Kryeqytetasit triumfojnë në Prizren

Sigal Prishtina fitoi ndaj Bashkimit në Prizren me rezultat 71:77 (25:18, 13:29, 12:16, 21:14), në javën e 20-të të ProCredit Superligës.

Të përkrahur nga tifozët vendas, prizrenasit e nisën sfidën më mirë, duke fituar çerekun e parë, 25:18. Por, bardhekaltrit u rikthyen shpejt, duke bërë përmbysjen dhe shkuan në pushim me nëntë pikë epërsi 38:47.

Bardhekaltrit për një nuancë ishin më të mirë edhe në periudhën e tretë, 12:16, derisa vendasit u munduan të rikthehen në dhjetë minutat e fundit, por nuk ia arritën qëllimit dhe kryeqytetasit fituan 71:77.

Më i miri te vendasit ishte Wendell Green me 17 pikë, katër kërcime e gjashtë asistime, ndërsa te mysafirët më i miri ishte Rashid Mahalbashiq me 11 pikë e 13 kërcime.

Bashkimi ka 14 fitore e gjashtë humbje, ndërsa Sigal Prishtina ka 12 fitore e tetë humbje./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Useini vazhdon me Lirinë edhe për sezonin e ri

FC Liria ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me Meti Useinin edhe për sezonin e ri, duke ruajtur në skuadër një nga lojtarët me më...

Totaj priti kryeshefin e ri të “Hidroregjionit Jugor”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në një takim njoftues Kryeshefin e ri Ekzekutiv të KRU “Hidroregjioni Jugor”, Bekim Gashi,...

Lajmet e Fundit