14.1 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

SHBA do të dërgojë trupa shtesë në Siri

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka vendosur të dërgojë deri në 250 trupa ushtarake në Siri, për t’u ndihmuar forcave lokale në luftën kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik.

Sipas zyrtarëve amerikanë, Obama zyrtarisht do ta bëjë të ditur vendimin gjatë fjalimit të sotëm në Gjermani.

Lufta kundër Shtetit Islamik ishte tema kryesore e diskutimeve ndërmjet Obamës me liderët e Arabisë Saudite, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë.

Ky veprim do të ndikonte dukshëm në rritjen e pranisë amerikane në vendin e goditur nga lufta civile.

Rreth 50 forca të operacioneve speciale veçse janë duke vepruar në Siri. Nuk është bërë e qartë se nga shifra prej 250 trupave sa prej tyre do të jenë forca speciale.

Shteti Islamik kontrollon qytetet e Mosulit në Iraq dhe Rakas në Siri, dhe përbën kërcënim të mundshëm gjithandej, pas marrjes së përgjegjësisë për sulmet terroriste të nëntorit në Paris dhe të marsit në Bruksel.

Më Shumë

Sejdi Bellanica zgjidhet kryetar i AAK-së në Prizren

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se në Prizren ka vazhduar procesi i zgjedhjeve të brendshme...

QRTK në Prizren dhe DKRS në Malishevë thellojnë bashkëpunimin për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore

Në vijim të angazhimeve institucionale për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren zhvilloi një takim pune me...

Lajmet e Fundit