25.6 C
Prizren
E shtunë, 21 Qershor, 2025
Home Blog Page 6665

Serwer: Ka rrezik të dështojë edhe Gjykata Speciale

0

Analisti amerikan, Daniel Serwer, ka vlerësuar se Gjykata Speciale u themelua pasi dështoi EULEX-i në Kosovë. Ai shkruan se ka rrezik të dështojë edhe kjo Gjykatë pasi provat e krimeve të luftës janë vjetruar dhe se ka rrezik që procesi të mos jetë fer dhe i drejtë.

Lexojeni të plotë komentin e Serwerit
Dje, Kuvendi i Kosovës ka aprovuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për t’i hapur rrugë formimit të Gjykatës Speciale ndërkombëtare, e cila do të vendoset jashtë këtij shteti të vogël, për t’i trajtuar rastet që datojnë nga fundi i luftës në Kosovë dhe mund të përfshijë disa krime të kryera në Shqipëri. Është e qartë se gjykata do të marrë vite për ta shpallur ndonjë vendim.

Hashim Thaçit, i cili është përfolur në disa prej rasteve, iu desh kurajë t’i siguronte votat e deputetëve të partisë së tij për t’i arritur dy të tretat në Kuvend. Aprovimi i amendamenteve të kushtetutës pati dështuar javë më parë për shkak të disa entuziastëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ata pretendojnë se Gjykata Speciale e njollos legjitimitetin e luftës së tyre për liri dhe sovranitetin të shtetit që e kanë krijuar.

Komuniteti ndërkombëtar i pa gjërat ndryshe. Miqtë e Kosovës në Washington dhe në Bruksel mund të kenë pasur më shumë dëshirë që këto raste të trajtohen nga sistemi gjyqësor i Kosovës. Por, Kosova është shumë e vogël dhe e ndërlidhur përbrenda që të mund të trajtojë raste të tilla, të cilat kërkojnë mbrojtje absolute të dëshmitarëve. Sidoqoftë, nuk do të ishte e mundur që gjykatat në Kosovë të merren me këto krime të cilat sipas provave kanë ndodhur në Shqipëri, duke përfshirë këtu vrasje dhe trafikim të organeve.

Fatkeqësisht nuk është ende e qartë nëse edhe ndërkombëtarët mund ta menaxhojnë këtë. Misioni për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) është dëshmuar të jetë edhe vetë i korruptuar dhe inkompetent. Tribunali Ndërkombëtar për Krime në ish-Jugosllavi, nuk ka qenë fare më i mirë në trajtimin e këtyre rasteve. Gjykimet e këtyre misioneve janë zvarritur për vite të tëra dhe kanë qenë inkonsistente dhe rrjedhimisht vështirë kanë sjellë rezultate.
Supozohej të kishte rezultate më të mira. Drejtësia ndërkombëtare ka qenë dashur të siguronte llogaridhënien e individëve, ta heqë përshtypjen e fajit nga grupet etnike dhe ta krijojnë një terren të ngrohtë dhe të sigurt. Duke gjykuar në këto pritje, mund të themi që misionet ndërkombëtare ligjvënëse kanë qenë një dështim i mjerë. Përderisa mundësia ushtarake që mund ta prishë balancën në Ballkan është reduktuar në maksimum, tensionet etnike ende janë të pranishme e po ashtu.

Frika ime e vetme për këtë Gjykatë të re, krijimi i të cilës duhet llogaritur si një hap i madh përpara, është se ajo mund të dështojë njësoj si misionet e tjera ndërkombëtare. Sjellja e njerëzve para gjykatës për t’u përgjigjur për krime të para 15 e 16 viteve është sfiduese. Dëshmitë zhduken ose shkatërrohen, dëshmitarët më nuk janë në gjendje ose nuk kanë vullnet të dëshmojnë, kujtimet zbehen. Dyshimet për trafikim organesh do të jenë veçanërisht të vështira të dëshmohen. Ndoshta sfida e vetme e madhe për Kosovën do të jetë frikësimi: Unë nuk do të doja të jetoj në një vend me më pak se dy milionë njerëz ku pjesa më e madhe e tyre do të më quanin tradhtar. Të dëshmosh në këtë gjykatë nënkupton një jetë të tërë në ekzil në programe për mbrojtjen e dëshmitarëve të shteteve të tjera.
Kështu që, shpresoj që ndërkombëtarët i kuptojnë përgjegjësitë e mëdha që i kanë marrë me krijimin e kësaj Gjykate Speciale: gjykimi i rasteve të vjetra, me dëshmi dhe prova të vjetra, duke u munduar të sigurohet proces transparent dhe njëkohësisht të binden të gjitha palët që procesi është i drejtë dhe i pandikuar, duke shmangur prishjen e reputacionit pa prova të forta dhe duke marrë përgjegjësinë në mënyrë që të shmanget dëmtimi i personave të pafajshëm.
Kjo nuk është e lehtë.
Shkrimi në origjinal: http://www.peacefare.net/?p=23995

Zafir Berisha: Specialja do të gjykojë Shkëndijen dhe Milaimin

0

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Nisma për Kosovën, Zafir Berisha ka ironizuar me listën e publikuar të gazetarit Milaim Zeka, i cili kishte zbuluar emrat e disa njerëzve që do të gjykohen nga Gjykata Speciale.

Berisha ka thënë se edhe ai ka një listë të personave që do të gjykohen nga Specialja, ku ndër të tjerash gjenden emrat edhe të Halil Matoshit, Milaim Zekës dhe Shkëndije Mujajt, transmeton Telegrafi.

“Berat Buzhala, Shkëndije Mujaj, Halil Matoshi, Milaim Zeka dhe disa të tjerë janë listën time që do të gjykohen nga Gjykata Speciale. Një mashkull që fotografohet ndër këmbët e gruas si Milaim Zeka, s’di sa ka karakter”, ka thënë deputeti Berisha.

“Ma shumë e parapëlqeva të përballem me një demagog të si Milaim Zeka ai është i sojit të dezertorit. Çështjen e listave po e lidhi në lidhje me qëndrimin tim në parlament . Dëmi i parë është që ende pa u kry seanca ai del me listë të emrave. Ka edhe shumë arsye tjera që kanë bë me mbajt atë qëndrim. Politikanët pakurrizorë, butakë për interesa meskine ia kanë bërë një dëm të parikuperueshëm Kosovës”, tha Berisha.

Kujtojmë se gazetari Zeka kishte zbuluar ditë më parë se Hashim Thaçi, Kadri Veseli , Azem Syla dhe disa ish-pjesëtarë të UÇK-së , do të akuzohen nga ana e Gjykatës Speciale për krime të supozuara gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999. /Telegrafi/

Afrim Avdaj dënon sulmin fizik të infermierit, Imer Ademoviq

0

Drejtori i Spitalit të Prizrenit Afrim Avdaj ka dënuar sulmin fizik të infermierit Imer Ademoviq.

“Sulmet ndaj mantilbardhëve, të çfardo përkatësie etnike dhe çfarëdo lloji qofshin ato, janë të papranueshme, të shëmtuara dhe nuk përkojnë me një shoqëri të lirë dhe demokratike”, thuhet në reagimin e Avdajt.

“Sulmet e tilla përveç se janë sulm ndaj integritetit të individit, janë sulme ndaj institucioneve të Kosovës, në këtë rast ndaj institucionit shëndetësor”.

Infermieri Imer Ademoviq është sulmuar fizikisht në orët e hershme të mëngjesit në vendin e tij të punës në Spitalin e Prizrenit/PrizrenPress.com/

Ja si ndodhi sulmi fizik në Spitalin e Prizrenit

0

Infermieri Imer Ademoviq ka rrëfyer për sulmin fizik që ka pësuar gjatë orarit të punës në Spitalin e Prizrenit. Ai tregon se fizikisht është sulmuar në ora 5 e 30 minuta të mëngjesit.

“Në ora 5.30 të mëngjesit kisha 3 pacientë për rentgen. Derisa punoja me pacientin e parë, përcjellësi i pacientit tjetër ka ardhur në vendin e punimit të filmave, më ka ofenduar dhe më ka sulmuar fizikisht”,tregon ai.

“Pas sulmit e kam thirr shefin e radiologjisë, Dr. Arsim Kabashin, i cili ishte kujdestar, dhe më pas e kam thirr edhe policinë”.

Ndërkaq, për sulmin fizik ka raportuar edhe Policia e Kosovës. /PrizrenPress.com/

Portali “Mahalla”, në shërbim të aktivizmit të qytetarëve të Prizrenit

0

EC Ma Ndryshe të mërkurën ka lansuar portalin www.mahalla.info, që i dedikohet aktivizmit të qytetarëve dhe grupeve të komunitetit në lagjet brenda qytetit të Prizrenit.

Para gazetarëve është ofruar një shpjegim më i gjerë për përmbajtjen e portalit si dhe rubrikat brenda tij, të cilat mund të shfrytëzohen nga qytetarët për të adresuar propozime, ankesa, paralajmërime në lidhje me zhvillimet në lagjet e tyre si dhe të mbikëqyrin realizimin e projekteve që zbatohen në saje të mjeteve publike.

“Në portal, vizitorët mund të gjejnë informata mbi takimet nëpër lagje, vizionin e qytetarëve për lagjen e tyre, performansat e realizuara publike për të adresuar brenga të ndryshme, projektet që janë në realizim, pastaj të dhënat për problemet e identifikuara në lagjet e caktuara, për hapat e aktivizmit për adresimin dhe zgjidhjen e tyre, zgjidhjet e prodhuara, etj., të cilat tani e tutje do të përditësohen në baza ditore”, ka thwnw Fisnik Minci, koordinator projektit.

Portali mahalla.info është zhvilluar nga EC Ma Ndryshe në kuadër të projektit “Qyteti gjithëpërfshirës…”, financuar nga Olof Palme International Center (OPIC), e cila përkrahet nga Qeveria e Suedisë. “Qyteti gjithëpërfshirës…” është projekt tre-vjeçar i EC Ma Ndryshe, i cili synon të artikulojë nevojat e grupeve të komunitetit dhe t’i përkthejë ato në plane të zbatueshme urbane të komunës së Prizrenit. Grupet e komunitetit me të cilat punohet në këtë projekt janë të shpërndarë në lagje të ndryshme të qytetit dhe paralelisht zhvillohet edhe procesi i avokimit dhe bashkëpunimit me komunën e Prizrenit dhe Drejtorinë e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor për të siguruar përfshirjen e kërkesave të qytetarëve në planifikimin urban të qytetit./PrizrenPress.com/

Sulmohet një mjek në Spitalin e Prizrenit

0

Policia në Prizren bën të ditur se sot në mëngjes, rreth orës 05 e 30 minuta, në ambientet e Emergjencës së Spitalit Rajonal në Prizren është sulmuar një mjek radiolog nga një i dyshuar i cili tanimë ndodhet nën masën e arrestit policor.

Sipas hetuesve të cilët kanë kryer hetime fillestare në vendin e ngjarjes, thuhet se i dyshuari e kishte sjell një person të lënduar në një aksident trafiku në emergjencë dhe kishte kërkuar që mjeku ta trajtonte të lënduarin me nguti.

Pasi mjeku e kishte këshilluar që të priste pak, i njëjti, i hidhëruar, e ka sulmuar fizikisht radiologun me ç’ rast i shkakton lëndime të lehta trupore. Policia e ka arrestuar sulmuesin ndërsa prokurori i shtetit e ka nënshkruar vendimin për ndalimin e të njëjtit për 48 orë.

Çfarë po ndodh në Urën e Gurit dhe në Shadërvanin e Prizrenit!? (Foto)

0

Në qytetin e Prizrenit nga orët e hershme të mëngjesit disa persona kanë filluar përgatitjet finale të instalacionit të përgatitur për edicionin e sivjetmë të Dokufest. Në pjesën e sipërme të urës së gurit është vendosur instalacioni që brenda reflekton zogjtë deri sa në Shadërvan është duke u vendosur instalacion tjetër artistik.

Instalacioni artistik, i ideuar nga kompania vendore e komunikimit dhe marketingut Paper Media për nikoqirin zyrtar të Dokufest – Limak Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ka për qëllim të komunikojë përjetimet e të gjithë kosovarëve që dëshirojnë të udhëtojnë jashtë vendit por që një gjë të tillë nuk mund ta bëjnë për shkak të vizave.

Në pyetjen e redaksisë se çfarë është duke ndodhur, persona prezent të kompanisë në vendin e ngjarjes, thanë që ky është vetëm fillimi i një projekti të ideuar për klientin e tyre Limak.

“Vizitorët, sidomos ata të huaj, do të kenë mundësinë të përjetojnë edhe performancën që do të ndodhë në ditën e hapjes e cila synim kryesorë ka lirinë e lëvizjes dhe pamundësinë tonë për të udhëtuar lirshëm, që është edhe në pajtim me moton e edicionit të Dokufest të këtij viti”, deklarojnë persona nga kjo kompani vendore.

foto2

Vitin që po lëmë pas Paper Media ideoi dhe realizoi në tërësi instalacionet e Limak Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” për edicionin e kaluar të Dokufest.

Të gjithëve na kujtohen flamujt në xhita mbi urën e gurit por edhe instalacionet tjera shumë kreative gjatë gjithë festivalit për të promovuar ndryshimin nën moton, Të gatshëm për ndryshim!

Paper Media është kompani kosovare e komunikimit dhe marketingut. E vlerësuar me disa çmime ndërkombëtare në fushën e marrëdhënieve me publikun dhe prodhimeve audio-vizuele, kjo kompani vlerësohet të jetë ndër kompanitë më profesionale të lëmisë së vet në Kosovë, Shqipëri dhe më gjerë.

Kompania ka punuar edhe shumë video reklama që në Kosovë dhe Shqipëri u mirëpriten, duke përfshirë edhe reklamën e Aeroportit të Prishtinës, Albtelecomit dhe reklamat e Eagle Mobile të disa viteve më parë. /Telegrafi/

Qeverisja vendore dhe liria politike

0

Mr.Ali Hertica

Individualizmi nuk del nga një instinct i verbër atë e bëjnë lirinë e kapshme për njerëzinë,ata mësohen në jetën e përditshme. Kështu që është e vështirë t’u imponosh një qeverisje autokratike njerëzve të mësuar përditë me të drejta politike. Tek ata pasione të paqëndrueshëm për liri duke zëvendësuar nga shpirti i rrënjosur i lirisë që motivon një angazhim më të fortë dhe më të qëndrueshëm kundër tendencave diktatoriale. Shumë kush nuk na sjell shembuj historik për këtë hipotezë,por ajo është tepër e arsyeshme. T’u heqësh lirinë njerëzve që marrin pjesë rregullisht në veprimtarinë politike vendore është një humbje më e madhe se për ata që vetëm sa hedhin votën e tyre në mënyrë sporadike në zgjedhje nacionale dhe lokale. Prandaj,është e natyrshme të besohet se vetëqeverisja vendore e mbron qeverisjen popullore si tërësi.

Këtu shikohet edhe një tjetër vartësi,më e ndërlikuar midis qeverisjes vendore dhe lirisë politike. Ku thuhet se pjesëmarrja në politikën lokale i kundërvihet individualizmit. Ky është një tipar i personalitetit që formohet për shkak të barazisë shoqërore dhe e lë shoqërinë e zbuluar ndaj kërcënimeve të autokracisë. Bëhet fjalë për një prirje për t’u mbyllur në vetvete,të veçosh nga njerëzit ti tërhiqesh mënjanë bashkë më miqtë dhe pasi ta kesh krijuar këtë shoqëri të vogël për vete,ta lësh shoqërinë e madhe në punën e saj.

Individualizmi nuk del nga një instinkt i verbër, por i ka rrënjët në raporte shoqërore që e bëjnë veçimin shoqëror të mundshëm dhe të natyrshëm. Individualizmi është një produkt i zhvillimit të barazisë materiale dhe intelektuale. Kjo prirje nuk mund shfaqet në shoqëri,ku njerëzit ishin të lidhur bashkë më një rrjet të ngushtë marrëdhëniesh vartësie të bazuar në drejtat dhe detyrime e ndërsjella. Këtu struktura shoqërore është një zinxhir që fillonte te fshatari e mbaron lart te lideri,ku njerëzit ishin pothuajse gjithmonë në marrëdhënie të ngushta me dikë jashtë vetës së tyre.

Barazia shoqërore sjell me vete dy ndryshime të rëndësishme,e para thyen zinxhirët që krijonin vartësi të përjetshme midis njerëzve. Marrëdhëniet shoqërore bazohen në një shkallë të lartë mbi nismën e pavarur dhe kontratat afatshkurta. Rezultati është automatizmi i masës së shoqërisë, kur njëra klasë i ofrohet tjetrës dhe përzihet me të, ku anëtarët janë të barasvlershëm dhe njësoj të jetë ndaj njëri-tjetrit.

E dyta barazi shoqërore i jep shumicës së popullit një bazë materiale për të bërë një jetë të pavarur. Asnjë nuk është i detyruar të jetojë në mëshirën e tjetrit. Nuk është e domosdoshme që individualizmi të lindë si rezultat i barazisë politike. Është e mundur të pengohet para se tendenca për barazi të kultivojë indiferentizëm dhe veçim të plotë. Zgjedhja bëhet duke u dhënë qytetarëve sa më shumë mundësi për të ushtruar të drejta politike në shoqërinë demokratike në Kosovë.

Prognozat e “Oktapodëve Paul” të Kosovës

0

Bilall Sherifi

Gjykata Speciale kaloi, u miratua, u themelua etj.
Këto ishin disa nga titujt e mediave të shkruara dhe elektronike në Kosovë pas miratimit të amendamentit 24.
I tërë ky proces që zgjati disa muaj u shoqërua me një debat të gjerë publik. Sikur për çdo çështje me rëndësi kombëtare edhe për këtë pati pozicionime PËR dhe KUNDËR.

Që nga fillimi i debatit kam marr pjesë në mënyrë aktive dhe konsideroj se kam sjellë mjaft argumente për të arsyetuar qëndrimin tim kundër krijimit të saj prandaj në këtë shkrim nuk do t’i përsëris ato.
Ata që u angazhuan për miratimin e amendamentit 24 ia arritën qëllimit. Shumë prej tyre që me ngulm mbështesnin krijimin e saj udhëhiqeshin nga parimi “për inat të resë më vdektë djali”

Por, e ardhmja do të dëshmoj se ky ishte një vendim shumë i dëmshëm për vendin dhe se gjenerata të tëra do të pësojnë nga ky vendim.
Kjo ishte pjesa e parë e SAGËS “Gjykata Speciale”, pjesët tjera do të pasojnë.

Gjithashtu, pas miratimit të amendamentit 24 filloi periudha e “lajmeve ekskluzive” se kush do të jenë ata që do të akuzohen nga kjo gjykatë. Besoj futbolldashësve ju kujtohet kampionati botëror që u mbajt në Afrikën e Jugut në vitin 2010. Për të marr vëmendjen e medieve botërore shumëkush përdorte kafshë të ndryshme për të prognozuar rezultatet e ndeshjeve. Më i famshmi nga ato ishte oktapodi Paul. Fundja oktapodi ishte vetëm një kafshë dhe s’kishte si ta dinte se kush do të fitoj dhe kush do të humb, ai thjesht ia qëllonte ose jo.

Tani “Oktapodët Paul” të Kosovës pa pasur fare respekt për njerëzit të cilët i apostrofojnë, pa pasur fare ndjeshmëri ndaj familjeve të të apostrofuarve janë hedhur në aksion për të prognozuar se kush do të akuzohet.

Por, akuzat nuk janë ndeshje futbolli, ku si humbësi edhe fituesi shkojnë në shtëpi të tyre, ato përcaktojnë fate të njerëzve dhe familjeve të tyre. Madje, ato do të përcaktojnë edhe fatin e vendit tonë për një periudhë bukur të gjatë kohore.

Krijimi i Gjyaktës Speciale është i ngjashëm me hedhjen e një topi të vogël prej bore mbi një masë të madhe të borës, të cilin e hedhim të vogël por na kthehet si një ortek shkatrimtar.

Prandaj, nëse askush nuk ua ka kërkuar këto prognoza, do të bënin mirë të mos i bënin fare dhe në vend të tyre të shohin se çka mund të bëhet që dëmi që do të sjell ky ortek të jetë sa më i vogël.

Beckham ka 40 tatuazhe

0

Dashuria e David Beckham për artin në trup sa vjen e shtohet. Me plot bindje ai mund të quhet një koleksionues i rregullt i tatuazheve, pasi në trupin e futbollistit numërohen 40 të tilla.

Çdo tatuazh në trupin e tij ka një domethënie të caktuar, por më i rëndësishmi për të duket se është tatuazhi që mban numrin 99, të cilin e ka realizuar për nder të bashkëshortes Victoria, duke qenë se është viti në të cilin ata janë martuar.

Tatuazhin me numër 99, ai e ka ndarë dhe me miqtë në llogarinë Instagram, duke shkruar: “99 ka qenë një vit i i mirë për mua”.