22.8 C
Prizren
E diel, 5 Maj, 2024

Ushtaraket gjerman të KFOR-it dhe FSK performojnë bashkërisht në Prizren

Me moton “Muzika bashkon” Trupa Muzikore e Marinës së Bundesverit, në kuadër të trupave gjermane të KFOR-it do të performojnë së bashku me Big Band-in e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një koncert që do të mbahet në Prizren. Kjo bëhet me synimin që të përforcohet në mënyrë të qëndrueshme lidhja në mes të forcave të armatosura dhe shoqërisë.

Koncerti është paraparë të mbahet 20 gusht 2015, nga ora 19:00 në oborrin e kinemasë së vjetër të qytetit të Prizrenit, ku pritet të marrë pjesë dhe të mbajë një fjalim përshëndetës edhe komandanti i kontingjentit të 41 gjerman të KFOR-it, koloneli i shtabit të përgjithshëm Jörn Villmann.

Në njoftimin e zyrës për marrëdhënie me publikun në kuadër të Trupave paqeruajtëse gjermane të KFOR-it me seli në Prizren, thuhet se kjo bëhet në fokusin e një shkëmbimi kulturor, ndërsa para fillimit të mbrëmjes muzikore të larmishme do të ketë edhe takime të shumta për të gjithë vizitorët.

Në ceremoni pritet të marrin pjesë figura politike dhe ushtarake të trupave të KFOR-it dhe FSK-së.

“Muzika e një orkestre simpatike të vë në lëvizje, i liron emocionet – si në sallën e koncertit ashtu edhe në sheshin e qytetit. Ajo ndërton ura, pikërisht në botën e jashtme dhe përtej barrierave gjuhësore dhe ndihmon në hapjen e dyerve. Me këtë rast Trupa Muzikore e Marinës me ndihmën e tingujve muzikorë dëshmon të kundërtën e paragjykimit, që muzika ushtarake qenka vetëm muzikë marshi: ofrohet një program i larmishëm i muzikës frymore duke u nisur prej klasikes nëpër atë simfonike e tradicionale nga mjuzikëlli dhe muzika e filmit, e deri te titujt e Big Band-it”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Më Shumë

Krasniqi sonte përballet me Silva

Haxhi Robin Krasniqi dhe Jorge Silva do të  përballen sot mbrëma. Meçi mes tyre do të zhvillohet në Augsburg të Gjermanisë dhe i takon kategorisë...

Sonte, spektakël i basketbollit pritet në Therandë

Beteja mes Golden Eagle Yllit dhe Pejës do të vazhdojë sonte mbrëma për kualifikim në finale të “Play-off”-it në Prince Caffe Superligë. Therandasit po fitojnë 2:1...

Lajmet e Fundit