14.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Dënohen aktorët e përleshjes midis Krasniqëve e Limajve në Banjë të Malishevës

Trupi gjykues i Gjykatës Themelore të Prizrenit, në rigjykimin e të akuzuarve me iniciale E.K., B. K., D.K., H.K. dhe A. K., të mbajtur të enjten e shkuar ka shpallur aktgjykimin.

Rasti ka të bëjë me zënkën në mes të anëtarëve të familjes Krasniqi dhe familjes Limaj në restorantin Kështjella, në fshatin Banjë, Malishevë, e cila rezultoi me vdekjen e një personi dhe lëndime të personave të tjerë.

Sipas njoftimit nga kjo gjykatë, trupi gjykues e shpalli E.K. fajtor për vrasje të rëndë, ndërsa e liroi nga akuza tjetër e lëndimeve të rënda trupore. Ai u dënua me 22 vjet burgim.

I akuzuari me iniciale B.K. u shpall fajtor për dy akuza të lëndimit të rëndë trupor dhe një akuzë të mbajtjes në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe u dënua me dënim unik me 8 vite burgim.

I akuzuari me iniciale D.K. u lirua nga bashkëkryerja e vrasjes së rëndë, ndërsa u shpall fajtor për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve për të cilën u dënua me 1 vit burgim.

I akuzuari me iniciale H.K. u shpall fajtor për ndihmë në vrasjen e rëndë dhe u dënua me 5 vite burgim. I akuzuari me iniciale A.K. u lirua nga ndihma në vrasjen e rëndë.

Masat kufizuese të cilat janë në fuqi, respektivisht paraburgimi për të akuzuarin me iniciale E.K. dhe arresti shtëpiak për të akuzuarin me iniciale B.K. u vazhduan. I akuzuari me iniciale H.K. u urdhërua të paraqitet në stacionin policor dy herë në javë.

Avokatët mbrojtës të akuzuarve me iniciale E.K., B.K. dhe H.K. dhe prokurori kanë njoftuar se do ta apelojnë aktgjykimin.

Trupi gjykues ishte i përbërë nga dy gjyqtarë ndërkombëtarë dhe një gjyqtar vendor. Ndjekja penale e këtij rasti është bërë nga prokurori vendor.

Më Shumë

Rreth 100 punëtorë të lënduar këtë vit

Përveç dhimbjeve dhe pamundësisë për të lëvizur, Rexhep Gashi brengosej edhe për mbulimin financiar të trajtimit të tij. I shtrirë prej ditësh në Klinikën e...

Përvojë unike 360 gradë, publikohen pamje nga skena gjigante e Eurovisionit

Transmetuesi suedez SVT ka zbuluar skenën mbresëlënëse në Malmö Arena, në të cilën do të interpretohen 37 këngët e Eurovision Song Contest, i cili...

Lajmet e Fundit