18.4 C
Prizren
E shtunë, 21 Qershor, 2025
Home Blog Page 6653

Në Zym mbahet Dita e Mërgimtarëve

0

Në Zym të Hasit, komuna e Prizrenit, më 15 gusht, kremtohet Festa fetare – ZOJA E HASIT dhe mbahet manifestimi kulturor “DITËT E MËRGIMTARËVE”.

Manifestimi që i kushtohet mërgimtarëve, përkatësisht diasporës, organizohet nga Shoqata e Shkrimtarëve “SHTJEFËN GJEÇOVI”, Ansambli etno-kulturor “KATARINA JOSIPI”, që të dyja në Zym, dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës të Republikës së Kosovës.

Në fillim pjesëmarrësit e këtij manifestimi do të vendosin lule te lapidari “GURI I KURBETÇARIT” e pastaj do t’i vizitojnë monumentet kulturo-historike të Zymit, si dhe në fund mbahet një tubim kulturor ku pasi të përshëndeten pjesëmarrësit, do të mbahet një kumtesë që ka të bëjë me historikun e kurbetit te zymjanët, përkatësisht hasjanët, por edhe për kontributin që e kanë dhanë kurbetçarët e Zymit në zhvillimin e vendlindjes së tyre.

Me atë rast do të hapet ekspozita e librave të autorëve zymjanë (Imzot Ndre Bogdani, Imzot Pjetër Bogdani, Lukë Bogdani, Lazër Lumezi, Atë Ndue Bytyçi, Anton Pashku, Gjon Dulaj, Frrok Kristaj, Nikollë Kërhanaj, Atë Nue Kajtazi, Motra Ollga Dulaj, Hilë Gjevelekaj, Dr. Hashim Çollaku, Balë Kajzogaj, Hilë L. Sh. Prekpalaj, Lucije Marklushaj, Tunë Prekpalaj, Nol Kristaj, Gjon Gjevelekaj, Hajdar Mallaku, Gjon Kolëndrekaj, e kështu me radhë).

Njëherësh do të hapet ekspozita e Frrok Kristajt me fotografi të Imzot Pjetër Bogdanit, Atë Shtjefën Gjeçovit, Katarina Josipit e të Anton Pashkut.
Në fund, veprimtarët kurbetçarë, që i kanë kontribuar zhvillimit të vendlindjes – Zymit, do të laureohen me mirënjohje.

Dokumentari i BIRN-it për masakrën e Qyshkut shfaqet në DokuFest

0

Filmi i fundit dokumentar i BIRN “Të Paidentifikuarit”, i cili heton komandantët përgjegjës për disa prej sulmeve më brutale të luftës së Kosovës, do të shfaqet në edicionin e këtij viti të festivalit të filmit “DokuFest” në Prizren.

Filmi dokumentar i BIRN “Të paidentifikuarit”, i cili përmend emrat e zyrtarëve serbë që të urdhëruan sulmet në fshatrat e Kosovës përreth qytetit të Pejës në vitin 1999 dhe ata që janë përfshirë në operacionin e fshehjes së trupave të viktimave, do të shfaqet për herë të parë në ambient të hapur të mërkurën dhe të enjten e kësaj jave në “DokuFest” në qytetin e Prizrenit.

Shfaqja e filmit dokumentar në “DokuFest” ka një domethënie të veçantë për ne, pasi filmi trajton ngjarjet që kanë ndodhur 16 vjet më parë vetëm pak kilometra larg nga Prizreni dhe publiku i Kosovës do të jetë i pari që do ta shohë atë,” tha Marija Ristic, regjisore e dokumentarit .

Regjisori emigrant, Roland Uruçi, sjellë në DokuFest një histori migrimi

0

Në kudër të temës që po trajton sivjet festivali DokuFest, që po mbahet në Prizren, sjell një film edhe regjisori shqiptar, Roland Uruçi, i cili jeton e vepron në Nju Jork të Amerikës.

Një histori migrimi është edhe historia e jetës së Uruçit, familja e të cilit migroi nga Dibra e Maqedonisë në vitin 1969, kur ai ishte vetëm 2 vjeç. Ai u rrit e u afirmua profesionalisht në filmbërje e aktrim në SHBA ku edhe përfundoi me sukses shumë projekte.

Në një intervistë për KosovaLive këtu në Prizren, Uruçi tregoi së në qendër të subjektit të filmit të tij, që titullohet “Paftuar”, është historia e vërtet e një miku të tij, Julian Bibës, i cili në periudhën 1992-1993, marr parasysh situatën e Shqipërisë së asaj kohe, tenton ta kalojë kufirin me Greqinë për të gjetur atje një jetë më të mirë, por kapet dhe torturohet nëpër burgje, duke parë me sytë e tij dhe duke qenë viktimë e keqtrajtimeve të ndryshme që iu bëheshin emigrantëve.

Historinë e mikut të tij Uruçi e shkroi si një skenar për film të gjatë, por shkaqet financiare e detyruan ta përmbledhë atë në vetëm 21 minuta, duke e realizuar kështu si një film të shkurtër.

“Historinë e Julianit e kam shkruar si një skenar për film të gjatë në një periudhë kohore prej një muaji e gjysmë, sepse mendoja se do të dilte një film shumë i mirë, por në mungesë të buxhetit ky film u realizua si një film i shkurtër”, tregoi ai.

Titullin “Paftuar” ai ia ka vënë duke dashur të shpreh situatën e emigrantëve, që sipas tij, janë të pa dëshiruar, të paftuar.

“Unë jam vet mërgimtar dhe e di ndjenjën e të qenit i tillë. Jam ballafaquar dhe ballafaqohem me komentet dhe qëndrimit e njerëzve kur iu drejtohen emigrantëve si të dëmshëm, të panevojshëm, të paftuar. Jam rritur në Amerikë, jetoj atje, jam shkolluar, kam shoqëri, punë dhe gjithçka, por edhe e di që jam i huaj në Amerikë, dhe mua kjo më dhemb”, tha ai.

Ekipi i “Paftuar” përbëhet prej 10 aktorësh dhe roli kryesor i ka takuar Albi Dhimas, një aktor jo profesionist por të cilit regjisori ia ka besuar rolin e mikut të tij. Në realizimin e këtij filmi në Fier e në Athinë regjisori pati mbështetjen e miqve të tij Bujar Alimani dhe Tefta Bejko.

Uruçi thotë se kur realizon një film për të është e rëndësishme ta ndjejë besimin e ekipit të tij dhe këtë ai e ka arritur në këtë film, ndaj është ndarë i kënaqur.

“Paftuar” i Roland Uruçit do të shfaqet dy herë në kuadër të festivalit, më 12 gusht në DokuKino Pllato me fillim nga ora 20:00 dhe më 15 gusht, në Shtëpinë e Kulturës me fillim nga ora 18:00 dhe është në garë në kategorinë e filmave të shkurtër.

Ky ishte filmi i parë që ai realizoi në tokën shqiptare dhe për të ishte tepër e rëndësishme dhe vetëm nisje për realizimet e planeve të tij të ardhshme që përfshijnë edhe realizimin e një filmi në Dibër.

Ja si është rrokullisur vetura në Dragobil të Malishevës(Foto)

0

Një veturë e tipit BMW, me targa të Gjermanisë ka dalë jashtë rruge dhe është rrokullisur në fshatin Dragobil të Malishevës, shkruan Gazeta Express.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e të hënës dhe nuk dihet për gjendjen e të aksidentuarit, përveç dëmeve materiale në veturë. /GazetaExpress

Rrëfimi i një të varure ndaj seksit

0

Disa njerëz thjesht nuk e besojnë se ekziston diçka e tillë si varësia ndaj seksit. Disa në fakt do e pranonin një partnere që është e dhënë shumë pas seksit. Por për dikë që është e varur vërtet nga seksi, jeta nuk është shumë e lehtë.

Duke u rrëfyer për Gold Coast Bulletin, një australiane e varur nga seksi thotë: “Njëherë bëra seks me dy djem, përpara se të shkoja një djalë tjetër, me të cilin kisha lënë takim”.

“Njëherë u bë lëmsh puna pasi duhej të takoja tre meshkuj me të njëjtin emër, brenda të njëjtës javë”.

Disa shkencëtarë thonë se nuk ekziston diçka e tillë, por ky është thjesht një justifikim për mospërmbajtjen.

Por gruaja vazhdon rrëfimin: “Takohem me meshkuj vetëm për të bërë seks. As nuk u duhet që të më nxjerrin për darkë përpara”.

Ajo shpjegon se kur është në punë, me vete merr një vibrator dhe shpesh shkon në banjë dhe kënaq veten.

Tek e fundit ajo thotë se nuk është gjë e keqe, sa kohë nuk është në një lidhje monogame.

Disa yje që mendohet se vuajnë nga kjo varësi janë Michael Douglas. Ai u shtrua në klinikë për këtë çështje.

Edhe aktori amerikan David Duchovny thotë se ka qenë i varur ndaj seksit, derisa iu nënshtrua trajtimit.

Golfisti Tiger Woods raportohet se është shtruar në një klinikë të tillë për të trajtuar problemin e varësisë ndaj seksit.

Diaspora, “kurbani” i shtetit të Kosovës

0

Bekim Gashi

Ishte ende pa përfunduar shkollën e mesme, kur iu deshtë të kap armën dhe të mbroj atdheun. Ai nuk u rrit në rrethana të zakonshme, nuk e priti mbrëmjen e maturës, matura e tij ishte festame uniformë dhe pushkë nëkrah për liri, për një festë më të madhe.Edhe pse ishte nxënës i shkëlqyer,nuk mendoi për universitet, pas përfundimit të luftës duhet të fillonim çdo gjë nga zeroja. E kuptoi situaten dhe nevojen, ai pa hezitim, kërkoi që të emigroj në Itali, në mënyrë që ne të tjerët të kishim një jetë më të rehatshme, një mundësi shkollimi e zhvillimi. Ai u bë kurbani i familjes! Kjo është historia e vëllait tim. E histori të tilla mund të dëgjosh gati nëçdo të dytën ose tretën familje në Kosovë.

Nëse shikoj gjeneratën time të shkollës fillore, atëherë nga 25 nxënës që ishim në një klasë nga fshati im, vetëm 9 jetojmë në Kosovë, pra 16 prej tyre kanë emigruar në vendet e perëndimit, për të kërkuar një jetë më të mirë për ta dhe për familjet e tyre që jetojnë në Kosovë.
Pra sipas kësaj i bie që Kosovën në 25 vitet e fundit e kanë lëshuar gjysma e qytetarëve të saj.
Secili nga ta që u larguan në vitet 90-ta besoj e kanë më të lehtë t’ia bëjnë hallall Kosovës largimit e tyre, pasi që dihet represioni i shtetit serb mbi shqiptarët e Kosovës.

Por, a thua do ja bëjnë hallall shqiptarët që u detyruan të emigrojnë pas luftës? Zor e besueshme!
Në vitet 90-ta shqiptarët emigruan për shkak të shtypjes dhe largimit nga vendet e punës, pas luftës emigruan për shkak se donin të ndihmonin në mbështetjen dhe zhvillimin e vendit të tyre, por çka po i shtynë akoma e shqiptarët të emigrojnë edhe tani 16 vite nga liria, dhe 7 vite nga krijimi i shtetit?! A i ka borxh ende kjo shtresë këtij shteti? Apo çfarë bëmë ne si shoqëri dhe si shtet për ta?

Është e dhimbshme të kujtohet se miliardat që ka dërguar diaspora në vendin tonë, ne i kemi drejtuar në Serbi, duke blerë mallrat e tyre në vend që të bojkotoheshin për krimet dhe shkatërrimin që na ka bërë ai shtet, dhe qeveritë e pasluftës të mendonin për prodhimin vendor, për zëvendësimin e mallrave tëSerbisë, për politika tjera ekonomike etj.

Është e dhimbshme se si diasporën shteti ynë e ka injoruar duke e shikuar vetëm si dividendë, pra nuk ka pas dhe nuk ka një orientim ose lehtësirë se ku të investojnë ata mjetet e tyre.Është e dhimbshme se si ata priten me ëmbëlsira në aeroport, e në anën tjetër plaçkiten çdo vit nga kompanitë e sigurimeve të afërta me pushtetin.

Mendoj se ka ardhur koha që ata më të mos shfrytëzohen vetëm si dividendë, të mos priten me ëmbëlsira, të mos plaçkiten me polica sigurimi.
Ata duhet të trajtohen si qytetar të këtij vendi, fëmijëve të tyre duhet të ju mundësohet arsimim në gjuhën amtare,
Duhet thjeshtësuar procedurat nëmënyrëqë ata të votojnë për zgjedhjen e institucioneve lokale dhe qendrore të Republikës së Kosovës. T’i krijojmë kushte që zëri i tyre jo vetëm të dëgjohet, por të jenë pjesë e vendimmarrjes.

Duhet përfshirë në jetënpolitike e publike,duke i përdor si asetin më tërëndësishëm që kemi jashtë Kosovës por pse jo edhe brenda saj duke vërë në shërbim përvojën e tyrenë vendet perëndimore për ndryshimete nevojshme në Kosovë. Ambasadat dhe konsullatat tona nëpër Evropë duhet të jenë zëri i tyre dhe në shërbim të tyre;

Duhet të hartohen programe dhe alternativa për orientimin dhe lehtësimin e investimeve;Ka kaluar koha që ata të jenë kurban, ata duhet ta gëzojnë këtë vend, sepse sa i yni që jetojmë këtu, është po aq edhe atyre. Nëse dëshmorët dhe viktimat civile janë bërë kurban të lirisë, diaspora shqiptare është bërë kurban i rezistencës, zhvillimit dhe shtetndërtimit.Ata nuk janë “shaca”, nuk janë “ausllandera” Ata janë si Ne, e Ne jemi si Ata, ata thjeshtë janë bërë kurbani ynë dhe Ne si shtete shoqëri kemi obligim që Kosovën ta bëjmë të jetueshem për të gjithë qytetarët duke mos i përjashtuar edhe ata që përkohësisht nuk jetojnë në Kosovë.

Rinia “proletare”

0

Albrim S.Badallaj

Dokufest, Hardhfest, BeerFest apo shumëqka-fest. Promovuesit më të mirë të proletariatit vullnetarë modern. Kësisoji shumë festivale janë kthyer në profiterët më të mëdhenjë financiar por edhe në shfrytëzuesit e rinisë të papunë, student, kinse kontribuues të këtyre ngjarjeve. Në njoftimet e këtye festivaleve në trend, që qdo gjë tjetër promovojnë përveq kulturës dhe iniciativës në të cilën zhvillohen e që defakto me tejet qëllime degraduese, duke i inkorporuar te rinia vlerat më të ulta të llum-shoqërisë europiane, e jo të elitës reale mbi të cilat është ndërtuar Perëndimi i zhvilluar, thuhet se përveq se që aktivistët e përzgjedhur do të punojnë pa të holla, me vetëkontribut, do të kenë mundësi të zhvillojnë lojëra të ndryshme për ta harruar lodhjen.

Të rinjët pa një orientim të duhur, në gjendje sureale, të gjendur në konfuzitetin e synimeve të tyre, të ndjekur njëkohësisht nga gjendja shpirtërore e rënduar si pasojë e gjendjes ekonomike, “manipulohen” lehtazi dhe pa përtesë. Vërtet që këta janë manipulatorët më të mëdhenjë të rinisë, ku i përdorin si argatë me bukë të vetë, vetëm e vetëm që gjepi i tyre i stërmbushur të shkojë në qështje të dorës së dytë të përdorur kundër kësaj shoqërie të shëndoshë, e që është pasuri kombëtare.

Është tejet e dhimbshme se si këta promovuesit e kulturës demokratike, e ngrisin në piedestal nderin e të qenit aktivistë i këtyre ngjarjeve. Të rikthejnë në retrospektivë duke ti kujtuar njoftimet e dalura nga byrot e Komitetit të Partisë, ku ftoheshin të nderoheshin të rinjët në punët e korrje-shirjeve, të vjeshtës apo në ndihmesë të ndonjë kombinati, duke i ndjekur gjurmët e rrugës të kuqe të punës e të nderit. Por rinia e sotshme nuk kanë mbetur as pionerë e as petrita, por proletarë të vobektë, e që ngushëllimi i vetëm ka mbetur shkollimi apo largimi.

Mos të harojmëqë festivale si BeerFest në Prishtinë, apo Dokufestinë Prizren kanë krijuar një autonomi të fortë brenda qytetit, duket qenë të pamvarur nëqfarëdo investimi të përkohshëm, prototipe të festës së “Karabashit”. Degradimi i trashëgimisë dhe vet kulturës me lale-lulet nëpër ura, duke ia ç’rrënjosur përkohësisht të gjitha vlerat kulturore dhe historike. Kësisoji jemi, për të qenë në qendër të vëmendjes për një javë, i shesim e nuk ndiejmë fare për vlerat kultuore, nacionale, vetëm për hir të turizmit.

Këtu bëhet shfrytëzim i dyfishtë i rinisë. Përveq asaj që cekëm më lartë e që ka të bëjë me shfrytëzimin fizik, duke i përdorur si hamallë nga rrogtarë të mëdhenjë, por që janë dorështrënguar, është edhe shfrytëzimi tjetër. Është ai shfrytëzimi moral, shpirtëror e etik, duke ia zhveshur të gjitha vyrtytet dhe vlerat më të larta mbi të cilat është ndërtuar kjo shoqëri e shtypur, e që lira e “robëroi” për të dytën herë. Në mesnatë e deri në orët e mëngjesit, shfrytëzohen këta të rinjë me dehje, e për të mos u kthjellur dy ditë, me mbeturina të hudhura përgjatë parqeve, e psejo edhe deri tek promovimi i lëndëve narkotike, si element që ngrit ekstazinë në kulm, e që ua kall cipat e trurit.

Të gjitha këto mshifen, e vetëm zbukurimet dalin në shesh, se si shoqëria në vend është në gjendje të kënaqshme ekonomike e kulturore, sepse kafenetë përball lumit janë të stërmbushura me klient e ku kafeja kushton vetëm 50 cent. Po ç’fajë ka Televizioni Publik si RTK, që është i stacionuar te Hotel Theranda, e që objektivi i kamerave të saj nuk kap më larg se Sheshi i Dëshmorëve, apo deri tek Shadërvani. Ku janë shoqëria civile që thirren kundër degradimit kulturor. Nuk kanë nevojë vetëm monumentet për mbrojtje nga degradimi, por edhe vetë rinia ka nevojë për këtë mbrojtje. Si munden disa të rinjë 16 vjeqar të jenë frekuentues të “Nejave të mbyllura”, të “Kampingjeve”, apo ndoshta edhe të Stripeve në natës, me menynë kryesore dehje deri në mëngjes. Po të dalësh përgjatë lokaleve me muzikë të ç’thurur apo siq njihen me emrin amerikanata, me volum shurdhues, e që ligji për rregullimin e zërimit nuk vlen për këta, siqvlenë për objektet fetare, sheh të rinjë të dehur nga alkooli e përzier kjo me ndjenjën e “sallamadi-sistem” që krijohet nga disa bashkëatdhetarë kur vijnë këtu, le shumë për të dëshiruara.

A kësilloj lirie vallë kemi dashur? Kjo s’është liri por është ç’thurje. Në ardhtë kështu Demokracia, ma mirë mos ardhtë fare. 8 ditë liri, e pastaj 1 vjet punë për shoqërinë civile që të thithin fonde nga vendet e huaja, për kinse sensibilizimin e rinisë dhe trajtimin e tyre. Quditem se si vetë promovuesit mund të jenë edhe mekanizëm parandalues!

Shfrytëzimit të paskurpullt të rinisë në qfarëdo forme duhet ti vijë fundi dhe këtu duhet të ndërhyjë dora e shtetit. Ky vend është ndërtuar mbi normat më fundamentale të një familje dhe shoqërie të shëndoshë e s’duhet asesi të lejojmë në zhdukjen e këtyre vlerave humane. Derisa në një vend, një pjesë e shoëqërisë nuk e dinë se qfarë ditë është dhe qdo ditë për ta është ditë vikendi, dihet se në qfarëderegje kemi ardhë. Duke mos e lënë shoqërinë rahat, e duke ta gërditur qendrën e qytetit sa për ti bërë bojkot në atë periudhë, le për të kuptuar se kjo pjesë është e uzurpuar me një autonomi të plotë disaditore dhe me tipare anarkiste që e shpien vendin në katrahurë identitare.

P.S“Këtij shkrimi jam munduar ti jap qasje auto-kritike për veten fillimisht, por edhe për qdo lexues që gjendet përball këtij opinioni e kësaj gjendje të pamohueshme..”

(Autori wshtw Sekretar i Përgjithshëm i Organizatës për Veprim dhe Progres “Vepro”

Nisma në Prizren akuzon pushtetin e Ramadan Mujës

0

Nisma në Prizren ka kritikuar edhe sot pushtetin komunal të Ramadan Mujës. Sipas këtij subjekti politik, “Dokufest” ka mbetur vlera e vetme në këtë qytet.

Reagimi pa ndërhyrje i Nismës në Prizren

Të nderuar qytetarë, duke marrë në konsideratë problemet dhe parregullsitë e panumërta në Komunën e Prizrenit, e shohim më se të arsyeshme që të paraqesim një reagim i cili vë në pah problemet në këtë Komunë dhe qartëson faktin se udhëheqësit e kësaj komune janë të padenjë për udhëheqje, gjë që është konfirmuar edhe nga gjykata e cila ka shpallur fajtor Kryetarin e Komunës si dhe drejtorët e tij ,derisa vlen të theksohet se fajtor është shpallur edhe ish-drejtori Administratës, dhe aktualisht kryetar i PDK-së në Prizren.

Që nga shpallja fajtor e Kryetarit të Komunes dhe vartësve të tijë, në komunen e Prizrenit nuk kemi pasur asnjë takim zyrtar nga ndonjë delegacioni i huaj, apo ndonjë investitor që ka shprehur interesim për të investuar në këtë komunë dhe konsiderojmë se kjo ka ardhur si pasojë e korrupsionit, keqmenaxhimit, sjelljeve abuzive me qytetarët, si dhe mos ofrimit të kushteve për investitorët e huaj.
E vetmja vlerë që i ka mbetur këtij qyteti, e që krijon nxitje për tu vizituar, është koha kur mbahet festivali DOKUFEST.

Mirëpo tejet shqetësuese është fakti se për shkak të korrupsionit, sjelljeve abuzive ndaj qytetarëve si dhe anomalive të shumta që po i ndodhin këtij qyteti, në një të ardhme të afërt mund të mos mbahet edhe ky festiaval, në qyetin e Prizrenit. Shpresojmë që jo !

Për të mos ardhur deri në këtë pikë, ne shprehim shqetësimin tonë përmes pyetjes se: Qka ofron drejtoria e urbanzmit për këtë festival ? –Asgjë !!Urbanizimi i këtij qyteti është shkatërruar duke filluar nga pjesa më e ndjeshme e këtij qyteti, konkretisht nga zona e vjeter historike, të cilat nuk po çmohen dhe ruhen sa duhet. Prizreni, sidomos 4 vitet e fundit, vërtetë është mbërthyer nga ndërtimet e larta, derisa shumë prej tyre janë pa leje nga organet përkatëse, potencojmë faktin se këto ndërtime janë fokusuar pikërisht në zonën e quajtur ‘’qyteti i vjetër’’ konkretisht ‘’Zona Historike’’, e që rrjedhimisht këto ndërtime të shumta në këtë zonë po e tjetërsojnë pamjen e këtij qyteti. Sipas organizatave lokale, vlerësohet se vetëm në tre vitet e fundit janë ndërtuar rreth 100 objekte në ‘’zonën historike’’. Ndërkaq, vlen të rikujtojmë edhe peticionin e nënshkruar në vitin 2012 ng 10 mijë qytetarë rreth kësaj çështje, peticion i cili nuk u mor në konsideratë as nga udhëheqja e kaluar e asaj nga kjo e tanishmja. Gjë që paraqet neglizhencë, mos interesim dhe papërgjegjësi sa i përket ndërtimeve në ‘’zonën historike’’

Komuna e Prizrenit, është një ndër komunat që vizitohet më së shumti nga turistët, e sidomos në sezonin e verës, por mungesa e parkingjeve vështirson vizitat dhe i bën ato edhe të mundimshme. Në Prizren ekzistojnë hapsira të pamjaftueshme parkingu për automjete të llojeve të ndryshme. Janë lëshuar aty këtu ndonjë krah rruge si parking me pagesë, pa plotësuar kurrfarë kushte për qytetar, edhe pse që tetë vite janë premtuar parkingje nëntoksore, nuk ka asgjë konkrete në këtë drejtim.

Si rrjedhojë e kësaj, qytetarët e Prizrenit, po i prishin shtëpitë e tyre për të ofruar hapësirë për parkingje për qytetin, gjë e cila po krijohet për qëllime komerciale, derisa në anën tjeter po çrregullohet arkitektura e vjetër në këtë qytet, krejt kjo pra si pasojë e keqmenaxhimit nga pushtetarët aktual të korruptuar dhe të papërgjegjshëm.

Përveq vizitorëve të huaj edhe qytetaret e shumtë nga e gjithë Kosova mbase mund ta anashkalojnë Dokufestin vetëm e vetëm për shkak të mosofrimit të një mundësie komode për të vizituar këtë qytet. Prandaj me të drejtë konsiderojmë se nëse largohet ky festival atëher qyteti i Prizrenit do të shërbejë vetëm për xhirimin e filmave Horror.

Gjithashtu shpresojmë që gjatë kësaj kohe, të mos sëmuret ndonjë turist që ka ardhur për ta përcjellur Dokufestin, sepse ofrimi i shërbimeve shëndetësore, është jashtë gjitha standardeve, qendra e mjekësisë familjare në Prizren nuk posedon as fasha sterile, e ndërkaq në atë qendër të mjeksisë familjare investohen me qindra e mijëra euro çdo vitë, kurse shërbimet me barna çdoherë e më shumë vijnë e vështirsohen për qytetarët. Pra në këtë qender janë investuar mijëra euro dhe nuk është penguar asnjë investim deri më tani. Këto investime janë bërë sepse këtë e kanë kërkuar ata që drejtojnë këtë qendër, e që prinë djali i kryetarit të Komunës, prandaj dhe në këtë qendër të mjeksisë familjare pengohet auditimi, për shkak të korrupsionit dhe keqmenaxhimit që e ka kapluar këtë qendër dhe tërë qytetin e Prizrenit.

Qytetar të nderuar të Prizrenit, ju jeni duke e përjetuar dhe vuajtur pasojat e kësaj udhëheqje të korruptuar të komunës së Prizrenit, andaj është koha për të ndryshuar çasjen dhe qeverisjen në këtë qytet. Ky qytet i ka humbur të gjitha vlerat për shkak të korrupsionit dhe keqmenaxhimit, ku si pasojë e kësaj të rinjët nuk po shohin kurrfarë perspektive për një të ardhme, prandaj dhe po ia mësyejnë rrugëve të perëndimit ,andaj si asnjherë më parë, të bashkohemi dhe ti themi JO këtyre dukurive negative që çdo ditë po e shkatërrojnë dhe degradojnë këtë qytet.

RiRi shpërthen kundër Rita Orës

0

Bashkëpunimi më i fundit muzikor mes Rita Orës dhe Chris Brown është bërë shkak për acarimin e Rihannës. Arsyeja kryesore, sipas mediave britanike, ka të bëjë me faktin se në klipin e “Body On Me”, që pritet të dalë në treg gjatë këtyre ditëve, Rita dhe Brown kanë xhiruar skena intime.

Një burim i tha “The Sun” se ky fakt ka e zemëruar Rihannën, e cila ka patur një histori dashurie sa të gjatë, aq edhe të trazuar me Chris Brown.

Mes këngëtares me origjinë shqiptare dhe Rihannës nuk ka patur ndonjëherë një marrëdhënie të mirë, kryesisht pasi 27 – vjeçarja nga Barbados e ka akuzuar disa herë Ritën se e kopjon në stil e muzikë, ndërsa vitin e shkuar, mediat raportuan se këngëtarja nuk u lejua të futej në festën e Met Gala të organizuar nga Rihanna. Por ajo që i kanë hedhur zjarrit benzinë është pikërisht miqësia e Ritës me Brown.

Ky bashkëpunim nuk ka acaruar vetëm Rihannën. Kanë qenë të shumtë ata që nëpërmjet Twitter e kanë akuzuar mentoren e “X Factor” për tradhëti ndaj viktimave të dhunës në familje, për shkak të dhunës që Chris Brown ka ushtruar kundrejt Rihannës gjatë kohës që ishin të lidhur bashkë.

Megjithatë, “Body On Me”, e publikuar javën e shkuar në versionin audio, në vetëm pak ditë ka arritur të pozicionohet në vendin e 8 në iTunes, duke paralajmëruar një hit të padiskutueshëm.

Dashuria pasionante e George dhe Amal

0

Ata kanë mirëpritur disa nga miqtë e famshëm në shtëpinë e tyre në Itali, por George Clooney dhe bashkëshortja e tij kanë gjetur pak kohë për të kaluar një mbrëmje romantike në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Çifti është fotografuar duke dalë nga hoteli Villa D’Este, ku janë parë duke u përqafuar dhe duke shkëmbyer puthje pasionate mes njëri-tjetrit, ndërkohë që prisnin makinën që t’i merrte.

Çifti dukej në një gjendje të mirë shpirtërore duke përshëndetur dhe buzëqeshur me stafin gjatë momentit që është larguar.

E veshur për një mbrëmje romantike, avokatja e të drejtave të njeriut dukej sensacionale me një fustan të gjatë ngjyrë rozë.