24.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

PDK-ja synon Qeverinë e “luftës”

Sipas analistëve, skenari i PDK-së për dalje nga kriza janë zgjedhjet e jashtëzakonshme, që mund të pasohen nga një koalicion i partive të krahut të luftës, me AAK-në e Ramush Haradinajt dhe Nismën e Fatmir Limajt, duke nxjerr LDK-në në opozitë, aty ku me gjasë do të mbetet edhe Lëvizja “Vetëvendosje”

Pas rehatimit të ish-kreut të PDK-së, Hashim Thaçi, në Presidencë, brenda partisë së tij, të drejtuar për plot 16 vjet, kanë filluar të dalin zëra të hapur që kërkojnë zgjedhje të jashtëzakonshme për tejkalimin e krizës aktuale politike në vend. Sado që këta janë zëra individualë, sikur ishin deklaratat e fundit të anëtarit të kryesisë së PDK-së, Nait Hasanit, brenda kampit të LDK-së, edhe nga analistët politikë aktualizimi i temës së zgjedhjeve të reja nga vetë zyrtarët e partisë fituese të zgjedhjeve të kaluara po shihet si një skenar i mundshëm i menduar paraprakisht. Pas marrjes së pozitës së kryetarit të shtetit, PDK-ja kërkon zgjedhje të reja, për të marrë në qeverisje edhe kryeministrin e vendit, nëpërmes një koalicioni të formatit tjetër, duke hyrë në kombinim të ri politik me krahun e luftës, AAK-në dhe Nismën, me qëllim të rrëzimit të LDK-së nga pushteti dhe lënien në opozitë së bashku më Lëvizjen ‘Vetëvendosje’.

Deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, ka thënë për “Kosova Sot” se deri më tani disa zëra për zgjedhje të jashtëzakonshme kanë qenë vetëm në nivelin e spekulimeve dhe derisa tani opozita po del akoma më e përçarë, atëherë kjo e humb akoma më shumë kuptimin e kërkimit të zgjedhjeve nga opozita, derisa nuk e ka përjashtuar mundësinë që skenari të jetë i PDK-së, që tash e tutje ta jetësojë atë edhe në praktikë për qëllimet e veta strategjike në politikë, pasi që asnjë parti politike nuk po tregohet se ka synim tjetër veç kapjes së pushtetit me çdo çmim.

Partitë i bashkon lakmia për pushtet

Salihaj theksoi se opozita kështu siç doli, e përçarë, nuk ka çka kërkon në zgjedhje. Sa u përket zërave në PDK për shkuarjen në zgjedhje, ata janë zëra individësh dhe nuk e di sa mund t’i marrim si serioze.

“Sa i përket mundësisë së një koalicioni në mes të PDK-së, AAK-së dhe Nismës, do të ishte një koalicion plotësisht i natyrshëm”, tha Salihaj për “Kosova Sot”.

Sido që të jetë, ai dyshon se me lehtësi të madhe do të mundë të bëhej një koalicion i tillë, vetëm i krahut të luftës, ngase lakmia për pushtet është sëmundje e të gjitha këtyre partive politike.

“Këto tri parti kanë shumë gjëra të përbashkëta. Por, në fund çdo gjë e ka çmimin e vet”. /Kosova Sot/

Më Shumë

Ballkani shkruan historinë, e fiton tri herë rresht titullin

Ballkani është shpallur kampion për herë të tretë rresht në Superligën e Kosovës në futboll. Ekipi i Ilir Dajës e ka mposhtur Llapin në “Zahir...

Nis rikonceptimi i ekspozitave të përhershme brenda Muzeut të Lidhjes së Prizrenit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se ka nisur rikonceptimi i ekspozitave të përhershme brenda Muzeut të Lidhjes...

Lajmet e Fundit