Home Blog Page 6658

I moshuari i kërkonte seks, dëshmia e vajzës: Na ndante një oborr

0

Fqinji i moshuar i ishte kthyer në makth vajzës së re, i cili e përndiqte dhe i kërkonte të lidheshin bashkë duke i thënë gjithnjë se e “pëlqente shumë”.

Sipas Policisë së Lushnjës, 25-vjeçarja nga fshati Mizë i këtij rrethi, është paraqitur në komisariat dhe ka kërkuar ndihmë, pasi sipas saj fqinji 69-vjeçar e përndiqte gjithandej dhe madje i kërkonte seks.

Ajo ka dëshmuar se kjo situatë i ishte bërë stresuese prej shumë kohësh dhe nuk mund ta duronte dot më, pasi kudo që shkonte, 69-vjeçari me inicialet D. Sh. i ishte bërë “hije”.

E ndodhur në këto kushte, vajza e re i është drejtuar Policisë së Lushnjës, e cila ka shoqëruar më pas të moshuarin dhe pasi e ka marrë në pyetje, ia ka kaluar materialet Prokurorisë. D. Sh. do të hetohet në gjendje të lirë, ndërsa mësohet se gjatë marrjes në pyetje nuk e ka pranuar përndjekjen e vajzës, por vetëm se ai kishte simpati për të, shkruan panorama. Sipas të dhënave, 25-vjeçarja në dëshminë e dhënë para punonjësit të policisë, ka pohuar se me fqinjin e saj D. Sh., i ndante veç një oborr.

Para disa muajsh kur ata janë ndodhur të vetëm, secili në oborr të vet, i moshuari i është afruar duke i bërë fillimisht komplimente, dhe më pas i ka thënë 25-vjeçares se e pëlqente shumë.

Fillimisht vajza nuk është shqetësuar nga kjo, duke menduar se ndoshta fqinji i moshuar kishte qenë i dehur. Por edhe në ditët më pas, kur ajo shkonte në dyqan, te shoqet në fshat, te të afërmit apo edhe punët e përditshme të bujqësisë, “rastësisht”, para ose mbrapa saj, gjendej gjithnjë fqinji i saj.

Ai e kishte ndaluar atë disa herë dhe i kishte kërkuar të shkonte me të në një vend larg syve të fshatit dhe të kryenin marrëdhënie. Por ndonëse 25-vjeçarja e ka refuzuar, i moshuari ka vijuar të këmbëngulë duke i shkuar asaj nga mbrapa. Për të evituar konfliktet familjare, vajza e re nuk ka kërkuar ndihmën e të afërmve.

Ajo ka menduar ta zgjidhë me policinë këtë çështje, ndërsa është shprehur para punonjësit që i ka mbajtur asaj kallëzimin, se fqinji i ishte kthyer në makth. Pas denoncimit të saj, policia ka thirrur të moshuarin dhe e ka marrë në pyetje, por ai e ka mohuar ta ketë përndjekur fqinjën e tij. “Është e vërtetë, unë kam simpati për të. Por nuk e kam përndjekur dhe as i kam kërkuar seks”,- është shprehur 69-vjeçari./BW/

Çiljeta prapë beqare, është ndarë nga burri i saj i mistershëm

0

Çiljeta i ka dhënë fund martesës së saj me burrin misterioz, me të cilin ka edhe një fëmijë, Fernandon. Lajmin e bëri të ditur fillimisht revista Who ku këngëtarja tha se mori vendim të ndahej prej burrit pasi lidhja e tyre nuk po funksiononte më.

“Kishte kohë që kishim mosmarrëveshje për shkak të largësisë. Është e kotë, një lidhje në distancë nuk funksionon. Në këtë jetë nuk ka mundësi për të qenë të përjetshëm, kësisoj edhe kjo marrëdhënie përfundoi”,- ka thënë Çiljeta.

Ndërsa sot, e ftuar në emisionin “E Diell” në “Top Channel” ajo u pyet nëse Çili, siç e thërrasin shkurt, do të vazhdojë të komunikojë me ish burrin e saj.

“Sigurisht. Ne kemi një fëmijë bashkë dhe në çdo vendim për të ardhmen e Fernandos, do marrë pjesë edhe Chris”.

Çfarë do të na tregojë Irina…?

0

Irina Shayk së fundmi është argëtuar mjaft mes miqve në koncertin e Rihanna në Nju Jork, teksa i dashuri i saj Bradley Cooper shoqëroi të ëmën në koncertin e “Guns N’Roses” në Los Angeles.

Duket se kjo largësi ka shtuar mallin mes çiftit, të cilët kanë postuar një selfie të rrallë në vaskë.

30-vjeçarja Irina dhe Bradley 41 vjeç, kanë postuar një foto ku shfaqen nga qafa e poshtë, teksa modelja tregon dhe bustin e saj./TCh/

Video/ Kë po pret në dhomë me qirinj Bleona?

0

Nuk dihet se cili mund të ketë qenë sebepi i kësaj performance speciale të dhomës së gumit, por Bleona duket se e ka stolisur vërtet si për një rast të veçantë…

https://www.facebook.com/Bleona/videos/1093203367413210/

Tuna e ka humbur vetën

0

Dikur ajo cilësohej si këngëtarja më atraktive dhe më me stil. Por, gjatë rrugës Tunes sikur i ka humbur filli, shkruan “Kosovarja”.

Këngëtarja shpesh po kritikohet për kopjim. U tha se po ngjan me Era Istrefin, e tani ka krijuar modelin e flokëve me kaçurrela si Elvana.

Tuna, së shpejti sjellë videoklipin e ri./Kosovarja/

Këshilli për Trashëgimi Kulturore në Prizren, kërkon hetim në rastin e djegies së Kishës Katolike

0

Këshilli për Trashëgimi Kulturore (KTK) i Qendrës Historike të Prizrenit me anë të një komunikate për media ka shprehur shqetësimin rreth ngjarjeve të fundit në kompleksin e Kishës Katolike (Katedralja e Prizrenit)

“Dështimet e vazhdueshme të institucioneve përgjegjëse për t’i mbrojtur objektet në Qendrën Historike të Prizrenit që janë në listën e trashëgimisë kulturore nën mbrojtje të përkohshme, kanë çuar në degradimin sistematik të Qendrës Historike të Prizrenit, me një theks të veçantë në ngjarjen e fundit në kompleksin e Kishës Katolike. Është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër kohore që ky objekt i mbrojtur përfshihet nga zjarri. Ky është një tregues i qartë që Komuna e Prizrenit, e cila është e obliguar me Ligjin për Qendrën Historike të Prizrenit (neni 13, paragrafi 1) të mbrojë këtë Qendër, nuk ka marrë asnjë masë parandaluese e mbrojtëse kundër zjarrit, rreziqeve, fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera.”

“Objekti në kompleksin e Kishës Katolike që është përfshirë nga zjarri në Qendrën Historike të Prizrenit është vlerë e trashëgimisë arkitekturore e regjistruar me numrin unik 004203 në Bazën e të Dhënave të MKRS dhe është e përfshirë me nr. rendor 844 në Listën e Trashëgimisë Kulturore në mbrojtje të përkohshme, të miratuar nga Ministri i MKRS me 09.10.2015,” thuhet në reagim të KTK-së.

Ky këshill ka kërkuar të ndërmerren masa që të hetohet rasti dhi kanë kërkuar fond për riparim të dëmeve.

“Me qëllim që të parandalohet degradimit apo humbja e trashëgimisë kulturore, KTK kërkon urgjentisht nga institucionet kompetente të hetojnë rastin në fjalë dhe të dalin me rezultate konkrete. “

“Këshilli për Trashëgimi Kulturore i Qendrës Historike të Prizrenit kërkon nga MKRS dhe Kuvendi Komunal i Prizrenit të themelojnë një fond emergjent me karakter shpëtimi për riparimi të dëmeve dhe ndërhyrjen në të gjitha objektet që janë të rrezikuara nga shembja për të parandaluar shkatërrimin e mëtutjeshëm të Qendrës Historike të Prizrenit,” përfundon reagimi i KTK-së.

Aksident trafiku me fatalitet në autostradën Suharekë – Duhël

0

Dje në orët e mbrëmjes, në autostradën Suharekë- Duhël ka ndodhur një aksident komunikacioni me ç’rast mbetur i vdekur një person.

Policia bën me dije se një shofer, duke lëvizur me veturën VW-Passat nga pakujdesia dhe mos përshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës, ka goditur një kamion.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i veturës Passat ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë.

Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

Ndërkaq, Koha.net merr vesh se i ndjeri është L.K., 42 vjeç, punonjës në KEDS nga fshati Bllacë, komuna e Suharekës.

Ndërron jetë i aksidentuari i para dy javëve në Malishevë

0

Një aksident i ndodhur më 28 mars rreth orës 18:20 në Malishevë, ka lënë me lëndime së paku një person i cili ka qenë duke u trajtuar në QKUK.

Mirëpo, si pasojë e lëndimeve të marra, raportohet se viktima (mashkull K-Shqiptar), më datën 09.04.2016 ka ndërruar jetë në QKUK-Prishtinë.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

Daçiq në Prizren, s’kërkon falje për krimet e luftës

0

Zëvendëskryeministri i Serbisë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, nuk ka pranuar të tregojë nëse ndonjëherë Serbia do t’i kërkojë falje Kosovës për krimet e kryera gjatë luftës së fundit, njofton Klan Kosova.

Daçiq tha se kërkim-falja mes vendeve vetëm sa do ta thellonte ndarjen.

Sipas tij, Kosova e Serbia duhet ta gjejnë një formulë pajtimi të njëjtë sikurse shtetet evropiane “për shembull Gjermania dhe Franca”.

Ministri serb i cili gjendet në një vizitë në Kosovë, nga Prizreni, vendi ku edhe është lindur, ka thënë se ai nuk ishte ministër në kabinetin e ish-Presidentit serb, Sllobodan Millosheviq.

Nait Hasani: Vendi duhet të shkojë në zgjedhje

0

Jo vetëm opozita në Kosovë po kërkon zgjedhje të parakohshme. Edhe brenda koalicionit qeverisës tashmë kanë dalë zëra që e kërkojnë një gjë të tillë. Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, është një prej tyre. Në një bisedë për Radio Kosovën, deputeti Hasani thotë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje jo pse kërkon opozita, por sepse Qeveria aktuale nuk ka mundësi të qeverisë si duhet. Hasani thotë se vetëm zgjedhjet e reja, mund t’ua kthejnë shpresën e humbur qytetarëve të Kosovës.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani është mjaft kritik me qeverisjen e Isa Mustafës. E duke parë që kjo Qeveri sipas tij, nuk mund të ndryshojë, ai thotë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje. Në një bisedë për Radio Kosovën, deputeti Hasani thotë se zgjedhjet duhet të mbahen brenda këtij viti, por jo vetëm pse ato i kërkon opozita.

“Jo pse kërkon zgjedhje opozita ne duhet të shkojmë në zgjedhje, por për shkak të mungesës së investimeve, premtimet që i ka dhënë Qeveria nuk ka mundur t’i realizojë, prandaj duhet të shkojmë në zgjedhje”, tha Hasani për Radio Kosovën.

Teksa i kërkon zgjedhjet si mënyrë për daljen nga kriza politike e institucionale në vend, deputeti Hasani shprehet mjaft kritik për Qeverinë e drejtuar nga Isa Mustafa.

“Performanca e Qeverisë tregon që nuk ka një zhvillim të vendit dhe mungesa e zhvillimit të vendit, jep një mundësi që ne duhet të ndryshojmë. Ndryshimet janë, ose duhet të shkojmë në zgjedhje, ose duhet të performojë Qeveria. Qeveria nuk ka mundësi të performojë, prandaj duhet të shkojmë në zgjedhje”, shprehet ai.

Një arsye shtesë pse vendi duhet të shkojë në zgjedhje, sipas tij, është mosfunksionimi i duhur i Kuvendit të Kosovës.

“Ana tjetër është mungesa e zhvillimit demokratik të sistemit në Kuvend, tregon se ne jemi në gjendje të anarkisë brenda Kuvendit, në gjendje të papërshtatshme të zhvillimit të punimeve të Kuvendit dhe kjo tregon se ne domosdo duhet të shkojmë në zgjedhje”, tha ai.

Sipas Hasanit, zgjedhjet i kërkon edhe elektorati i Partisë Demokratike të Kosovës.

“Unë mendoj se qytetarët e kanë humbur besimin, e kanë humbur shpresën dhe atyre do t’u kthehet shpresa me anë të zgjedhjeve. Edhe elektorati i PDK-së, e ka humbur shpresën dhe edhe ai kërkon zgjedhje për ndryshim të kësaj gjendje”, tha Hasani për Radio Kosovën.

Ndryshe, opozita tash e disa muaj po kërkon zgjedhje të parakohshme, ndërsa krerët e partive të koalicionit qeverisës thonë se zgjedhje do të ketë sipas afatit kushtetues në qershorin e vitit 2018.