22.2 C
Prizren
E shtunë, 7 Qershor, 2025
Home Blog Page 6613

Zafir Berisha: Abdullah Thaçi u dënua vetëm pse i zbuloi hajnat e qytetarëve të Prizrenit

0

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha ka reaguar rreth dënimit të ish- punëtorit të ProCredit Bank, Abdullah Thaçi.

Sipas tij, Thaçi u dënua vetëm pse zbuloi “hajnat që vidhnin parat e qytetarëve”.

“Merre me mendë denohet njeriu, i cili kontribuoi në zbulimin e hajnave që vjedhin paranë e qytetarve të Prizrenit”, ka thënë Berisha.

“Kudo në vendet demokratike shpërblehen ata që kontribuojnë në zbulimin e krimit të organizum, kurse të ne ndodhë e kundërta”./PrizrenPress.com/

Edhe pas DokuFestit vazhdojnë filmat në DokuKino

0

Në Prizren ka përfunduar festivali i filmit të shkurtër e dokumentar, DokuFest, por kinemaja DokuKino vazhdon punën me një program mjaft të pasur filmash.

Të mërkurën, më 19 gusht, shfaqet Fantastic Four në 3D me aktorin që së fundmi po shkëlqen, Milles Teller.

Filmi tregon historinë e katër të rinjve që teleportohen në një univers tjetër ku edhe fitojnë fuqi mbinatyrore fizike dhe automatikisht bëhen ata që duhet ta shpëtojnë tokën.

Menjëherë pas këtij aksioni, vjen komedia Trainwreck ku aktorja Amy Schumer luan rolin e një gruaje të cilës i kanë ardhur në maje të hundës dështimet e dashurisë dhe tani beson se monogamia nuk është e mundur, gjithnjë derisa ta takojë një djalë të mirë i cili duket se do t’ia ndryshojë mendimet.

Më 20 gusht në ora 22:00, mbahet premiera e pjesës së dytë të filmit Sinister, që e tregon historinë e një nëne e cila bashkë me fëmijët e saj shpërngulet në një shtëpi e cila është e krijuar për vdekje paranormale.

Më 27 gusht në ora 19:30 shfaqet pagesë për publikun filmi “Son Mektup”. Ky film tregon historinë e njërit ndër pilotët e parë të perandorisë osmane, i cili e humb gruan gjatë lindjes së vajzës së tij dhe detyrohet ta braktisë edhe atë për të shkuar në një mision.

Ndërsa në të njëjtën ditë në ora 22:00 shfaqet “Hitman”: Agent 47, historia e një vrasësi që bashkohet me një grua për t’i ndihmuar asaj që ta gjejë babin e saj dhe të zbulojë misteret e prejardhjes.

Kur Jakup Krasniqin e priste në Kleçkë Grabovci, Limaj, Brahimaj (Video)

0

Në një nga videot e lëshuara nga agjencia e lajmeve Associated Press, rreth ngjarjeve të ndryshme të luftës së fundit në Kosovës, është edhe një xhirim i kthimit të një pjese të delegacionit kosovar nga Rambujeja dhe pritja që ju bëhet në Kleçkë.

Jakup Krasniqi, ish zëdhënës i UÇK-së dhe presidenti i ndjerë, Ibrahim Rugova, japin deklaratat e tyre për ecurinë e bisedimeve.

Krasniqi thotë se pala kosovare nuk kishin shkuar me pritje të mëdha në këto bisedime dhe se lufta çlirimtare varet nga vendosmëria e UÇK-së.

“Ne nuk kemi shkuar me iluzione të mëdha që nga Rambujeja do të ia kthejmë pavarësinë Kosovës. Pavarësia e Kosovës varet nga lufta jonë, vendosmëria jonë, për të luftuar për liri, për pavarësi dhe për demokraci”.

Ndërsa Rugova, i cili ateroi në Aeroportin e Prishtinës, e kishte cilësuar si një ngjarje tepër të rëndësishme për Kosovën.

“Bisedimet ishin shumë të rëndësishme për Kosovën dhe kanë një rëndësi të madhe politike, globale dhe ushtarake”.

Gjatë pritjes së Jakup Krasniqit shihen Azem Syla, Fatmir Limaj, Adem Grabovci, Lahi Brahimaj, Ramë Buja, etj.

Kjo kishte ndodhur më 26 shkurt të vitit 1999.

Ekskluzive: Shkolla e Prizrenit, nisma e emancipimit të shqiptarëve të Kosovës (Dokument)

0

Shkolla Katolike e Prizrenit e udhëhequr nga Mati Logoreci, ka rëndësi të veçantë për arsimimin e popullit shqiptar, sepse kishte më shumë karakter laik dhe iu kundërvu qarqeve jo vetëm turke të kohës, po edhe të klerit kroatë të mbështetur nga Austro-Hungaria që ligjëratat në shkollat e kohës dhe meshat i mbanin në gjuhët sllave.

Ekzistenca e kësaj shkolle dokumentohet me faksimilet e ditarëve, dëftesave, orareve dhe letrave të ndryshme te dërguara nga mësuesit e shkollës (dokumentet në fjalë ruhen në Arkivin Shtetëror të Kosovës – Fondi: Ministria e Jashtme e Austro-Hungarisë në Vjenë – në mikrofilm dhe letër, viti 1800-1945).

Disa nga pohimet bëjnë me dije që shkolla është hapur për herë të parë në vitin 1892 apo 1889, por dëftesat dhe listat e meritave të nxënësve që i ka siguruar Telegrafi, e që do t’i botojmë më poshtë, tregojnë vitin 1897.

Sipas studiuesit Ismail Ismaili, në ballinën e këtyre dokumenteve është shkruar: “1842 VIRIBUS UNITIS 1908” (Përpjekja e Bashkuar). E, më poshtë, “Shkolla katolike në Prizren”.

“Prandaj, edhe pse nuk kemi dokumente tjera që dëshmojnë për punën e kësaj shkolle, mund të konstatojmë që shkolla ka vepruar që nga viti 1848, ndoshta me ndërprerje të kohëpaskohshme kur dihen rrethanat në të cilat vepronte – kohën kur pushtuesi osmanli shkollën shqipe e kishte halë në sy”, thotë Ismaili për Telegrafin.

Në trojet shqiptare ka pasë shkolla më herët, të karakterit fetar. Perandoria Osmane lejonte shkollat teologjike, si mejtepet dhe medresetë. Në anën tjetër, ishin edhe shkollat katolike. Kështu, p.sh., sipas studiuesit Ndue Dedaj, në Stubëll – fshat i Malësisë së Karadakut – “më 1584 fillon tradita e arsimit shqip, i pari dhe i vetmi rast atëherë në Kosovë, kur edhe kishte funksionuar shkolla e parë”. Kjo shkollë, siç shkruan studiuesi i njohur Dhimitë S. Shuteriqi, ishte në formë kolegji, i rangut të një instituti të lartë, çfarë ishin zakonisht kolegjet fetare të asaj kohe në Evropë, ku, përveç teologjisë mësohej filozofia dhe studioheshin klasikët. Ndërsa, studiuesi Sarë Gjergji, lidhur me këtë shkollë shkruan: “Qysh në shekullin XVI misionarët katolikë provuan të themelojnë një shkollë të lartë në territorin e famullisë katolike të Karadakut të Shkupit, meqë aty nuk banojnë dhe nuk vijnë turqit”, e ku “Stublla (afër Gjilanit), fshat që flet gjuhën shqipe, ka qenë i përshtatshëm për hapjen e një kolegji të tillë katolik”.

Mirëpo, Shkolla Katolike e Prizrenit ishte e tipit të Mësonjëtores së Korçës, më shumë me karakter laik. Ndaj, hapja e saj ishte një fitore për arsimimin e shqiptarëve.

“Hapja e shkollave shqipe u bë në luftë me patrikanën greke, kishën serbe dhe ekzarkotin bullgar, që me gjithë kontradiktat që kishin në mes tyre, bashkoheshin kundër lëvizjes sonë arsimore”, thuhet në librin “Mati Logoreci”.

E, siç ka thënë në një studim, Gazmend Shpuza, kjo shkollë iu kundërvu edhe qëllimeve të fuqive tjera, që në shkolla të Kosovës të imponohet krahas osmanishtes edhe serbokroatishtja. Kështu, shkolla e vajzave e administruar nga Konsullata austriake dhe misioni fetar katolik, jepte mësimet në gjuhët sllave. Kjo nxiti reagimet e besimtarëve katolikë, që për dy vite bojkotuan edhe kishën e qytetit të Prizrenit, e cila kishte kaluar pothuajse plotësisht nën drejtimin e klerikëve sllavë.

“Kur një plakë shumë besimtare para vdekjes kërkoi që ta përcillte prifti, populli e paralajmëroi se po erdhi prifti nuk do të vijmë ne. Atëherë plaka tha: ‘Ma mirë pa prift, se pa popull’”, ka shkruar Shpuza, duke theksuar se ky presion bëri që të largohen misionarët kroatë nga Prizreni.

04-Notimi-i-nxenesve

Prandaj, siç dëshmonte Rrok Zojzi për shkollën e udhëhequr nga Mati Logoreci në Prizren, ajo ishte “shkolla e popullit, t’atyne pa kishë”!

Se kjo shkollë kishte karakter laik, dëshmon edhe kurikula, që në fakt është e ngjashme me atë të ditëve të sotme. Lëndët mësimore – pos një që kishte të bënte me religjion (Punë feje) – ishin: Gjuhë Shqipe, Gjuhë Italiane, Knimet (Shkrimlexim), Permi senet (Natyra), Përmi kafshët (Zoologji), Shkrojtore (Gramatika), Gjeshkroje (Gjeografia), Hesap (Aritmetika), Kaligrafia, Kenim (Këndim), Pune dore, Histori… Të gjitha këto mund të vërehen në dokumentet e siguruara nga Telegrafi, të shkruara në shqip. Natyrisht, këto dokumente datojnë pra Kongresit të Alfabetit në Manastir, prandaj shkronjat latine të përdorura në këto dokumente dallojnë nga standardi i sotëm.

Shkolla mbahej me ndihmat materiale e morale të banorëve të qytetit dhe të viseve përreth, si të krishterë ashtu dhe myslimanë. Në shkollë vijonin mësimin djemtë dhe vajzat, në paralele të ndara, ndërsa thuhet se pos të krishterëve atë e ndiqnin edhe shqiptarët e besimit islam.

Pra, mbajtja e shkollave nuk ka qenë problem gjatë kohës së okupimit osman, fal solidaritetit të shqiptarëve dhe fondeve që mund të siguroheshin nga jashtë (kjo shkollë mbështetej nga austriakët). Por, problem ka qenë sistemi që ekzekutonte shqiptarin po t’ia zinte një libër në gjuhën shqipe. Në këtë aspekt, deklarata e shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare, se “asnjë gjuhë tjetër dhe asnjë shkollim në Evropë nuk kanë pasur një martirizim të tillë” nën Perandorinë Osmane, është i qëndrueshëm.

Ndryshe, një nga pikat e Memorandumit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878) ishte që në administratë e në shkollë të përdorej gjuha shqipe e osmanishtja vetëm në korrespondencën me Portën e Lartë. Por, kjo kërkesë kurrë nuk u përfill nga pushteti i kohës.

“Më 1887, në Shqipëri kishte tre mijë shkolla, prej të cilave njëmijedyqind shkolla publike turke, po aq shkolla private greke, treqind shkolla bullgare, serbe dhe vllahe, shkollë shqipe vetëm një, me drejtor Pandeli Sotirin”, citon Kadare të dhënat e studiuesit francez Serge Metais, të publikuara në veprën “Historia e shqiptarëve”.

Prandaj, edhe shkolla e parë shqipe, Mësonjëtorja e Korçës që u hap më 7 mars të vitit 1887, fillimisht me lejen e pushtetit otoman, mbyllet më vonë, ndërsa udhëheqësi i saj, i diplomuar në Mjekësi në Vjenë, Pandeli Sotiri, vetëvritet që të mos bie në duar të turqve të cilëve grekët u kishin thënë se ai po hartonte një Abetare shqip.

Barra e shkollës së Prizrenit binte e tëra mbi Mati Logorecin. Rrethanat e detyruan të hartojë vetë edhe programin e shkollës dhe të përshtaste tekstet që i duheshin. Ai, me pasionin e tij tërhoqi nxënës, aq sa nuk mund t’i përballonte dot vetë. Prandaj, përkrah tij mori detyrën edhe mësuesi nga Kosova, Lazër Lumezi.

Kjo shkollë merrte fizionominë e një shkolle kombëtare e demokratike, sepse kishte nxënës pa dallime fetare, klase, rangu apo fisi, pa dallime gjinie.

Sipas studiuesit Murat Gecaj, për nxënësit shqiptarë u përdor Abetarja e Gaspër Benusit (botuar në Bukuresht, më i890 ). Ky tekst u përdor për mësimin e gjuhës shqipe edhe nga të rriturit. Ndërsa, qëndrimin e popullit të Prizrenit për shkollën shqipe, e përkrahën që nga Gjakova e deri në Shkup. Kështu, shkolla e Prizrenit ishte pararendëse e shkollave të tjera shqipe, që u hapën më vonë në Pejë, Gjakovë, Zym, Ferizaj, Letnicë, Shkup etj. “ku u edukuan luftëtarët e çështjes kombëtare shqiptare, të cilët morën pjesë në kryengritjet e mëdha antiosmane të viteve 19l0-1912, që çuan në shpalljen e Pavarësisë”.

Gjatë kësaj kohe në shkollën e Logorecit deshën të caktojnë si mësues feje, një mësues serb, që t’i mësonte nxënësit edhe serbisht. Mati nuk e pranoi ndaj e pushuan nga puna. Qëndroi tetë muaj pa punë dhe më 1899 ngriti një shkollë tjetër private shqiptare, krejtësisht e pavarur e në kundërshtim edhe me politikën austro-hungareze.

Madje, për këtë thuhet se u mallkua nga klerikët. Në një letër të P. Guerinit dërguar një kleriku tjetër në Prizren, ku shkruhet për veprimtarinë e Mati Logorecit, sqarohet se ai me gruan e tij janë mallkuar… se ka bërë veprimtari patriotike si mësues.

Prandaj, për fund, nuk mbetet asgjë të thuhet pos se kjo shkollë e emancipoi popullin e Kosovës. Turqit këtë nuk e bënë. Për më shumë, shihni dokumentet e asaj kohe, që të gjitha në gjuhën shqipe. /Elfije Boletini/Telegrafi.

Fan Noli në këndvështrimin e Robert Austin

0

Ligjëratën e parë, në serinë e ligjëratave të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare e filloi studiuesi i historisë shqiptare, nga Toronto, Robert Austin dhe drejtuar nga Muhamet Hamiti. Kryesisht interesimi i Austin, për historinë e Shqipërisë sillet rreth figurës së Fan Nolit dhe, pothuajse tërë studimet e tij janë bërë duke pasur si pikënisje Nolin.

Interesimet e tij për historinë e Shqipërisë janë sjell kryesisht rreth Nolit, ku sot ligjëratën e tij e mbajti mbi temën “Epoka dhe trashëgimia e Fan Nolit”.

Studimi i prezantuar nga profesori Austin, kryesisht përfshin jetën dhe veprimtarinë politike të politikanit, linguistit, përkthyesit e shkrimtarit shqiptar Fan Noli. Pjesa kryesore e kësaj ligjërate iu dedikua punës së Nolit gjatë periudhës së qershorit të vitit 1924 dhe ardhjen në fuqi si kryeministër vendi. Po ashtu, diskutimi ishte edhe për mënyrën e tij të udhëheqjes, marrëdhëniet me jashtë, ndikimi i fesë në veprimtarinë e tij, etj.

I pranishëm në këtë ligjëratë, përpos studiuesve dhe seminaristëve, ishe edhe Ministri i Kulturës, Kujtim Shala. Austin ka punuar në Shqipëri në vitet e 90-ta, ishte i punësuar në Zërin e Amerikës dhe në Evropën e Lirë, ndërsa prej kohësh është profesor në Universitetin e Torontos, ndërsa si studiues dhe profesor mysafir ka punuar edhe në Evropë.

Studiuesi i njohur i çështjeve shqiptare, më specifikisht njohës i historisë së Shqipërisë të viteve 20-të, Robert Austin, ka doktoruar në vitin 1997 me temën “Ngritja dhe rënja e vizionit të Fan Nolit për Shqipërinë”, mbi bazë të kësaj teze të doktoratës Austin ka botuar në Shqipëri në vitin 2000 librin në shqip “Shtegu i pashkelur i Fan Nolit – Demokracia shqiptare në vitet 1920-24”, po ashtu librin e tij të dytë autori, studiuesi Robert Austin ka botuar në Prishtinë në vitin 2013 me titull “Fan Noli dhe revolucioni i humbur”.
Seminarit Ndërkombëtar i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare ditën e tij të parë do ta vazhdoj pas dite, duke filluar nga ora 18:00 me referime nga studiues të vendeve të ndryshme. Seminari Ndërkombëtar i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare do të vijon deri me 28 gusht./KultPlus.com

Gjermania kthen edhe 77 emigrantë kosovarë

0

Gjermania sot ka kthyer edhe 77 emigrantë kosovarë, duke e rritur numrin e të kthyerve në 1,342 deri tani, ka njoftuar Ministria e Brendshme gjermane.
“Të huajt që në vendet e tyre nuk persekutohen, ne i kthejmë sa më shpejt të jetë e mundur në qoftë se ata nuk kthehen vullnetshëm”, ka thënë ministri i brendshëm gjerman, Joachim Herrman, transmeton Indeksonline.

Herman poashtu ka vlerësuar se ndërtimi i një qendre për pranimin e azil-kërkuesve nga Ballkani në territorin e Bavarisë e përshpejton kthimin e emigrantëve në vendet e tyre të origjinës.

Ai e ka ripërsëritur se të ardhurat për azil-kërkuesit nga Ballkani janë reduktuar në 143 euro për muaj, duke shtuar se emigrantët që vijnë nga vendet e sigurta të origjinës, për të mos iu refuzuar azili duhet të dëshmojnë se ata nuk vijnë në Gjermani për arsye ekonomike.

Ushtaraket gjerman të KFOR-it dhe FSK performojnë bashkërisht në Prizren

0

Me moton “Muzika bashkon” Trupa Muzikore e Marinës së Bundesverit, në kuadër të trupave gjermane të KFOR-it do të performojnë së bashku me Big Band-in e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një koncert që do të mbahet në Prizren. Kjo bëhet me synimin që të përforcohet në mënyrë të qëndrueshme lidhja në mes të forcave të armatosura dhe shoqërisë.

Koncerti është paraparë të mbahet 20 gusht 2015, nga ora 19:00 në oborrin e kinemasë së vjetër të qytetit të Prizrenit, ku pritet të marrë pjesë dhe të mbajë një fjalim përshëndetës edhe komandanti i kontingjentit të 41 gjerman të KFOR-it, koloneli i shtabit të përgjithshëm Jörn Villmann.

Në njoftimin e zyrës për marrëdhënie me publikun në kuadër të Trupave paqeruajtëse gjermane të KFOR-it me seli në Prizren, thuhet se kjo bëhet në fokusin e një shkëmbimi kulturor, ndërsa para fillimit të mbrëmjes muzikore të larmishme do të ketë edhe takime të shumta për të gjithë vizitorët.

Në ceremoni pritet të marrin pjesë figura politike dhe ushtarake të trupave të KFOR-it dhe FSK-së.

“Muzika e një orkestre simpatike të vë në lëvizje, i liron emocionet – si në sallën e koncertit ashtu edhe në sheshin e qytetit. Ajo ndërton ura, pikërisht në botën e jashtme dhe përtej barrierave gjuhësore dhe ndihmon në hapjen e dyerve. Me këtë rast Trupa Muzikore e Marinës me ndihmën e tingujve muzikorë dëshmon të kundërtën e paragjykimit, që muzika ushtarake qenka vetëm muzikë marshi: ofrohet një program i larmishëm i muzikës frymore duke u nisur prej klasikes nëpër atë simfonike e tradicionale nga mjuzikëlli dhe muzika e filmit, e deri te titujt e Big Band-it”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Seks për herë të parë: Gjërat të cilave u frikësohen vajzat e virgjëra

0

Kur bëhet fjalë për seksin, shumë femra, sidomos vajzat e reja që nuk kanë përvojë, nganjëherë ndiejnë frikë dhe pasiguri, që i shtynë t’i ikin marrëdhënieve seksuale.

Që ta përjetoni seksin, është e nevojshme që të liroheni nga frikësimet e paarsyeshme. Nëse keni frikë nga të bërit dashuri, asnjëherë nuk do të mund ta përjetoni atë.

Ja cilat janë gjërat më të shpeshta të cilave vajzat e virgjëra ua kanë frikën.

Organi i madh gjenital

Shumë vajza i frikësohen seksit sepse frikësohen nga madhësia e penisit. Ato kanë përshtyopjen se organi i madh gjenital do tu shkaktojë dhimbje. Kjo është arsyeja pse ato vendosin të mbesin më gjatë të virgjëra.

Humbja e virgjërisë

Për shumë vajza virgjëria paraqet një pasuri e cila duhet ti dhurohet një mashkulli vërtetë të vecantë. Kjo është edhe arsyeja që disa prej tyre shumë herët angazhohet në seks oral ose anal. Dhimbja gjatë shpërthimit të himenit mund të frikojë një numër të madh femrash duke zvogëluar dëshirën e tyre për përvoja të reja në shtrat.

Dhimbja

Femrat kanë frikë nga përvoja e parë seksuale për shkak të dhimbjes. Megjithatë pas përvojës së parë shpejt vjen kënaqësia. Një ose dy herë mund t’ju ndodhë të përjetoni dhimbje, por me kalimin e kohës ajo do të zhduket. Përndryshe frika nga dhimbja është e natyrshme dhe partneri juaj do duhej ta kuptonte.

Shtatzënia

Pasi bën seks, secila femër rrezikon të mbetet shtatzënë. Seksi pa përdorimin e kondorit mund të jetë argëtues dhe pasiononte, por mund të jetë edhe i rrezikshëm. Jo vetëm për shkak të shtatzënësisë por edhe për shkak të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.

Femrat përfshihen shpesh në panikë pasi nuk janë të gatshme të bëhen nëna.

Gazrat

Ka disa pozicione në seks që mund të bëjnë që femra gjatë seksit të lirojë ajër. Kjo më së shpeshti ndodhë në pozicionin “doggy style”. Vajzat e reja nuk e dinë se bëhet fjalë për ajër dhe ndihen keq për shkak të kësaj./Java

Adelina përshëndet me një foto të nxehtë

0

Këngëtarja Adelina Tahiri nga fotot që poston vazhdimisht duket që po kalon momente të bukura këtë sezon vere.

Ajo së fundmi ka nxjerrë një foto në bikini e shtrirë mbi një dyshek të ujit.

Kurrsesi nuk mund të na ikë nga sytë pamja e këngëtares dhe linjat e saj trupore të cilat ajo e ka pas edhe për qellim që t’i ekspozojë në këtë foto.

Gjykata e dënon Abdullah Thaçin

0

Ish- punëtori i ProCredit Bank, Abdullah Thaçi, është gjobitur me 5 mijë euro nga Gjykata Themelore në Prizren në fund të një procesi gjyqësor gati trevjeçar
Thaçi, në fund të procesit, e ka pranuar fajësinë në veprën penale të zbulimit të fshehtësisë zyrtare.

Në seancën e fundit, mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Rexhep Hasani, para trupit gjykues kërkoi nga gjykata që meqë i akuzuari vullnetarisht ka pranuar fajësinë, t’i shqiptojë një dënim më të butë.

Edhe vet i akuzuari u pajtua me fjalën e mbrojtësit të tij, duke cekur edhe faktin se është i papunë dhe se është penduar thellë për veprimet e tija.

Në bazë të pranimit të fajësisë, Gjykata Themelore e Prizrenit morri aktgjykim me të cilin e dënoi Abdullah Thaqin me 6 muaj burgim efektiv.

Mirëpo me pajtimin e palëve, dënimi i shqiptuar me burg në kohëzgjatje prej 6 muajve, u zëvendësua në dënim me gjobë në shumën prej 5 mijë eurove, të cilin Thaçi është i obliguar ta paguajë në pesë këste mujore.

E dëmtuara ProCredit Bank, nëpërmjet përfaqësuesit të autorizuar, avokat Florin Vërtopi, paralajmëroi se do të parashtrojnë edhe kërkesë pasuroro- juridike.

Abdullah Thaçi akuzohej se më 31 korrik të vitit 2012, derisa ishte në orar të punës në cilësi të personit zyrtar dhe pa pasur autorizim u ishte qasur llogarive bankare të klientëve të kësaj banke Nexhat Çoçajt – drejtor i Arsimit në Prizren dhe Bekim Thaçit – mësimdhënës.

Sipas aktakuzës, ai ka thyer procedurat e aplikueshme bankare, pikërisht marrëveshjen mbi konfidencialitetin dhe moszbulimin e informacioneve bankare.

Abdullah Thaçi, sipas aktakuzës, gjendjen e llogarive të dy klientëve i kishte futur në një zarf dhe ia kishte dorëzuar Lëvizjes “Vetëvendosje”, e cila këto llogari bankare i kishte përdorur për të ushtruar kallëzim penal.

Tani për këtë rast, drejtori i DKA-së në Prizren Nexhat Çoçaj akuzohet për “keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar”. /Kallxo.com/