Shkyçen 26 lidhje Ilegale të ujit në Prizren dhe Malishevë

Kompania Regjionale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka identifikuar dhe shkyçur 26 lidhje ilegale nga rrjeti i ujësjellësit gjatë aksionit javor të ekipeve të inspektoratit të kompanisë.

Nga këto lidhje ilegale, 24 janë identifikuar në Prizren dhe 2 të tjera në Malishevë.

“Për këto veprime të jashtëligjshme do të merren masa ligjore dhe apelon qytetarët të shmangin veprimet që dëmtojnë furnizimin e drejtë me ujë”, thuhet në njoftim.

“Aksioni për identifikimin e lidhjeve ilegale do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Ndaj të gjitha rasteve të evidentuara do të merren masa ligjore. Apelojmë të gjithë konsumatorët të respektojnë rregullat dhe të shmangin veprimet e jashtëligjshme, të cilat dëmtojnë furnizimin e drejtë dhe të rregullt me ujë për qytetarët tanë”.

.

Marketing

 

Më Shumë

Haxhiu bën homazhe për Ukshin Hotin në ditëlindjen e tij

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, sot në ditëlindjen e profesor Ukshin Hotit, ka bërë homazhe në Shtëpinë Muze...

Prizreni prezanton potencialin ekonomik para bizneseve të diasporës në Zvicër

Drejtori i Administratës në Komunën e Prizrenit, Bexhat Bytyqi, po qëndron në Zvicër, ku po merr pjesë në Konferencën Ekonomike B2B në Lucern, të...

Lajmet e Fundit