14.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Fan Noli në këndvështrimin e Robert Austin

Ligjëratën e parë, në serinë e ligjëratave të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare e filloi studiuesi i historisë shqiptare, nga Toronto, Robert Austin dhe drejtuar nga Muhamet Hamiti. Kryesisht interesimi i Austin, për historinë e Shqipërisë sillet rreth figurës së Fan Nolit dhe, pothuajse tërë studimet e tij janë bërë duke pasur si pikënisje Nolin.

Interesimet e tij për historinë e Shqipërisë janë sjell kryesisht rreth Nolit, ku sot ligjëratën e tij e mbajti mbi temën “Epoka dhe trashëgimia e Fan Nolit”.

Studimi i prezantuar nga profesori Austin, kryesisht përfshin jetën dhe veprimtarinë politike të politikanit, linguistit, përkthyesit e shkrimtarit shqiptar Fan Noli. Pjesa kryesore e kësaj ligjërate iu dedikua punës së Nolit gjatë periudhës së qershorit të vitit 1924 dhe ardhjen në fuqi si kryeministër vendi. Po ashtu, diskutimi ishte edhe për mënyrën e tij të udhëheqjes, marrëdhëniet me jashtë, ndikimi i fesë në veprimtarinë e tij, etj.

I pranishëm në këtë ligjëratë, përpos studiuesve dhe seminaristëve, ishe edhe Ministri i Kulturës, Kujtim Shala. Austin ka punuar në Shqipëri në vitet e 90-ta, ishte i punësuar në Zërin e Amerikës dhe në Evropën e Lirë, ndërsa prej kohësh është profesor në Universitetin e Torontos, ndërsa si studiues dhe profesor mysafir ka punuar edhe në Evropë.

Studiuesi i njohur i çështjeve shqiptare, më specifikisht njohës i historisë së Shqipërisë të viteve 20-të, Robert Austin, ka doktoruar në vitin 1997 me temën “Ngritja dhe rënja e vizionit të Fan Nolit për Shqipërinë”, mbi bazë të kësaj teze të doktoratës Austin ka botuar në Shqipëri në vitin 2000 librin në shqip “Shtegu i pashkelur i Fan Nolit – Demokracia shqiptare në vitet 1920-24”, po ashtu librin e tij të dytë autori, studiuesi Robert Austin ka botuar në Prishtinë në vitin 2013 me titull “Fan Noli dhe revolucioni i humbur”.
Seminarit Ndërkombëtar i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare ditën e tij të parë do ta vazhdoj pas dite, duke filluar nga ora 18:00 me referime nga studiues të vendeve të ndryshme. Seminari Ndërkombëtar i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare do të vijon deri me 28 gusht./KultPlus.com

Më Shumë

Itali, Angli dhe Arabi Saudite, Raphael Varane ka tre oferta në tavolinë

Epokës së Raphael Varane te Manchester United po i vjen fundi. Pas muajsh spekulimesh, është konfirmuar se mbrojtësi francez do të largohet nga klubi...

25 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit

Më 16 maj 1999 në rrethana ende të pandriçuara është zhdukur Ukshin Hoti. Veprimtari i mirënjohur i Lëvizjes Kombëtare, profesori Ukshin Hoti u lind më...

Lajmet e Fundit