16.3 C
Prizren
E shtunë, 21 Qershor, 2025
Home Blog Page 6652

Prokuroria në Prizren në kërkim të zbardhjes së lakimit të emrit, Kadri Veseli

0

Prokuroria në Prizren nuk është duke u ndal për të zbardh të vërtetën e lakimit të emrit të kryeparlamentarit Kadri Veselit, për ndikimin e tij në punësime në Prizren.

Kryeprokurori i Prokurorisë në Prizren, Sylë Hoxhaj thotë se deri më tash për këtë rast janë intervistuar disa persona.

“Jemi duke punuar intenzivisht për të zbardhur  këtë rast”, thotë Hoxhaj për “PrizrenPress”.

“Deri më tash kemi intervistuar disa persona”,tregon ai.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në shkurt të këtij viti, pati kërkuar zyrtarisht nga prokuroria që t’i hetojë punësimet e mësimdhënësve në Prizren. Kjo kërkesë ishte bërë pasi që emri i tij ishte lakuar për ndikim në punësime në këtë qytet.

Gazetari Rami Berisha kishte akuzuar Drejtorinë e Arsimit në Prizren se ka punësuar mësimdhënës pa konkurse dhe në emër të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit. Thotë se për të gjitha denoncimet publike të rasteve ka fakte.

Berisha nëpërmjet një letre të hapur drejtuar Kryeministrit, Kryeparlametarit dhe Ministrit të Arsimit kishte thënë se në Prizren janë terrorizuar mësimdhënësit, ata që punojnë dhe ata që janë në pritje të një vendi të punës, u ka hyrë frika në palcë dhe nuk guxojnë të flasin edhe kur shkelet dinjiteti dhe personaliteti i tyre.

“Në Prizren, në Institucionet e vendit po shitet vendi i punës. Çmimi për një vend pune në arsim ka arritur në 6000 mijë euro. Në Prizren një kandidatë është pranuar pa intervenime, i ka qeras shokët, por pas dy dite i është thënë gabim të kemi pranuar. Një tjetër është ftuar të shkoj të punoj të hënën, por kur ka ardhur e hëna i është thënë jo tjetër kush është pranuar. Një tjetër e ka paguar “kaparin” 1 mijë euro të pazarit prej pesë mijë eurove për punësim në Arsim. Ende nuk është punësuar parat e kaparit nuk i janë kthyer ”, tregon rastet Berisha.

Ndërkaq, drejtori i Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçaj, për këto akuza ka ngritë padi për shpifje kundër gazetarit Berisha. Çoçaj ka mohuar se në punësimin e mësimdhënësve ka pasur dorë Kryeparlamentari Kadri Veseli.

“Sa i përket asaj se DKA po punëson njerëz me urdhra të Kadri Veselit kjo është një shpifje tjetër e radhës”.

Ndërkaq,kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren,Sylë Hoxhaj thotë se ky rast është në rrugë të ndriçimit.

“Na duhet ende kohë për të ardhur deri të e vërteta”,thotë hHoxhaj. /PrizrenPress.com/

Opozita sot dorëzon në Kushtetuese votimin për Specialen

0

Përfaqësues grupeve parlamantare të Lëvizjes Vetëvendosje, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën do të dorëzojnë sot në Gjykatë Kushtetuese kërkesën për shqyrtimin procedural e përmbajtjesor të votimit të Amendamentit kushtetues lidhur me krijimin e Dhomave speciale dhe Zyrës së Prokurorit Special.

Me këtë lëndë, opozita do të tentojë që përmes Gjykatës Kushtetuese të kontestojë kushtetueshmërinë e vendimit të Kuvendit të Kosovës në lidhje me amandamentin për themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte.

Dorëzimi i kërkesës do të bëhet në orën 11:00

Hashim Thaçit i rrezikohet ëndrra presidenciale

0

Gjykata Speciale mund t’i prishë pazaret e koalicionit PDK-LDK

Ish-kryeministri i Kosovës mund të jetë në mesin e të akuzuarve për krime lufte

Ekspertët e sundimit të Ligjit dhe analistët politikë, theksojnë se përfshirja eventuale në listën e të akuzuarve e ish-drejtuesve të UÇK-së, pashmangshëm e obligon atë që të heqë dorë nga pretendimet për pozitën e presidentit

Njoftimet e ditëve të fundit, nga mediet vendore e ndërkombëtare, se në mesin e të akuzuarve potencialë nga Gjykata Speciale e krimeve të luftës, do të jetë edhe lideri aktual i PDK-së, tani në pozitën e zëvendëskryeministrit të Kosovës dhe ministër i Jashtëm, shihen si lajme të këqija për koalicionin PDK-LDK.

Pamundësimi eventual i kandidimit të Hashim Thaçit për president të vendit, sipas marrëveshjes mes dy partive të mëdha mund të nxisë zgjedhje të reja. Ekspertët e sundimit të Ligjit dhe analistët politikë, pa dashur të paragjykojnë rreth përbërjes finale të listës së të akuzuarve nga Gjykata Speciale, theksojnë se përfshirja eventuale në këtë listë e Thaçit, detyrimisht e obligon atë që të heqë dorë nga pretendimet për pozitën e presidentit.

Profesori i së drejtës, Mazllum Baraliu, ish-kryeshef i KQZ-së, thotë se këto raportime të medieve të ndryshme, dhe lakimi i disa emrave si të mundshëm për të akuzuar potencialë nga Gjykata Speciale, në mesin e tyre edhe të liderit të PDK-së Thaçi, mund të jenë raportime mbi bazën e indikatorëve të besueshëm që kanë këto medie, por pa përjashtuar edhe ndonjë përmbajtje spekulative./Kosova Sot/

Emigrimi vazhdon

0

Emigrimi i kosovarëve drejt BE-së nuk ka të ndalur. Trafikantët po u marrin atyre nga 1500 € për person, për t’i dërguar me vetura nga Subotica në Austri. Përpos kosovarëve, këtë rrugë po e ndjekin edhe shtetas të Shqipërisë që kanë ndalesa në BE dhe shtetasit turq

Ndonëse zyrtarë të Qeverisë së Kosovës pohojnë se emigrimi i kosovarëve drejt BE-së tashmë është një “histori”, pasi që, siç thonë ata, aktualisht nuk ka qytetarë që po ia mësyjnë ilegalisht BE-së nëpërmjet territorit të Serbisë.

Megjithatë, në Suboticë e thonë të kundërtën. Sipas tyre, emigrimi i kosovarëve është duke vazhduar, ndonëse normalisht me raste më të rralla./zeri/

Serbia luan me kufomat e kosovarëve, Kosova e Evropa bëjnë sehir

0

Pas më shumë se gjashtë muajve ndërprerje në gërmimet në Serbi, javën e kaluar Komisioni qeveritar për persona të pagjetur kishte marrë ftesë nga pala serbe për të përcjellë vazhdimin e gërmimeve vlerësuese në lokacionin Kozarevë të Novi Pazarit në Serbi.

Edhe pse në njoftimin e palës serbe thuhej se gërmimet do të zhvilloheshin me 7 dhe 8 gusht megjithatë pas 5 orësh punime pala serbe ndërpreu gërmimet me arsyetimin se për më shumë nuk kanë fonde shtesë.

Duke vlerësuar se përpjekjet e deritashme të institucioneve vendore, por edhe të faktorit ndërkombëtar, kanë qenë të pamjaftueshme për zbardhjen e fatit të të pagjeturve, familjarët e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë hedhin një serë akuzash në lidershipin kosovar dhe në faktorin ndërkombëtar.

Familjarët e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë ndihen të mllefosur me lojën që po bën Serbia me ndjenjat e tyre, por njëkohësisht ndihen të mllefosur edhe në lidershipin e Kosovës që asnjëherë nuk u paraqit i denjë për t’i thënë stop njëherë e përgjithmonë lojës së Serbisë me të pagjeturit, duke e kushtëzuar së paku fillimin apo vazhdimin e dialogut me Serbinë për çka ishte dhe po del se faktori ndërkombëtar e ka interesim primar.

Nysrete Kumnova, nga shoqata “Zëri i nënave”, ka thënë për KosovaLive se tashmë e sa vite Serbia po e përdorë të njëjtën lojë duke mos treguar për fatin e edhe rreth 1.600 personave të zhdukur gjatë luftës. Ajo ka thënë se vazhdimisht kanë kërkuar që Kosova ta kushtëzojë Serbinë me gjetjen e të dashurve të tyre, por ka shtuar se një gjë e tillë tashmë e sa vite nuk po ndodhë.

“Serbia nuk po lejon tash e sa vite hapjen e varrezave masive ku janë njerëzit tanë, më të dashurit tanë, të cilët vetë i kanë vrarë, i kanë degdisur në vende të ndryshme në Serbi për t’i fshehur gjurmët dhe tani po i fshehin varrezat edhe pse ka shumë vite që u dëshmua se Serbia pos plaçkës tjetër nga Kosova mori edhe kufomat.

Është e habitshme gjakftohtësia e lidershipit kosovar karshi këtij problemi edhe pas 16- 17 viteve. Edhe pak kaq vitesh ne ende nuk dimë për fatin e edhe 1.600 qytetarëve të zhdukur, në mesin e tyre edhe për djalin tim.

Ne çdo herë kemi kërkuar edhe nga institucionet vendore edhe ndërkombëtare që ta kushtëzojnë Serbinë të tregoi vendndodhjen e kosovarëve të zhdukur, pasi jo njëherë është vërtetuar se autoritetet serbe kanë informatë për secilin të vrarë në Kosovë, për varrosje e zhvarrosje dhe për bartje të kufomave në Serbi. Mirëpo, është e habitshme përse ky kushtëzim nuk po ndodhë. Pse po i bëhen gjithë këto lajka agresorit nga lidershipi kosovar dhe faktori ndërkombëtar, unë nuk e di. Por diçka që e di unë, është se nga këto lajka Kosovës po i vjen çdo e keqe.

Ne edhe njëherë apelojmë tek bashkësia ndërkombëtare e cila është palë ndërmjetësuese me palën shqiptare dhe serbe në bisedime që ta kushtëzojë Serbinë, t’i hap dosjet dhe të tregojë për secilin të zhdukur veç e veç dhe për vendndodhjen tyre”, deklaroi Kumnova.

Ajo e konsideron shumë ironike madje edhe cinike kërkesën e bashkësisë ndërkombëtare kur Kosovës i kërkon përmirësimin e marrëdhënieve ndërfqinjësore me Serbinë, duke e ulur përherë Kosovën në bankën e të akuzuarit e jo Serbinë e cila ishte agresore.

“Si mund të ketë marrëdhënie të mira ndërfqinjësore kur ne ende nuk i dimë asgjë për fatin e trupave të më të dashurve tanë, nuk ua dimë varrin për t’ua dërguar një lule”, akuzon Kumnova për lojën e vazhdueshme të palës serbe me ndjenjat e familjarëve dhe për qëndrimin shumë indiferent të lidershipit kosovar dhe faktorit ndërkombëtar.

Edhe Bajram Qerkini, nga shoqata “Zëri i prindërve”, tha për KosovaLive se kjo nuk është hera e parë që Serbia luan me ndjenjat e familjarëve me arsyetimet më të ulëta, kinse nuk kanë fonde.

“Nuk është hera e parë që Serbia luan me ndjenjat e familjarëve të të pagjeturve. Autoritetet serbe edhe pse thonë që do të gërmohet dy ditë, pa përfunduar dita e parë i ndërprejnë punimet me arsyetimin se ju duhen mjete shtesë për të vazhduar gërmimet. Para kësaj paturpësie të autoriteteve serbe, autoritete tona kosovare dhe ato ndërkombëtare bëjnë sehir.

A ka ndonjë vend në botë që një shteti i lejohet një lojë e këtillë e turpshme. Fajin kryesor e ka bashkësia ndërkombëtare që po toleron këtë lojë të turpshme të Serbisë”, nënvizon Qerkini, duke akuzuar bashkësinë ndërkombëtare që s’po i kryen punët e veta siç duhet për zbardhjen e fatiti të të pagjeturve.

Prenk Gjetaj, kryetar i Komisionit qeveritar për persona të pagjetur, ka thënë për KosovaLive se tashmë janë mësuar që pala serbe të gjejë arsyetime të tilla dhe të luajë role të ndryshme kur bëhet fjalë për fatin e të zhdukurve.

“Jemi mësuar që ky proces të zvarritet, siç jemi mësuar me shqetësimet që përherë na i shkakton veprimi obstruksionist i palës serbe. Ne me ftesë të tyre shkuam atje, pasi na njoftuan se gërmimet vlerësuese do të bëhen për dy ditë, ndërsa në ditën e parë punimet ndërpriten me arsyetimin se për më tutje s’kanë buxhet dhe as urdhëresë”, thotë Gjetaj duke nënvizuar se kjo është praktikë e palës serbe sikur në Rudnicë të Rashkës ku disa herë janë ndërprerë punimet, kinse për mungesë urdhërese, mungesë buxheti, e kështu me radhë.

Gjetaj në një mënyrë e pranon se lidershipi kosovar nuk ka qenë shumë këmbëngulës për zbardhjen e fatit të të pagjeturve duke e kushtëzuar Serbinë dhe bashkësinë ndërkombëtare. Ai përmend rastin e Rudnicës në vitin 2013, kur pala kosovare i kishte ndërprerë takimet me palën serbe dhe kjo ndërprerje kushtëzuese kishte prodhuar efekte pozitive.

“Ne kemi thënë që është dashur të kushtëzohet gjithçka lidhur me ndriçimin e fatit të personave të zhdukur. Në rastin e Rudnicës në vitin 2013 ne i kemi ndërprerë takimet me grupin punues pikërisht duke i kushtëzuar se pa u bë një hap konkret s’kemi çfarë të bisedojmë dhe ka prodhuar efektet e veta pikërisht ai qëndrim yni duke i detyruar palën serbe të lëviz në këtë drejtim nga presioni ndërkombëtar. Forma të tilla sigurisht se prodhojnë efekt pasi që Serbia e kupton vetëm presionin ndërkombëtar”, ka thënë Gjetaj. /KosovaLive/

Kukan: Rrezik nga izolimi i Kosovës

0

Eurodeputeti, Eduard Kukan thotë se ekziston rrezik i madh nga izolimi i kosovarëve, si pasojë e mungesës së liberalizimit të vizave me BE-në.
Ai shprehet i shqetësuar që procesi i liberalizimit të vizave ka marrë shumë kohë për Kosovën.

Trajtimi me standarde të dyfishta për popullin e Kosovës, apo izolimi i kosovarëve nga mungesa e liberalizimit të vizave, nuk është rruga e duhur për ta sjellë vendin më afër Bashkimit Evropian (BE).

Kështu ka deklaruar gjatë një interviste ekskluzive për gazetën “Zëri” eurodeputeti sllovak, Eduard Kukan, shtet ky që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Kukan, i cili ka qenë edhe ish-ministër i Jashtëm i Sllovakisë, thotë se e kupton frustrimin e kosovarëve, të cilët përballen me regjimin e vizave të BE-së dhe, siç thotë ai, ekziston rrezik nga ky izolim.

“Jam i shqetësuar që procesi i liberalizimit ka marrë kaq shumë kohë për Kosovën”, shprehet politikani sllovak, duke shtuar se megjithatë Kosova duhet të vazhdojë të bëjë detyrat e saj karshi integrimit. /Zëri/

Flet në DOKU:TECH gruaja e parë që do pensionohet në planetin Mars!?

0

Gruaja më me ndikim në botë në industrinë e teknologjisë, Esther Dyson tha në Prizren se synon të pensionohet në planetin Mars, madje për këtë as nuk dyshon.

Dyson rrëfeu në DOKU:TECH se humbja e kohës e ofendon dhe se i pëlqen të investoj në njerëz.

Fjalimi i saj që mori aq shumë duartrokitje e bëri të ndjehet e sigurt por ndryshe u ndje kur u pyet se si ndihet që është “gruaja më me ndikim”.

Tha se do donte të kishte më shumë gra në këtë fushë.

“Mendoj se ajo çfarë mund të bëjë për gratë nuk është të flasë për gratë, por të jem grua dhe të kem ide”, tha Dyson.

Të ardhmen i interesojnë printimet 3D ndërsa i intereson të dijë edhe se çfarë zhvillimi teknologjik do të ishte i dobishëm për Ballkanin.

Dyson 64-vjeçare, një ish gazetare dhe analiste e teknologjisë në “Wall Stret”, është filantrope dhe udhëheqëse e Edventure Holdings, si dhe është ndërmarrëse dhe investuese që kontrakton në tregjet dhe teknologji në zhvillim e sipër.

Interesat e saj përfshijnë teknologjinë informative, kujdesin shëndetësor, aviacionin privat dhe udhëtimet hapësinore. Pikërisht për këto do të tregojë se si bëhen në mënyrën më të mirë.

Tani ajo ka një qëllim, t’i mësoj njerëzit të jetojnë shëndetshëm dhe synon fluturimin në hapësirë. Ajo është trajnuar për kozmonaute.

Dyson përveç tjerash është investitore dhe anëtare e bordit në shumë kompani të njohura si Square, Evernote, 23andMe, Meetup, XCOR Aerospace, Yandex, Flickr dhe shumë të tjera.

Sot, Esther Dyson investon në bizneset e reja dhe është një nga gratë e pakta në këtë fushë. Sipas një studimi të kryer në vitin 2011, vetëm 11 për qind e investuesve janë femra.

Esther Dyson-aeross

Kuratori Nail Young në Prizren: Amerika u krijua nga migrantët

0

Kritiku i njohur dhe kuratori amerikan, Nail Young thotë se është i lumtur që ndodhet në Kosovë. Ai menjëherë është përgjigjur pozotivisht ftesës për të qenë pjesë e edicionit të XIV të festivalit DokuFest. Madje, sipas tij, tema e këtij edicioni është shumë e qëlluar, raporton lajmi.net.

Këtë vit DokuFest prezanton një program special të kinemasë radikale amerikane të kuruar nga kritiku i mirënjohur i filmit dhe kuratori Neil Young, i cili në mes të vitit 2005 dhe 2014 ndihmoi në organizimin (së pari si programer, pastaj si drejtor) e Festivalit të Filmit të Bradford në Muzeun Kombëtar të Medias në Britaninë e Madhe që ndodhet City of Film të UNESCO.

Neil, shkrimet e të cilit janë paraqitur rregullisht në publikime nga Sight & Sound deri në The Hollyëood Reporter, ka inicuar dhe programuar një selektim të filmave të gjatë, dokumentarëve, filmave eksperimental dhe të shkurtër nga pjesa më radikale e skenës së filmave të pavarur nga SHBA – të përmbledhura nën titullin “Uncharted States of America” (“Shtetet e Bashkuara të pa-eksploruara”).

Young tha në Prizren se Amerika është vend i krijuar nga migrantët.

“Në Amerikë ka zëra të ndryshëm, deri tek më kritikët. Këta filma paraqesin pikërisht zërin kritik”, tha Young.

Ai në jetën e tij ka punuar shumë me mjetet e tij vetnaanek dhe kryesisht ne tema sociale.

Gjatë tetë edicioneve “Uncharted States of America” përfshinë më shumë se tetëdhjetë filma nga një varg eklektik i regjisorëve, dhe tani Neil Young po prezanton një përzgjedhje të veçantë nga të preferuarit e tij – plus edhe disa tituj të ri – me secilin nga gjashtë programet të paraprirë nga së paku një film i shkurtër i Madison Brookshire nga Kalifornia./lajmi.net

Filluam në sms, përfunduam në motel

0

Pa pritur, një mbrëmje, mu fut online në MSN një zonjë, e cila u prezantua si grua 45-vjeçare, mësuese dhe mjaft e ngritur për nga kultura e komunikimit. Unë, si 25- vjeçar që jam, fillova të imagjinoj se si do të ishte që të kem një mësuese, e cila do të më mësonte edhe për “punët e shtratit”…

Përshëndetje… jeni për bisedë? – mu drejtua zonja.
– Me kënaqësi, e nderuar. Por, do të doja të di moshën tuaj, sepse biseda do të jetë më kuptimplote, nëse e di që po flas me një femër të pjekur dhe jo me ndonjë kullerkë – ia ktheva.
Asaj, si duket, i lash përshtypje që në fillim dhe filloi të qeshej pa ndërprerë.
– A e di bre çun që unë jam e djegur se jo e pjekur – më tha zonja.
– Prandaj, kërkova të di moshën. Unë jam 25-vjeçar – i tregova.
– E di se unë jam shumë më e vjetur se ti! – rrëfehej zonja.
Megjithatë, unë insistoja pa ndërprerë të më tregoj moshën e saj, sepse më përshtatej në bisedë dhe, pse jo, edhe u mbusha epsh për faktin se është më e moshuar. Më kaploi dëshira që të më mbështillte në gji, duke më përkëdhelur si nëna foshnjën, e unë t’i zbatoja mësimet e saj në praktikë.
– Unë, mor çun i mirë, jam 45-vjeçare, por ndihem shumë më e re se mosha që kam – më tha zonja.
– Natyrisht se duhet të ndiheni ashtu dhe kurrë as mos e qoni mendjen kah pleqëria. Sidoqoftë, a mund ta kuptoj këtë se ju jeni aktive edhe në punët e shtratit? – e pyeta, pa një e pa dy.
– Natyrisht, por e kam të vështirë të lirohem me dikë, sepse në Kosovë të gjithë meshkujt, sapo e shfrytëzojnë një femër, u rrëfehen shokëve. Prandaj, është rrezik të vendos në këtë drejtim – u ankua zonja.
– Unë, e nderuar, jam tip që kënaqëm, pikërisht kur ajo kënaqësi është shumë diskrete dhe intime. Po më hetoi dikush se jam në lidhje me dikë, nuk ka më vend për kënaqësi – i thash.
Si duket, kjo thënie imja ishte çelësi kryesor që ajo të lirohej menjëherë në bisedë dhe të harroj se ne sapo u njohëm. Menjëherë filloi të më fliste për dëshirat dhe qejfet e saj. Ndërkohë që më tregoi se burri i saj më shumë ishte jashtë shtëpisë se sa me të. Më tha troç se i ishte mërzitur edhe jeta bashkëshortore, gjithnjë duke dëgjuar nga shoqet e saj se si burri po i ndiqte lokalet e natës, paralel me të rinjtë. Natyrisht se ai ishte i pasur, por që zonja me të cilën flisja dëshironte diç më shumë se pasuria materiale. Ajo më tha se është tejet e varfër shpirtërisht, sepse i mungonte mashkulli.
– Më beso se jam çmendur në pleqëri… Bile, me ta thënë të drejtën, do ta dëshiroja një çun si puna jote. Ama, nuk e di se sa je i fjalës – më tha pa ngurrim zonja.
– Të premtoj se do të jem nxënës i mirë dhe i dëgjueshëm. Nuk do të dëshiroja të dëshpërohesh me mua – i thash.
Të nesërmen i hipa kerrit, u mbusha parfum dhe u vesha mirë. Me të arritur në vendin e caktuar, u gjendëm në një restorant të vogël, por mjaft i qetë dhe i përshtatshëm për biseda të tilla..
Duke pirë makiato, ne vazhduam bisedën e mbrëmshme dhe përfunduam në motel…

Ndalohen tre oficerë të burgut të Prizrenit pas arratisjes së të burgosurit

0

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, Policia ka ndaluar tre shtetas të Republikës së Kosovës, H.F., A.S., dhe I.H., që të tre oficerë korrektues pranë qendrës së paraburgimit në Prizren, me dyshimin se kanë kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, në bashkëkryerje, njoftoi sot Prokuroria.

“Menjëherë pas ndalimit të tre të dyshuarve, Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda, ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve kundër të pandehurve për shkak të dyshimit të arsyeshëm se më 08 gusht 2015, derisa kanë kryer detyrën zyrtare si oficerë korrektues pranë qendrës së paraburgimit në Prizren, me njësitin përcjellës nuk i kanë përmbushur detyrat zyrtare në kuadër të kompetencave të tyre derisa ishin në përcjellje të të dënuarit M. K., nga Prizreni.

Personat e lartcekur nuk i kanë përfillur rekomandimet zyrtare që në përcjellje të të dënuarit të asistojnë njësia e policisë, ashtu që këta kanë ndihmuar të dënuarin M. K., që të arratiset.

Prokurori i çështjes ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit, ndërsa gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Prizren, të tre të dyshuarve të përmendur, oficerë korrektues pranë qendrës së paraburgimit në Prizren, i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak”, thuhet në komunikatë.