14.1 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Diskutohet për rrugën e Kosovës drejt UNESCOS

Organizata joqeveritare për emancipimi civil, “EC Ma Ndryshe”, organizon në Prishtinë një tryezë ku do të diskutohet për rrugën e Kosovën drejt anëtarësimit në UNESCO.

“Afër gjashtë muaj pas votës negative, Kosova ende nuk e ka të qartë vizionin për anëtarësim në UNESCO. Për këtë arsye, Forumi 2015 dhe EC Ma Ndryshe organizojnë këtë tryezë si përpjekje për të nxitur diskutimin publik mbi hapat që duhen ndjekur”, thuhet në njoftimin e organizatës.

Bëhet e ditur se në pjesën e parë të tryezës do të prezantohet analiza e shkurtër e “EC Ma Ndryshe” mbi shkaqet e dështimit në përpjekjen e parë dhe sugjerimet drejt anëtarësimit.

Pjesëmarrës në panelin e diskutimit do të jenë Petrit Selimi, ushtrues detyre i ministrit të Punëve të Jashtme, Caroline Jager-Klein, eksperte e trashëgimisë kulturore, Dimitris Moschopoulos, këshilltar për trashëgiminë kulturore dhe Sali Shoshi, drejtor i “Trashëgimia Kulturore pa Kufij”.

Tryeza do të mbahet gjatë ditës së enjte (14 prill), me fillim nga ora 13:00, në hotelin “Swiss Diamond”.

Rikujtojmë se pas dështimit në konferencën e përgjithshme të mbajtur në nëntor të vitit 2015 institucionet e Kosovës nuk kanë publikuar asnjë agjendë për veprimin e radhës drejt anëtarësimit në UNESCO.

Më Shumë

Kerasan shpallet kampion i Kosovës në Ligën U18 për meshkuj

Skuadra e Kerasanit po vazhdon të dominojë në kategoritë e reja të basketbollit kosovar, duke u shpallur kampione e Kosovës në Ligën U18 për...

Trepça – Bashkimi, sonte gjysmëfinalja e dytë në “Minatori”

Sonte zhvillohet gjysmëfinalja e dytë e play-offit të Superligës së Kosovës në Basketboll, mes Trepça dhe Bashkimit Kjo përballje luhet në palestrën “Minatori”, në Mitrovicë,...

Lajmet e Fundit