14.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

DokuFesti i sivjetmë, më i miri deri më tani

Ngjarja më e madhe kulturore në vend po përcjell problemin më të madh që kanë qytetarët e Kosovës aktualisht, lëvizjen e lirë.

Për të kaluar urën në Prizren, pas së cilën mund të ndjekësh festivalin e madh “DokuFest”, të gjithë ata që vijnë nga shtetet në të cilat kosovarët mund të hyjnë vetëm me viza, duhet të pajisen me të tilla. Me këtë instalacion kosovarët lëshojnë zërin e tyre duke kërkuar të mos i mbajnë më të izoluar.

Me qëllim që të bashkëndjehet me të prekurit nga migrimi, “DokuFest” ka paraqitur program special të filmave, ekspozitë të fotografisë e diskutime për migrimin.

Nëse do të kishin mundësi të lëviznim lirshëm, ndoshta vala e migrimit nuk do të ishte kaq e madhe. Kosovarët ndjejnë se ky izolim po iu bëhet padrejtësisht.

Duke i pajisur me viza të gjithë ata që vijnë nga vendet në të cilat kosovarët nuk mund të lëvizin lirshëm, drejtori i Festivalit Veton Nurkollari thotë se kanë bërë për të sensibilizuar të gjithë aty, për nevojën që kanë kosovarët për liberalizim të vizave. Megjithatë, gjendja në të cilën është Kosova nuk e ndalon të bëjë bujë me organizimet kulturore.

Sivjet, ngjarja më e madhe kulturore, DokuFest erdhi më mirë i përgatitur sesa herëve tjera. Janë shfaqur 237 filma nga 56 vende të botës në 6 programe garuese.

“Those Who Feel the Fire Burning” nga Morgan Knibbe është filmi që zyrtarisht ka hapur Festivalin në Kinemanë e hapur të Lumbardhit. Ky film sjell plagën e migrimit. Filmi flet për ëndrrën e njerëzve për një jetë më të mirë.

Nurkollari thotë se përveç që kanë arritur atë që kanë pritur, në disa raste edhe e kanë tejkaluar atë.

Drejtori i festivalit e konsideron këtë edicion si më të mirin.

Interesimi për DokuFest po del të jetë mjaft i madh. Skënder Sherifi, shqiptar që jeton në Belgjikë, thotë se çdo kush që do të vinte nga vendet tjera, këto ditë, do të pyeste se çfarë feste ka në Prizren. Sherifi flet për migrimin të cilin e ka përjetuar mbi supet e tij para 60 viteve.

Që nga data 8 e këtij gushti, qyteti i Prizrenit mori pamjen e një vendi turistik, ku po qëndrojnë një numër mjaftë i madh i vizitorëve, vendorë e të huaj.

Festivali i Filmit Dokumentar dhe të shkurtër për një javë mblodhi në Prizren personalitete të ndryshme kulturore, me famë botërore, vizitorë nga e gjithë bota e interesim mjaftë të madh për filma e diskutime.

Festivali do të përfundojë sot, ku edhe do të bëhet ndarja e çmimeve e që do të përcjellët pastaj me një koncert, për të festuar gjithë atë që u zhvilluan për një javë rresht.

Më Shumë

Jashanica shpallet “Ylli i javës” në Superligë

Paraqitja e mirë e Bajram Jashanicës kundër Malishevës i është shpërblyer: mbrojtësi i Ballkanit është shpallur “Ylli i javës” në Superligën e Kosovës për...

Propozimi i PDK-së për zgjedhje: 30 qershori ose 7 korriku

Mbrëmë janë takuar kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi. Gjatë këtij takimi, ndër të tjera u diskutua...

Lajmet e Fundit