11.9 C
Prizren
E premte, 15 Maj, 2026
Home Blog Page 6619

Shkolla “Visar Krasniqi” në Drenoc të Malishevës bëhet me bibliotekë

0

Nxënësit e klasës së pestë të shkollës “Visar Krasniqi” në Drenoc të Malishevës, kanë bërë shkollën e tyre me bibliotekë shkollore, me rreth 500 libra, pasi kjo klasë ka qenë fituese e projektit për bibliotekë, në kuadër të projektit “Kosovizion”.

Në ceremoninë e hapjes së kësaj biblioteke, mori pjesë edhe drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Avdi Morina, koordinatorja e projektit, Ardita Kabashi dhe zyrtarë të tjerë.

Hapjen e kësaj biblioteke, e ka ndihmuar edhe Komuna e Malishevës. Drejtori komunal i Arsimit, Avdi Morina, e ka quajtur pasuri dhe vlerë për shkollën dhe nxënësit.

“Qëllim i yni është investimi në shkolla dhe krijimi i kushteve sa më të mira për nxënësit dhe ju nxënës këtë investim po e tregoni me rezultatet e juaja”, tha  Morina.

Edhe koordinatorja e projektit “Kosovizion”, Ardita Kabashi i ka uruar nxënësit dhe ka treguar për rrugëtimin e nxënësve të kësaj klase, deri në realizimin e projektit të tyre.

Më pas drejtori Morina, së bashku me koordinatoren e Kabashi dhe drejtoreshën e shkollës, Bukurije Krasniqi, e kanë bërë hapjen e bibliotekës, e cila aktualisht i ka rreth 500 libra, kryesisht shkollorë, ndërsa përveç komunës, në këtë bibliotekë kanë kontribuar edhe arsimtarët dhe qytetar të tjerë të Drenocit. /PrizrenPress.com/

Një vepër me porosi të forta poetike

0

Tefik Selimi
Poezia (thjesht) është formë e dijes. Është “gjuhë” e artit poetik. Gjuhë artikuluese e poetit. Kjo “gjuhë” është art magjepsës. Pse jo? Është vlerë e “hollë” artistike letrare. Poeti reflekton art e dije. Arti i tij përjetohet, bëhet vlerë. Vlerë që ka simbolikë. Kjo simbolikë e poetit shpreh fjalorin e tij që posedon nga brenda: dhembje, durim, liri, atdhe, mall, vrull, zjarr, dashuri, vaje e deri në adhurimtari. Kjo është vlerë e lartë poetike e krijuesit. S’ka se si të mos adhurohet kjo vlerë arti. Poetët janë ata që i këndojnë popullit, dëshmorëve e historisë së atdheut. Kështu kanë kënduar edhe poetët tanë të Rilindjes, si: Naimi, Fishta, Lasgushi, Serembe, Kuteli, Asdreni, Noli e të tjerë. Pra, ata i kënduan atdheut të shtrenjtë, Shqipërisë. Zëri i tyre asnjëherë s’është ndalur së kënduari. Prandaj, s’është lehtë të jesh poet. Poet që je pjesë e popullit. E Agim Desku është i tëri poet. Poet i atdhedashurisë. Ai në vargjet e tij ka porosi të forta poetike. Poezia e tij është art shpirtëror.

Vepra poetike “Këngë Ilirishte” e Agim Deskut është një poemë kulmore e letërsisë sonë që ka porosi të forta poetike. Kjo poetikë e tij reflekton kah një art që pak kush e artikulon. Ajo (vepra) në vete ngërthen vargje me vlera të larta artistike. Poeti “prek” ide e tema që janë tonat. Lidhet me krijimet e traditës. Ai bëhet bilbil që endet me vargje cep më cep të atdheut shqiptar. Bëhet “rrëfimtar” i historisë së atdheut, Ilirisë. Vepra e Agimit është e tëra poemë lirike. Këtu, në poemë, është fjalori i tij poetik, si fjalët: liri, pavarësi, denbabaden, Durrham, Agim, Adem, Prekaz, ilirishte, flamur kuq e zi, Shqipëri, cep, lashtësi, shall, malësor, malci, plisbardhë, Çamëri Tiranë, Prishtinë, Krishti, Evropë, Amerikë, kullë, Gllogjan, Koshare, pellazg, Iliri, tokë, Dardani, lot, rrugë të mërgimit, protestë, vaj, trishtim, Tivar, fis, dri; simbolet: zjarr, lule, dashuri, kuq e zi, plis etj., janë vargje të lira plotkumbuese e zjarrmie. Ato vargje të magjepsin dhe shprehin atdhedashurinë e autorit.

Pse jo? Pra, edhe Razi Brahimi, kritik letrar nga Shqipëria, në veprën e tij “Kur flasim për poezinë”, shton se është vështirë të shkruash kur je apo kur nuk je poet. Pra, vërtetë është vështirë të jesh poet. Poetët janë thermi në botë, por ata shohin më tepër se kushdo tjetër. Janë këto vargje plot dashuri ndaj atdheut, qenies sonë, trojeve, fisit etj., aty ka art të fuqishëm poetik. Vargjet e poemës “Këngë Ilirishte” shprehin vuajte, viktima, dridhje zemrash, dhembje shpirti, por janë edhe plot zgjim e krenari për emrin Iliri, Dardani, Shqipëri, Flamur kuq e zi, Kastriot, Adema, Agima, Prekaz etj. Në këtë poemë ka dhembje, ka histori, por ka edhe gjëmë e vuajtje. Kjo vepër simbolike shpreh në miniaturë atdheun e shqiptarisë, Ilirinë natyrale. Këtu është simbolika e atdhedashurisë e të qenit shqiptar. E autori Agim Desku “rrëfen” e këndon për Ilirinë shqiptare. Ai (poeti) bëhet “rebelues” e zjarr për ta parë si tërësi atdheun shqiptar, sepse, gjer dje, ky atdhe, Ilirishtja, ishte i dëmtuar “nga argatët e dreqit”, të cilët e copëtuan në katër anët e tij. Poeti shton e këndon: “Nuk më linin të udhëtoja/ nëpër secilin cep t’atdheut/ të bëhesha edhe unë hero/ f. 15). Në poezinë “Për lirinë e atdheut”, poeti Agim Desku, shton me përulje ekzaltimi: “Dëgjoma zot lutjen time/ Të dashurisë e atdheut/ Se zjarri i tyre me djeg/ Në secilën pjesë të trupit”/ (f. 20). Autori qahet, gufon e revoltohet, proteston e rebelohet duke thënë se, ky popull që flet Ilirisht, shqip, është zot për atdhe. Ai, shton në poemë: “Ti zoti i kësaj dashurie/ I kësaj toke/ I botës më ndryshe/ Ti je vetë zoti/ I secilit lot të çamëve/ I këngëve dhe vdekjeve shqip” (f. 20). Poeti shkon lart, lart gjer në adhurimtari, dëshirë e tij, e cila gufon nga thellësia e shpirtit e bëhet plot frymëzim e etje për ta njohur e dashur historinë tonë të lashtë.

Kjo poezi është subtile, atdhedashurie, madje edhe mallëngjyese njerëzore, e cila, si e tillë, “preket” nëpër vargje të forta atdhetare kuteliane, kadariane, agolliane, lasgushjane e podrimjane. Por, vargjet e veprës “Këngë Ilirishte”, në fokus kanë transponimin artistik të materies. Këtu qëndron vlera poetike. Kjo është vepër sublime e simbolike. Vepër që ka si temë të qenunit shqiptar. Ky vend, ky atdhe e këto troje, janë denbabaden shqiptare – thotë autori. Agim Desku këtu këndon dhe poema e tij nuk ndalet. Autori këndon dhe vajton për një histori të të qenurit Iliri, ku ka zot e ka dhe mbi këtë fe e atdhe, që e ka emrin, shqiptarizëm. Poeti pejan e evokon të kaluarën tonë, por edhe kohën jo të largët të luftës për liri dhe pavarësi. Poeti këndon e rrëfen historinë tonë shqiptare, si: /Për emrin/ Ilir/ Në Durrah/ Më flet historia/ Shqip/ Dymijë vjet para Krishti/ (f. 14). Këto poezi të përkujtojnë poetin zëmadh, A. Podrimjen, të cilin Desku e hijezon idenë dhe shton: “Ilir nuk është emri im i fundit” (f. 15). Pse jo? Autori e përkujton kohën e zgjimit të popullit, i cili u ngrit në protesta për liri shqipe, dhe shton: “Me vite/ Jeta ime ishte protestë/ Për një atdhe/ Të lirë shqip” (f. 23). Ai (populli) protestoi për flamurin kuq e zi, e poeti shton: “Sot protestoj/ Më shumë se kurrë/ Për flamurin kuq e zi”. Vepra e Agim Deskut të përkujton edhe veprën e Naimit, “Bagëti e Bujqësia”, ku poeti shton se, “po të hypja në Olimp, do të shihja Ipekun, Skupin, Prishtinën e vendet e tjera shqiptare”.

Po edhe Desku, në “stilin” naimian, shton: “Në Prishtinë e Tiranë/ Ah edhe në Çamëri/ Bashkë me vargun tim/ Protestojmë për liri/ Për Bashkimin kombëtar” (f. 33). Poeti nuk largohet nga toka Iliriane, ku thotë se kjo tokë (Kosova), “Është kjo tokë/ Shqipe/ E ndarë/ Nga koha ime/ Nga atdheu i saj/ Shqipëri” f. 33) . Agim Desku, poet, rrëfen ngjarje kohe, kohë të rënda të viteve të brishta, ku të tjerët “ziheshin për emrin tim shqiptar, për tokë e atdhe/ Më lanë pa të dyja/ Edhe pa fe/ E atdhe” (f. 35) e poeti përgjigjet, dhe shton: “Shqip më thonë/ Se vetë jam/ zonjë/ Denbabaden/ Emrin shqip e kam/ Shqipëri jam/ Dielli shqip më ngroh” (f. 35). Në poezinë: “Në Ditën e Flamurit”, poeti shton: “Në këtë ditë/ Lindën shumë dashuri/ Bashkë/ me vargun tim/ Jasharisht/ Me shqiponja e zana/ Mespërmes Shqipërisë/ Me shall malësori/ Shqip/ Të plisave Drenice e Myzeqeje”. Poeti, duke ndjerë një dëshirë të madhe për ardhjen e Ditës së Flamurit thotë: – se dua të lindi e të vdes. Ja si shton: “Eh, sa dëshirë kam/ Të lindi e të vdes/ Në Ditën e Flamurit/ Shqip/ Me miqtë/ Amerikanë/ Me kujtimet/ Të shumë dashurive/ Të lotëve/ Rrugëve të mërgimit/ Si Dri/ Më rridhnin faqeve të mia”(f. 52).

Për atdheun shqiptar, Shqipërinë, poeti i ndikuar nga vargjet naimiane, të cilat shprehin dashurinë e madhe ndaj atdheut, në poezinë “Për Shqipërinë”, shton: “Për Shqipërinë/ Ditë të mira/ Kur do vijnë/ Të gëzojmë/ Të tërë lirinë/ Me Malësi/ E Çamërinë/ Për Shqipërinë/ Jemi tok/ Të bashkuar/ Për Evropë”(f. 61). Poeti këndon Ilirisht dhe shton se, atdheu i tij, Iliria, ishte denbabaden, pra, ky atdhe e kishte një histori të lashtë e krenare. Ai në vargje këndon: “Para Evropës/ Isha Shqipëri/ Isha Evropa vetë” apo: “Fisi im/ Para Ilir/ Pellazg më thonë/ Për emrin e bukur Agim” (f. 63). Ndërsa, në poezinë me tiull: “Toka e Dardanisë”, poeti, shton: “Kjo tokë/ Ka zot/ Ka Adema/ E Kastriotë”. Andaj, poeti e ka shpresën te perëndia se ky vend ka zot e ka vëlla, ku shton: “Falë uratën/ Nga Perëndia/ Sy e zemër/ Është Shqipëria” (f. 65). Në poezinë “Verandë pranverore”, poeti A. Desku i këndon tragjedisë së dhimbshme të Tivarit, në të cilën humbën jetën me mijëra shqiptarë. Ai, kah endet e gjen atdheun e dëmtuar dhe të vrarë. Ja si thotë poeti: “Ngado e gjej atdheun/ I kërkoj Tivarit tim/ 4500 plisa të bardhë”, ose ”Pranverë me lule është/ Toka e jonë/ E zjarreve të Prekazit/ Të Gllogjanit”, (f. 78). Atdheu i poetit është Atdhe, ku në secilin cep të tij rriten lulet shqip, poeti këndon: “Lule, lule kudo në Iliri në emrin tim/ U bëra edhe zjarr Prekazi e kullë/ Gllogjani/ Emër dëshmori Agim Ramadani/ Mbi këtë tokë për besë e fe të Shqipërisë/ Sa hieshi kanë lulet e lirisë/ Më të dashurat e Amerikës/ 1999 lule ardhmërie” (f. 102). Pra, kjo vepër poetike e Agim Deskut është një margaritar i rrallë i artit poetik që ka porosi të forta atdhedashurie.

Drejtorët i raportojnë Vehapit

0

Nën udhëheqjen e kryetarit të Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, është mbajtur takimi i rregullt i Këshillit të Drejtorëve, në të cilin është raportuar për punën e drejtorive komunale.

Muhamet Behra, drejtor i Shërbimeve Publike ka bërë me dije se janë duke vazhduar projektet e kubëzimit të rrugëve në fshatin Kramovik. “Projekti tjetër, i cili është duke vazhduar e që ka të bëjë me kubëzimin e rrugëve është edhe ai në fshatin Vrajak, gjithashtu edhe në këtë projekt ka pasur probleme pronësore, por që është evituar. Kurse projekti, i cili ka të bëjë me asfaltimin e rrugës Koznik -Pastasellë po ecën mirë dhe është në përfundim e sipër. Projekt tjetër që është duke u realizuar është edhe rruga te gjimnazi ‘Xhelal Hajda-Toni’”, ka deklaruar ai.

Ndërsa Feim Fetoshi, drejtor i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ka deklaruar se nga kjo drejtori deri më tani janë rregulluar 45 sera. Ai ka bërë me dije se deri më tani kanë aplikuar 1960 fermerë për subvencione.

Në anën tjetër Fehmi Hoxha, drejtor i Urbanizimit ka deklaruar se janë përfitues të projektit për shenjëzimin e rrugëve dhe rrugicave në gjithë territorin e Komunës së Rahovecit.

Në këtë takim ka raportuar edhe Munib Durguti, drejtor i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Ai ka thënë se janë në fazën finale të ligjëratave për dezinsektimin kundër rriqrave.

Krejt në fund kryetari i Rahovecit, Idriz Vehapi, ka kërkuar nga të gjithë drejtorët që kontaktet e para t’i bëjnë me kryetarët e lagjeve dhe fshatrave e me pastaj me banorët e lokaliteteve.

Arrestohet fajdexhiu i Suharekës

0

Policia e Kosovës ka arritur që pas një hetimi disa mujorë të arrestoj një të dyshuar në fshatin Bllacë të Suharekës me dyshimin e bazuar për fajde.

Policia në një komunikatë dërguar mediave thotë se gjatë kontrollit janë sekuestruar edhe dy vetura Mercedes.

“Për njërën dyshohet të jenë manipuluar numrat e karrocerisë ndërsa tjetra e pa doganuar por mban targa të Kosovës por të një veture tjetër”, thuhet në komunikatë.

Për shkaqe sigurie policia thotë se ka sekuestruar një pushkë gjahu me leje të vlefshme.

“Pas intervistës është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalët nën masën e arrestit policor”, thuhet në komunikatë

Prince s’ka lënë testament

0

Një kapitull tjetër hapet kur flitet për Prince. Legjenda që vdiq papritur javën e kaluar në moshën 57 vjeçare nuk ka lënë testament. Këtë e thotë motra e tij, e pranishme në një tribunal në Shtetin e Minnesota.

Tyka Nelson dëshiron që të gjendet një administrator që do të përkujdeset për pasurinë e Prince, sepse ai ka lënë shumë gjëra pa përfunduar.

“Nuk kam ndonjë shenjë që ai ka lënë testament. Njëjtë, ai nuk ka shkruar se ka ndonjë përfaqësues legal as në Minnesota e askund tjetër”, shkruan ajo në letrën dërguar shtetit të Minnesotës.

Nëse nuk gjendet testamenti, nëse ai nuk ekziston, gjithçka e legjendës ndahet mes familjes së tij të ngushtë. 440 milionë euro kushton vetëm katalogu muzikor i këngëtarit. Pronësitë e tij janë vlerësuar rreth 24 milionë euro në tregun aktual.

Shkëlqimi dhe rënia e miliarderes më të re në botë

0

Historia është shumë e bukur për të qenë e vërtetë.

Një ditë, një studente 19-vjeçare e Stanford-it, trokiti në zyrën e profesorit të saj për t’i thënë se do lërë studimet.

“Le të hapim një kompani,” tha Elizabeth Holmes dhe i paraqiti atij kërkesën për një patentë.

Bëhej fjalë për një teknologji revolucionare të analizave të gjakut, të cilën ajo e ka shpikur vetë.

Profesori, një inxhinieri kimist, Channing Robertson, mbetet i befasuar, premton se do jetë këshilltari i saj teknik.

“Për mua ishte e qartë se ajo mund të ishte Bill Gates ose Steve Jobs i ardhshëm,” do të thoshte më vonë ai për studenten e tij.

12 vite më vonë, kompania e Holmes, Theranos, sjell testin e gjakut, të ashtuquajtur Edison.

Me vetëm një pikë gjaku nga maja e gishtit, kompania premton se Edison do të bëjë një shqyrtim më preciz se metodat e mëparshme.

Një revolucion mjekësor, që premton diagnostikim më të shpejtë të sëmundjeve si AIDS apo hepatit.

Investitorët kanë hedhur 750 milionë dollarë në kompaninë Theranos, e cila së fundmi vlerësohet se vlen 9 miliardë euro.

Holmes, e cila vazhdon të ketë në zotërim më shumë se gjysmën e kompanisë, është miliarderja më e re e vetë-bërë në botë.

Biondja me sy blu zuri kopertinat e revistave Forbes dhe Fortune, ndërsa revista Time e zgjodhi mes njerëzve me më shumë ndikim në botë.

Por kur një histori është kaq e bukur për të qenë e vërtetë, zakonisht nuk është e tillë.

Sot, autoritetet mjekësore dhe autoriteti i kontrollit të bursave në SHBA ka nisur hetimet ndaj kompanisë Theranos dhe themelueses së saj.

Ka dyshime se në kompani ka punuar personel i pakualifikuar, por ajo që është më e keqja, testi premtues i gjakut në fakt është thjesht një flluskë në ajër.

Dyshimet për efektivitetin e testit të gjakut Edison erdhën që tetorin e shkuar, kur ish-punonjësit e kompanisë hodhën akuza të forta për gazetën Wall Street Jurnal.

Sipas tyre, aparati Edison në fakt thjesht hollonte mostrat dhe i shqyrtonte me analizues konvencionalë të Siemens.

Testi i mrekullisë nuk ekziston.

Në atë kohë, Holmes i mohoi këto akuza, por presioni po rritej dita-ditës.

Walgreen, zinxhiri më i madh farmaceutik në SHBA, kërcënoi se do të ndalojë shitjen e produktit të Theranos.

Autoritetet mjekësore thonë se do të bllokojnë për dy vjet laboratorët në pronësi të Holmes.

Gjendja e këtyre laboratorëve është e tillë, sa paraqet rrezik të menjëhershëm për pacientët, shkruajnë kontrollorët në raport.

Kompania thotë se do të bashkëpunojë me autoritetet nga afër për të gjitha hetimet.

Por hetimet mund të jenë goditja vdekjeprurëse për kompaninë e miliardave.

Dhe fluturimi i Ikarusit për Elizabeth Holmes po shkon drejt fundit.

32-vjeçarja thotë e trondit se i vjen keq që nuk i kishte pikasur më parë këto probleme.

Shumë mjekë dhe bio-teknologë pyesin veten me naivitet se si ka mundësi që shumë investitorë, mes tyre edhe multi-miliarderi Carlos Slim, kanë investuar në çdo premtim të vajzës së re.

Natyrisht investitorët e Silicon Valley rrezikojnë shumë me këto modele të paaudituara të biznesit.

Pas çdo historie suksesi si Google apo Facebook, nisin të shfaqen dhjetëra startup-e.

Por sërish, nënë miliardë dollarë janë shumë, edhe për skenën entuziaste amerikane të investimeve në teknologjinë e re.

/Marrë me shkurtime nga Spiegel / Mapo/

Gruaja seksi e ministrit

0

Kjo grua thith turistë në vendin e saj! Milena Santos është gruaja e ministrit të ri të Turizmit në Brazil, Alessandro Teixeira.

Ajo ka qenë një Miss BumBum dhe kjo mund të kuptohet nga fotot e saj. Santos është ndër femrat më seksi në Brazil dhe natyrisht që burri i saj ministër e di mirë këtë gjë. Pavarësisht se ajo është gruaja e një politikani, Milena shfaqet gjithmonë provokuese në rrjetet sociale duek treguar “asetet” e saj.

Ajo ka mijëra fansa që ndjekin me kërshëri publikimet “hot” të saj.

Milena Santos1

Iggy Azalea kritikon këngën e re të Beyonces

0

Këngëtarja e njohur, Iggy Azalea, nuk është ndjerë fare mirë që Beyonce ka përdorur nofkën “Becky” për t’iu referuar vajzave “që kanë pasur aferë me bashkëshortin e saj”.

Becky, është nofkë që përdoret për vajza me flokë të drejtë dhe të bardha dhe kjo gjë duket se e ka prekur Azalean pasi që ajo ka kërkuar që as kush të mos i referohet asaj me atë emër.

Ajo ka thënë se nuk ka asgjë me Beyonce dhe ka shumë respekt për atë, mirëpo nuk i pëlqen fjala të cilën ajo e ka zgjedhur.

Malishevasi rrah bashkëshorten, arrestohet

0

Mbrëmë rreth orës 21:10, në Malishevë është arrestuar një person pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, njofton Policia e Kosovës, raporton PrizrenPress.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Begaj vlerëson lartë bashkëpunimin me KFOR-in

0

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj ka pritur sot, komandantin e kontingjentit zviceran të KFOR-it, kolonelin Eichenberger dhe komandantin e njësisë së monitoruese të saj LMT, në Malishevë, kapitenin Kaufman.

Ky takim kishte karakter njoftimi të ndërsjellë, ndërsa u vlerësua lartë bashkëpunimi i mirë mes KFOR-it (LMT-së) dhe Komunës së Malishevës.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj tha se e çmon lartë bashkëpunimin dhe kontributin e njësisë së LMT-së në Malishevë.

“Ne me ushtarët zviceran jetojmë bashkë dhe unë i falënderoj për bashkëpunimin e mirë me komunën, po edhe për kontributin e dhënë, në përgjithësi të KFOR-it zviceran, por edhe shtetit zviceran. E çmoj lartë bashkëpunimin dhe kontributin e njësisë së LMT-së në Malishevë, si dhe të shtetit zviceran, jo vetëm në rindërtimin e vendit, por edhe për faktin, se Zvicra është një vend ku jetojnë një pjesë e madhe e qytetarëve tanë dhe të cilët janë të inkuadruar në shoqërinë zvicerane”, tha Begaj.

Ndërsa, koloneli Eichenberger tha se qëllim i këtij takimi, është të njoftohet me të parin e komunës, ku shërbejnë ushtarët zviceran, pasi detyrën e udhëheqjes së kontingjentit zviceran, e ka marrë kohëve të fundit.

“Dëshiroj të informohen edhe me situatën në Malishevë, por edhe me sjelljet dhe komunikimin e ushtarëve tanë me qytetarët dhe komunën, gjithashtu, më intereson edhe situata në Malishevë dhe mundësitë e rritjes së bashkëpunimit dhe ndihmës”, tha Eichenberger.

Kryetari Begaj, e ka informuar kolonelin Eichenberger, lidhur me gjendjen e përgjithshme të Malishevës, popullsinë, situatën ekonomike, gjendjen e infrastrukturës së përgjithshme, të arriturat, resurset dhe nevojat që ka Malisheva.

Sa i përket situatës së sigurisë, u vlerësua lartë situata e sigurisë së përgjithshme, ku Malisheva, konsiderohet si njëri prej rajoneve më të qeta në vend. /PrizrenPress.com/