11.7 C
Prizren
E mërkurë, 29 Prill, 2026
Home Blog Page 6629

Vehapi nderon dëshmorët Dalip Behra dhe Bekim Gashi

0

Me rastin e 17-vjetorin e rënies së dëshmorëve Dalip Behra dhe Bekim Gashi në fshatin Krushë e Madhe, kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi me bashkëpunëtorë, sot ka bërë homazhe dhe ka vendosur kurora me lule tek pllaka përkujtimore.

Duke kujtuar kontributin dhe sakrificën e dy dëshmorëve të këtij fshati, kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, ka thënë me se sot kujtojmë veprën e madhe të të gjithë dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës.

“Jemi sot këtu për të nderuar gjakun e derdhur, të Dalipit, të Bekimit, po ashtu ne sot kujtojmë veprën e madhe të të gjithë dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës, nderojmë veprën e madhe edhe të profesor Ukishin Hoti, të cilin e kishim ideator për shtetin e Kosovës”, ka tha Vehapi.

Nga një fjalë rasti mbajtën edhe Vajdin Berisha, kryetar i OVL e UÇK-së dhe Albin Kurti, deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Fshati Krushë e Madhe, gjatë luftës ka dhënë 21 dëshmorë, ndërsa në masakrën që forcat serbe e bënë në këtë fshat me 26 mars të vitit 1999, u vranë 241 civil, në mesin e tyre edhe gra, pleq dhe fëmijë. /PrizrenPress.com/

Përleshje në Malishevë, njëri godet me mjet të fortë tjetrin në kokë

0

Në fshatin Guriq të Malishevës janë arrestuar dy persona pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje mes tyre janë përleshur mes veti, me ç’rast njëri i dyshuar ka goditur me një mjet të fortë në kokë të dyshuarin e tretë – i mitur, duke i shkaktuar lëndime trupore, raporton PrizrenPress.

Sipas policisë, i njëjti pas tretmanit mjekësor në Spitalin Rajonal në Prizren është liruar dhe më pas është intervistuar.

Me vendim të prokurorit i dyshuari-sulmues është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit tjerë pas intervistimit janë liruar. /PrizrenPress.com/

Shkelen me veturë dy këmbësor në Prizren

0

Në dy aksidente në komunën e Prizrenit, janë lënduar dy këmbësor. Policia e Kosovës bën të ditur se të lënduarit janë goditur me veturë nga pakujdesia dhe mos përshtatja e shpejtësisë me kushte e rrugës, raporton PrizrenPress.

Sipas policisë, aksidentet kanë ndodhur gjatë ditës se djeshme në fshatin Romaj dhe në rrugën “Ismet Jashari” në Prizren.

Dy viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe i njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. /PrizrenPress.com/

Diskutohet për rrugën e Kosovës drejt UNESCOS

0

Organizata joqeveritare për emancipimi civil, “EC Ma Ndryshe”, organizon në Prishtinë një tryezë ku do të diskutohet për rrugën e Kosovën drejt anëtarësimit në UNESCO.

“Afër gjashtë muaj pas votës negative, Kosova ende nuk e ka të qartë vizionin për anëtarësim në UNESCO. Për këtë arsye, Forumi 2015 dhe EC Ma Ndryshe organizojnë këtë tryezë si përpjekje për të nxitur diskutimin publik mbi hapat që duhen ndjekur”, thuhet në njoftimin e organizatës.

Bëhet e ditur se në pjesën e parë të tryezës do të prezantohet analiza e shkurtër e “EC Ma Ndryshe” mbi shkaqet e dështimit në përpjekjen e parë dhe sugjerimet drejt anëtarësimit.

Pjesëmarrës në panelin e diskutimit do të jenë Petrit Selimi, ushtrues detyre i ministrit të Punëve të Jashtme, Caroline Jager-Klein, eksperte e trashëgimisë kulturore, Dimitris Moschopoulos, këshilltar për trashëgiminë kulturore dhe Sali Shoshi, drejtor i “Trashëgimia Kulturore pa Kufij”.

Tryeza do të mbahet gjatë ditës së enjte (14 prill), me fillim nga ora 13:00, në hotelin “Swiss Diamond”.

Rikujtojmë se pas dështimit në konferencën e përgjithshme të mbajtur në nëntor të vitit 2015 institucionet e Kosovës nuk kanë publikuar asnjë agjendë për veprimin e radhës drejt anëtarësimit në UNESCO.

Kapet afër 1 kg marihuanë në pikëkalimin e Vërmicës

0

Njësitet e Doganës në bashkëpunim me policinë Kufitare kanë arritur të kapin 1 kg substance narkotike të llojit marihuanë gjatë tentimit për tu futur në Kosovë.

Gjatë kontrolleve rutinore, dje në orët e pasdites në Vërmicë në vijën e parë të kontrollit nga ana e Policisë së Kosovës është selektuar për kontroll vetura e tipit Ford Mondeo me targa të Kosovës që drejtohej nga një shtetas i Kosovës.

Siç bëhet e ditur në njoftim, gjatë kontrollit të ushtruar nga ekipi i specializuar i Doganës në vijën e dytë së bashku me zyrtaret e policisë në bagazh, saktësisht në anën e majtë të bagazhit mbi anësoret e gomave janë gjetur dy qese me substance narkotike të llojit marihuanë. Sasia e lëndës narkotike ishte 922.7 gram -2 qese (paketime).

Personi i dyshuar është arrestuar nga ana e Policisë derisa substanca narkotike si dhe rasti janë proceduar në Polici për hetime të mëtejme. /PrizrenPress.com/

DrogeDroge ne veture

Khloe: Seksi i parë aspak argëtues!

0

Motra më e re Kardashian, Khloe, pa ngurrim ka folur për përvojën e saj të parë seksuale. Ajo ka zbuluar se kur e ka humbur virgjërinë, por edhe kur për herë të parë është puthur me një mashkull. Khloe ka deklaruar se seksi i saj i parë ka qenë një përvojë e tmerrshme, ndërsa ka shtuar se orgazmën e saj të parë e ka përjetuar pas shumë vitesh që ka bërë seks.

“Nuk është aspak argëtues. Është i çuditshëm dhe je e frikësuar dhe dhemb dhe nuk e di se çfarë do të ndodhë. Unë kam qenë 15-vjeçe kur për herë të parë kam bërë seks, ndërsa partneri im ishte më i moshuar dhe kishte përvojë në seks. Në të vërtetë nuk e mbaj mend dhimbjen, por e mbaj mend se vetëm doja që kjo të merrte fund sa më shpejt. Përfundimisht nuk mund të arrish orgazëm kur e ke për herë të parë”, ka thënë Khloe, e cila momentalisht është beqare, edhe pse shumicën e kohës e kalon me Lamar Odor, me të cilin është në proces të shkurorëzimit.

Ajo e ka pranuar se disa vite fare nuk ka arritur të përjetoj orgazëm, pasi ishte bërë seksualisht aktive.

“Fare nuk e kam ditur se çfarë ishte ajo ndjenjë derisa nuk e kam përjetuar. Tek seksi më ka pëlqyer që është shumë intim. Kur më në fund ka ndodhur, menjëherë kam thënë: ‘a për këtë bëhet fjalë?’. Ishte një ndjenjë e mrekullueshme”, ka rrëfyer ajo.

Khloe gjithashtu ka zbuluar se kur e ka bërë edhe puthjen e parë me një mashkull.

“Hera e parë që kam puthur një mashkull, ka qenë kur isha 12 apo 13-vjeçe, derisa isha për pushime me familje në Havai”, ka treguar ajo.

Bukuroshja ka treguar se muajve të fundit është përqendruar shumë në atë që ta kthej trupin e saj në formë të përkryer, pasi për shumë vite e kishte lënë pas dore dhe kishte shtuar peshë.

“Edhe pse ushtrimet janë të mundimshme, rezultatet janë mahnitëse”, ka përfunduar Khloe.

Asllanaj kërkon të merren masa në parandalimin e etheve hemorragjike

0

Shtabi komunal për parandalimin e etheve hemorragjike të njohura si “Krime kongo”, sot ka mbajtur takimin e parë, ku ka diskutuar për marrjen e masave ndaj kësaj epidemie.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Sali Asllanaj ka kërkuar nga anëtarët e shtabit që të fillohet menjëherë me masat siç janë: sensibilizimit të qytetarëve, përmes bisedave me qytetarë dhe ligjëratave nëpër shkolla, shpërndarjes së fletëpalosjeve, radioemisioneve në radiot lokale dhe spërkatjes së terenit ku dyshohet së mund të ketë paraqitje të rriqrave.

Komuna e Suharekës ka gjashtë fshatra që llogaritet të jenë zona endemike apo më të rrezikuara. Mirëpo në këtë takim u vlerësua se gjendja në këto mjedise është e mirë, pasi deri tash ka vetëm 10 raste të pickimit të rriqrave.

Drejtori i QKMF-së Milit Elshani, ka bërë të ditur se janë mobilizuar ekipet e QKMF-së dhe të QMF-së nëpër fshatra dhe po përcjellin të gjitha rastet e paraqitura me pickim. Ndërsa në takim u tha se ka përfunduar edhe faza e parë e repelimit të kafshëve dhe pas pesë javësh sërish do të filloj faza tjetër e repelimit.

“Për fat të mirë Komuna e Suharekës, ka raste të pickimit, por jo edhe të simptomeve të sëmundjes”, ka thënë drejtori i shëndetësisë Frashër Behluli. /PrizrenPress.com/

Iva Aliko: Ja cili politikan plak më dhuroi super apartament

0

Iva Aliko është një vajzë seksi nga Tirana, që tashmë po kërkon të hyjë në rrugën e muzikës.
Është e hapur për të folur për gjithçka i ndodh në jetën e saj të ekspozuar tai, pasi dëshiron të bëjë karrierë si showgirl. 23 vjeçarja bionde e ka nisur me modën, baletin, prezantimin dhe po investon për të çarë në muzikë.

Më format bombastike të trupit ajo përballet sa me ngacmimet aq edhe me dyshimin e të tjerëve, për të mësuar se çfarë ka origjinale dhe çfarë e ka në sajë të ndërhyrjeve estetike.

Një prej tyre ishte dhe Shota Baraliu, e cila e preku “live” Ivën në programin e ri “Rrokum” të Kastro Zizos. Por si ndihet ajo përballë burrave të rëndësishëm të biznesit dhe polikës e përfitimet materilae prej tyre i rrëfen në këtë intervistë të hapur për “Story”.

Komentohesh si vajza më seksi që po pushton rrjetet sociale me fotot provokuese. Ti vetë me cilën pjesë të trupit mburresh?

Nuk mund të veçoj ndonjë pjesë të trupit tim. Të qenurit seksi qëndron në totalin e fizikut që kam. Për mua pjesa më seksi e trupit është ajo që preket më shumë.

Me cilën femër VIP të huaj e krahason veten?

Nuk më pëlqejnë krahasimet. Në përgjithësi nuk bëj krahasime.

Personave që duan të provojnë me prekje origjinalitetin e aseteve të tua fizike si u përgjigjesh?

Jam e hapur tek kjo pjesë. Është diçka faktike që unë e kam bërë dhe “live” në emisione televizive.

Ndërkohë synon karrierë si këngëtare, po cila është muzika që të çmend?

Në përgjithësi më pëlqejnë të gjitha rrymat muzikore. Nuk mund të veçoj ndonjë muzikë që më çmend.

Mashkulli më seksi në muzikën shqiptare kush është?

Në muzikën shqiptare s’kam ndonjë perferencë të gjinisë mashkullore, për ta përkufizuar “seksi”.

Rivalja jote më e fortë në muzikë?

Nuk i shoh si rivale vajzat e tjera, përkundrazi me pjesën më të madhe kam miqësi.

Propozimi më i fortë që të kanë bërë dhe nga kush?

Propozimi më i fortë ka qenë nga një sheik, i cili ishte i vjetër në moshë, por që kishte një djalë “super sexy”, dhe më tundoi ideja që unë do të ballafaqohesha me të çdo ditë.

Pate diçka me sheikun apo me djalin e tij?

Jo nuk pata diçka, por jemi në kontak. Flasim vazhdimisht.

Mund të keni diçka në të ardhmen?

Pse jo?! Ndoshta.

Marrëdhëniet me meshkujt si i ke, numëron shumë histori?

Nuk numëroj shumë histori.

Cilët meshkuj të tërheqin?

Më tërheqin meshkujt me karakter të fortë, e që janë dikushi në jetë.

Në shtrat si sillesh?

Në shtrat jam pasionante. Pra jam shumë e mirë në krevat.

Çfarë të ofrojnë ata?

Shumë gjëra më ofrojnë, si dashuri ashtu dhe gjëra materiale.

Një dhuratë super e shtrenjtë që ke marrë dhe nga kush?

Ishte një unazë diamanti shumë e kushtueshme, e porositur posaçërisht për mua me inicialet e mia me vlerë 20 mijë dollarë. Këtë dhuratë ma bëri i dashuri im biznesmen. Është i njohur në fushën e biznesit, por s’mund ta përmend emrin pasi tani jemi ndarë.

Të tjerë persona të njohur dhe me pushtet në Shqipëri të ngacmonjnë?

Po, mes tyre dhe politikanë por nuk dua të flas e të përmend emra për momentin. Ndoshta më vonë do i bëj publikë emrat e tyre.

Çfarë të ofrojnë?

Gjëra materiale, makina dhe shtëpi.

Ke pranuar dhuratë një shtëpi?

Po, një apartament dy dhoma e një kuzhinë në zonën Komuna e Parisit në Tiranë.

Është politikan i ri në moshë, apo i vjetër?

Jo, nuk është i ri në moshë.

Kaq tip praktike je në një lidhje?

Jam tip praktike. Por ndonjëherë ndihem dhe romantike, por kjo varet nga partneri.

Eneda Tarifa, plot duartrokitje në Tel Aviv (Video)

0

Pas Amsterdamit, ka qenë Tel Avivi qyteti që ka mirëpritur Eneda Tarifën, këngëtaren që sivjet do ta përfaqësojë Shqipërinë në garën muzikore Eurosong Contest.

Tarifa mbrëmë ka kënduar “Fairytale” në Israel Calling, koncertin promovues ku mbi 20-të këngëtarë performuan dhe bashkëbiseduan me gazetarët.

Tarifa fillimisht nuk u pëlqye por duket se pas performancës në Amsterdam dhe asaj në Tel Aviv ajo po ngjitet në listën e favoriteve për finalen e Eurosong Contest. Me 12 maj do të shohim nëse ajo kualifikohet për në finalen e Eurosong 2016.

Tarifa mbrëmë ka marrë plot duartrokitje gjatë performancës së saj, ndërsa paraqitja e saj në Amsterdam para pak ditësh është videoja më e klikuar nga të gjitha performancat e koncertit Eurovision in Amsterdam.

Ngjarje që godasin si kambana alarmi për qeveritarët?

0
Nga Jakup Krasniqi
Dënimi i humanistes beogradase, Natasha Kandiq është një kambanë që duhet të godas fortë në veshët e të gjithë atyre që e përgatiten Raportin e Dick Martit, i cili çoi në Rezolutën e Këshillit të Evropës për “hulumtimin” e trafikimit të organeve të njerëzve dhe krime të luftës nga pjesëtarë të UÇK-së. Po të ishte kështu, vërtetë do të ishte e tmerrshme! Po të ishte ashtu, ato do të ishin krimet më monstruoze të fundshekullit të shkuar. Duhet të jetë kambanë, mbi të gjithë ata që si miq kërkuan themelimin e Gjykatës Speciale, e mbi të gjitha duhet të jetë kambanë mbi ata qeveritarë që pa kushte iu nënshtruan presionit për tu dakorduar për themelimin e saj, që të ndiqen “krimet” vetëm të një etnie?! Pa dyshim kjo kambanë duhet t’i godas fortë veshët e deputetëve të Kuvendit të Kosovës të cilët pranuan me votën e tyre ta themelojnë një Gjykatë që merret vetëm me “krimet” e pretenduara të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kur këtij dënimi absurd te humanistes Kandiq, i shtojmë edhe shpalljen i pa fajshëm i V. Sheshelit nga Gjykata e Hagës, atëherë cili mbetet qëllimi i formimit të Gjykatës Speciale për Kosovën, e cila ekskluzivisht do të merret me dënimin e pjesëtarëve të UÇK-së?! A thua se shteti serb, ushtria e policia serbe në Kosovë na paskan qenë engjëj, ndërsa djaj na paskëshin qenë pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës?! Madje, për qeveritarët e Kosovës, kambanë edhe më e madhe duhet të jetë edhe hyrja e qeveritarëve serbë në Kosovë dhe thirrjet e tyre: “Kosova është Serbi”. Për të qenë absurdi edhe më i madh, në shërbim të asaj politike janë edhe anëtarë të kabinetit qeveritar të Kosovës. Kështu edhe mund të krijohet përshtypja nga shumë kush nga jashtë, se Serbia po e rikthen Kosovën si pjesë të saj. A ndjehen sado pak fajtor qeveritarët e Kosovës, të djeshmit e të sotshmit?!
Shikoni se çka shkruan mediat tona dje për rastin Kandiq: “Një gjykatë në Beograd ka dënuar aktivisten e të drejtave të njeriut, Natasha Kandiq, me një gjobë prej 4.400 eurosh, për siç thuhet, shkelje të nderit dhe dinjitetit të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, Lubisha Dikoviq. Aktivistja, Kandiq me guximin e saj shembullor qytetar kishte zbardhur fakte, sipas të cilave, gjenerali Dikoviq, ka pasur përgjegjësi të drejtpërdrejtë në masakrat që ndodhen ndaj popullatës shqiptare në Drenicë. Këto akuza nuk u përfillen nga institucionet e drejtësisë në Serbi, meqë prokurorët serbë nuk ngritën ndonjë akuzë ndaj gjeneralit serb. Për të qenë absurdi edhe më i madh, është aktivistja Kandiq, ajo që dënohet me gjobë vetëm pse akuzoi publikisht numrin një të ushtrisë serbe.”/RKL/
Krimet e Lubisha Dikoviq-it dhe të pjesëtarëve që ai i komandonte të kryera në Kosovë e sidomos në Drenicë, ku ai kishte përgjegjësinë komanduese, janë të tmerrshme dhe lehtë të verifikueshme. Këtu mund dhe duhet të të shtrohet një pyetje:
Kur, një humaniste siç ishte zonja Kandiq, kishte mundësi të hulumtonte dhe të gjente veprimet inkriminuese të Dikoviq-it, si u bë që Prokuroria e Gjyqësia e Serbisë, mos ta gjente asnjë dëshmi të atij krimi, ndërsa në anën tjetër ta dënonte humanisten pse kishte thënë një të vërtetë që dihet botërisht dhe mund të verifikohet lehtësisht?!
Pra nga kjo shihet se shtetarët e rinj serbë, jo vetëm që nuk janë të gatshëm t’i dënojnë krimet e kryer në luftë e para lufte në Kosovë, por i dënojnë ata që marrin guxim t’i ndriçojnë ato krime.
I përmenda, rastin Kandiq dhe rastin Sheshel, për të treguar sesa absurd janë përpjekjet për të vetëndërtuar një Gjykatë Speciale për t’i dënuar pretendimet e Dick Martit të ngritur mbi gënjeshtrat serbe, kurse në anën tjetër, krimin dhe gjenocidin e verifikueshem të Serbisë në Kosovë te amnistohet. Nëse, nga Komuniteti ndërkombëtar e posaçërisht nga SHBA dhe BE nuk pranohet krimi e gjenocidi serb në Kosovë, atëherë si të kuptohet fushata 78 ditëshe e Aleancës Veri Atlantike mbi infrastrukturën politike, ushtarake e policore serbe në Serbi, Mal të Zi dhe Kosovë?
Konsideroj se rastet e përmendura ne një anë, fushata agresive e zyrtarëve serbë në Kosovë, në anën tjetër dhe Gjykata Speciale do të mbeten një referencë e shembull sesi nuk duhet të jetë “drejtësia selektive” për analet e Drejtësisë, por edhe sesi nuk duhet qeverisur me vendin! Apo, ndoshta në të ardhmen, e gjithë përgjegjësia do t’i mbetet Kuvendit të Kosovës, por jo edhe e atyre që i shtyn deputetet dhe shefat e tyre që ta merrnin një vendim të tillë të padrejtë deri në absurd?!
Nuk ka asnjë dyshim se këtij kabineti qeveritar që ka bërë gabime të panumërta politike ndaj kombit dhe vendit në raport me politikat agresive serbe ndaj Kosovës, që ka shkelur aktin më të lartë të shtetit – Kushtetutën dhe ka kriminalizuar qeverisjen në çdo segment të saj, duhet t’i ndërpritet mandati jo nga opozita por nga qytetarët e Kosovës.