëtar dhe kjo ka sjellë deri tek përplasja verbale dhe mediatike ndërmjet MSP dhe pushtetit vendor.

Edhe këtë vit mbetet në “fuqi” dilemma dhe e panjohura se a do ti legjitimojë pushteti vendor MSP, cila do të jetë mënyra e legjitimimit apo edhe më tej do të mbajnë qëndrim rezistues dhe bojkotues ndaj një manifestimi që zhvillohet pikërisht në Strugë./INA/

Previous article
Next article

Më Shumë

25 vjet nga Masakra e Korishës së Prizrenit

Sot janë bërë 25 vjet nga Masakra e Korishës së Prizrenit. Për të shënuar këtë ditë sot nga ora 11:00, do të mbahet manifestim përkujtimor...

Borussia Dortmund – Real Madrid, finalja e madhe e Ligës së Kampioneve

Borussia Dortmund-Real Madrid do të jetë finalja e madhe e këtij edicioni të Ligës së Kampioneve. Në 1 qershor në orën 21:00 do të vendoset...

Lajmet e Fundit