25.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Asllanaj kërkon të merren masa në parandalimin e etheve hemorragjike

Shtabi komunal për parandalimin e etheve hemorragjike të njohura si “Krime kongo”, sot ka mbajtur takimin e parë, ku ka diskutuar për marrjen e masave ndaj kësaj epidemie.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Sali Asllanaj ka kërkuar nga anëtarët e shtabit që të fillohet menjëherë me masat siç janë: sensibilizimit të qytetarëve, përmes bisedave me qytetarë dhe ligjëratave nëpër shkolla, shpërndarjes së fletëpalosjeve, radioemisioneve në radiot lokale dhe spërkatjes së terenit ku dyshohet së mund të ketë paraqitje të rriqrave.

Komuna e Suharekës ka gjashtë fshatra që llogaritet të jenë zona endemike apo më të rrezikuara. Mirëpo në këtë takim u vlerësua se gjendja në këto mjedise është e mirë, pasi deri tash ka vetëm 10 raste të pickimit të rriqrave.

Drejtori i QKMF-së Milit Elshani, ka bërë të ditur se janë mobilizuar ekipet e QKMF-së dhe të QMF-së nëpër fshatra dhe po përcjellin të gjitha rastet e paraqitura me pickim. Ndërsa në takim u tha se ka përfunduar edhe faza e parë e repelimit të kafshëve dhe pas pesë javësh sërish do të filloj faza tjetër e repelimit.

“Për fat të mirë Komuna e Suharekës, ka raste të pickimit, por jo edhe të simptomeve të sëmundjes”, ka thënë drejtori i shëndetësisë Frashër Behluli. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Punimet në rrjetin elektrik, KEDS njofton se ku do të ketë sot ndërprerje të rrymës në Prizren

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se nesër, më 18.05.2024, do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit...

Zyrtare: Juventusi e shkarkon Allegrin

Juventus ka shkarkuar Massimiliano Allegri nga pozita e trajnerit. Kjo është e bërë e ditur me anë të një komunikate zyrtare nga klubi i Juventusit. Sipas...

Lajmet e Fundit