25.5 C
Prizren
E shtunë, 21 Qershor, 2025
Home Blog Page 6648

Rrahje masive në Prizren, 7 persona arrestohen

0

Gjashtë persona janë arrestuar në fshatin Piranë të Prizrenit, pasi që janë rrahur në mes veti dhe për pasojë kanë pësuar lëndime trupore, të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, në fshatin Maqitevë të Prizrenit është arrestuar një person tjetër, pasi që për shkaqe të panjohura ka sulmuar fizikisht me një mjet të fortë një mashkull, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima ka pranuar ndihmën e parë në QKMF të Suharekës dhe më pas është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit për tretman të mëtutjeshëm.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Në “DokuFest”, fantazitë prej kinemasë në kinema

0

Derisa festivali po hapej zyrtarisht, shumë kishin zgjedhur të merreshin me Edward Snowden-in. Djali simpatik biond që doli kundër Amerikës dhe i tregoi njerëzve se ata po përgjoheshin, telefonat e tyre dhe e-mailet elektronike po ashtu ishin cak i përgjimit, momentet e tij më të tensionuara kur vendosi të dalë para publikut i ka të xhiruara në një film dokumentar.

Regjisorja Laura Poitras ishte afër Snowden-it kur ai doli haptazi kundër politikave amerikane të përgjimit. “DokuFest” – të shtunën, më 8 gusht 2014, u hap edhe me Snowden-in – jo fizikisht, edhe me filmin “Those Who Feel the Fire Burning”, për kauzën e cila kërkon viza për qytetarët e Kosovës, që edhe ata të mundë të udhëtojnë lirshëm.

Historia e zhvillimit të aktivizmit nga homoseksualët në Shqipëri, këngët dhe defet e traditës shqiptare ndër vite, gjenocidi serb ndaj kosovarëve, tentimi i një kitare për ta thyer monotoninë brenda një familjeje, gjak, dashuri, vrasje, prapë gjak, ekspedita e dy të rinjve që tregojnë mbi trafikuesit e seksit në Kaliforni. Paketa e “Dokufest”-it sivjet i përmban këto rrëfime dhe shumëçka tjetër.

Revolucioni Egjiptian në Prizrenin e Kosovës

Dita e djeshme ka nxjerrë në një prej skenave të “DokuFest”-it filma mbi Revolucionin e Egjiptit, Tahririn dhe Mubarakun në vitin 2011-të. Amal Ramsis është marrë me motrën e Mina Daniel – ky i fundit një djalë i vrarë në masakrën e Masperos në Egjipt në vitin 2011.

Ajo ka marrë motrën e Daniel e cila qysh në ditën kur iu vra vëllai, nisi revolucionin e saj personal. Ajo la burrin dhe jetën tradicionale, doli në shtyp me zërin e arsyes dhe u bë një ndër zërat kryesorë në revolucionin e Kajros.

“Ka pasur momente kur kam dashur të ndaloj, por prapë personazhi im më ka shtyrë drejt xhirimit. Në Egjipt, nuk ka hapësirë konvencionale për të xhiruar, por ne si regjisorë kemi trikat tona. Unë e mora motrën e martirit, u nisa me të nëpër rrugë dhe nisëm të xhironim situata që na vinin aty për aty. Ka shumë pak intervista”, tregon Ramsis.

Mahmoud Darwish, shkrimtar palestinez, e ka një poezi me të njëjtin titull sikur filmi i saj. “Gjurma e fluturës” është një tregim interesant që erdhi në “DokuFest” në këtë pjesë të javës.

Njësoj, me Revolucionin është marrë edhe Karim Aitouna. “Je suis le puple”. Janari i 2011-ës në Egjipt u shënua nga demonstratat antiqeveritare. Derisa dhjetëra-mijëra protestues u mblodhën në Kajro, fshatarët e varfër në jugun e vendit ndoqën situatën e tendosur në Sheshin Tahrir në ekranet e tyre televizive dhe në gazetat ditore. Ky dokumentar i kap ndryshimet politike në Egjipt, pikërisht nga perspektiva e tyre, nga rrëzimi i presidentit Mubarak në zgjedhjen e Mohamed Morsit. Filmi shpalos shpresat dhe zhgënjimet e fshatarëve, dhe shfaq se pavarësisht nga ngjarjet e egra, shumë pak në të vërtetë ka ndryshuar në jetët e tyre.

“Filmin ma anuluan në Festivalin e Kajros, besoj dihet arsyeja. Në Egjipt nuk ka një ambient normal të punës për regjisore, dhe gjithçka duket se ndodh “underground”, në mënyrë të fshehtë. Për mua, ardhja në ‘DokuFest’ nënkupton çlirimin artistik për dokumentarin tonë”, tregon Aitouna për “Zërin”.

“DokuKids”, zhonglim, palaço e performancë

Mbi 50 fëmijë po bëhen gati për debutimin e tyre artistik. Zhonglerë, performues e palaço janë rolet e tyre përgjatë këtyre ditëve, drejt finalizimit në ditën e fundit të “Dokufest”-it, më 16 gusht. “DokuKids” është programi më simpatik i festivalit, me fëmijët të cilët bashkë me aktoren Arta Gashi janë duke përjetuar kënaqësinë e një aktrimi.

“Është viti i tretë që unë jam pjesë e ‘DokuKids’ dhe për mua është kohë shumë produktive. Fëmijët janë shumë të interesuar dhe japin 100 për qind prej vetes së tyre, janë shumë të gatshëm e të zellshëm për punë. Performancat gjithmonë dalin të suksesshme, pavarësisht nga ditët që ushtrojmë”, tregon Arta Gashi.

Fëmijët janë të familjarizuar tej mase me konceptin e migrimit dhe vizës. Ata madje gjatë ditës ushtrojnë me duart e tyre, kinse japin viza, fjalime dhe tjera gjestikulacione, të tillat janë tipike në një proces të tillë burokratik.

Vioni, një prej vogëlushëve në këtë formacion, tregon sa i lumtur është që mund të performojë për shikuesit në “Dokufest”.

“Me datë 16 e kemi performancën. Jam shumë i kënaqur me Artën dhe me shokët e mi. Jam në grupin performancë dhe është hera e tretë për mua në këtë program. Dua të them se duhet të udhëtojmë të lirë kudo, dhe nëse të tjerët nuk na lejojnë nuk duhet edhe ne t’i lejojmë ata”, thotë duke buzëqeshur Vioni nga Prizreni.

Homoseksualizmi shqiptar, këngët dhe defet e grave

Nuk është skandal të jesh homoseksual, por është me patjetër të shohësh “SkaNdal” që ta kuptosh se si ka ecur komuniteti në Shqipëri. Dokumentari i realizuar nga Elton Baxhaku dhe Eriona Cami, dhe tregon rrugëtimin e komunitetit LGBT në Shqipëri.

Më aktiv se në Kosovë, dokumentari rrëqethshëm tregon mbi atë se çka ka ndodhur në linjën e këtij komuniteti. Lesbiket nisin të “come out of the closet”, njësoj bëjnë homoseksualët, e më pas duhet bërë pjesë e emisionit “Opinion” te Blendi Fevziu ku kërcënohesh me jetë.

“Është një prej dokumentarëve më të mirë që e kam parë ndonjëherë. Nuk muj me e besu që jemi shoqëri e tillë, me këso qëndrimesh ndaj një komuniteti që nuk është i smutë”, thotë Fjolla, një prej shikueseve të dokumentarit, të martën e 11 gushtit në “Kino Klubi”.

Ballafaqimi me të kaluarën, skepticizmi i financave

Është debat që nuk harxhohet kurrë dhe fjalimet e përgatitura janë kaq të llojllojshme në këtë pikë. Ballafaqimi me të kaluarën është proces pa të cilin shtetet e ish-Jugosllavisë nuk mund të mbijetojnë, u tha në debatin që u organizua në “DokuFest”.

“Procesi i ballafaqimit me të kaluarën është i vështirë prandaj edhe ka dalë të jetë jo i suksesshëm. Procesin herë pas here e kanë helmuar dhe dekompozuar edhe qeveritë e shteteve përkatëse, duke dashur të kundërtën e një pajtimi. Në rastin e Kosovës dhe Serbisë arti dhe kultura janë fushat në të cilat është provuar të pajtohet, të ketë një gjuhë dhe sens të përbashkët”, tha në këtë debat Marijana Toma nga Fondi për të Drejtën Humanitare nga Serbia.

Oliver Setiç nga Zagrebi tregon se edhe pse spektri politik është ftuar në këto bashkëpunime kulturore mes vendeve rajonale, asnjëherë askush nuk ka qenë prezent.

“Romeo dhe Xhulieta”, është ndoshta tentimi i parë serioz mes dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Serbisë, ndërsa rezidencat letrare, botimi i veprave dhe përkthimi i tyre nga shqipja në serbisht dhe anasjelltas, festivalet e librit e filmit, përfshirë këtu edhe vetë “DokuFest”-in, janë vetëm një tjetër dëshmi që ky bashkëpunim ka nisur qëmoti dhe pretendon të jetë sa më i sinqertë. /Zëri/

Schwendiman mund të jetë në krye të Gjykatës Speciale

0

Prokurori kryesor i Task-Forcës Speciale të BE-së për hetime ndaj akuzave për krime lufte në Kosovë (SITF) David Schwendiman, nuk e ka përjashtuar mundësinë që ai mund të jetë në krye të Gjykatës Speciale.

Këto qëndrimi ai i ka shprehur në një intervistë dhënë për gazetën serbe “Danas”, duke treguar mënyrën se si ai do të mund të emërohet prokurori kryesor në këtë gjykatë.

“Në bazë të dispozitave të ligjit të cilat Kuvendi i Kosovës i miratoi – në paragrafin e gjashtë të nenit 35, i cili përcakton një prokuror special, ndërsa një autoritet i caktuar mund që Kryeprokurorin e grupit për hetime të posaçme, ta emërojë si prokuror special. Prokurori Special është titulli zyrtar i kryeprokurorit i cili është përgjegjës për dërgimin e akuzave”, ka theksuar ai.

Schwendiman ka deklaruar se sa i përket detajeve të zbatimit të këtij ligji janë duke punuar njerëz të tjerë duke shtuar se SITF po vazhdon punën sikurse deri më tani dhe ai do të vazhdojë ta bëjë punën e udhëheqësit.

Ditë më parë ai ka pohuar se me miratimin e legjislacionit për themelimin e Gjykatës Speciale për krime të luftës, Kosova do të jetë një hap më afër shqyrtimit, njëherë e përgjithmonë, të akuzave shumë serioze, që i përmban raporti i Këshillit të Evropës i janarit të vitit 2011.

Prokurori amerikan Schwendiman, pozitën e udhëheqësit të SITF-it e kishte marr vitin e kaluar.

Largimet nga puna lëkundin koalicionin PDK-LDK

0

Të gjithë ministrat e PDK-së, Ahmet Shala, Bedri Hamza, Besim Beqaj, nuk e kanë larguar asnjë zyrtar të LDK-së, ndërsa ministri Avdullah Hoti po i largon njerzit e PDK-së.

Për më pak se një vit mandat në krye të institucioneve, koalicionit PDK – LDK i kanë shpërthyer pakënaqësitë e para nga militantët partiakë, të cilat rrezikojnë ta çojnë vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme. Pakënaqësitë më të mëdha vijnë nga zyrtarët e partnerit të madh të koalicionit, përkatësisht partisë që drejtohet nga zëvendëskryeministri, Hashim Thaçi, (PDK), të cilët po vlerësojnë se po largohen padrejtësisht nga pozicionet institucionale nga ministrat e partisë së Isa Mustafës, në të cilat pozita po emërohen militantë të LDK-së.

Burime të gazetës “Zëri” brenda Qeverisë së Kosovës bëjnë të ditur se pakënaqësi të mëdha kanë shpërthyer së fundmi në lidhje me menaxhimin e Ministrisë së Financave nga Avdullah Hoti dhe Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë nga Hykmete Bajrami.

“Të gjithë ministrat e PDK-së që e kanë drejtuar Ministrinë e Financave, Ahmet Shala, Bedri Hamza, Besim Beqaj, nuk e kanë larguar asnjë zyrtar të LDK-së, pavarësisht se në atë kohë kjo e fundit ka qenë në opozitë. Agim Krasniqi, i cili tashmë është emëruar zëvendësministër i Financave, gjatë gjithë periudhës së kaluar sa këtë Ministri e ka drejtuar PDK-ja, ai ka qenë drejtor i buxhetit të Kosovës. Të kundërtën po e bën Avdullah Hoti, pavarësisht se partia e tij është në koalicion me PDK-në”, thotë burimi i gazetës. /Zëri/

Hyseni viziton Dragashin, Prizrenin dhe Mamushën

0

Ministri i Punëve të Brendshme Skender Hyseni, në kuadër të vizitave komunave të vendit, sot do të vizitojë Dragashin, Prizrenin dhe Mamushën.

Në të tre komunat Hyseni do të ketë takime me kryetarët e komunave – Salim Jenuzin, Ramadan Mujën dhe Arif Bütuç – dhe me këshillat komunalë për Siguri në Bashkësi.

Takimi në Dragash është caktuar për në orën 11:00, në Prizren në orën 13:00 dhe në Mamushë në orën 14:30.

Zuckerberg: Brenda vitit lexoj 100 libra

0

Themeluesi i rrjetit social Facebook, Mark Zuckerberg, vitin 2015 e quan viti i librit, ndërsa ka vendosur që brenda vitit t’i lexoj saktësisht 100 libra.

William JamesMomentalisht, sipas deklaratave të tij dhënë mediave, ai është duke lexuar librin “Llojllojshmëria e përvojave të religjioneve” me autor William James.

Ndërkaq, librat që ka zgjedhur për të treguar se i ka lexuar janë këto:

The End of Power: From Boardrooms to Battlefields and Churches to States, Why Being In Charge Isn’t What It Used to Be by Moisés Naím.
The Better Angels of Our Nature: A History of Violence and Humanity by Stephen Pinker
Gang Leader for a Day: A Rogue Sociologist Takes to the Streets by Sudhir Venkatesh
On Immunity: An Inoculation by Eula Biss
Creativity Inc: Overcoming the Unseen Forces That Stand in the Way of True Inspiration by Ed Catmull
The Structure of Scientific Revolutions by Thomas Kuhn
Rational Ritual by Michael Chwe
Dealing with China by Hank Paulson
OrWell’s Revenge by Peter Huber
The New Jim Crow by Michelle Alexander

Thëniet më të famshme të Che Guevares

0

Revolucionari socialist nga Amerika Latine, Ernesto Guevara, është një ndër figurat më të popullarizuara dhe kontroverse në historinë e njerëzimit. Guevara për disa është hero, për disa të tjerë kriminel.

Por, për një gjë nuk ka dilema, ai ka qenë njeri shumë i lexuar dhe me njohuri të thella, shkruan lajmi.net.

Gjatë jetës studentore atij i pëlqente të udhëtonte shumë. Ndonëse me kushte mjaftë të vështira, gjatë studimeve ai shëtiti gati të gjithë shtetet e Amerikës Latine, deri në Florida.

Pas njohjes me Fidel Kastron, ai iu bashkëngjit grupit revolucionar për rrëzimin e Batistes në Kubë. Pas revolucionit të suksesshëm në Kubë, ai shkoi në Bolivi, ndërkaq ende nuk është krejtësisht e qartë mënyra e vdekjes së tij.

Nuk dihet nëse u vra nga kundërrevolucionarët latin, apo nga agjentet e CIA-s amerikane.

Gjatë jetës së tij si mjek, student, udhëtues dhe luftëtar, Guevara ka lënë disa thënie pas vetës.

Disa nga më kryesoret janë:

“Detyra e parë e një revolucionari është të jetë i arsimuar”

“Revolucioni nuk është mollë që bie kur të jetë pjekur. Ju duhet ta bëni atë që të bie”.

“Nëse humbas, kjo s’do të thotë se ishte e pamundur të fitoj”.

“Më mirë të vdesësh në këmbë, se sa të jetosh i gjunjëzuar”.

“Unë nuk jam çlirimtar. Çlirimtarët nuk ekzistojnë, ngaqë ata e çlirojnë vetëm vetën e tyre”.

“Nuk më intereson nëse vritem, përderisa dikush tjetër do të marrë armen time dhe do të vazhdoj të luftoj”.

“Para se gjithash, përpiquni çdo herë që të jeni në gjendje të ndjeni në thellësi çfarëdo padrejtësie, kundër kujtdo, kudo në botë”.

“Një revolucionar i vërtetë udhëhiqet nga ndjenjat e forta të dashurisë”.

“Një vend, njerëzit e të cilit nuk dinë shkrim leximin është I lehtë për t’u mashtruar”.

Ndërkaq, pak minuta para se të qëllohej dhe të humbte jetën, ai i tha kundërshtarit:

“Unë e di se jeni këtu për të më vrarë. Gjuaj, frikacak, ti vetëm do vrasësh një njëri”.

Digjet një veturë në autostradën “Ibrahim Rugova” (Foto)

0

Një veturë luksoze e tipit BMW X6, është djegur e tëra në autostradën “Ibrahim Rugova” në Kosovë.

Nga dëshmitarë okular thuhet se ishin të pafuqishëm për të ndikuar sepse asnjë nga automjetet nuk kishin zjarrfikëse që mbahet në automjet, transmeton Indeksonline.

Kjo ngjarje mjaft e dhimbshme për personin që i është djegur vetura nxjerr në pah edhe një mangësi, se veturat nuk posedojnë pajisje për të fikur zjarrin.

Autostrada-digjet vetura1 Autostrada-digjet vetura2

Ilda, i heq jelekët (Foto)

0

Është një nga prezantueset më të bukura shqiptare dhe këtë e themi pa ndonjë dyshim.

Ilda Bejleri e cila kohëve të fundit u bë temë e medieve rozë për lidhjen e saj me Xherdan Shaqirin po provokon me foto në rrjetet sociale.

Ajo ka hedhur një foto në Instagram ku shihet që i ka larguar sutjenat. Por, për fat të keq ajo nuk zbuloi asgjë nga gjoksi i saj pasi tërë trupin e kishte fshehur pas një ‘muri’.

Nuk është hera e parë që Ilda shfaqet kaq seksi.

Ilda Bejleri1 Ilda Bejleri2

MPJ promovon Kosovën në DokuFest

0

Në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër, DokuFest, Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, që është sponsorizuese e DokuFestit, të enjten promovon këta libra: “Kosova in UNESCO”, “Faith in photography” dhe “How we do soft power”.

MPJ fton mediet ta ndjekin këtë aktivitet i cili mbahet nesër, në “Kafe Theatre”, në Prizren, nga ora 19:00. Promovimi i këtyre librave bëhet në vazhdën e përpjekjeve institucionale për promovimin e Kosovës përmes strategjisë së përgjithshme të diplomacisë publike.

Libri “Kosovo in UNESCO” pasqyron veçoritë kulturore, sociale, shkencore e edukative të Kosovës, si dhe ofron një përmbledhje të detajuar të hapësirave të rëndësishme arkeologjike që tashmë janë të mbrojtura nga UNESCO, si dhe atyre të sugjeruara si trashëgimi shpirtërore, për të cilat kërkohet mbrojtje. Ky libër është përdorur si mjet lobues përgjatë një periudhe të gjatë dhe frytdhënëse lobimi të MPJ-së në Paris për pranimin e Kosovës në UNESCO.

Në fazën finale, pak para votimit të përgjithshëm dhe në pritje të pranimit të Kosovës nga kjo organizatë, MPJ dëshiron që t’i ndajë këto materiale me një audiencë më të gjerë. Me këtë rast, të pranishmëve me një fjalë pritet t’iu drejtohen zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, dhe zëvendësministri i Jashtëm, Petrit Selimi. Në mesin e folësve do të jenë edhe drejtoresha e British Council, Arjeta Emra, si dhe drejtori artistik i DokuFest-it, Veton Nurkollari.

Libri “Faith in Photogrpahy” është publikim i përbashkët i MPJ-së, ambasadës gjermane në Kosovë dhe dhjetëra fotografëve vendorë, të cilët kanë dokumentuar tiparet kulturore, fetare dhe ritet nga mbarë Kosova. Shumica e imazheve në “Faith in Photogrpahy” janë gjeneruar nga materiali i mbledhur fotografik nën thurjen #instakosova. Në të janë përfshirë edhe fotografitë pjesëmarrëse në garën për promovimin e diversitetit fetar në Kosovë, të organizuar nga ambasada gjermane, si dhe fotografitë e botuara në revistën spanjolle, “OjodePez”, me kurator fotografin Andrew Testa.

Ndërsa “How we do soft power” është publikim narrativ i zhvillimit të strategjisë dhe projekteve përmbajtjesore të diplomacisë dixhitale dhe asaj kulturore të MPJ-së, në bashkëpunim me British Council dhe ambasadën norvegjeze. Ky libër dokumenton aktivitete alternative diplomatike të Kosovës në vend dhe jashtë saj. /PrizrenPress.com/