Home Blog Page 6673

Rriqrat, problematikë e zonës së Malishevës

0

Problemi i rriqrave është problem i përvitshëm në zonën e Malishevës, ndërkaq edhe këtë vit zyrtar të kësaj komune thonë se do t’i marrin masat e nevojshme për të parandaluar infektimin e qytetarëve nga rriqrat.

Në një prononcim për Telegrafin, kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj, tha se tashmë janë n[[ terren për të parandaluar infektimin e popullatës ndaj rriqrave.

“Jemi në aktivitet gjatë gjithë kohës në teren. Po bëjmë rregullimin e shtazëve nëpër stalla në të gjitha fshatrat tona. Vjet e parvjet kemi kaluar mirë, besoj që edhe sivjet. Do bëjmë spërkatjet e nevojshme. Do t’i shfrytëzojmë mundësitë tona deri në maksimum”, tha Begaj për Telegrafin.

Ndërkaq, ai shtoi se vitin e kaluar nga parandalimi i shpejtë, nuk kanë pasur asnjë rast të infektimit dhe të vdekjeve nga rriqrat.

Kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj po ashtu tha se “Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, kanë qenë aktive dhe i kanë dal në ndihmë komunës sonë. Besoj që edhe sivjet do të na dalin në ndihmë për të kaluar mirë si vitet paraprake”.

Historia rrënqethëse e gruas që u detyrua të punojë si skllave seksi

0

Shandra Woworuntu nga Indonezia kishte shkuar në ShBA me shpresë që të fillojë një karrierë në industrinë hoteliere. Në vend të kësaj ajo u trafikua.

Ajo kishte shkuar në ShBA javën e parë të qershorit në vitin 2011. Për të Amerika ishte vend i ëndrrave, transmeton Klan Kosova.

“Për mua, ishte një vend i premtimit dhe mundësisë”.

“Kur arrita në aeroport dëgjova emrin tim dhe u ktheva për ta parë njeriun që po e mbante fotografinë time. Ai njeri po më shikonte me shumë ëmbëlsi. Quhej Johnny dhe unë prisja që ai të më dërgonte në hotel që të filloja punën”.

Mirëpo jo gjithçka doli ashtu siç ajo e kishte planifikuar. Ajo duhej që të shkonte mijëra kilometra larg, pasi që ajo ndodhej në New York dhe i duhej që të udhëtonte për në Chicago.

Si një 24 vjeçare ajo kishte diplomuar për financa dhe kishte punuar në një bankë në Indonezi. Por në vitin 1998 vendi i saj u godit nga kriza financiare kështu që ajo humbi punën.

Për ta mbajtur familjen asaj i’u desh që të gjej punë të tjera alternative derisa gjeti një mundësi që të udhëtojë për në ShBA për të punuar në hotel.

“I kalova të gjitha testet për këtë punë. Plani ishte që nëna dhe motra ime të kujdeseshin për vajzën time për gjashtë muaj sa kisha në plan të punoja. Më pas tani do rrisja vajzën time”.

Së bashku me të ishin edhe katër femra të tjera dhe një mashkull.

Përderisa ishin duke udhëtuar me një veturë, Johnny, u kishte thënë atyre që duhet ta ndërrojnë veturën.

“Ne e bëmë atë që na tha dhe unë shikoja nga dritarja dhe e pash që Johnny po i jepte shoferit disa para. Mendova që diçka nuk është në rregull mirëpo vazhdoja t’i thoja vetës që të mos brengosesha”.

Por, gjatë rrugës ata ndërruan edhe dy vetura të tjera. Derisa shoferi i veturës së katër i armatosur ia kishte hapur derën e veturës duke bërtitur “Vajza të reja”.

Në atë moment ajo e kuptoi që kishte rënë pre e mashtruesve.

“Vetëm disa orë pasi arrita në ShBA unë u detyrova që të bëja seks”.

“Isha e tmerruar, por diçka kërciti në kokën time – e ishte instinkti për mbijetësë. Ajo çfarë mësova aty ishte që të bëja çfarë më urdhëronin”.

Ditën tjetër, Johnny, i kishte kërkuar falje duke i thënë se krejt kjo është një keqkuptim pasi që ishte ngatërruar kompania.

Ajo tregon se si ai i ishte thënë se gjithçka do të ishte në rregull.

“I besova. Pas gjithë atyre gjërave të këqija ai mu dukej sikur një engjëll. Kështu që mendova që ankthi kishte përfunduar dhe tani do të shkoja në Chigaco për të filluar punën”.

Atë ditë ajo u detyrua nga trafikantët që të bëjë seks. E kjo gjë ndodhi edhe për muajt e ardhshëm.

“Bordelet dukeshin si shtëpi normale nga jashtë mirëpo brenda ishin diçka tjetër”.

“24 orë në ditë ne duhej që të qëndronin tërësisht të zhveshura në pritje të klientëve. Nëse askush nuk vinte atëherë mund të flinim pak, edhe pse asnjëherë në shtrat. Por ndodhte shpesh që edhe vet trafikantët nga përdhunonin”.

Ajo tregon se në atë kohë ishte si e mpirë dhe nuk mund të qante. Ishte tejet e pikëlluar, e zemëruar e e dëshpëruar dhe gjithë çfarë bënte është të tentonte të mbijetonte. Ndonëse trafikantët nuk e rrihnin pasi që ajo i dëgjonte, klientët ishin shumë të dhunshëm ndaj saj.

“Gjithmonë mendoja se si të ikja, por mundësitë ishin të pakta”.

Woworuntu në historinë e saj tregon se sa herë ka tentuar që të ikte, e se si një grua që i mbikëqyrte i kishte thënë se në rast se ajo dhe shoqja e saj Nina, arrinë të ikin atëherë t’i telefonojnë një njeriu që do u ndihmonte.

Jo shumë kohë pasi që gruaja që i mbikëqyrte ia dha numrin e një njeriu që në rast se mund të iknin t’i telefononin ajo dhe Nina arritën që të largohen.

“Ne e telefonuam njeriun që na kishte thënë ajo. Ai ishte një burrë nga Indonezia. Edhe ai na premtoi që do na ndihmojë. Ishim shumë të lumtura. Ai erdhi ku ishim dhe na dërgoi në një hotel dhe na la aty duke na thënë se do vinte kur të na gjente punë”.

“Ai na ushqente dhe na solli disa rroba. Por disa javë më pas ai na detyroi që të bënim seks me disa burra në hotel. Kur ne refuzuam, ai e telefonoi Johnny që të vinte të na merrte. Ai doli të ishte një trafikant tjetër dhe gruaja që nga mbikëqyrte dhe ai po punonin së bashku”.

Por, pak para se të arrinte Johnny ajo arriti që të ikte, por fatkeqësisht Nina nuk ia arriti.

“Gjeta një stacion të policisë dhe oficerit i tregova gjithë historinë. Ai nuk më besoi dhe më largoi. Unë kërkova ndihmë edhe nga dy policë të tjerë mirëpo mora të njëjtën përgjigjje”.

“Kështu që shkova në konsullatën e Indonezisë që të kërkoja për dokumente. Por, as ata nuk më ndihmuan”.

Ajo tregon se si ishte detyruar që të flinte në rrugë, pasi që nuk njihte askënd në ShBA. Herë pas herë ajo i tregonte njerëzve historinë e saj mirëpo kishte të tillë që fare nuk i besonin.

“Një ditë në parkun Grand Ferry, një njeri që quhej Eddy më solli ushqim. Ai më tha se nesër do të vinte pasdite. Të nesërmen shkova në të njëjtin vend në park dhe kur ai erdhi më tregoi se kishte folur me FBI dhe që duhej të shkonim në stacion që oficerët të më ndihmonin”.

“Kështu që Eddy më dërgoi atje dhe dy detektivët më pyetën. I tregova që unë mbaj një ditar ku i kam të shënuar lokacionet e bordeleve”.

“Ata më thanë se nëse unë isha gati të shkoja për t’i shpëtuar shoqet e mija”.

Në atë moment ajo bashkë me policinë u nis për në bordelin në Brooklyn. Ajo shprehet se gjithë ngjarja ishte si një skenë filmi, ku policët të maskuar si të pastrehë qëndronin jashtë bordellos dhe shumë policë të tjerë të armatosur prisnin për momentin e intervenimit.

“Një polic po shtirej që ishte klient. Unë e pash Johnny që u shfaq tek dera dhe pas një bisede të shkrutë polici kishte hapur një grilë metalike. Brenda pak minutave gjithë ekipa e policisë hyri brenda bordelos”.

Ajo tregon për momentin rrënqethës kur më në fund përveç vetes ajo arriti t’i shpëtojë edhe shoqet e saj që ishin viktima të trafikimit.

“Pas një ore policët më thanë që të hyja brenda. Aty unë e identifikova Johnny dhe disa vajza në mesin e të cilave ishte edhe Nina”.

“Më lejoni të ju them që i kam parë këto gra që të dalin nga kjo ndërtesë vetëm me një peshqir dhe ky ishte momenti më i mirë i jetës time. Po, të lindësh është një mrekulli, por asgjë nuk krahasohet me emocionet që përjetova kur pash shoqet e mija të lira. Nën dritën blu e kuq të policisë ne po vallëzonim e bërtisnim me tërë qenien”.

FBI ia mundësoi asaj që të kontaktojë me Safe Horizon, që ka një organizatë në New York që i ndihmon viktimat e abuzimit sidomos ato të trafikimit. Organizata e Horizon e ndihmoi atë që të qëndrojë në mënyrë legale në ShBA si dhe ia mundësuan që të gjejë një punë.

Për shkak të procedurave ajo nuk mund të kthehej në vendlindje ku kishte nënën, motrën dhe vajzën e saj. Madje trafikantët kishin shkuar tek shtëpia e saj për ta kërkuar. Por me ndihmën e organizatës ajo arriti që ta marr familjen e saj në ShBA.

Tani 15 vjet më vonë Woworuntu tregon se natën ka ende ankthe e që lidhjet me meshkuj nuk i ka fare normale. Për ato ditë të tmerrshme që i kishte kaluar si e trafikuar ajo e viziton trapistin çdo javë.

Por pavarësisht kësaj ajo ka vendosur që të bëjë gjithçka për t’i ndihmuar viktimat e trafikimit. Wonworuntu ka ndarë historinë e saj me shumë nxënës dhe studentë e madje ajo bashkëpunon edhe me shumë institucione qeveritare me të vetmin qëllim, që tu ndihmojë personave që kanë ra pre e trifikantëve.

Jeleku i Edith Durham në Muzeun e Londrës

0

Në njërën nga muzetë e Londrës tash e një kohë ekspozohet jeleku shqiptar të cilin e kishte veshur artistja, Edith Durham.

Durham ishte një udhëtare, artiste, shkrimtare britanike që u bë e famshme për shkrimet e saj antropologjike rreth jetës në trojet shqiptare, në fund të shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX.

Për 20 vjet ajo udhëtoi dendur nëpër Ballkan duke u fokusuar më shumë në çështjen shqiptare, që atë kohë ishte një nga zonat më të izoluara e të prapambetura të Evropës.

Ajo punoi gjerësisht duke pikturuar, shkruar dhe duke mbledhur artin dhe folklorin e zonave nga kaloi. Pavarësisht nga kjo, vetëm shkrimet e saj do t’i jepnin famë të madhe.

Ajo shkroi 7 libra rreth çështjeve të Ballkanit, nga të cilët High Albania (Shqipëria e Epërme) e shkruar në vitin 1909 është më e njohura dhe më e arritura. Ky libër akoma edhe sot e kësaj dite është një udhërrëfyes i mirë i kulturës dhe traditave të malësorëve të Shqipërisë Veriore.

Veshjet popullore shqiptare gjithnjë kanë tërhequr vëmendjen e udhëtarëve të huaj për shkak të pasurisë së tyre me ngjyra dhe ornamente.

Veseli mund ta çojë Kosovën në zgjedhje

0

?Vjosa Osmani nuk e hedh poshtë mundësinë që pas konfirmimit të Kadri Veselit në krye të PDK-së Kosova mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Një situatë e tillë, sipas saj, nuk do të jetë e favorshme për LDK-në.

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, thotë se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) edhe në të kaluarën është dëshmuar se nuk i respekton marrëveshjet. Prandaj, sipas saj, pas zgjedhjes së Hashim Thaçit president dhe pasi që Kadri Veseli të konfirmohet kryetar i partisë më të madhe në vend, Kosova mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Këto komente deputetja Osmani i ka bërë gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, duke shtuar se nëse shkohet në zgjedhje partia e saj do të ndodhet para një situate të pafavorshme.

Ajo ka folur edhe për zgjedhjen e Hashim Thaçit në krye të shtetit, kur nuk ishte e pranishme në seancë.

“Vullneti i deputetëve të LDK-së u tregua në rundin e parë, kur Thaçi mori vetëm 50 vota. Por ndryshimi i votave në rundin e tretë, në 71, flet shumë se ka mundur të ketë presione”, është shprehur ajo.

Gjatë intervistës për “Zërin” deputetja Osmani flet edhe për zgjidhjen e krizës politike në vend, për raportet me kryeministrin, Isa Mustafa, dhe për mundësinë e rikandidimit për postin e kryetares së LDK-së.

Kuçi “dezerton” për shkak të Speciales

0

“Duket se ai i ka kryer shërbim dikujt nga të jashtmit dhe se tani nuk është i gatshëm që të jetë në ballë të MD-së, për shkak se shumë shpejt pritet arrestimi i të akuzuarve të parë. Fillimisht ka qenë shumë i mirë me ndërkombëtarët, ndërsa tani i mungon guximi profesional që të jetë ministër në kohën kur do të fillojnë arrestimet e para për Gjykatën Speciale, kështu që dikush është duke tentuar që ta mbrojë vetveten dhe njësoj është duke bërë edhe vetë ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi”, është shprehur avokati Tomë Gashi

Ministria e Drejtësisë, e cila për një kohë të gjatë vazhdon të drejtohet nga profesori universitar dhe eksperti i drejtë- sisë Hajredin Kuçi, rrezikon që t’i dalë nga dora. Sipas njohësve të kësaj fushe, flitet se Kuçi mbase po e bën këtë me qëllim të shmangies nga përgjegjësia dhe bashkëpunimit eventual që do ta ketë me Gjykatën S0peciale, që tashmë është në prag të nisjes së punës. Por, kush do të jetë ai që do ta marrë në dorë ta quajmë, ‘pataten e nxehtë’ që do t’ia lërë Kuçi, ku përkundër disa zërave dhe spekulimeve akoma mbetet mister kjo çështje, pasi disa thonë se të njëjtin post spekulohet që ta marrë sërish PDK-ja teksa të tjerë thonë se LDK-ja supozohet se është ajo që do të udhëheqë me Ministrinë e Drejtësisë.

Avokati Tomë Gashi, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se largimi i mundshëm i ministrit aktual të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, nga ky dikaster qeveritar nuk ka të bëjë fare me lënien e të ashtuquajturës “patates së nxehtë” kësaj ministrie nga kreu i saj, Kuçi tek ministri i ardhshëm që supozohet se do të jetë nga radhët e LDK-së. Por, sipas tij, kjo ka të bëjë me mosguximin profesional që të involvohet në punën e Gjykatës Speciale, e cila shumë shpejt pritët të fillojë me akuzimin dhe paraburgosjen e të parëve, të cilët do të transferohen për në Hagë..

Ish-ministri kanadez vdes në rrëzimin e aeroplanit

0

Shtatë persona kanë vdekur pasi një aeroplan i vogël privat është rrëzuar në lindje të provincës Kuebek, në Kanada.

Ish-ministri i Transportit të Kanadasë, Jean Lapierre, dhe anëtarë të familjes së tij janë në mesin e viktimave.

Autoritetet kanë thënë se aeroplani është rrëzuar për shkak të erërave të forta dhe borës.

Paraprakisht, Qendra e Mjedisit thuhet se ka lëshuar alarm për motin e ligë.

Bordi për Sigurinë e Transportit në Kanada ka thënë se është duke e hetuar aksidentin.

ISIS ua pret kokat tre peshmergave kurdë

0

Një milic kurd i ISIS-it iu ka prerë kokat tre të burgosurve, gjë e cila është shfaqur në një video tepër tronditëse të cilën mendohet se ISIS e ka kryer në Irak.

Video e tmerrit shfaq një burrë të shëndoshë dhe me mjekërr të madhe që i drejtohet kameras duke kërcënuar forcat Peshmerga dhe presidentin kurd Masoud Barzani.

Kjo video propagandistike vjen pasi ISIS ka pësuar humbje të mëdha në veri të Raqas, pasi forcat kurde kanë fituar mjaft terren në provincën e Hasakahs.

Regjimi i korruptuar buzë greminës

0

Raportet e njëpasnjëshme hulumtuese për disponimin e qytetarëve të Kosovës në raport me institucionet e shtetit po tregojnë se këto institucione, që janë krijuar nga zgjedhjet e vitit 2014, janë në zgrip të humbjes së plotë të legjitimitetit qytetar. Këtë situatë e pasqyron edhe sondazhi më i ri i Pulsit publik të UNDP-së, i cili i nxjerr buzë falimentimit në besimin qytetar tri institucionet kryesore të shtetit: Presidencën, Qeverinë dhe Parlamentin. Sipas hulumtimit më të ri nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara dhe Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar, UNDP për Pulsin Publik, edhe në këtë tremujor të këtij viti ka vazhduar të ulet skajshmërisht kënaqësia ndaj institucioneve të shtetit të Kosovës.

Ndër të gjeturat kryesore që ka përmendur gjatë raportimit të djeshëm zv.përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së, Alekssandra Roccasalvo, është rënia e besimit në institucione, për shkak të dështimit të liderëve në qeverisjen e vendit për interesin e zhvillimit dhe stabilitetit të shtetit. Pakënaqësia fillon nga kupola e shtetit, që është presidentja, më pastaj kryetari i Kuvendit, kryeministri dhe të gjitha institucionet e tjera qendrore, që mbi bazën e këtij hulumtimi të fundit kanë arritur nivelin më të ulët të kënaqësisë së qytetarëve që nga marsi i vitit 2007./kosova sot/

Gjashtë kandidatë për rektor

0

Jusuf Musliu, Nuredin Mestani, Marjan Demaj, Afrim Hamidi, Xhevat Berisha dhe Azem Lajqi janë gjashtë kandidatët për postin e rektorit të UP-së Anita Kadriu Gjashtë kandidatë kanë paraqitur kandidaturën e tyre për rektor të Universitetit të Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina”.

Konkursi i rishpallur është mbyllur të martën për të përcjellë procesin tek Komisioni prej pesë anëtarëve i formuar nga Senati, që do të jetë i ngarkuar të bëjë verifikimin e dokumentacionit të kandidatëve që kanë aplikuar për postin e rektorit. Jusuf Musliu, Nuredin Mestani, Marjan Demaj, Afrim Hamidi, Xhevat Berisha dhe Azem Lajqi janë gjashtë kandidatët që kanë dorëzuar aplikacionin.

Paraqitjen e këtyre profesorëve për garën për rektor e ka konfirmuar dhe sekretari i përgjithshëm i UP-së, Esat Kelmendi. Ai ka thënë për mediet se gjatë javës do të verifikohen aplikacionet e kandidatëve dhe pastaj do të caktohet dhe dita e intervistimit të tyre.

Kandidati Afrim Hamidi është profesor i asocuar në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë, Xhevat Berisha profesor në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, Marjan Dema profesor në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, Nuridin Mestani profesor në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë, Jusuf Musliu, kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Shtimes në vitin 2013 dhe kandidati i fundit që konkurroi është Azem Lajçi, profesor i rregullt në Fakultetin e Mjekësisë. Sipas Statutit të Universitetit, rektorin e zgjedh Këshilli Drejtues nga lista e kandidatëve të propozuar nga Komisioni profesional prej pesë anëtarëve, të cilin Komision e formon Senati…/zeri/

Thaçi inaugurohet pa opozitën

0

Inaugurimi i presidentit të ri të vendit, Hashim Thaçi, do të bëhet më 8 prill nga ora 11:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Në këtë ceremoni nuk do të marrë pjesë opozita, e cila nuk ka ndonjë qëndrim nëse do të rrijë e qetë, apo të protestojë sikurse me rastin e zgjedhjes së presidentit.

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, më 8 prill do të marrë zyrtarisht postin e presidentit të Shtetit në një ceremoni të veçantë që pritet të zhvillohet në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, por pa prezencën e krahut opozitar, shkruan ‘Zëri’.

Sikurse zgjedhja e tij për president të vendit që u bë pa praninë e opozitës, edhe inaugurimi i tij do të zhvillohet në të njëjtën mënyrë, por tani nuk dihet nëse opozita do të protestojë apo të rrijë e qetë.

Derisa tri partitë opozitare nuk kanë qëndrim se si do ta presin ceremoninë e presidentit të ri, nga zyra e Hashim Thaçit konsiderojnë se për të premten e dytë të prillit, (08.04.2016) janë ftuar personalitete e burrështetas nga shumë shtete.

Zyra për Informim e presidentes në largim, Atifete Jahjaga, ka konfirmuar për “Zërin” se ceremonia e inaugurimit do të mbahet në sheshin “Skënderbeu”. “Ceremonia do të mbahet më datën 8 prill 2016 në Sheshin ‘Skënderbeu’. Për më shumë hollësi rreth ceremonisë drejtojuni kabinetit të presidentit të zgjedhur”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për informim në Presidencë.