17.1 C
Prizren
E hënë, 9 Qershor, 2025
Home Blog Page 6621

Në lëkurën e Isa Mustafës!

0

Nga Adrian Çollaku

Ishte java, ndër më të vështirat prej se kam ardhur në postin e Kryeministrit.

Ngatërrimi me Partinë Demokratike të Kosovës.

Problemi më vështirë i tejkalushëm, dhe i cili u shkaktua nga njeri im më i besueshëm, Avdullah Hoti, që u ngut me disa vendime, pos që i preku disa njerëz të PDK-së, u ngatërrua edhe me disa biznese të tyre. Iu kam thënë me pas kujdes?!

Për zhurmën e medieve dhe të analistëve e të shoqërisë civile kush e ka gajlen. Edhe Hashimi nuk mërzitej shumë për ta.

Si ta tejkaloj krizën me PDK-në?

Paskemi zgjidhje. Hashim Thaçi do të jetë president i Kosovës më 2016.

Me gjasë do të qetësohen? Mirëpo, nëse vazhdon presioni shumë i madh prej tyre, njëjtë sikurse Kujtim Shalës, edhe Avdullah Hotit duhet me ia “ngreh” veshin, sepse ndryshe rrezikojmë që të prishim koalicionin me ta, dhe të mbesim pa punë.

Kjo s’bën në asnjë mënyrë të ndodh, sepse edhe në parti nuk i kemi punët mirë, sidomos në këto momente. Në zgjedhje, nuk bënë në asnjë mënyrë të shkojmë, se sondazhet ndërkombëtare që m’i treguan ata të huajt, para disa javësh, na kishin qitë shumë keq.

Ia bëjmë bash qysh të dojnë PDK-ja.

Me rëndësi me i ruajt pozitat që i kemi, ngase na mbesin pa punë shumë njerëz të partisë nëse prishemi me PDK-në. Disa i humbin edhe tenderët, sa kanë nis me u kthjell kapak.

Plus këta e kontrollojnë edhe policinë e drejtësinë, mund të na bëjnë telashe…

Më mirë është të heshtim e të rrimë urtë…, sepse edhe ashtu e dinë të gjithë se sa kemi fuqi.

Në fund të fundit, ata më kanë bërë kryeministër, e jo këta të mitë.

Temat tjera nuk janë edhe shumë me rëndësi.

Ushtria e Kosovës edhe nëse nuk bëhet në mandatin tim nuk ka shumë rëndësi. Nuk ka mundur ta bëjë as Hashim Thaçi, e lëre më unë. As për emrin që kam premtuar gjatë zgjedhjeve- FARK, nuk ka shumë rëndësi, se nëse e përmendi tash si shef i qeverisë, prapë me dalin telashe me këta të Hashim Thaçit. Pse me rreziku pa nevojë? Kështu po mendojnë edhe këta bashkëpunëtorët e mi.

Do të kërkoj edhe publikisht nga bashkësia ndërkombëtare që të bëjnë presion tek Beogradi për FAK-un. Ose do të mundohem që ta kushtëzojmë, nëse pajtohet edhe Hashimi me Asociacionin e Komunave Serbe, në mënyrë që të kalojnë në një pako.

Nëse e arrijmë këtë, atëherë do të mundemi që në njërën anë ta godasim Vetëvendosjen me formimin e Ushtrisë, duke e proklamuar si sukses të qeverisë në opinion, dhe nën dy, Asociacioni i Komunave Serbe, do të arsyetohet, si kusht i vetëm që t’i kemi Forcat e Armatosura.

Mirëpo, nëse këtë nuk mund ta bëjmë, do të na dalin telashe shumë të mëdha me Vetëvendosjen, të cilët duket se e kanë pa përnime.

E kemi një shpresë të mirë, për të shpëtuar nga protestat, si ato të janarit.

Gjykata Speciale duhet të formohet sa më shpejt, dhe vëmendja të përqendrohet andej, dhe opinioni të merret shumë më pak me ne, e sidomos me Asociacionin apo me dështimet tjera.

Me gjasë, partitë tjera do të dobësohen nga kjo Gjykatë. Arrestimet dihet se cilat parti i prekin dhe nëse shkohet në zgjedhje, do ta shfrytëzoj pozitën që e kam dhe LDK-në ta forcoj.

Mirëpo, pos Agimit (Veliut) nuk ia kam treguar askujt këtë strategji, sepse mund ta marrë vesh PDK-ja, e pastaj ata do ta çojnë vendin në zgjedhje, apo do ta zvarrisin miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare për funksionalizimin e Gjykatës Speciale.

Ka rrezik të na bëjnë sikurse me votimin e parë në Kuvend, ku Hashimi na bëri të qartë të gjithëve se ai vendos për vendimet “historike”.

Vjosa, Arbeni e do të tjerë që u rebeluan do të jenë pishman, pos që do t’u hakmerrem kudo që mundem, nuk do t’i fus me gjasë as në listat zgjedhore.

Mirëpo, ende është herët të mendoj për ato punë. Njëherë duhet ta bindim Hashim Thaçin e PDK-në se ai do të jetë president, dhe se më nuk do t’ua prekim asnjë njeri.

Edhe nëse na shajnë disa medie, kush mërzitet për ta. Me rëndësi ne me qenë në punë, e mos me mbet rrugëve.

P. S. Frymëzuar nga zhvillimet e fundit ndërmjet koalicionit PDK- LDK dhe statusi i kryeministrit Mustafa në Facebook.

Shiu dhe era shkaktuan këtë gjendje në Rahovec (Foto)

0

Celina e Rahovecit është përfshirë nga shiu dhe era e fortë.

Pamjet në fotografi, tregojnë se si ishte gjendja në fshatin Celinë të Rahovecit si pasojë e erës së madhe.

Rahovec-dardha e thyer1 Rahovec-dardha thyer

Matoshi: Beogradi s’i zbaton marrëveshjet pa presion të Brukselit

0

Analisti politik, Halil Matoshi, konsideron se pa presionin e Brukselit zyrtar mbi Beogradin, asnjë marrëveshje nuk do të funksionalizohet.

“Kjo qeveri nuk ka agjendë të qartë se si duhet t’i qaset dialogut me Serbinë. Në këtë situatë, pala kosovare duhet ose që të kërkojë reciprocitet me Serbinë, ose që të tërhiqet praktikisht nga bisedimet e mëtutjeshme”, vlerëson Matoshi.

Për më tepër, Matoshi mendon se institucionet e Kosovës para se të vazhdojnë dialogun me Beogradin në Bruksel, duhet të bëjnë marrëveshje me serbët që janë pjese e organeve shtetërore të Kosovës.

Matoshi thotë se serbët që janë pjesë e institucioneve të vendit, po e minojnë funksionalitetit e shtetit.

“Qeveritarët e tyre të zgjedhur në Kuvendin dhe Qeverinë së Kosovës nga Lista Serbe, të cilët paguhen nga taksapaguesit, janë po ata që po e minojnë shtetin e Kosovës. Kështu që, unë mendoj se Qeveria e Kosovës fillimisht duhet të merret vesh me përfaqësuesit e Listës Serbe në Qeveri dhe Kuvend, siç ishte rasti i zëvendëskryeministrit, i cili praktikisht merr pjesë në protesta, të them kushtimisht, anti drejtësisë që duhet të vendoset në Kosovë”, thekson për Radion Evropa e Lirë, analisti Matoshi.

Bar Refaeli thyen rregullat

0

Disa rregulla janë bërë për t’u thyer dhe kjo është saktësisht ajo çfarë modeluesja Bar Refaeli bëri të shtunën.

Ajo mirëpriti të fejuarin e saj, Adi Ezra, në festën e beqarisë.

Refaeli ka postuar një fotografi, ku shihen të dy së bashku me Refaelin sipër shpatullave në një pishinë në Maldive.

DokuFesti i sivjetmë, më i miri deri më tani

0

Ngjarja më e madhe kulturore në vend po përcjell problemin më të madh që kanë qytetarët e Kosovës aktualisht, lëvizjen e lirë.

Për të kaluar urën në Prizren, pas së cilën mund të ndjekësh festivalin e madh “DokuFest”, të gjithë ata që vijnë nga shtetet në të cilat kosovarët mund të hyjnë vetëm me viza, duhet të pajisen me të tilla. Me këtë instalacion kosovarët lëshojnë zërin e tyre duke kërkuar të mos i mbajnë më të izoluar.

Me qëllim që të bashkëndjehet me të prekurit nga migrimi, “DokuFest” ka paraqitur program special të filmave, ekspozitë të fotografisë e diskutime për migrimin.

Nëse do të kishin mundësi të lëviznim lirshëm, ndoshta vala e migrimit nuk do të ishte kaq e madhe. Kosovarët ndjejnë se ky izolim po iu bëhet padrejtësisht.

Duke i pajisur me viza të gjithë ata që vijnë nga vendet në të cilat kosovarët nuk mund të lëvizin lirshëm, drejtori i Festivalit Veton Nurkollari thotë se kanë bërë për të sensibilizuar të gjithë aty, për nevojën që kanë kosovarët për liberalizim të vizave. Megjithatë, gjendja në të cilën është Kosova nuk e ndalon të bëjë bujë me organizimet kulturore.

Sivjet, ngjarja më e madhe kulturore, DokuFest erdhi më mirë i përgatitur sesa herëve tjera. Janë shfaqur 237 filma nga 56 vende të botës në 6 programe garuese.

“Those Who Feel the Fire Burning” nga Morgan Knibbe është filmi që zyrtarisht ka hapur Festivalin në Kinemanë e hapur të Lumbardhit. Ky film sjell plagën e migrimit. Filmi flet për ëndrrën e njerëzve për një jetë më të mirë.

Nurkollari thotë se përveç që kanë arritur atë që kanë pritur, në disa raste edhe e kanë tejkaluar atë.

Drejtori i festivalit e konsideron këtë edicion si më të mirin.

Interesimi për DokuFest po del të jetë mjaft i madh. Skënder Sherifi, shqiptar që jeton në Belgjikë, thotë se çdo kush që do të vinte nga vendet tjera, këto ditë, do të pyeste se çfarë feste ka në Prizren. Sherifi flet për migrimin të cilin e ka përjetuar mbi supet e tij para 60 viteve.

Që nga data 8 e këtij gushti, qyteti i Prizrenit mori pamjen e një vendi turistik, ku po qëndrojnë një numër mjaftë i madh i vizitorëve, vendorë e të huaj.

Festivali i Filmit Dokumentar dhe të shkurtër për një javë mblodhi në Prizren personalitete të ndryshme kulturore, me famë botërore, vizitorë nga e gjithë bota e interesim mjaftë të madh për filma e diskutime.

Festivali do të përfundojë sot, ku edhe do të bëhet ndarja e çmimeve e që do të përcjellët pastaj me një koncert, për të festuar gjithë atë që u zhvilluan për një javë rresht.

Remzi Ademaj, një emër që s’do harrohet

0

Nga Shani Berisha

15 Gushti 1998, një datë dhe një emër që s’do harrohen kurrë

E themi edhe një here, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ishte e do mbetet , si njëra prej organizatave (ushtrive) luftarake më të koordinuara dhe të shtrira në historinë e shqiptarëve të Kosovës.

Shtrirja dhe mobilizimi e kësaj ushtrie brenda një kohe të shkurtër do përqafonte të gjitha trevat e Kosovës. Prizreni edhe në vitet e luftës ishte qyteti dytë për nga madhësia. Nevoja dhe domosdoshmëria e bërjes së UÇK-së për këtë qytet ,ishte jo vetëm vizion por edhe synim strategjik i themeluesve të Ushtrisë çlirimtare të Kosovës.

Ashtu siç kishte filluar ,shtrirë dhe rritur, kjo ushtri mbështetej në besueshmëri e vendosmëri të atyre që edhe në të kaluarën kishin dëshmuar përkushtim për çlirimin e atdheut.

E kujt do i besohej pos Remzi Ademaj- alias komandat Petriti, që të vihet në krye të celulave të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për regjionin e Komunës së Prizrenit. E kaluara personale dhe familjare e Komandat Petritit ishte e mbushur për plotë me veprimtari trimërie e burrërie.

Mbështetur në këtë besim në Remziun, themeluesit e UÇK-së (në vonë Shtabi i Përgjithshëm) do vendosin që në krye të Shtabit Lokal të kësaj ushtrie për regjionin e Prizrenit me qendër të vendosjes në Vërri fshatin Jeshkovë të emërohet ky personalitet. Shtabi Lokal i Prizrenit i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i udhëhequr prej komandat Petritit brenda një kohe të shkurtër do krijonte të gjitha strukturat organizative dhe vepruese, gjithmonë falë vendosmërisë disiplinës dhe idealeve të mëdha çlirimtare të komandat Petritit. Lufta kudo andej në Kosovë po avanconte, Remziu për këtë ishte i vetëdijshëm, shpesh mblidhte anëtarët e Shtabit dhe i bisedonin shtruar këto çështje, kultura ,toleranca në respektimin e mendimit ndryshe ishin pasuri shpirtërore e këtij burri. Në tërë Kosovën tani më përveç krijimit të Shtabeve Lokale kishte ardhur koha edhe për krijimin e zonave Operative të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Shtabin që komandonte Remziu gravitonte në shtrirjen gjeografike të ZOP . Tani më Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte i kompletuar, Besimi nga përfaqësuesit e këtij shtabi në Remziun pasoi me vendosjen e dhënies së vendimit që ky burr të emërohet zëvendës komandat i ZOP, për këtë çështje me tre ushtarët e tij më besnik Remziu me 13 gusht 1998 do udhëtojë në territorin e SHP, UÇK ku edhe zyrtarisht do emërohet në detyrën e zëvendës komandantit të ZOP.

Ishte kohë lufte, ashpërsitë e sulmeve të regjimit serb kundër qendrave të UÇK-së ishin të pamëshirshme dhe shkatërruese, komandat Petriti me tre ushtarët e tij udhëtonte nga SHP,UÇK-së nëpër territore që i ngjasonin minave te kurdisura,kaluan shumë rrugë, por udhëkryqi te Shkolla e fshatit Nashec i 15 Gushtit 1998 në pritën që i vendosën ordhitë serbe komandat Petritit do shndërrohet në vend dhe datë të madhe historike që brez pas brezi nuk do harrohen kurrë. Më 15 Gusht 1998 te ky vend pas një beteje trimërie e burrëri ra heroikisht komandanti i madh i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Remzi Ademaj-alias Petriti, ra për mos vdekur kurrë, që kjo datë dhe ky emër të jetojë gjatë aq sa do jetojë edhe vet kombi shqiptar.

Lavdi e përjetshme Remzi Ademaj-alias Komandat Petriti.

Heshtja përballë padrejtësisë është krim!

0

Nga Faik Krasniqi

Të mos flasësh shumë dmth të heshtësh, tregon mungesë budallalëku.

Të flasesh kur duhet e të heshtesh kur duhet është rregull i mirë. Te flasësh është e rëndësishme, më e rëndësishme se të heshtësh. Me anë të së folurës shprehim mendimet, ndjenjat, pasionet. Tregojmë për veten, për të tjerët. Ngjallim interes, krijojmë miqësira. Zgjidhim problemet që kërkojnë bashkëpunim. Ata që e kanë torturë të flasin, kanë pak shoqëri, dhe mbeten të vetëm. Ata që janë mjeshtra në të folur të imponojnë respekt dhe arrijnë të çajnë në jetë.

Heshtja ka vlerën e vet të padiskutueshme por nuk duhet keqpërdoret. Të mësohesh me heshtjen ndonjëherë do të thotë edhe të nëpërkëmbin, të cënojnë interesat, domethënë të eliminojnë. Të flasin tjerët për ty.

Ne jemi popull shumë i çuditshëm! Heshtim kur duhet ta ngrisim fortë zërin, e flasim kur duhet ta mbajmë gojën mbyllur.

Kjo më çmend. Kur i bëhet dikujt ndonjë padrejtësi, e mbajme gojën mbyllur, i mbyllim sytë, veshët… nuk flasim, nuk e mbrojmë viktimën, përkundrazi, e mbrojmë të padrejtin dhe sulmojmë viktimën në mënyrën më të tmerrshme! Por kur na cenohen interesat e tona personale, e ngrisim fortë zërin, shpërthejmë e ulërijmë… Prandaj jemi këtu ku jemi, sepse jemi popull i padrejtë, e mbrojmë të padrejtin dhe e sulmojmë të drejtin. Mua ky popull më çmend me idiotizmat e tij. Nuk e kuptojë pse jemi kështu.

Pse nuk mësuam dot të ngrejmë zërin kundër padrejtësisë.

Ndoshtai i keni vënë re shumë bukur ca fjalë koti , me të cilat jemi shërbyer si popull.

”Qingji i butë i thithë dy nëna” …Ushqehemi me ato fjalë.

Madje krenohemi me ato fjalë koti, fjalë boshe! Jemi popull tragjiko-komik!

Në këtë kohë kush heshtë është vetëm hipokritë. Hipokrizia nuk bëhet vetëm me heshtje , ajo tek ne po shfaqet në mënyra tjera edhe duke qenë aktivë . Hipokrizia është tashmë pjesë e jetës sonë në këtë shoqëri që e shtyp njeriun duke e bërë të sillet si një paparac e papagall në të njëjtën kohë.

Relativiteti i hipokritëve ka arritur gjunjëzimin e shoqërisë dhe e ka kolektivizuar Individualitetin krijues.

Prandaj heshtja përballë një krimi dhe padrejtësive është krim! Mos i mbulo sytë dhe mos hesht kur shikon një padrejtësi/mëkatë…sepse nëse ti hesht je pjesë e padrejtësisë je pjesë e mëkatit…

Amy Winehouse ishte shtatzënë kur vdiq

0

Ylli o popit, Amy Winehouse mendonte se ishte shtatzënë para se të ndërronte jetë, ka zbuluar sot babai i saj.

Mitch Winehouse mohoi pretendimet e reja se ajo ishte e vetmuar përkundër faktit që ishte e fejuar me dramaturgun dhe regjisorin Reg Traviss.

“Ajo ishte me Regun dhe ata do të martoheshin së shpejti. Ndoshta s’duhet t’ju tregoj këtë gjë por ajo mendonte se sihte shtatzënë”.

Pretendimet se ajo bënte jetë të vetmuar dolën në dokumentarin e ri Amy të regjisorit Asif Kapadia.

Ylli i këngës Back to Black vdiq në moshën 27-vjeçare si pasojë pas një beteje me drogë dhe alkool.

Madonna nuk e harron ditëlindjen e ish– bashkëshort

0

Madonna e ka cilësuar aktorin Sean Penn si “dashurinë e jetës” dhe postimi i saj më i fundit, tregon se ajo nuk e ka harruar atë, apo ditëlindjen e tij.

56– vjeçarja është kthyer disa dekada prapa në kohë duke postuar në Instagram një foto të realizuar në 1988 nga fotografi i famshëm Herb Ritts. Në të shfaqet Madonna bjonde platin dhe ish – bashkëshorti i saj Sean Penn, i cili e puth në faqe.

Siç shkruan DailyMail, kjo foto vjen një ditë para 57 – vjetorit të lindjes së këngëtares së famshme, ndërsa Penn mbush 55– vjeç vetëm një ditë më pas.

Dyshja u takua gjatë xhirimeve të klipit “Material Girl”. Ata u martuan disa muaj më vonë, në 1985 dhe martesa e tyre mori fund pas 4 vitesh. Megjithatë, ata ia dolën që të ruanin një marrëdhënie shoqërore.

Aktori i famshëm amerikan i dha fund lidhjes së tij 2 – vjeçare me Charlize Theron pak javë më parë.

Prizren: Serbi ia vjedh veturën shqiptarit, arrestohet

0

Në rrugën “Remzi Ademi” në Prizren është arrestuar një serb pasi që i njëjti është ndaluar duke drejtuar një veturë të vjedhur me targa vendore.

Sipas policisë, vetura i ishte vjedhur një shqiptarit.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajte. /PrizrenPress.com/