Supermodelja bar Rafaeli, edhe pse ëhstë shtatzënë, vazhdon të profokojë me linjat e saj.
Në fotot e radhës pikante, forma e saj vazhdon të duket mbreslënëse.
The stunning Israeli beauty posed up a storm for her social media fans on Monday.
Supermodelja bar Rafaeli, edhe pse ëhstë shtatzënë, vazhdon të profokojë me linjat e saj.
Në fotot e radhës pikante, forma e saj vazhdon të duket mbreslënëse.
The stunning Israeli beauty posed up a storm for her social media fans on Monday.
Pas numërimit të 38 njësive zgjedhore në Komunën e Preshevës, janë publikuar edhe rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale ku kanë votuar 17.322 votues apo 46% e votuesve.
Partia Demokratike Shqiptare ka marrë 5521 vota, Alternativa për Ndryshim ka marrë 4575 vota, Partia për Veprim Demokratik ka marrë 4088 vota, Bashkimi Demokratik i Luginës 768 vota, Rilindja Demokratike 750 vota, Unioni Demokratik Shqiptar ka marrë 647 vota, Lista Serbe ka marrë 524 vota ndërsa pensionistët e Serbisë 449 vota, raporton portali “Presheva”.
Llogaritur në vende në asamblenë komunale:
PDSH 14 këshilltarë
APN 11 këshilltarë
PVD 10 këshilltarë
BDL 2 këshilltarë dhe
UDSH 1 këshilltar
Kandidati për kryetar të PDK-së, Kadri Veseli, thotë se PDK-ja është partia e shpresës për të ardhmen e Kosovës.
Ai gjatë një takimi me struktuart e PDK-së në Prizren tha se të drejtosh këtë subjekt politik është përgjegjësi, por edhe privilegj i madh.
“PDK-ja është parti e shpresës”, tha Veseli,raporton TVPZ,transmeton PrizrenPress.
Ai ka kërkuar përkushtim më të madh në fuqizimin e subjektit politik për një Kosovë më të zhvilluar në të gjitha aspektet.
Veseli ka vlerësuar lartë ish- kryetarin e partisë, Hashim Thaçin, për kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë në PDK dhe Kosovë./PrizrenPress.com/
Deputeti i kuvendit të Kosovës nga opozita Enver Hoti në një prononcim për Gazetën Kosova Sot ka thënë se: “ Koha dëshmoi se hajnitë dhe dallaveret me tenderët milionësh po bëhen fshehurazi dhe nuk ekzistojnë mekanizmat e kontrollit dhe ndërmarrjes së masave ndëshkuese. ” Institucionet e shtetit, siç janë policia dhe gjykatat, po dalin se janë krejtësisht të kota, ose vegla të bandave të pushtetarëve aktualë”, u shpreh Hoti.
Për deputetin Hoti, kjo formë e tenderimit, kinse e negocimit, siç është rasti me MASHT-in me librat shkollorë për më shumë se 8 vjet, tregon se pushtetarët tanë pa asnjë frikë janë duke keqpërdorur e duke zhvatur me dhjetëra miliona euro, ku librat shkollorë që blen MASHT-i po prishen nëpër bodrumet e kësaj ministrie. Hoti thotë se kjo formë e tenderimit me një ofertues, që e përdorin shumë institucione e ministri, por edhe RTK-ja, janë forma më e mirë e legalizimit të korrupsionit dhe paraqet legjitimim të hajnisë dhe plaçkitjes së parave të shtetit. Ai shpreh keqardhje se pse Prokuroria e Shtetit nuk po vepron në hapjen e hetimeve serioze kundër të dyshuarve në pushtet që bëjnë allishverishe me tenderët njëburimorë pa u hyrë asnjë ferrë në këmbë.
Policia e Kosovës përmes një komunikate ka njoftuar se sot ka arrestuar një person për vjedhje në një qendër tregtare në Suharekë.
“Rreth orës 12:15 minuta, policia në Suharekë e ka arrestuar një të dyshuar, i cili ishte kapur në flagrancë duke vjedhur disa vegla për mekanik në qendrën tregtare “Viva Fresh”. I dyshuari është hetuar nga sigurimi i objektit”, thotë PK-ja.
Gjithashtu bëhet e ditur se pas kontrollit të kamerave të sigurisë është kuptuar se i njëjti edhe dje kishte vjedhur dy shishe me alkool të llojit “Smirnof”.
Pas konsultimit me prokurorin e shtetit është vendosur që i dyshuari të ndalet nën masën e arrestit policor.
Mali Sharr është i njohur për bukuritë e rralla natyrore, me të cilat mburret Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, vende të cilat ndajnë këtë masiv në tre pjesë.
Më së tepërmi, këto bukuri i shijojnë ata që jetojnë pranë këtij vargmali, e sidomos ata që jetojnë në fshatërat e tij.
Të dhënat e florës dhe faunës, tregojnë për një prani të llojeve të ndryshme të tyre. Kur bëhet fjalë për faunën, thuhet se në malin Sharr i gjenë arushat, dhelprat, ujqit, ketrat, baldozat, dhitë e egra, derra të egër, drera, shqiponjat e arta, skifterat, si edhe lloje të tjera,raporton telegrafi maqedoni.
Sivjet, në malin Sharr është hasur përsëri prania e Akrepit, diçka që nuk është raportuar më herët. Këto akrepa janë gjetur nga shoqata ekologjike ”Ekonatyra”, e cila shpreson që një ditë të evidentojë edhe praninë e rrëqebullit, që tashmë është dokumentuar se jeton në malet e Shqipërisë dhe Kosovës.
Islam Krasniqi
Partit opozitarë janë para një udhëkryqi të veshtirë, ku vazhdimësia e rrugëtimit të tyrë ka drejtime të ndrysh dhe ndodhen para një sprove të madhe, që sdo të jetë e letë aspak të tëjkalohet.
Siqë dukët rrugët e tyre u ndanë, ku qëllimi i tyre nuk ishte i pastër siq e shihemi nepër medja, gjdo ditë, por disa i kishtë verbuar pushteti dhe mendjet e tyre endrronin të kthehen aty ku ishin dikur. AAK-ja ka ënderruar gjithmon postn e të parit të qeveris, dhe një propozim i favorshem për ta, ajo do ikte nga blloku opozitar, ashtu siq iku dikur LDK-ja, dhe do i lerë me kemb në balt ata që i besuat këti pakti. Bllokun opozitar i bashkoj pushteti, por kur erdhi puna për ndarjen e pushtetit ata u ndanë ( pushtetë të cilin as nuk e patën as në ënderr), u përqan që do të thotë së qëllimi i tyre është vetëm koltuku jo edhe përmisimi i mirqenjes sociale, qka na benë të kuptojm së etja për pushtet po i ndanë.
Lideret që po i ënderron populli ënde skan ardhur, sepse këta kanë humbur shansin e tyre, dhe ënderrojn vetëm për vete, për postet e tyre, rritjen e pagavë të tyre, ku dua të dalë me këtë, me gjithë lartësin e pagavë mujore të kësaj klase politike dhe benificionevë duke i përfshir edhe meditjet, përseri u rritën pagat e tyre gjersa populli i shtrir për toke nga skamja dhe varferia, këta po të njëjtit “Opozita”sju binte në mend për ta po vetëm për vete, askush nuk doli të thotë ndal së nuk është në rregull ky veprim, pagat le të rriten po vetëm në ata sektor ku mesatarja ështe 300 €, e jo aty ku është 1500€, sepse po vjelën shtresa e varfer, e opozita është dashur të jetë gardian i popullit, nesë qeveria gabon.
Ndarja e opozitës e forcon pushtetin, ja zgjat mandatin qeveris, që të vazdoj aty ku e la, mir apo keqë.
Përqarja e Opozitës është fuqizim i jetëgjatësis së Mazhorances, të cilat po e forcojn kualicionin qeverisës që po pretëndojn të vazhdojn mandatin sipas marrveshjes së tyre. Mirpo një gjë është e sigurt, sepse kjo përçarje mes partive opozitare i ka krijuar koalicionit qeverisës një komoditet, ku do të duken edhe me kredibil nesë mund ti emënojm ashtu, por data e zgjedhjevë i mbetët të caktojë Partia Demokratike e Kosovës, ajo kur deshiron të vendosë vetë se kur vëndi do të shkojë në zgjedhje.
Përqarja e Opozitës na benë të kuptojm së PDK-ja është fuqizuar dhe ajo munt të vendos së a do të mbahen zgjedhje të rregullta apo të jashtëzakonshme. Nuk përjashtohet mundesia së arsya e ndarjes së opozitës të jetë vetë PDK-ja e cila po bisedon me dy partit opozitare AAK-në dhe NISMA-së për një kualicion të mundshëm pas zgjedhjevë.
Sikur partit opozitare të kishtë një kauz me të qartë, me një platform të shkruar mirë, qeveria veqë do të ti kishtë ditët e numruara sepse edhe një pjes e deputetëve të PDK-së haptas filloj të kërkonte zgjedhje, së qëllimi i tyrë është arritur, ku edhe qeveria e ka kuptuar mirë deshtimin e sajë, nuk ka treguar ndonjë rezultat drejt mirëqenies së banorve të saj.
Pas gjithë ati mundit të disa deputetëve të partive opozitare për ndalimin e asociacionit dhe demarkacionit, të ciliët ënde ballafaqohën nëpër gjykata, për veprimet e tyrë, nëse mund të themi së e gjitha shkoj kotë (për rrezimin e qeveris), sepse liderët e tyre kishin menduar për ulset e veta, gje që tregon së etja për pushtetë gjithmon është në rend të parë.
Nëse vazhdon kjo qeveri deri në fund të mandatit të saj, mirqenja qytëtare vetëm do të keqësohet, së ska punsim,ska zhvillim, por me e keqja ska as asistenc sociale, për ata që janë të pa punë, të cilet i kanë fëmijet në shkollë, dhe për të gjithë ata që nuk kanë fëmijë nën moshen 5 vjeqare u refuzohet edhe ajo ndihma sociale prej 60€, që e merrnin dikur, tashë të marrim me mend së qka do të ndodh me ketë popull !..
Trupi gjykues i Gjykatës Themelore të Prizrenit, në rigjykimin e të akuzuarve me iniciale E.K., B. K., D.K., H.K. dhe A. K., të mbajtur të enjten e shkuar ka shpallur aktgjykimin.
Rasti ka të bëjë me zënkën në mes të anëtarëve të familjes Krasniqi dhe familjes Limaj në restorantin Kështjella, në fshatin Banjë, Malishevë, e cila rezultoi me vdekjen e një personi dhe lëndime të personave të tjerë.
Sipas njoftimit nga kjo gjykatë, trupi gjykues e shpalli E.K. fajtor për vrasje të rëndë, ndërsa e liroi nga akuza tjetër e lëndimeve të rënda trupore. Ai u dënua me 22 vjet burgim.
I akuzuari me iniciale B.K. u shpall fajtor për dy akuza të lëndimit të rëndë trupor dhe një akuzë të mbajtjes në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe u dënua me dënim unik me 8 vite burgim.
I akuzuari me iniciale D.K. u lirua nga bashkëkryerja e vrasjes së rëndë, ndërsa u shpall fajtor për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve për të cilën u dënua me 1 vit burgim.
I akuzuari me iniciale H.K. u shpall fajtor për ndihmë në vrasjen e rëndë dhe u dënua me 5 vite burgim. I akuzuari me iniciale A.K. u lirua nga ndihma në vrasjen e rëndë.
Masat kufizuese të cilat janë në fuqi, respektivisht paraburgimi për të akuzuarin me iniciale E.K. dhe arresti shtëpiak për të akuzuarin me iniciale B.K. u vazhduan. I akuzuari me iniciale H.K. u urdhërua të paraqitet në stacionin policor dy herë në javë.
Avokatët mbrojtës të akuzuarve me iniciale E.K., B.K. dhe H.K. dhe prokurori kanë njoftuar se do ta apelojnë aktgjykimin.
Trupi gjykues ishte i përbërë nga dy gjyqtarë ndërkombëtarë dhe një gjyqtar vendor. Ndjekja penale e këtij rasti është bërë nga prokurori vendor.
Prince kishte një burg sekret, ku i dërgonte femrat, i fshikullonte dhe u kërkonte që ta thërrisnin Mesia.
Kështu pretendon ish-e dashura e këngëtarit, që ndërroi jetë para disa ditësh.
57-vjeçari u gjet pajetë në pronën e tij të enjten e shkuar.
Prej atëherë ka shumë spekulime për teprimet e tij me drogën dhe seksin.
Disa media raportojnë se Prince kishte gjashtë ditë që nuk kishte vënë gjumë në sy përpara se të ndërronte jetë.
Ish-e dashura e tij, Charlene Friend thotë se ai kishte një burg sekret në banesën e tij.
“Prince organizonte festa të çuditshme seksuale. Ai kishte dëshirë t’i filmonte ato. Kishte kafazë, zinxhirë dhe kamxhikë,” pretendonte ajo.
Prince i ka mohuar këto akuza.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës Nait Hasani, ka thënë se pas zgjedhjeve të ardhshme, PDK-ja nuk duhet assesi të lidhë koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Kjo pasi sipas tij, LDK-ja mbron politikat e krahut të majtë dhe si e tillë edhe duhet të shpallet. Hasani e ka akuzuar edhe për disa çështje të tjera partinë e Isa Mustafës, përfshirë këtu edhe rrallimin e seancave në Kuvendin e Kosovës.
Në një intervistë të dhënë për Gazetën Blic, deputeti i PDK-së, ka vlerësuar se marrëveshja e Demarkacionit e shkelë sovranitetin e shtetit të Kosovës, andaj si rrjedhojë e kësaj, ai ka thënë se nuk do të votojë për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje.
“Çdo gjë që bie ndesh me kushtetutën, nuk do ta votoj”, është shprehur ai për Gazetën Blic.
Tutje, deputeti i Kuvendit të Kosovës gjatë intervistës, ka deklaruar se është mirë që të ketë takime mes PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, ashtu sikur edhe midis partive të tjera, pasi siç është shprehur ai, një gjë e tillë ndihmon në tejkalimin e krizës.
Nait Hasani ka folur edhe për kandidaturën e Kadri Veselit për të parin e PDK-së, si dhe për ish-kryetarin e Kaçanikut nga radhët e po kësaj partie, Xhabir Zharkun, i cili ndonëse është i dënuar, ende po vazhdon të jetojë i lirë. Veprimin e këtij të fundit, Hasani e ka cilësuar si “qyqarllëk”. Ndërsa, për të tilla raste sipas tij, duhet të angazhohet edhe Interpoli.
“Duhet aktivizuar edhe Interpolin për t’i arrestuar personat që kanë lëndë në gjykata. Pa drejtësi nuk ka shtet”, ka shtuar ai gjatë bisedës për Gazetën Blic.
Hasani po ashtu, ka treguar se kush e mban fajin kryesor për mosarrestimin e Xhabir Zharkut.
GazetaBlic: Z. Hasani, ditë më parë thatë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje. Pse pikërisht tash, pasi Hashim Thaçi u zgjodh president?
Nait Hasani: Në atë se unë kam thënë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje, qëndroj përsëri prapa mendimit tim, se vendi duhet të shkojë në zgjedhje. Këtë e them se e gjithë puna e kuvendit dhe qeverisë është pasivizuar dhe të gjitha janë vetëm deklarime e asgjë nuk punohet. E tërë administrata është e pashpresë, në pritje të ngjalljes së kësaj shprese dhe ta kthejmë besimin te qytetarët përmes zgjedhjeve. Sepse ka zhvillim , nuk ka liberalizim, nuk ka arsim, nuk ka mësimdhënie as mësimnxënie e as punësime në asnjë sektor ekonomik. Mbajtja sa më shpejt e zgjedhjeve, do të thotë shpresë e besim për qytetarët e Kosovës. Shtyrja do të thotë zhgënjim edhe më i madh e humbje e besimit në çdo gjë në vendin tonë, në Kosovën e shtrenjtë.
nait-hasani
GazetaBlic: Atëherë, kur saktë mendoni se vendi do të shkojë në zgjedhje?
Po unë mendoj se zgjedhjet duhet të mbahen tashmë në këta mujt e parë të verës së këtij viti, sepse shtyrja do të thotë humbje e shpresës dhe e dëshpërimit politik të qyterarëve të Kosovës.
Nait Hasani: Në momentin që shpallen zgjedhjet, a ka vija të kuqe për ndonjë parti, PDK-ja?
Para zgjedhjeve PDK-ja duhet të konkurrojë vetë, sepse ka mjaft fuqi politike dhe vlera për ta fituar besimin e qytetarëve. Pas zgjedhjeve janë mundësitë që duhet të shihen për koalicione të mundshme me partitë që kanë fituar mandate në Kuvendin e Kosovës. Unë mendoj se duhet të ketë dhe vija te kuqe me cilat parti nuk duhet të hyjmë në koalicion. PDK-ja si parti e djathë duhet të luftojë qartë, ta mbrojë e ta dëshmojë këtë. Si parti e djathtë në Kosovë duhet të jetë PDK-ja ose LDK-ja; dy parti të djathta nuk mund të jenë në një vend. Prandaj, mendoj që PDK-ja, e cila ka luftuar për zhvillim të vendit me reforma dhe për reforma të djatha në Kosovë, duhet t’i tregojë LDK-së se është parti e majtë, sepse gjithherë për 50 vjet, ka qenë e e majtë në pushtet, në qeverisje, në Kosovë, si Lidhje e Komunistëve të Kosovës etj. Prandaj, ajo mbron politikat e majta dhe duhet të shpallet parti e majtë. Dhe PDK-ja, parti e djathë. PDK-ja me politikat e djathta në mbrojtje të shtetit dhe te zhvillimit të vendit, duhet t’i fitojë edhe zgjedhjet dhe ta ndërtojë shtetin e ta kthejë besimin te qytetarët, në shtetin e tyre si mundësi e jetës së mirë në vendin tonë.
GazetaBlic: A do të thotë kjo se keni vija të kuqe për LDK-në?
Unë mendoj se PDK-ja duhet të ketë vijë të kuqe për LDK-në, sepse LDK-ja është treguar që nga themelimi inerte në marrjen e vendimeve të mëdha për vendin. Prandaj, PDK-ja duhet të kërkojë koalicion me partitë që janë të gatshme të bëjnë ndryshime dhe ta ndërtojnë vendin me bashkëfuqitë tona dhe me ndihmën e miqve tanë-partnerë politikë e strategjikë.
Takimi PDK-VV duhet të ndodhë!
Nait Hasani: Kuvendi kohët e fundit i ka rralluar mbledhjet. Pse po ndodhë kjo, tash kur salla e kuvendit nuk po bllokohet si më parë?
Në Kuvend të Kosovës thuajse nuk ka senaca. Kjo ka ndodhur se nuk ka ligje dhe nuk ka shqyrtime të ligjeve, sepse mungon gatishmëria e deputetëve për të punuar në komisione. Derisa nuk ka seanca, kjo tregon se ka një gjendje jo të mirë në funksionimin e Kuvendit dhe të deputetëve për të hartuar ligje. Po kjo tregon, se dhe qeveria nuk ka sjellë ligje , ose kur ka sjellë ligje, deputetët e pozitës së LDK-së janë ata, që nuk i shtyjnë ligjet për miratim. Sepse nuk janë të gatshëm për të punuar, hezitojnë të punojnë.
GazetaBlic: Deputeti i Nisma-s Enver Hoti, deklaroi se PDK-ja dhe Vetëvendosje kohët e fundit kanë pasur takime mes vete. Sa është e vërtetë një gjë e tillë?
Nait Hasani: Ne jetojmë në Kosovë dhe jemi rreth i vogël, thuajse gati familjarë të gjithë, në krahasim me sa parti politike kemi në Kosovë. Takimet janë të natyrshme që ndodhin dhe askush nuk duhet t’i kapë për atë se pse u takuan këto apo ato parti mes vete. Në Kosovë duhet të takohen partitë dhe kur takohen, krijohen edhe mundësitë e zhvillimit të vendit.
Ndarja dhe mostakimet mes partive politike në Kosovë janë të dëmshme dhe ky dëm është që e kemi vuajtur qe sa kohë në Kosovë. Takimet me VV-në nëse kanë ndodhur, më vjen mirë, sepse jemi shqiptarë dhe duhet të dalim nga kriza politike dhe ajo e gazit lotsjellës. Normalizimi i Kuvendit varet nga marrëveshjet, prandaj duhet marreveshje për ta zhvilluar vendin tonë.
Takimi PDK-VV, duhet të ndodhë. Po, dhe me të gjitha partitë. Sepse krijon besim dhe tolerancë te qytetarët në këto rrethana të krizës dhe humbjes së shpresës. Takimet dhe krijimi i një mundësie të daljes nga kjo gjendje, është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë këtij vendi. Duhet mendesi politike në kohën që po jetojmë. Qytetarët presin nga ne, e ne duhet t’ju japim mundësi të shpresës dhe besimit politik.
GazetaBlic: Pra, a mund të thuhet se ka pasur apo nuk ka pasur takime mes PDK-së dhe VV-së?
Nait Hasani: Unë mendoj që nuk ka pasur, por edhe nëse ka pasur, kjo është gjë e mirë, që duhet të ndodhë në politikën e Kosovës.
Nait-Hasani
GazetaBlic: Kryeparlamentari Kadri Veseli, tanimë ka shpallur kandidaturën për postin e të parit të PDK-së. Çfarë mendoni se do t’i sjellë Partisë Demokratike, Veseli?
Nait Hasani: Ushtruesi i kryetarit të PDK-së z. Veseli ka shpallur dhe zyrtarisht kandidaturën për kryetar të PDK-së. Kjo është një gjë me rëndësi, sepse tregon se PDK-ja ka një vazhdimësi politike, me një strategji të re në kohën politike. Shpresojmë në mundësinë që me zgjedhjen e z. Veselit në krye të PDK-së, të kemi një qasje më proaktive në politikë, në zgjidhjen e çështjeve të ndjeshme politike, si Demarkacioni e Assosacioni dhe liberalizimi i vizave dhe zhvillimi i vendit.
GazetaBlic: Pasi jemi te demarkacioni, së shpejti pritet të që të ratifikohet në kuvend kjo marrëveshje. Cili është qëndrimi juaj lidhur me këtë?
Nait Hasani: Unë mendoj se çështjet e demarkacionit që do të vijnë në Kuvend, do të analizohen dhe do të jenë mundësi e shqyrtimit të gjithanshëm të kësaj çëshjeje të ndjeshme. Unë besoj se deputetët me ndërgjegje dhe me vizion politik nuk duhet të votojnë për çështje që shkelin sovranitetin e vendit, që garantohet edhe me kushtetutë. Ne kemi dhënë betimin në mbrojtjen e kushtetutës dhe vendit tonë. Prandaj, dhe unë do të jem aty në mbrojtje të vendit tim, me çdo mjet demokratik.
GazetaBlic: Pra, ju nuk do të votoni për ratifikimin e Demarkacionit?
Nait Hasani: Çdo gjë që bie ndesh me kushtetutën, nuk do ta votoj.
Për raste si të Zharkut, duhet aktivizuar edhe Interpoli.
GazetaBlic: Ish-kryetari i Kaçanikut Xhabir Zharku, ndonëse është i dënuar nga Gjykata, po vazhdon të veprojë i lirë jashtë vendit. Së fundi, Zharku ka publikuar edhe disa fotografi. Brenda PDK-së, pati të atillë që thanë se Zharku “iu ka hypur skijave”. Z. Hasani, cili është komenti juaj lidhur me tërë këtë?
Nait Hasani: Unë mendoj se jo të gjithë njerëzit janë politikisht të përgjegjshëm edhe pse njeriu është qenie politike. Ikja nga përgjegjësia tregon qyqarllëkun e individit si ndërgjegjësim politik. Ai e ka dëmtuar veten me ikje po dhe e ka humbur besimin te qytetarët dhe te drejtësia.
Mendoj se edhe drejtësia e ka humbur besimin te qytetarët. E ka humbur sepse sistemi i drejtësisë është selektiv. Kjo ka ndodhur e po ndodhë nga mosgatishmëria e gjyqtarëve prokurorëve të merren seriozisht me lëndët gjyqësore. Nëse pritet me vite për zgjedhjen e lëndëve, kjo tregon paaftësinë e sistemit të drejtësisë. Dhe tjetra që mendoj se duhet, gjyqtarët dhe prokurorët të jenë të paguar më mirë dhe me të gjitha beneficionet që mundësojnë ta kthejnë besimin e drejtësisë në Kosovë. Po në të njëjtën kohë duhet kërkuar edhe përgjegjësi më të mëdha në vendosjen e rendit dhe sundimin e ligjit. Të gjithë duhet të jenë të barabartë para ligjit. Duhet aktivizuar edhe Interpolin për t’i arrestuar personat që kanë lëndë në gjykata. Pa drejtësi nuk ka shtet.
GazetaBlic: Kush mban përgjegjësi për moskapjen e tij, atëherë sipas jush?
Nait Hasani: Përgjegjësi mban drejtësia që nuk ka lëshuar fletarrestim. Pa fletarrestim nuk veprojnë organet e drejtësisë në Evropë. Përgjegjësia është e gjyqtarëve dhe e qeverisë që nuk kërkon përgjegjësi nga këto organe.
Unë shpresoj se do të mësohemi e ndërgjegjësohemi dhe të besojmë në drejtësi, në drejtësi para ligjit për të gjithë.
/GazetaBlic/