10.7 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Begaj vlerëson lartë bashkëpunimin me KFOR-in

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj ka pritur sot, komandantin e kontingjentit zviceran të KFOR-it, kolonelin Eichenberger dhe komandantin e njësisë së monitoruese të saj LMT, në Malishevë, kapitenin Kaufman.

Ky takim kishte karakter njoftimi të ndërsjellë, ndërsa u vlerësua lartë bashkëpunimi i mirë mes KFOR-it (LMT-së) dhe Komunës së Malishevës.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj tha se e çmon lartë bashkëpunimin dhe kontributin e njësisë së LMT-së në Malishevë.

“Ne me ushtarët zviceran jetojmë bashkë dhe unë i falënderoj për bashkëpunimin e mirë me komunën, po edhe për kontributin e dhënë, në përgjithësi të KFOR-it zviceran, por edhe shtetit zviceran. E çmoj lartë bashkëpunimin dhe kontributin e njësisë së LMT-së në Malishevë, si dhe të shtetit zviceran, jo vetëm në rindërtimin e vendit, por edhe për faktin, se Zvicra është një vend ku jetojnë një pjesë e madhe e qytetarëve tanë dhe të cilët janë të inkuadruar në shoqërinë zvicerane”, tha Begaj.

Ndërsa, koloneli Eichenberger tha se qëllim i këtij takimi, është të njoftohet me të parin e komunës, ku shërbejnë ushtarët zviceran, pasi detyrën e udhëheqjes së kontingjentit zviceran, e ka marrë kohëve të fundit.

“Dëshiroj të informohen edhe me situatën në Malishevë, por edhe me sjelljet dhe komunikimin e ushtarëve tanë me qytetarët dhe komunën, gjithashtu, më intereson edhe situata në Malishevë dhe mundësitë e rritjes së bashkëpunimit dhe ndihmës”, tha Eichenberger.

Kryetari Begaj, e ka informuar kolonelin Eichenberger, lidhur me gjendjen e përgjithshme të Malishevës, popullsinë, situatën ekonomike, gjendjen e infrastrukturës së përgjithshme, të arriturat, resurset dhe nevojat që ka Malisheva.

Sa i përket situatës së sigurisë, u vlerësua lartë situata e sigurisë së përgjithshme, ku Malisheva, konsiderohet si njëri prej rajoneve më të qeta në vend. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Albin Kurti i propozuari i VV-së për kryeministër

Albin Kurti është propozuar për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje për zgjedhjet e 7 qershorit. Kjo u bë e ditur në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm...

Haradinaj përkujton komandant Drinin dhe dëshmorët e 8 Majit: Sakrifica e tyre është themeli i lirisë së Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar heroin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ekrem Rexha – Drini, si dhe dëshmorët...

Lajmet e Fundit