14.2 C
Prizren
E premte, 15 Maj, 2026
Home Blog Page 6624

Beyonce, një grua me të cilën s’duhet ngatërruar

0

Është cilësuar si një projekt konceptual, i bazuar në udhëtimin jetësor të çdo gruaje. Solo albumi i gjashtë i Beyonce prek shumë tema të fuqishme.

Jo shumë kohë pasi publikoi këngën e saj me videoklip “Formation” që i parapriu albumit me të cilin ajo surprizoi,Beyonce vjen me projektin e saj në mes të Muajit të Historisë së Njerëzve me Ngjyrë. Tekstet e saja i referohen skllavërisë, protestave të Malcom X e tradhtisë bashkësoortore.

Por sidoqoftë, Lemonade është një album që flet më pak për politikë e më shumë për çështjet personale. Është shumë i preokupuar me martesën e saj se sa për situatat aktuale në botë, që jep të kuptojmë se i kushtohet pabesisë së bashkëshortit të saj Jay Z.

Në albumin e saj të ri, Beyonce tingëllon shumë si një grua me të cilën s’duhet ngatërruar. Klipi i saj përmbledhës i albumit i prezantuar në HBO, e paraqet Beyonce në skena ku duket e irrituar, duke shkatërruar makina e duke tentuar vetëvrasjen

Kapen hajnat e ETC-së në Prizren

0

Një vjedhje ka ndodhur rreth orës 16:00 në ETC të Prizrenit. Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Hazir Berisha njofton se lidhur me këtë vjedhje janë arrestuar tre të dyshuar nga Shqipëria.

“Sipas raporteve policore nga vendi i ngjarjes thuhet se tre të dyshuar shtetas të Shqipërisë janë arrestuar, sepse tektë njëjtit janë gjetur të vjedhura disa gjësende si pesë palë darë për korrent elektrik; veshje fëmijësh dhe mbathje sportive për meshkuj”, njofton Berisha.

“ Pas shikimit të kamerave të sigurisë është vërejtur se të njëjtit kanë vjedhur edhe një hekur për hekurosje”.

“Të dyshuarit janë arrestuar nga policia dhe pas intervistës është informuar prokurori i shtetit i cili ka nënshkruar masën e ndalimit policor”./PrizrenPress.com /

Malishevë: Inspektorati konfiskoi goma që përdoren në furrat e gëlqeres

0

Inspektorët komunal gjatë javës së kaluar në Malishevë kanë konfiskuar një sasi të madhe të gomave, në njërën nga furrat për përfitimin e gëlqeres.

Kjo u bë e ditur gjatë mbledhjes së Këshillit të Drejtorëve në Komunën e Malishevës që është udhëhequr nga Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

Sipas drejtorit të Drejtorisë së Inspektoratit, Fadil Shala, inspektorët komunal, në bashkëpunim me organet tjera, kanë konfiskuar rreth 500 goma të vjetra, në njërën prej furrave për përfitim të gëlqeres, në fshatin Guncat.

Pronarët e këtyre furrave, në shumë raste përdorin goma të vjetra, gjë e cila është e ndaluar, për shkak të ndotjes së ambientit.

Në mbledhjen e sotme, u tha se janë duke vazhduar me realizimin e projekteve në infrastrukturën e përgjithshme, si në shkolla, rrugë, kanalizime dhe projekte tjera, me rëndësi për banorët e Komunës së Malishevës, ndërsa shumë shpejt pritet të bëhet edhe pranimi i mbi njëzet projekteve të realizuara.

Po ashtu, u raportua edhe për situatën epidemiologjike, ku u tha se po vazhdojnë me fushatat sensibilizuese dhe vetëdijesuese kundër EHKK, pastaj repelimi i kafshëve dhe dezinsektimi selektiv i zonave endemike, dhe se situata është normale, dhe pavarësisht prej rasteve të thumbimeve nga rriqrat, nuk ka raste të infektimit.

Ndërsa drejtoria e shërbimeve publike, bëri të ditur, se janë duke vazhduar me implementimin e projektit të gjelbërimit, ku janë duke u gjelbëruar disa nga hapësirat publike.

Me mësuesen lakuriq në midis malit

0

Kur dikur dëgjoja se në botën perëndimore shumëkush dashurohej, por edhe martohej përmes internetit, nuk e kuptoja se për çfarë bëhej fjalë. Por, para pesë vjetësh, kur edhe unë e instalova internetin në shtëpi, e kam të qartë se si kanë mundur ata perëndimorë të njoftohen, dashurohen, por edhe të martohen nëpërmjet internetit, shkruan për Portalin tonë “Kosovarja”, J.

Papritur, një mbrëmje online hyri një zonjë, e cila u prezantua si grua 45 vjeçe, mësuese. Unë, 25-vjeçar, fillova të imagjinoj se si do të ishte që të kem një mësuese kaq më të vjetër se unë, e cila do të më mësonte edhe për “punët e shtratit”. Si beqar, shpesh ndjej nevojë për femër, por nuk mund të lavdërohem se mund të kem shpesh ndonjë femër, e cila do më shterte krejt energjinë rinore për seks.

– Përshëndetje… jeni për bisedë? – m’u drejtua zonja.

– Me kënaqësi, e nderuar. Por, do të doja të di moshën tuaj, sepse biseda do të jetë më kuptimplote nëse e di që po flas me një femër të pjekur dhe jo me ndonjë kullerkë – ia ktheva.

Asaj, si duket, i lash përshtypje që në fillim dhe filloi të qeshë.

– A e di bre djalosh se unë jam e djegur se jo e pjekur?! – më tha zonja.

– Prandaj, edhe kërkova të di moshën tuaj. Unë jam 25-vjeçar – i tregova.

– Ha-ha-ha… e di ti se unë jam shumë më e vjetur se ti, bile kam mundur të të lind?! – tregoi zonja.

Megjithatë, unë insistoja pa ndërprerë t’më tregonte moshën e saj, sepse më përshtatej në bisedë dhe, pse jo, edhe u mbusha epsh për faktin se është më e moshuar. Më kaploi dëshira që të më mbështillte ajo në gji, duke më përkëdhelur sikur nëna foshnjën, e unë t’i zbatoja mësimet e saj në praktikë.

– Unë, mor djalosh, jam 45-vjeçare, por dukem shumë më e re se mosha që kam – më tha zonja.

– Natyrisht se duhet të dukeni ashtu dhe kurrë as mos e qoni mendjen kah pleqëria. Sidoqoftë, a mund ta kuptoj këtë se ju jeni aktive edhe në punët e shtratit? – e pyeta, pa një e pa dy.

– Natyrisht, por e kam të vështirë të lirohem me dikë, sepse në Kosovë të gjithë meshkujt, sapo e shfrytëzojnë një femër, u tregojnë shokëve. Prandaj, është rrezik të vendosi në këtë aspekt – u ankua zonja, e cila ma bëri me dije se asaj “po i lëpihet”, por që ndruan se po hetohet.

– Unë, e nderuar, jam tip që kënaqëm, pikërisht kur ajo kënaqësi është shumë intime. Po më hetoi dikush se jam në lidhje me dikë, nuk ka më vend për kënaqësi – i thash.

Si duket, kjo thënie imja ishte çelësi kryesor që ajo të lirohej menjëherë në bisedë dhe të harroj se ne sapo u njohëm. Menjëherë filloi t’më fliste për dëshirat dhe qejfet e saj. Ndërkohë, më tregoi se burri i saj më shumë ishte jashtë shtëpisë se sa me të. Më tha troç se i ishte mërzitur edhe jeta bashkëshortore, gjithnjë duke dëgjuar nga shoqet e saj se si burri po i ndiqte lokalet e natës, paralel me të rinjtë. Natyrisht, ai ishte i pasur, por zonja me të cilën flisja dëshironte diç më shumë se pasuria materiale. Ajo më tha se është tejet e varfër shpirtërisht, sepse i mungonte mashkulli.

– Më beso se jam çmendur në pleqëri… Bile, me të thënë të drejtën, do ta dëshiroja një djalosh si ti. Ama, nuk e di se sa je i fjalës? – më tha pa ngurrim zonja.

Oh sa u josha pas saj… edhe unë fillova t’i tregoj se do e dëshiroja pikërisht atë që është më e vjetër se unë dhe se kam qejf të më bëhej mësuese shtrati.

– Të premtoj se do të jem nxënës i mirë dhe i dëgjueshëm. Nuk do të dëshiroja të dëshpërohesh me mua – i thash.

I tregova drejt se isha i kallur për zonja, sepse nga to kam se çka të mësoj. Ajo ma ktheu se të rejat janë edhe më të dijshme se të vjetrat, sepse, sipas saj, të rejat kanë më shumë përvojë.

– Megjithatë, pranoni, ju lutem, të pimë një kafe diku në qytet – i shash zonjës.

Ajo më tha se do të pinte me kënaqësi një kafe, por më porositi të mos kërkoja më shumë, sepse që në fillim do më refuzonte nëse jam insistues. U pajtova me kërkesat e saj dhe mbaruam bisedën.

Të nesërmen, u rrova, u parfumosa dhe u vesha mirë. Me të arritur në vendin ku e lamë të takoheshim, u gjendëm në një restorant të vogël, por mjaft i qetë dhe i përshtatshëm për bisedë intime.

– Qenke zgjuar shumë herët – më tha zonja, e cila gjithashtu ishte rregulluar, tamam si mësuese.

– Më mirë të kishe pyetur nëse kam fjetur mbrëmë! – ia ktheva.

Duke pirë makiato, biseduam për shumëçka… Madje, edhe për seks. Më tha se ka nevojë për seks, sepse burri i saj më shumë është jashtë shtëpisë sesa me të.

I thash se tash e tutje do më ketë mua për punë të tilla dhe nuk ka nevojë të brengoset për punët se ku i rri burri…

Pas një kohe dolëm nga lokali dhe hipi në veturën time. Më tha se nuk guxon të shkojmë në ndonjë motel, por në veturë mund të bëjmë çdo gjë…

Dhe, ashtu ndodhi: në mjedis të malit unë e ajo u ndodhëm lakuriq… J. /Kosovarja/

Krujë, dhunon dhe kanos me pistoletë gruan

0

Policia ka parandaluar një ngjarje të rëndë brenda familjes, duke bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit 53-vjeçar Ibrahim Lika, banues në fshatin Shkretë të Krujës.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë një konflikti të përsëritur ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases A.Lika, 47 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime në trup si dhe e ka kanosur, në prani të fëmijëve, duke i drejtuar një armë zjarri pistoletë tip TT, me të cilën më pas është larguar, transmeton Kosova Sot Online.

Gjatë kontrollit të ushtruar në momentin e kapjes, Likës iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provave materiale pistoleta TT dhe një krehër me 6 fishekë.

Ibrahim Lika ka qenë i dënuar më parë (ka kryer 4 vite burg) për veprën penale të “vrasjes me paramendim, mbetur ne tentativë, kryer në bashkëpunim”.

Dy aksidente në Prizren, tre të lënduar

0

Dy aksidente trafiku kanë ndodhur brenda 24 orësh në Prizren. Aksidenti i parë ka ndodhur në rrugën “Ismajl Kryeziu” në Prizren, ndërkaq i dyti në fshatin Gelancë.

Policia e Kosovës njofton se në aksidentin e parë është lënduar ngasësi i veturës, ku pas trajtimit mjekësor është liruar në shtëpi.

Ndërkaq në aksidentin në Gelancë lëndime kanë pësuar dy pasagjere.

“Pasagjeret janë dërguar në spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor,dhe pas tretmanit janë liruar”, njofton Policia e Kosovës./PrizrenPress.com/

SHBA do të dërgojë trupa shtesë në Siri

0

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka vendosur të dërgojë deri në 250 trupa ushtarake në Siri, për t’u ndihmuar forcave lokale në luftën kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik.

Sipas zyrtarëve amerikanë, Obama zyrtarisht do ta bëjë të ditur vendimin gjatë fjalimit të sotëm në Gjermani.

Lufta kundër Shtetit Islamik ishte tema kryesore e diskutimeve ndërmjet Obamës me liderët e Arabisë Saudite, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë.

Ky veprim do të ndikonte dukshëm në rritjen e pranisë amerikane në vendin e goditur nga lufta civile.

Rreth 50 forca të operacioneve speciale veçse janë duke vepruar në Siri. Nuk është bërë e qartë se nga shifra prej 250 trupave sa prej tyre do të jenë forca speciale.

Shteti Islamik kontrollon qytetet e Mosulit në Iraq dhe Rakas në Siri, dhe përbën kërcënim të mundshëm gjithandej, pas marrjes së përgjegjësisë për sulmet terroriste të nëntorit në Paris dhe të marsit në Bruksel.

Daci: Përçarja e opozitës është “faqja e zezë”

0

Akademik Nexhat Daci ka thënë se përçarja e opozitës është “faqja e zezë”, pasi po bëhet garë se kush do të jetë në poste ende pa qenë askund zgjedhjet. Sipas tij, nëse opozita vazhdon me këto sjellje, do të fuqizohet edhe më shumë PDK-ja nën drejtimin e Kadri Veselit

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, ka thënë se nëse subjektet opozitare vazhdojnë të funksionojnë të ndara dhe pa koncept, Partia Demokratike e Kosovës nën udhëheqjen e Kadri Veselit do të fuqizohet edhe më shumë.

Ai i ka kritikuar partitë opozitare, duke thënë se si ende pa u ditur asgjë për zgjedhjet e ardhshme ata po luftojnë për poste.
Daci shprehet i befasuar me ambiciet e liderëve politikë shqiptarë për të marrë poste.

Në një intervistë për “Zërin” ka thënë se zgjedhje të parakohshme parlamentare është e mundur të ketë, mirëpo kjo, sipas tij, duhet të bëhet në koordinim ndërmjet subjekteve politike në vend.

Daci ka thënë se përvoja politike rreth 20-vjeçare e Hashim Thaçit do të ndikojë që ai të jetë një president më i mirë sesa që ka qenë si kryeministër.

Arrestohet dhe dërgohet në burg një person në Prizren

0

Policia ka arrestuar një person në Prizren. Arrestimi i tij është bërë me urdhër të Gjykatës Themelore në Prizren.

“ Në bazë të urdhëresës se lëshuar nga Gjykata është arrestuar një person dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Prizrenit”, njofton Policia e Kosovës./PrizrernPress.com/

Getoar Besimi aderon në PDK

0

Kuvendari i Kuvendit Komunal, Getoar Besimi, i cili ishte pjesë e listës së Iniciativës Qytetare të Prizrenit, sot do të aderojë në PDK.

“ Ju ftojmë të merrni pjesë në aktivitetin e degës së PDK-së, në Prizren, me c’rast me një solemnitet rasti do të bëhet pritja e aderimit në PDK të kuvendarit të Kuvendit Komunal Getoar Besimi, i cili deri më tani ishte pjesë e listës së Iniciativës Qytetare të Prizrenit”, thuhet në njoftimin e PDK-së në Prizren.

“Ceremonia solemne e aderimit bëhet sot me datë (25.04.2016) në ambientet e “Kompleksit Evropa” duke filluar nga ora 20:00”./PrizrenPress.com/