16 C
Prizren
E diel, 8 Qershor, 2025
Home Blog Page 6616

Rruga e Kosovës drejt UNESCO-s, e pandalshme

0

Zyrtarët qeveritarë dhe njohësit e organizatave ndërkombëtare nuk besojnë se Serbia do të arrijë ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Edita Tahiri dhe Afrim Hoti kanë deklaruar për “Epokën e re” se rruga e Kosovës drejt këtij mekanizmi të rëndësishëm ndërkombëtar është e pandalshme, duke shtuar se përpjekjet e Serbisë për ta penguar këtë anëtarësim do të shkojnë huq.

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë se shtetet e ndryshme të botës në momentin e votimit do ta kenë parasysh rolin paqësor dhe stabilizues të shtetit të Kosovës në rajon.

“Serbia nuk mund ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, sepse Kosova tashmë është një shtet i njohur nga mbi 110 vende të botës, në mesin e tyre fuqi të mëdha botërore. Po ashtu, Kosova ka dhënë dhe po jep dëshmi si një faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon. Kosova është seriozisht e angazhuar për normalizim e marrëdhënieve ndërfqinjësore edhe me Serbinë. Ndërkohë që, me gjithë fqinjët e tjerë të rajonit, zhvillon politika të fqinjësisë së mirë dhe stabilitetit rajonal. Kështu që, mendoj se vendet e ndryshme të botës që do të votojnë pro anëtarësimit të Kosovës në UNESCO do ta kenë parasysh rolin paqësor dhe stabilizues të shtetit të Kosovës në rajon”, ka thënë Tahiri.

Ajo ka bërë me dije se angazhimet e Serbisë për ta penguar anëtarësimin e Kosovë në UNESCO dhe mekanizma të tjerë ndërkombëtarë janë kundër frymës së marrëveshjes së Brukselit.

“Angazhimet e Serbisë, që ta pengojë në një mënyrë apo tjetër shtetin e Kosovës në politikën e jashtme dhe institucionet ndërkombëtare, nuk janë në frymën e marrëveshjes së Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve ndërfqinjësore. Edhe pse verbalisht Serbia vazhdimisht pretendon se po punon për fqinjësi të mirë, në anën tjetër në forma në ndryshme bën pengesa”, është shprehur Tahiri, duke shtuar se veprime të tilla Serbia po bën vazhdimisht.

“Këtë e kemi parë edhe në procesin e zbatimit të marrëveshjes për bashkëpunimet rajonale, ku Serbia, në vend se të heqë dorë nga pengesat, ashtu siç është zotuar me këtë marrëveshje, ne kemi informacione se ajo kohë pas kohe angazhohet për të kundërtën. Kështu që, qëndrimi ynë është që Serbia duhet të jetë konsekuente në atë që në Bruksel dakordohet, shpreh gatishmërinë apo nënshkruan për normalizimin e marrëdhënieve ndërfqinjësore me Kosovën”, është shprehur ajo.

Edhe profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, Afrim Hoti, beson se angazhimi i Kosovës dhe miqve të saj do të triumfojë në këtë rrugë karshi përpjekjeve të Serbisë dhe aleatëve të saj.

“Nuk besoj se Serbia do të mund ta pengojë anëtarësimin e Republikës së Kosovës në UNESCO, sepse anëtarësimi është çështje e procedurës. Tash të dyja vendet janë duke lobuar për dhe kundër, mirëpo unë besoj se Kosova, me mbështetje të miqve, do të anëtarësohet në këtë mekanizëm dhe përpjekjet e Serbisë do të shkojnë huq”, ka thënë Hoti.

Ai ka deklaruar se UNESCO nuk ka vend për ata që aplikuan maksimën e “tokës së djegur”.

“Në UNESCO nuk ka vend për ata që aplikuan logjikën e ‘tokës së djegur’, në vend të ndarjes demokratike dhe kulturore të shteteve; njohën vrasjen dhe terrorin shtetëror në vend të demokracisë dhe të drejtave të njeriut; dhe dogjën, bombarduan e shkatërruan në mënyrë të planifikuar të gjithë tempujt fetarë gjatë luftës së Kosovës”, është shprehur Hoti.

Menjëherë pas aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), diplomacia serbe ka nisur një ofensivë diplomatike me aleatët e saj për ta penguar këtë anëtarësim. /Epoka e Re/

Po restaurohet ura e Shën Prodhromit

0

Ura 300 vjeçare e Shën Prodhromit, e cila ndodhet në fshatin Voskopojë, i është nënshtruar së fundmi restaurimit. Specialistë dhe punëtorë te Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare nga bashkia e Korçës pasi kanë konstatuar disa problematika si dëmtimi i shtresës së sipërme, muratura e dëmtuar në pjesë të shumta të saj, apo dhe problemi i ujërave sipërfaqësore, kanë realizuar një ndërhyrje emergjente për të shmangur rrezikshmërinë dhe dëmtimin e mëtejshëm të urës, shkruan agjencia telegrafike shqiptare.

DRKK njofton se ekipi i mirëmbajtjes ka kryer edhe disa punime siç janë pastrimi të bimësisë, zëvendësimin e gurëve të munguar, sistemimin e shtresës së kalldrëmit, fugatim, mbushje të çarjeve vertikale dhe disiplinimin e ujërave sipërfaqësore.

Ura 300 vjeçare e Shën Prodhromit është monument i kategorisë se parë në fshatin Voskopojë dhe lidh fshatin me Manastirin e Shën Prodhromit. Ajo përbëhet nga dy harqe prej guri të skalitur mirë dhe është ndërtuar në te njëjtën periudhë me fshatin me 24 kisha. Pjesa e sipërme e saj është kalldrëm.

Ura e Shen Prodhromit Ura e Shen Prodhromit1

Për ty po derdhi lot

0

Nuk po të shkruaj për të të thënë se të dua shumë, as për të të thënë se për ty po derdhi lot në këto momente. Ajo që sot më shtyn të shkruaj është malli që kam për ty. Vërtet, në këto momente po ndjej mall. Edhe pse nuk kam ndjenjë dashurie, mallin e respektoj, respekti për ty është e vetmja që më ka mbetur brenda meje dhe nuk po dua ta zhduk.

Malli në këto momente nuk po më lërë, vërtet, të qetë. Sot më erdhën në mendje kujtimet dhe ëndrrat që thellë i kam varrosur në shpirt, ato miliona ëndrra që, vërtet, ka kohë që kanë filluar të tretën.

Sot vetëm malli më shtyn të të shkruaj, më bën që të bashkoj edhe një herë si një mikeshë të vjetër që
kurrë nuk arrita të të hap zemrën. E vetmja ndjenjë që për ty nuk e kam shuar është respekti. Po sot kjo ndjenjë më çon në mallin që kam për ty, mallin që kam për të të parë dhe për të të shtrënguar një herë fort pas vetes dhe të ulëm me ty në një tavolinë kafeneje e të bëjmë muhabet për kohën kur nuk kemi folur në telefon… dhe për të kaluar disa çaste të bukura bashkë, thjesht, si miq të vjetër.

Dhe, ndërsa u ktheva me fytyrë nga muri, më dolën dy pika loti nga sytë e mi. Nuk e kuptova përse po qaja po vetëm kur lotët më pikuan në kafe kuptova se ishin duke bërë rrugën e tyre që kishin kohë pa e bërë, se vetëm ajo ndjenjë e mallit më bëri të shpalos edhe një herë tërë kohën.

Eja e më përqafo të të jap lumturi e zemër, do jemi një trup që rrezohet nga dielli e ndriçohet nga hëna… sepse zemra më thotë se të dua. Duhet dikur ta kuptojmë se kemi lindur për njëri-tjetrin./Yti, Memli/kosovarja/

Mbërrijnë albanologët

0

Fundi i muajit gusht, edhe këtë vit kthen vëmendjen te ngjarja më e madhe e albanologjisë në Kosovë, Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, i cili në edicionin e tij të 34-të bën bashkë në kryeqytet 120 albanologë nga vende të ndryshme të botës, ndërsa këtë vit atyre u janë bashkuar edhe arbëreshët e Zarës. Nga 17 deri më 28 gusht, në seminar do të diskutohet mbi gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare.

Në muajin gusht në fakultetin tonë, fillon ngjarja më e madhe ndërkombëtare e gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare, ka thënë Sedat Kuçi, dekan i Fakultetit të Filologjisë. Siç është shprehur ai, ky fakultet është me fat, është i nderuar dhe krenar që ka trashëguar nga të parët e vet, profesorët largpamës, një institucion aq të rëndësishëm arsimor, shkencor e kulturor të përmasave ndërkombëtare.

“Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën shqiptare, përveç rolit arsimor, shkencor e kulturor vazhdon t’i përmbushë edhe 1. misionin e afirmimit të vlerave të kulturës shqiptare në botë, 2. misionin e përhapjes së mendimit intelektual shqiptar për probleme të caktuara gjuhësore, letrare e kulturore, 3. misionin e njohjes reciproke me rezultatet e studiuesve shqiptarë dhe të huaj në fusha të ndryshme të albanologjisë, 4. misionin e krijimit të mundësive të reja midis studiuesve shqiptarë dhe atyre të huaj që ka një rëndësi të madhe në aspektin e bashkëpunimit ndërnjerëzor dhe ndërkombëtar midis kulturave e popujve. Duhet të theksojmë se sivjet pjesëmarrës të Seminarit do të jenë edhe përfaqësuesit e arbneshëve të Zarës dhe 5. misionin e krijimit të mundësive të reja për mobilitet të studentëve, të pedagogëve dhe të hulumtuesve shkencorë”, ka thënë Kuçi.

Isa Mustafa, kryeministër i Kosovës, është shprehur se Seminari është bërë një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore dhe shkencore të Kosovës, dhe kjo si rezultat i vazhdimësisë kohore të organizimit, dimensionit të hulumtimeve shkencore të gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare, si dhe përmasave dhe pjesëmarrjes së studiuesve nga mbarë bota dhe të gjithë atyre që po e japin kontributin e tyre në këtë Seminar.

“Aktivitetet të cilat zhvillohen në këtë Seminar, aktualiteti i temave të prezantuara, si dhe karakteri gjithëpërfshirës i tyre, padyshim se e bëjnë Seminarin një ambient shumë të përshtatshëm që një gjuhë, letërsi dhe kulturë, në këtë rast shqiptare, të shtjellohet, dhe të vlerësohet nga këndvështrime të ndryshme të ndërlidhura ngushtë me gjuhët, kulturat dhe letërsinë e vendeve të cilat ju i përfaqësoni këtu dhe të vendeve të tjera”, ka thënë Mustafa, duke shtuar se për të gjithë këto dekada të funksionimit të tij, Seminari ka promovuar shkencën dhe kulturën shqiptare, e së fundi është bërë një prej ambasadorëve shumë të rëndësishëm të komunikimit kulturor të Kosovës me gjithë botën.

“Gjuha shqipe ka luajtur rol shumë të rëndësishëm në progresin tonë historik, politik dhe ekonomik, si dhe në atë social, prandaj një gjë është e sigurt, pa gjuhën shqipe të ruajtur dhe të kultivuar, kështu siç e kemi bërë, kombi ynë nuk do të mundë të qëndronte përballë valëve dhe historisë me të cilën ne jemi ballafaquar”, ka thënë kryeministri Mustafa, teksa ka shtuar se shumica kanë bartur për shumë vite organizimin e Seminarit, duke mos u dorëzuar përpara vështirësive, duke u vënë në kërkim të rrugëve dhe mënyrave për të mbajtur gjallë Seminarin.

Studiuesit me përkushtimin e tyre kanë bërë ç’është e mundur për të mbajtur gjallë amanetin e rilindësve, është shprehur Qemal Minxhozi, ambasador i Shqipërisë në Kosovë, teksa ka thënë se gjuha shqipe mbijetoi në një vend të okupuar për dekada.

“Për 40 vjet, katër dekada gjuha jo vetëm që ka mbijetuar, por është zhvilluar me një ritëm të shpejtë. Mungoi vetëm shtatë vjet që nuk është organizuar ky Seminar aq prestigjioz, që nuk ka vlerë vetëm për Kosovën, për rajonin, për shqiptarët, por ka një vlerë shumë të veçantë edhe për ndërkombëtarët”, ka thënë Minxhozi, duke shtuar se përgjegjësia për gjuhën shqipe, për kulturën shqipe nuk i takon Qeverisë, nuk i takon një brezi, por i takon çdo njeriu që i thotë vetes shqiptar.

“Është shumë e rëndësishme, që në kohë paqe, siç është Kosova sot duhet t’i shohim përpjekjet tona që të gjitha institucionet në Kosovë sidomos në bashkëpunim të plotë edhe me të gjitha institucionet shqiptare, të çojmë përpara punën e filluar para 4 dekadave nga i ndrituri Idriz Ajeti”, ka thënë Qemal Minxhozi.

Rrahman Paçarizi, drejtor i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën shqiptare, ka thënë se bart mbi supe një institucion të rëndësishëm me një traditë kaq të gjatë e të suksesshme, me një mision kaq shkencor e racional, duke ditur që nëpër të kanë kaluar emrat më eminentë të shkencave të albanologjisë.

“Një ndjenjë të veçantë të bie edhe fakti që mijëra studentë nga vende të ndryshme të botës për gjatë katër dekadave të këtij Seminari kanë ardhur këtu për të mësuar shqipen, qindra prej tyre sot janë emra të njohur të albanologjisë, shumë prej tyre kanë kontribuar në hapjen e katedrës së shqipes në botë”, është shprehur Paçarizi, teksa ka treguar se në Seminar sivjet nis një sesion i veçantë për kulturën shqiptare në të gjitha dimensionet e saj. “Seminari është tubimi më i madh dhe më i rëndësishëm për shkencat albanologjike të cilat janë shumëdimensionale dhe multidisiplinare”, ka thënë Paçarizi, teksa ka kërkuar nga institucionet që të njohin dhe të pranojnë rezultatet e punës hulumtuese dhe shkencore që bëhen në institucionin e Seminarit, pasi, siç ka thënë ai, në botë nuk ka një institucion më serioz që merret me shkencat albanologjike dhe nuk ka një revistë më përfaqësuese se kjo e Seminarit, ku botohen të arriturat në këto fusha./zeri/

Kështu Anton Quni motivonte ushtarët e tij (VIDEO)

0

Një video me pamje të luftës së fundit në Kosovës, e lëshuar në kanalin e YouTube nga Associated Press, e shfaq deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Qunin, duke motivuar ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare, të Brigadës 138, njofton Klan Kosova.

Atëherë komandant i forcave speciale të UÇK-së, Quni u thotë ushtarëve të tij se forcat serbe nuk e kanë motivin e tyre, sepse ata nuk po luftojnë për të mbrojtur vendin siç po bënë UÇK-ja.

“Ne mund të shohim se armiku nuk ka motivim për të luftuar për shkak se ata nuk janë duke luftuar për atdheun e tyre”.

“Ne e dimë se kjo është një luftë për të pushtuar dhe askush ndonjëherë nuk e ka fituar luftën në të cilën ka hyrë për të pushtuar”.

Qeriqi sot para prokurorisë

0

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së Xhevdet Qeriqi ka marrë ftesë që të paraqitet sot në orën 09:00 në stacionin nr. 2 të policisë për intervistë lidhur me protestën e veteranëve të mbajtur më 7 gusht të këtij muaji.

Qeriqi thotë se do t’i përgjigjet ftesës, por deklaratë nuk do të japë dhe këtë do ta bëjë kur të vijë puna në prokurori.

“Do të paraqitem, sepse luftën e kam bërë shtet ligjor, prandaj do të respektoj institucionet, megjithëse e kam ditur edhe atëherë, e di edhe tash se këto janë veprime me motive politike”, deklaroi Qeriqi për KP.

Ai njofton se është i vetmi nga pjesëmarrësit në protestë që është thirrur për intervistë në polici, ngase i ka pyetur edhe shokët e protestës dhe asnjë prej tyre nuk ka marrë thirrje.

SHBA: Gara e hershme prsidenciale dhe Kosova

0

Grupi i garuesve republikanë sipas sondazheve hëpërhë vazhdon të udhëhiqet nga miliarderi Donald Trump.

Derisa vrapi e pakos së senatorëve, ish guvernatorëve apo guvernatorëve aktualë republikanë i ngjanë më tepër, siç e tha kohë më parë presidenti Bill Clinton, garës së barabartë të kuajve në njëqind metrat e para në Kentucky Derby, kur asnjëri nuk ka një përparësi të ndjeshme, në anën tjetër demokratët dominohen nga ish senatorja dhe ish zonja e parë Hillary Clinton, të cilës po i bënë karshillëk sentori ‘socialist,’ Burney Sanders.
Grupi i garuesve republikanë sipas sondazheve hëpërhë vazhdon të udhëhiqet nga miliarderi Donald Trump, i cili po i thotë të gjitha ato që i mendojnë por nuk i thonë kandidatët e tjerë të cilët në këtë fazë po e ruajnë ‘korrektësinë politike.’

Sa e njohin kandidatët e shpallur Kosovën

Sigurisht se çështja e Kosovës dhe politika ndërkombëtare nuk ka qenë çështje e debatit të deritashëm apo e deklaratave për shtyp të kandidatëve të vetëshpallur. Dhe është mirë që Kosova nuk është pjesë e debatit apo diskutimeve derisa vazhdon jetën e saj në paqe si një shtet normal. Nga afër njëzetë kandidatë që tashmë kanë shpallur kandidaturën, gjashtëmbëdhjetë republikanë dhe tre-katër demokratë, shumica e tyre asnjëherë nuk kanë përmendur apo të kenë deklaruar ndonjë qëndrim zyrtar për Kosovën. Kjo thjeshtë për shkak të moshës së tyre dhe hyrjes në politikë në dekadën e fundit, periudhë kur Kosova ishte larguar nga faqet e para të shtypit amerikan dhe botëror.

Trashëgimia e familjeve Clinton dhe Bush për Kosovën

Nga ata që e kanë më ‘afër zemrës’ Kosovën sigurisht se janë kandidatët nga familjet demokrate Clinton dhe republikane Bush. Hillary Clinton ishte zonja e parë në kohën kur bashkëshorti i saj, Bill Clinton urdhëroi ushtrinë amerikane si prijëse e NATO-s të nisë bombardimet kundër forcave serbe dhe Serbisë në mars 1999. Jeb Bush është djali dhe vëllai i presidentëve George Bush plaku dhe i riu të cilëve në trashëgiminë e tyre presidenciale sigurisht Kosova do t’u zë nga një paragraf: njërit për ‘Kërcënimin e Kërshëndellave’ në dhjetor 1992 dhe tjetrit për njohjen e Pavarësisë së Kosovës në shkurt 2008.
Gara presidenciale për zgjedhjet e vitit 2016 në Amerikë do të jetë interesante për vetë vendin, për botën dhe sigurisht pashmangshëm edhe për Kosovën, si një vend mbështetës më i madh i lirisë dhe pavarësisë së saj.RTK

Djali i Richard Holbrooke sot në Kosovë

0

Djali i diplomatit të ndjerë amerikan Richard Holbrooke, sot viziton Kosovën dhe promovon filmin “The Diplomat”, kushtuar karrierës dhe trashëgimisë së babait të tij, njoftoi Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë.

David Holbrook paradite do të qëndrojë në Viti, ku pas takimit me kryetarin e Komunës do të vizitojë kompleksin “Richard Holbrooke” dhe ekspozitën kushtuar babait të tij në Galerinë e Arteve të qytetit.

Shfaqja e filmit “The Diplomat” do të bëhet në Kino Lumbardhi në Prizren, me fillim në orën 20:00.

Milionerët e paligjshëm, në duart e Speciales

0

Edhe krimi i organizuar dhe korrupsioni në filtrin e Gjykatës Speciale

700 lëndë të krimeve të luftës nga EULEX-i janë duke u shpërndarë në prokuroritë vendore

“Gjykata Speciale është e orientuar tjetërkund. Nuk është vetëm për krime lufte, por do të përfshijë edhe krime të tjera. Atje do të shkojnë krimet ekonomike, korrupsioni dhe krimi i organizuar. Gjykata Speciale do të na ndihmojë shumë, pasi do të pastrojë shumë institucione shtetërore. Ajo do të jetë shumë e dobishme, ngase do të na pastrojë edhe ne që punojmë në drejtësi. Duhet të bëhen hetimet ndaj milionerëve, se ku kanë qenë më herët dhe ku janë tani, për të parë se si kanë ardhur deri këtu. Janë lakuar emra individësh dhe kompanish, ndërkohë që nuk është bërë asgjë. Vendorët e kanë pasur problem të akuzojnë, për shkak të rrethanave”, ka thënë një burim i mirinformuar nga safi i parë i Prokurorisë së Shtetit

Milionerët e pasluftës në Kosovë dhe të inkriminuarit në fushën ekonomike dhe në atë të krimit të organizuar dhe korrupsionit do të kalojnë gjithsesi në filtrin e Gjykatës Speciale. Funksionimi i kësaj gjykate nuk do të prekë vetëm individë, zyrtarë të lartë, por edhe drejtues biznesesh të paligjshme, që pa dyshim kanë lidhje me njerëzit e politikës. Ky është informacioni i sigurt që ka Prokuroria e shtetit dhe që konfirmohet nga burime të gazetës. Çka do të thotë se këndvështrimi i Gjykatës Speciale nuk do të jenë vetëm krimet e luftës apo vetëm i ashtuquajturi raport i Dick Martyt, por edhe raste të rënda të krimit të organizuar, korrupsionit dhe krimit ekonomik.

“Gjykata Speciale është e orientuar tjetërkund. Nuk është vetëm për krime lufte, por do të përfshijë edhe krime të tjera të rënda. Atje do shkojnë krimet ekonomike, korrupsioni dhe krimi i organizuar. Gjykata Speciale do të na ndihmojë shumë, pasi do të pastrojë shumë institucione. Ajo do të jetë shumë e dobishme edhe për ne në drejtësi. Duhet të bëhen hetimet ndaj milionerëve se ku kanë qenë më herët dhe ku janë tani dhe për të parë se si kanë ardhur deri këtu. Janë lakuar emra individësh dhe kompanish, ndërkohë që nuk është bërë asgjë. Vendorët e kanë pasur problem të akuzojnë për shkak të rrethanave”, ka thënë një burim i gazetës, pjesë e organit të akuzës…/kosova sot/

S’ka BE për Serbinë pa njohjen e Kosovës

0

Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës për shkak të Katalunisë, por kjo është qesharake pasi populli katalunas do të vendosë lirshëm për të ardhmen e tij, e pranoi apo jo Spanja pavarësinë e Kosovës. Kështu ka thënë ndër të tjera në një intervistë ekskluzive dhënë “Zërit” eurodeputeti katalunas, Josep-Maria Terricabras

Është i bindur që anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian është garancia më e mirë për stabilitet dhe zhvillim në Kosovë e rajon. Madje Serbia do të jetë e detyruar që ta njohë Kosovën, nëse synon integrimin në Bashkimin Evropian.

Kështu ka thënë eurodeputeti katalunas Josep-Maria Terricabras, i cili në shumë prononcime ka përkrahur integrimin e Kosovës në BE, në një intervistë ekskluzive dhënë “Zërit”. Sipas tij, Parlamenti Evropian duhet të veprojë më shpejt sa i përket liberalizimit të vizave me Kosovën.

Mbetja e Kosovës, i vetmi vend i izoluar, sipas Terricabras, është një trajtim jo i drejtë nga Evropa që po u bëhet kosovarëve.

Eurodeputeti katalunas, ka folur edhe për marrëdhëniet Kosovë – Serbi dhe kushtet që kjo e fundit do t’i ketë drejt integrimit. “Njohja e Kosovës nga Serbia do të jetë absolutisht dhe padyshim e detyrueshme për Serbinë para se kjo të bëhet anëtare e plotë e Bashkimit Evropian”, ka thënë Terricabras.