12.2 C
Prizren
E shtunë, 18 Prill, 2026

Këshilli për Trashëgimi Kulturore në Prizren, kërkon hetim në rastin e djegies së Kishës Katolike

Këshilli për Trashëgimi Kulturore (KTK) i Qendrës Historike të Prizrenit me anë të një komunikate për media ka shprehur shqetësimin rreth ngjarjeve të fundit në kompleksin e Kishës Katolike (Katedralja e Prizrenit)

“Dështimet e vazhdueshme të institucioneve përgjegjëse për t’i mbrojtur objektet në Qendrën Historike të Prizrenit që janë në listën e trashëgimisë kulturore nën mbrojtje të përkohshme, kanë çuar në degradimin sistematik të Qendrës Historike të Prizrenit, me një theks të veçantë në ngjarjen e fundit në kompleksin e Kishës Katolike. Është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër kohore që ky objekt i mbrojtur përfshihet nga zjarri. Ky është një tregues i qartë që Komuna e Prizrenit, e cila është e obliguar me Ligjin për Qendrën Historike të Prizrenit (neni 13, paragrafi 1) të mbrojë këtë Qendër, nuk ka marrë asnjë masë parandaluese e mbrojtëse kundër zjarrit, rreziqeve, fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera.”

“Objekti në kompleksin e Kishës Katolike që është përfshirë nga zjarri në Qendrën Historike të Prizrenit është vlerë e trashëgimisë arkitekturore e regjistruar me numrin unik 004203 në Bazën e të Dhënave të MKRS dhe është e përfshirë me nr. rendor 844 në Listën e Trashëgimisë Kulturore në mbrojtje të përkohshme, të miratuar nga Ministri i MKRS me 09.10.2015,” thuhet në reagim të KTK-së.

Ky këshill ka kërkuar të ndërmerren masa që të hetohet rasti dhi kanë kërkuar fond për riparim të dëmeve.

“Me qëllim që të parandalohet degradimit apo humbja e trashëgimisë kulturore, KTK kërkon urgjentisht nga institucionet kompetente të hetojnë rastin në fjalë dhe të dalin me rezultate konkrete. “

“Këshilli për Trashëgimi Kulturore i Qendrës Historike të Prizrenit kërkon nga MKRS dhe Kuvendi Komunal i Prizrenit të themelojnë një fond emergjent me karakter shpëtimi për riparimi të dëmeve dhe ndërhyrjen në të gjitha objektet që janë të rrezikuara nga shembja për të parandaluar shkatërrimin e mëtutjeshëm të Qendrës Historike të Prizrenit,” përfundon reagimi i KTK-së.

Më Shumë

Deep Purple emocionojnë kryeministren japoneze me një vizitë të shkurtër

Grupi legjendar britanik “Deep Purple” i ka dhuruar një moment të veçantë kryeministres japoneze Sanae Takaichi, gjatë një vizite të shkurtër në Tokio, në...

Fury rikthehet në ring me fitore, rrah Makhmudovin

Tyson Fury është rikthyer me stil në ring, duke mposhtur bindshëm Arslanbek Makhmudov me vendim unanim të gjyqtarëve, në një duel ku britaniku kontrolloi...

Lajmet e Fundit