12.8 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026
Home Blog Page 661

Fatmir Limaj: Billusha e Prizrenit, me vullnet dhe besim, rreshtohet pranë njerëzve që kanë veçVEPRA

0
Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj lajmërohet nga Prizreni, ku thotë se në Billushë u pritën me shumë vulnet e besim nga qytetarët.

Limaj thotë se përkrahja që po marrin nga qytetarët i obligon të punojnë fuqishëm për Kosovën fituese.

Ja postimi i Limajt:

“Billusha e Prizrenit më shumë vullnet e besim është rreshtuar rreth njerëzve që kanë veçVEPRA!

Përkrahja qytetare në çdo lagje, fshat e qytet na obligon të angazhohemi e të punojmë fuqishëm për Kosovën fituese 137!”, shkruhet në postim.

Marketing

Gjesti lë shtëpinë, niset me urgjencë për spital

0

Gjesti është larguar përkohësisht nga shtëpia e Big Brother VIP Albania.

Kjo pasi Gerta Gixhari gjatë festës në shtëpi i hedh dy herë alkool Gjestit në sy.

Pas kësaj ai është ndjer keq dhe është detyruar të lë shtëpinë për tu dërguar me urgjencë në spital.

Marketing

Kryeqytetasit triumfojnë në Prizren

0

Sigal Prishtina fitoi ndaj Bashkimit në Prizren me rezultat 71:77 (25:18, 13:29, 12:16, 21:14), në javën e 20-të të ProCredit Superligës.

Të përkrahur nga tifozët vendas, prizrenasit e nisën sfidën më mirë, duke fituar çerekun e parë, 25:18. Por, bardhekaltrit u rikthyen shpejt, duke bërë përmbysjen dhe shkuan në pushim me nëntë pikë epërsi 38:47.

Bardhekaltrit për një nuancë ishin më të mirë edhe në periudhën e tretë, 12:16, derisa vendasit u munduan të rikthehen në dhjetë minutat e fundit, por nuk ia arritën qëllimit dhe kryeqytetasit fituan 71:77.

Më i miri te vendasit ishte Wendell Green me 17 pikë, katër kërcime e gjashtë asistime, ndërsa te mysafirët më i miri ishte Rashid Mahalbashiq me 11 pikë e 13 kërcime.

Bashkimi ka 14 fitore e gjashtë humbje, ndërsa Sigal Prishtina ka 12 fitore e tetë humbje./PrizrenPress.com/

 

Proton Cable Prizreni shënon fitore ndaj Borës

0

Proton Cable Prizreni ka shënuar fitore shumë të rëndësishme ndaj Borës me rezultat 101:82 (30:16, 27:31, 19:24, 25:11), në javën e 20-të të ProCredit Superligës.

Te vendasit u dalluan Tervell Beck me 30 pikë e 12 kërcime dhe Jordan Johnson me 31 pikë e pesë kërcime, kurse te mysafirët Desmond Cambridge Jr dhe Jetmir Zeqiri shënuan nga 17 pikë.

Proton Cable Prizreni ka pesë fitore e 15 humbje, ndërsa Bora numëron gjashtë fitore e 14 humbje.

Marketing

Ballkani ndërpret bashkëpunimin me tre futbollistë

0

Ballkani ka njoftuar për ndërprerjen e bashkëpunimit me tre lojtarë, përfshirë portierin Damir Luljanoviq, pas katër viteve të tij në klub.

Në një njoftim zyrtar, klubi nga Suhareka ka shprehur mirënjohje për kontributin e Luljanoviqit, duke theksuar se ai ka luajtur një rol të rëndësishëm në sukseset e arritura nga skuadra. Përveç tij, Ballkani ka falënderuar edhe mbrojtësin Arbnor Halitjahaj dhe sulmuesin Alfred Mensah për përkushtimin dhe angazhimin e tyre në çdo paraqitje.

“Me konsideratë të thellë dhe respekt për kontributin e tij të veçantë për FC Ballkanin, klubi e falenderon portierin Damir Luljanoviq për katër vite sa ishte pjesë e skuadrës. Fal edhe dedikimit të tij, skuadra ka arritur sukseset e mëdha. Poashtu, falenderojmë edhe lojtarët Arbnor Halitjahaj e Alfred Mensah, të cilët në secilën ndeshje që janë paraqitur, kanë dhënë maksimumin e tyre. FC Ballkani i dëshiron futbollistëve suksese në vazhdim të karrierës së tyre”, ka shkruar skuadra nga Suhareka.

Marketing

97-shi i LDK-së, Xhavit Ukaj, mirëpritet nga banorët e Zymit

0

Kandidati i LDK-së për deputet me numër 97, Xhavit Ukaj, është mirëpritur nga banorët e fshatit Zym.

“Kënaqësi të ishim në mesin e banorëve mikpritës të Zymit, një fshat me histori dhe vlera të mëdha për Kosovën. Prezantuam programin e LDK-së për katër vitet e ardhshme, mes entuziazmit dhe mbështetjes për fitoren e radhës. Faleminderit për pritjen e ngrohtë, njerëz të mirë të Zymit!”,  shkruan Ukaj.

Marketing

Eksperti i komunikacionit: Të gjurmohen shoferët që kanë shumë dënime në trafik

0

Eksperti i komunikacionit, Halil Halili, ka vlerësuar se një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore në Kosovë është mungesa e investimeve në infrastrukturën rrugore.

‘’Shkaqet kryesore për aksidentet rrugore janë mungesa e investimeve në pjesën e infrastrukturës rrugore ‘’, tha Halili për FrontOnline.

Sipas tij, kjo ka ndikim të drejtpërdrejtë në sigurinë e trafikut, pasi infrastruktura rrugore duhet të përfshijë elemente të sigurisë si sinjalizimi, ndriçimi publik, sinjalizimi vertikal dhe horizontal, si dhe instalimi i detektorëve të shpejtësisë dhe radarëve në zona ku zhvillohet shpejtësi e madhe.

Halili gjithashtu vlerëson se shtrenjtimi i gjobave ka pasur një ndikim, por jo në masën që ishte pritur. Ai thotë se për të arritur rezultate më të mira në uljen e aksidenteve, duhet të merren masa më të fuqishme, përfshirë gjurmimin e shoferëve që kanë shumë dënime.

‘’Ashpërsimi i gjobave ka ndikuar, por jo në atë masë që kemi pritur se do të ndikojë, por në të ardhmen pritet që duhet të merren masa të tjera sepse masat janë marrë për konfiskim të patentë shoferit apo elementeve të tjera mirëpo jo gjurmimin e shoferëve që kanë shumë dënime dhe nuk gjurmohen se a janë përmirësuar në trafik’’, përfundoi Halili.

Marketing

 

Gazetari i njohur flet për “zhdukjen” e Xhenetës pas “Big Brother”

0

Gazetari Redjon Shtylla ka folur për zhdukjen e Xhenetës që nga dalja e saj nga Big Brother VIP Kosova 3.

Në emisionin Weekend të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se Xheneta këtë është duke e bërë që të shoh ndikimin e saj tek publiku.

“Është e vetmja banore e Big Brother VIP Kosova 3 që nuk ka dalë në ndonjë emision ose që nuk ka dhënë ndonjë deklaratë. Padyshim se ajo po e luan këtë gjë, kjo heshtje e saj lidhet pikërisht besoj unë me pjesëmarrjen e saj në Big Brother-in e Shqipërisë dhe për këtë arsye ajo edhe ka qëndruar në heshtje, ndoshta edhe për të matur impaktin që ajo ka”.

“Për mua është edhe frikshëm sepse të gjithë janë kurioz për të dëgjuar Xhenetën, apo edhe se si do të veprojë ajo”, ka thënë Shtylla.

Marketing

Shkyçen 26 lidhje Ilegale të ujit në Prizren dhe Malishevë

0

Kompania Regjionale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka identifikuar dhe shkyçur 26 lidhje ilegale nga rrjeti i ujësjellësit gjatë aksionit javor të ekipeve të inspektoratit të kompanisë.

Nga këto lidhje ilegale, 24 janë identifikuar në Prizren dhe 2 të tjera në Malishevë.

“Për këto veprime të jashtëligjshme do të merren masa ligjore dhe apelon qytetarët të shmangin veprimet që dëmtojnë furnizimin e drejtë me ujë”, thuhet në njoftim.

“Aksioni për identifikimin e lidhjeve ilegale do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Ndaj të gjitha rasteve të evidentuara do të merren masa ligjore. Apelojmë të gjithë konsumatorët të respektojnë rregullat dhe të shmangin veprimet e jashtëligjshme, të cilat dëmtojnë furnizimin e drejtë dhe të rregullt me ujë për qytetarët tanë”.

.

Marketing

 

Rahovec, arrestohet një burrë pasi dyshohet se i dehur shkaktoi dhunë psikike ndaj gruas së tij

0

Një burrë është arrestuar dje me 01.02.2025 në Rahovec, pasi dyshohet se nën ndikim të alkoolit i ka shkaktuar dhunë psikike gruas së tij.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është iniciuar si “dhunë në familje”.

Marketing