Home Blog Page 6674

Rimendimi i strategjisë opozitare,mundësi për progresivitet

0

Arsim Haziri

Ajo cfarë shihet dhe prekët përbën argumentin më të qëndrueshëm,e të dominueshëm fizik,dhe pretendimi për të e shtrembëruar cilësinë e saj është di?ka ?ka nuk mund të reflektohet pozitivisht,mbasi përtej cdo mendimi dhe qendrimi ajo dominon,i bërë për të mos u ndryshuar përveq asaj cfarë ekziston dhe mbështjellë horizontalisht trupin e pafajshëm publik”Gjërat janë ashtu cfarë na duken se janë’’.

Situata në të cilën Kosova dhe shoqëria e saj zhvillon jetesën e saj, vërtetë është për tu menduar,pasi politika që iu ishte besuar prej votuesit popullorë është shtrembëruar aq negativisht duke e bërë të pavlefshme dhe aspak kontribuese për mjerimin përgjithshëm shoqëror.Sot,shoqëria kosovare në ?do sferë pengohet,duke e bërë kështu që ajo aspak të mos e ketë vijën normale të zhvillimit të saj ashtu si? e mendojnë e praktikojnë vendet me prosperim social e politik ose model për ne që duam ta synojmë.

Realiteti objektiv prezenton dëshminë më të madhë pse kjo mënyrë qeverisje duhet të shkojë e të mos e degjeneroje vijën e nevojshme qytetare,pasi politika në të cilën ajo kishte reflektuar tërsisht ka qenë e dhënë pas interesit klanor e klientelist,duke ia humbër kolektivitetit logjikën e vetë racionale.

Momentet e sotshme politike e nxjerrin Kosovën në ?do aspekt të diskredituem,këtë madje radhazi e kanë determinuar politikat aspak popullore, dhe me ?do tendenc përvetësuese të dy subjektetet më të shtrira fizikisht në terren.Në këtë rrafsh të ngushtueshëm fizikisht e të shtypur ligjërisht, prej kohësh një mendësi e tillë është vu në zbatim,dhe sidomos ajo është shprehur më intenzivisht viteve të fundit,duke e fundosur Kosovën në ?do mundësi,dhe mendësia e sotshme prap për një operim të ngjajshëm është hasur në kundërshtime të gjalla qytetare përmes një fronti opozitare i prodhuar prej tri subjekteve politike.Tashmë,kur gjithësecili është i vetëdijshëm për nivelin degjenerues në të cilën e kanë vendosur vendin,ajo prap një linjë të njejtë po mundohet të e zhvilloj, pavarësisht mjeteve kundërshtuese opozitare që muaj më radhë janë për të mos u pajtuar me nivelin padobishëm politik,që dorën në zemër përtej mundësive individuale aspak s’kanë marrë peshë shtrirjesh.

Niveli aktual politik,njëmend e pandalshëm po e zhvillon rrjedhën operuse të saj,kjo akoma po shtohet kur po ballafaqohet me momentin kur fronti opozitar është gjetur para dy kundërshtimeve kundërshtuese,si? janë ai i demarkacionit me Malin e Zi dhe AKS,dhe në asnjë rast para gjithë dukurive negative e sistemit të dëmshëm të Drejtësisë.Mbi këtë bazë,opozita duhet për të e ndërruar diskursin e tyre fizik në rrugët e tyre kundërshtuese,pasi mënyra si? janë duke i ngritur operacionet e tyre më shumë përbën ulje të vetë fuqisë si të tyre ashtu edhe të fuqisë së përgjithshme popullore, sesa që mund të e drejtojnë atë tek niveli qeverisës.Fronti opozitarë duhet të e doj pushtetin për të e përfituar më leht,dhe kësaj mund të i shërbej edhe më tutje momentit kur i prezentojnë projektet e tyre për të ardhmën ashtu që qytetarët të mos mbetën me idenë e gjërave aktuale rrjedhimisht të mos mbetën nën zotërimin e aktualitetit politik e social,por të informohen më shumë mbi mundësitë që ky formacion i ofron me qëllim që të prezentohet mundësia progresive për nivelin tërësor.

Deri në kohën që opozita nuk e rimendon seriozisht pozitën e rrjedhmërive të ndryshme prap një zhvillim i njejtësuar do të jetë dhe gjithsesi se do i përshtatet anës tjetër politike,me arsyen se partneriteti qëllimisht nuk pretendon të lëviz në hapa,pasi udhëhiqen me idenë se opozita aq e dhunshme shfaqet saqë në ?do ide nëse mendohet të udhëheq me qeverisjen e pergjithshme ata prap përtej kësaj mendësie nuk do të dalin,pra duke i menduar sipas të sotmës së dhunshëm ashtu edhe të mëpastajshëm.

Pushtetit aktual njëmend një gjendje e tillë i shërben,pasi mundësia për të e prezentuar detajisht atë ?farë është krijuar e po e cënon vijën qytetare,po janë të minimizuar për mos me thën të parealizuara,dhe gjithnjë kjo është në shërbim të politikës kosovare e në shfuqizim të ngadaltë të opozitës si trup i përbashkët.

Vendi,ku ?do sferë përbën negativitet të theksuar,dhe idea për ?do mundësi për të e përfituar fuqinë e shumicës pikërisht duhet të jetë mbi këto fenomene,pasi prekshmëria socio-ekonomike është në rritje e sipër dhe këtu duhet opozita të e shpreh tejskajshëm rolin e saj kundërshtues.Problemet e përgjithshme janë më prioritare nën kontekstin e mendësisë së përgjithshme qytetare,ngase ajo ?farë i rrethon më shumë dhe më dëmshëm është ajo,dhe nga kjo përspektiv duhet edhe fronti i përbashkët të e zhvilloj kundërshtin,pa i lënë në harresë edhe ajo me të cilat deri tashmë janë promovuar,si? janë AKS,dhe demarkacioni Kosovës me Malin i ZI.

Kjo vijë e zhvilluar në suaza të sakta nxjerrë në panik shqetësimin e pushtetit,dhe e bënë që edhe ajo për të e rimenduar zhvillimin e planit të saj,se ?do shprehje e mjeteve me përmbajtje paqësore dhe me thelbësi të qëlluar është brengosje dhe vërje e planit të tyre në pozitë të palakmueshme,duke ua bërë planet e tyre të pavlefshme para opinionit të mbarshëm qytetarë.

“Në bazë të sondazheve, LDK del 14%”

0

“Nuk e besoj që do të ketë parti të radhës, por nuk besoj që do të ketë sukses formatizimi i Qeverisë”, tha Agron Demi nga Instituti GAP.
“Edhe historia politike ka treguar që riformatizimi nuk sjell ndryshim”, tha ai, duke shtuar se Mustafa mundet me pas presion për postin e Ministrit të Punëve të Jashtme, për shkak se, si tha ai, ai post ka shume benificione, të jep mundësi me vizituar vende të ndryshme.

“Ministria e Drejtësisë nuk ka shume rol, se njëherë është marre EULEX me rastet, e tash Gjykata Speciale me rastet me rëndësishme”, tha Demi lidhur me lajmin për Hajredin Kuçin. Ai shtoi se nëse ndodh dorëheqja e tij, ky nuk është ‘kompiri’ i vetëm i nxehte që po i mbetet në duar LDK-së.

Ndërsa për opozitën, Demi tha se e ka paralajmëruar edhe ma herët se 3 partitë kanë probleme, dhe se nuk mendon që ato do të shkojnë me një listë në zgjedhje. Për shtyrjen e datës se opozitës, Demi tha se kjo tregon që partitq opozitare nuk janë aq të qëndrueshme dhe se nuk janë të pajtimit as liderët opozitarë me veprimet e tyre.

“Kishin me u dëmtuar më shumë se LDK, e cila në bazë të sondazheve po del me 14-15% sa i përketë besueshmërinë së qytetareve”.
Duke i përmendur dy kauzat e opozitës, Demi tha se duhen me u zgjerua kauzat nëse duan me pasë protesta më masive.

“Fatkeqësisht e ka dëmtuar shumë opozitën e bashkuar. Kam thënë edhe këtu që e vetmja mënyrë për me e kuptuar Qeveria që duhet me u dorëheqë duhet me protesta më masovike dhe më të gjata se 2 orë. Dy orë protestë çdo 1 muaj e gjysmë, e përballon çdo Qeveri”, tha krejt në fund Demi. /Indeksonline/

Ndërron jetë Patty Duke

0

Patty Duke vdiq këtë mëngjes, këtë lajm e ka konfirmuar ABC News, transmeton Klan Kosova.

Sipas përfaqësuesit të saj, Mitchell Stubbs, shkaku i vdekjes ishte nga një zorrë e pëlcitur.

Aktorja, emri i vërtetë i së cilës ishte Anna Pearce, ishte 68 vjeçare.

“Ajo ishte një grua, një nënë, një gjyshe, një mike, avokate e shëndetit mendor dhe një ikonë e kulturës”, ka thënë Stubbs në një deklaratë.

“Ajo do të na mungojë shumë”.

Jeta e xha Antonit nga Prizreni të tmerron

0

Plaku Anton Karadakoviqi, i njohur si “janjevalia”, ngase ka prejardhje nga Janjeva, dikur qyteti që i dha zejen e llamarinës, tashmë jeton i vetmuar në një shtëpi në një dhomë, në të cilën po qëndrove një minutë domosdo duhet të kërkosh ndihmën mjekësore, sikurse na ndodhi edhe ne sot, bashkë me përcjellësin tim, Gjon Preniqi. Duke mos arritur që aty të qëndrojmë as pak minuta, e nxorën para dere xha Antonin dhe nga afër bashkëbiseduam me të. Ai tregon për “Kosova Sot” se para 22 vjetësh i ka vdekur bashkëshortja, Antoneta, kurse shton se i ka dy fëmijë në Kroaci, djalin Branko dhe vajzën, të cilët për fat të keq jetojnë në kushte shumë të mjera në Kroaci.

“Ata nuk kanë mundësi që të përkujdesen për mua”, pohon plaku Anton dhe shton: “Unë po kërkoj dhe po i lus këndo që mundet të më mundësojë të më dërgojnë në ndonjë shtëpi pleqsh, ngase këtu më nuk mundem të jetoj. Nuk mundem as të ec. Dua ta falënderoj Luka Preniqin, edhe pse ai është në moshën 83-vjeçare, që përkujdeset për mua, më sjell bukë e ndonjë ilaç. Unë i kam së paku dhjetë sëmundje”, shkruan gazeta Kosova Sot.

Anton Karadakoviqi tregon se 75 euro që i merr si pension nuk i dalin vetëm për ilaçe.“Luka po tregon kujdes si për vëllain e tij. Nuk kam forcë të dal asnjë hap, prandaj edhe më vjen keq që aty i kryej të gjithë nevojat e mia. E di se ju po villni për shkak të erës, sepse këtu ka lagështi, ka minj ka gjithçka të keqe e asnjë të mirë”, shprehet xha Antoni. Ai pohon se nuk ka forcë as të ngrihet që të hajë.

“Më duhet një përkujdesje në shtëpi të pleqve, kudo që ka”, tregon xha Antoni dhe pastaj ulet, sepse nuk mund të qëndrojë në këmbë. Brenda shtëpisë ka minj të shumtë, pastaj ka erë të rëndë, sepse ai aty i kryen të gjitha nevojat, edhe fiziologjike. Jeta e plakut është e tmerrshme, për një skenar filmi të tipit horror. Pas publikimit të këtij shkrimi, shpresojmë se dikush do të interesohet për fatin e këtij plaku 81-vjeçar, që së paku edhe këtë pjesë të jetës ta bëjë me një ajër të pastër, shkruan gazeta Kosova Sot.

Xhaxhi Anton jeton në Prizren dhe gjendja e tij është e mjerë. Ai tregon se tashmë nuk sheh, nuk dëgjon, është plotësisht i humbur. Bashkëshoqëruesi im, Gjon Preniqi, tregon se ka edhe dy-tri ditë bile ndoshta edhe më shumë që nuk ha as një gram bukë.

“Është tepër i shqetësuar. Ka net të tëra që nuk fle, sepse ka kohë që nuk i ka parë familjarët e tij në Kroaci”, tregon Preniqi. Vetë plaku Anton thotë se edhe djali i tij jeton në një shtëpi pleqsh. Shton se vajza e tij nuk e di se ku ndodhet babai e as si është. Urgjentisht duhet të sensibilizohet jo vetëm Komuna e Prizrenit, por edhe vetë Qeveria, për ta shpëtuar këtë person që bën jetë tmerri. Është tmerr që në shekullin 21 të ketë njerëz që bëjnë jetë si në mesjetë.“Nuk mundem më kështu. Jam mbështet tek Zoti dhe në ndonjë bamirës që të më shpëtojë nga ky tmerr e të më dërgojnë në spital apo në ndonjë shtëpi pleqsh.

Shtyhet seanca për vrasjen e trefishtë në Prizren(Video)

0

Është shtyrë seanca ndaj dy të akuzuarve për vrasjen e trefishtë në Prizren në mars të vitit të kaluar.

Seanca e caktuar për sot në Departamentin e Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Prizren nuk u mbajt, ngase prokurori nuk i ka pajisur të akuzuarit dhe mbrojtjen e tyre me të gjitha provat e përfshira në aktakuzë.

Betim Shala, avokati i të akuzuarit Ejup Shemollari tha se nuk e ka CD-në në të cilën prokurori pretendon se shihet i akuzuari Shemollari duke dalë nga makina me pistoletë në dorë.

Shala propozoi që të bëhet edhe ekzaminimi i veturës në të cilën kanë qenë të akuzuarit.

Prokurori deklaroi në seancë se nuk ua ka dorëzuar avokatëve këtë provë, ngase punëtori i teknologjisë informative ishte në pushim, por premtoi se do ta bëjë dorëzimin e CD-së.

Ai tregoi se nuk e di nëse është bërë ekzaminimi i makinës së përdorur nga të akuzuarit për vrasje.

Gjykata e obligoi prokurorin që t’i pajisë avokatët me të gjitha provat e përmendura në aktakuzë.

Mahmut Halimi, avokati i Eshref Shemollarit kërkoi që klientit të tij t’i bëhet ekspertizë neuropsikiatrike, me arsyetimin se ai vrasjet për të cilat akuzohet i ka kryer në gjendje të afektit mendor.

Gjykata hodhi poshtë këtë kërkesë të avokatit duke i sugjeruar atij që këtë kërkesë ta paraqesë gjatë rrjedhës së mëtutjeshme të procesit gjyqësor.

Seanca që nuk u majt sot u caktua më 21 prill.

Eshref e Ejup Shemollari që mes vete janë babë e bir akuzohen për vrasje të rëndë të 3 personave në Prizren më 8 mars 2015.

“Dy të pandehurit babë e bir ditën kritike me automjetin e tyre ‘Golf 2’ kishin shkuar në vendin e ngjarjes ku nga automjeti kishte dalë i pandehuri i parë me armën automatike që kishte në dorë, ndërsa djali i tij me pistoletë në dorë, filluan të qëllojnë duke lënë të vdekur tre viktimat: Haki Thaçin, Ferdi Shishkon dhe Belgin Ersojin,” thuhet në aktakuzë.

Shtyrjen e seancës së këtij gjykimi e konfirmoi për KALLXO.com Mahmut Halimi, avokati i Eshref Shemollarit.

“Prokuroria nuk i ka përmbushur në tërësi detyrimet e veta edhe në raport me të akuzuarin e parë, zotëri Eshref edhe zotin Ejup edhe për këtë arsye erdhi deri te shtyrja, për t’i dhënë mundësi prokurorit t’i dorëzojë provat, të cilat janë shumë të nevojshme dhe shumë të rëndësishme për këtë çështje. Prova e ekzaminimit të veturës, për shkak se është jo kontestues fakti se vetura ka qenë e goditur nga disa plumba,” tha Halimi.

Halimi tha se nuk do të heqë dorë nga kërkesa për ekzaminim neuropsikiatrik të Eshref Shemollarit.

“Do të këmbënguli ta bindi gjykatën se në rastin konkret zoti Eshref ka vepruar në gjendje të afektit të rëndë mendor. Çështja e afektit të rëndë mendor me çështjen e përgjegjësisë penale, gjegjësisht gjendjes psikike të pandehurit, diametralisht dallon njëra nga tjetra, kështu që unë do të këmbënguli për ta vërtetua sa më drejtë këtë çështje, e cila më të vërtetë ka marrë një epilogu tragjik shumë të rëndë,” tha Halimi./kallxo.com/

Kukës, kapet banda e adoleshentëve hajdutë

0

Policia e Kukësit ka arrestuar katër adoleshentë të dyshuar për vjedhje në këtë qytet.

Nga burime zyrtare bëhet me dije se në pranga kanë rënë shtetasit B.Ç., 16 vjeç; E.C., 17 vjeç; A.E., 16 vjeç dhe E.G., 16 vjeç, të gjithë banues në Kukës. Arrestimi i tyre u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata dyshohen si autorë të disa vjedhje të ndodhura në qytetin e Kukësit, shkruan shekulli. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale”Vjedhja, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 134 e 25 të Kodit Penal.

Blutë e Kukësit ndaluan shtetasin Eduart Matmuja, 32 vjeç, banues në fshatin Pobreg, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kukës, më 8 shkurt të këtij viti ka urdhëruar ndalimin e tij për veprën penale ”Prodhim dhe shitje e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.

Po ashtu kjo polici ndaloi shtetasin e shpallur në kërkim Gentjan Shehu, 26 vjeç, banues në fshatin Shtiqën, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kukës, më 8 mars 2016 ka urdhëruar ndalimin e tij, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera, kryer në bashkëpunim”.

(Kosova Sot)

Rektori zgjedhet të enjten

0

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” këtë të enjte do ta zgjedhë rektorin e këtij universiteti, raporton “Epoka e re”.

Deri më tani për të parin e këtij universiteti kanë aplikuar tre kandidatë: Marjan Dema, Jusuf Musliu dhe Nuredin Mestani.

Ndërkohë konkursi mbyllet sot rreth orës 15:30.

Ky është konkursi në dytë, pasi herën e parë ka dështuar zgjedhja e rektorit.

Sërish sulm vetëvrasës në Bagdad, tre të vrarë

0

Një sulm vetëvrasës në Bagdad ka lënë të vrarë tre vetë dhe 20 të tjerë të plagosur.

Policia thotë se shpërthimi ndodhi sot, në afërsi të sheshit Tayaran, rreth një kilometër nga një vend ku po mbahej një protestë e përkrahësve të klerikut shiit, Moqtada al-Sadr, me kërkesën për reforma politike.

Asnjë organizatë nuk e ka marrë përsipër sulmin, por të gjitha sulmet vetëvrasëse të këtij viti në Irak janë kryer nga Shteti Islamik.

Ky grup militant sunit kontrollon pjesë në veri dhe perëndim të Irakut.

Lirohen pasagjerët e avionit të rrëmbyer egjiptian

0

Lirohen të gjithë pasagjerët, përveç 5 të huajve dhe ekuipazhit të avionit të kompanisë ajrore egjiptiane i cili ishte rrëmbyer gjatë fluturimit nga Aleksandria në Kajro.

Kompania ajrore egjiptiane në llogarinë e saj zyrtare në Twitter, njoftoi se janë liruar të gjithë pasagjerët, përveç 5 të huajve dhe ekuipazhit të avionit të rrëmbyer.

Në deklaratën e Ministrisë së Aviacionit Civil të Egjiptit thuhet se një person i cili ka pasur mjet shpërthyes e ka kërcënuar pilotin e avionit, Omer el-Gammal dhe e ka detyruar të aterojë në Larnaka të Qipros.

Njoftohet se El-Gammal pasi i ka njoftuar zyrtarët ka zbritur në aeroportin Larnaka.

Ndërkohë kompania ajrore e Egjiptit njoftoi se në avionin e llojit Airbus 320 ka 81 pasagjerë, ndërsa më parë u raportua për 55 pasagjerë.

Malishevë: Burri rrah bashkëshorten

0

Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një person në Malishevë, pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, raporton PrizrenPress.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/