10.8 C
Prizren
E premte, 24 Prill, 2026
Home Blog Page 6722

Kuorumi s’është problem për zgjedhjen e Presidentit

0

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK’së, Xhavit Haliti, ka deklaruar se Kryesia e Kuvendit të Kosovës është e gatshme që kurdo të thërrasë seancë të jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit kurdo, mirëpo nuk e di se kur do të zgjedhet Presidenti.

Në një prononcim për RTK, sidoqoftë, Haliti ka thënë se partia e tij nuk e ka asnjë problem.

“Si PDK, jemi gati dhe nuk e kemi atë problem, as me nënshkrime dhe as me procedura”.

“Problem është më shumë dëshira dhe vullneti që të ketë një konsensus për ta zgjedhur Presidentin e vendit, të jenë të paktën të gjithë deputetët në sallë, pa përjashtim, të Opozitës dhe të Pozitës”.

“Besoj se do të kemi kuorum, sipas raportimeve që janë bërë në Grupin Parlamentar dhe në organet e partisë. Unë kësaj i besoj. Nuk besoj se do të ketë mungesë kuorumi në seancë”, ka thënë Haliti për RTK.

Shpëthimi i dy makinave me bombë vret 46 presona në Siri

0

Të paktën 46 persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë lënduar në një shpërthim me bombë në dy makina në Siri, raporton BBC.

Sipas raporteve thuhet se shumica e të vrarëve janë civilë.  Ende nuk dihet se kush qëndron prapa këtij sulmi, por thuhet se ky vend ishte sulmuar më parë nga ISIS-i.

Shpërthimi ka ndodhur në qytetin Homs, në të cilin dominon sekti Alawite, sekt të cilit i takon edhe presidenti Assad. Sipas raporteve thuhet se numri i të vdekurve mund të rritet.

Mytaher Haskuka: Nuk do të lodhemi së protestuari

0

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Mytaher Haskuka ka thënë se po arrestohen ngase janë kundër ‘Zajednicës’ por nuk do të lodhen së protestuari derisa të ndalen të gjitha padrejtësitë sipas tij kundrejt Kosovës dhe fëmijëve të këtij vendi.

“Ne sot po arrestohemi ngase jemi kundër ‘Zajendicës’, një marrëveshje për ndarje etnike (segregim) të Kosovës, këtë e vërtetoi edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Prandaj ne nuk do të lodhemi së protestuari derisa nuk ndalen plotësisht këto padrejtësi kundrejt Kosovës dhe kundrejt fëmijëve tanë” ka thënë Haskuka, në një status në Facebook.

Haskuka ka bërë edhe një krahasim me kandidatin për President të Amerikës i cili është arrestuar për protest kundër ndarjes racore në Universitet.

Lexojeni postimin e plotë të deputetit Haskuka:

“Ky është Bernie Sanders njëri nga kandidatët për President të Amerikës nga rradhët e demokratëve. Ai është duke u arrestuar nga policia amerikane për protestë kundër segregimit (ndarjes) racor në universitet. I pyetur për këtë arrestim ai tregon që është arrestuar shumë herë ngase gjithmonë ka qenë kundër padrejtësive.

Ne sot po arrestohemi ngase jemi kundër Zajendicës, një marrëveshje për ndarje etnike (segregim) të Kosovës, këtë e vërtetoi edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Prandaj ne nuk do të lodhemi së protestuari derisa nuk ndalen plotësisht këto padrejtësi kundrejt Kosovës dhe kundrejt fëmijëve tanë.

?#?BernieSanders” (sic), ka shkruar Haskuka.

Atmaxha, fshati i traditës së dasmave

0

Bëheshin shpenzime marramendëse për të martuar një çift në Atmaxhë

Samil Gashi tregon se ende e mban mend se si shumë familje detyroheshin të shisnin edhe tokë buke për të kryer një martesë. Në Atmaxhë njerëzit mateshin me atë se çfarë dasme bënin, se sa krushq kishin në dasmë dhe kjo traditë deri diku është ruajtur edhe sot e kësaj dite

Atmaxha është një fshat që gjeografikisht i përket Përdrinisë, por ende e ruan traditën e Vërrinit dhe është i vetmi fshat që ka bërë hapa të mëdhenj në shkollim dhe integrim të popullatës. Mendohet se emërtimi i këtij fshati vjen nga fjala Ati, që është fjala për kali të shalës dhe magje, kur atje me punën e atit mbushet magjja. Atmaxha aktualisht ka rreth 300 shtëpi me mbi 2000 banorë. Kujtim Gashi, njëri ndër banorët e këtij fshati, tregon për “Kosova Sot” se ajo që këtë fshat ende po e mundon është fakti se mbi 35 për qind e popullatës jetojnë në Evropë, si në Zvicër, Gjermani etj, raporton Gazeta Kosova Sot

Kjo, sipas tij, nuk ka gjë të keqe po të mos bëhet fjalë për humbjen e këtyre banorëve që kishte dikur ky fshat. Megjithatë, shumica e atyre banorëve që kanë mbetur në këtë fshat bëjnë punë të rënda dhe mund të konceptohet se janë disa grupe që merren me ndërtimtari, blegtori dhe bujqësi. Gashi tregon se fshati Atmaxhë ka ndërtuar xhami, shkollë, ka terrene sportive, rrugët dhe rrugicat, kanalizimin, ndriçimin publik, në proces të ndërtimit edhe rrjeti elektrik. Në 10 vitet e fundit janë investuar mbi 1 milion euro në infrastrukturë, të cilat janë bërë nga komuna e Prizrenit. Kryetari i këtij fshati, Samed Gashi, tregon se mbi 95 për qind e banorëve janë me mbiemrin Gashi dhe të gjithë janë kushërinj ndërmjet vete, nga një familje e cila para 120 vjetësh është zhvendosur nga Malësia e Vrrinit në Atmaxhë, ku edhe ka filluar banimi në këtë lokalitet, e cila tashmë është paralagje e qytetit të Prizrenit.

Grafite kundër Thaçit President edhe në Suharekë

0

Sot në mëngjes në pjesën ballore të Shtëpisë së Kulturës “Ukë Bytyçi”, është shkruar emri i tij por me një porosi.

“Baci Ukë u kry, Salihi ka votu për Thaçin president”, shkruhej me të mëdha në murin e shtëpisë së kulturës, raporton TherandaPost.

Më parë, kryetari i Komunës së Suharekës, pasardhësi i Ukë Bytyçit në këtë post, është deklaruar pro Hashim Thaçit president, si pjesë e marrëveshjes së koalicionit qeveritar qendror, PDK-LDK

Ky është rrëfimi i Fadil Hoxhës për vrasjen e Shaban Polluzhës

0

Sot janë mbushur 71 vjet prej vrasjes së Shaban Polluzhës i vrarë nga komunistët e udhëhequr prej Fadil Hoxhës. ?Ky i fundit, sa ishte gjallë, kishte thënë se Shaban Polluzha ishte likuiduar dhe pas kësaj ishte qetësuar edhe Drenica. Madje, komunisti Hoxha kishte thënë se në likuidimin e Polluzhës kishin marrë pjesë edhe njerëz të Drenicës

Fadil Hoxha, krykomunisti i Kosovës prej vitit 1943-1969, kishte rrëfyer ngjarjen e vrasjes së Shaban Polluzhës dhe ushtarëve të tij.

Në librin e Veton Surroit “Fadil Hoxha në vetën e parë”, kishte treguar versionin e tij për vrasjen e Polluzhës dhe anëtarëve të tjerë të Çetës së Drenicës, më 21 shkurt të vitit 1945, shkruan Gazeta Express.

Hoxha kishte thënë se kur ishte likuiduar Shaban Polluzha ishte qetësuar Drenica.

“Ne luftë u vranë shumë njerëz tanë. Kjo ka zgjatur afër një muaj ditë, qetësimi i situatës në Drenicë afër një muaj e kusur. Lufta kundër asaj njësie, siç quhej të Shaban Polluzhës, një pjesë e të cilës shpejt është shpërndarë ka ikë, por një pjesë e tyre kanë luftuar kundër nesh, sidomos Mehmet Gradica edhe të tjerë, si dhe Shabani. Ashtë vra Shabani, asht vra i biri. Kjo ka zgjatë nja një muaj ditë, por aty janë vra bukur edhe do partizanë tanë. Nuk e di numrin taman”.

“Me likuidimin e këtij grupi të Drenicës gati është qetësue Drenica. Deshta me të thanë se edhe populli i Drenicës, një pjesë e madhe e tij, ka marrë pjesë me ne, mbasadndej kundër këtyre. Kështu që kjo asht jashtëzakonisht me rëndësi përndryshe do të kishim probleme edhe masandej në Drenicë”, thotë Fadil Hoxha, cituar në librin e Veton Surroit, në intervistën e tij të dhënë përmes magnetofonit Rexhai Surroit, në gusht të vitit 1963.

Sipas versionit të Hoxhës, Shaban Polluzha e kishte thyer marrëveshjen me komunistët dhe nuk kishte mbajtur premtimin për ta çuar Çetën e Drenicën në frontin e Sremit, aty ku luftohej mes gjermanëve e komunistëve, në kuadër të luftës së dytë botërore.

Sipas Hoxhës, Shaban Polluzha me ushtarët e tij ishin pajtuar t’iu bashkoheshin komunistëve dhe të merrnin pjesë në frontin e Semi, në Serbi, ku po luftohej kundër gjermanëve.

Mirëpo, kur çeta e Shaban Polluzhës po kalonte prej Drenicës për në Podujevë, duke shkuar për në frontin e Sremit, qindra banorë të Llapit kishin kërkuar Polluzhës dhe ushtarëve shqiptarë të mos shkonin në Serbi e të lënin qytetet e Kosovën në dorën e komunistëve shqiptarë e serbë.

Dhe, kështu edhe kishte ndodhur. Luftëtarët e Shaban Polluzhës ishin kthyer në Drenicë, ku pastaj ishin vrarë nga komunistët e Fadil Hoxhës.

Para se të vdiste Fadil Hoxha ishte bërë anëtar nderi i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ishte varrosur me nderime nga Trupat Mbrojtëse të Kosovës të cila kishin qenë trashëgimtare të UÇK’së.

Shaban Polluzha ishte nderuar nga Presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, në vitin 1993 me dekoratën “Urdhri për Veprimtari Patriotike të Klasitë të Parë”, ndërsa, Presidenti Fatmir Sejdiu, në vitin 2009, Pollzhën e shpallë “Hero i Kosovës”.

Para pak kohësh, qyteti i vetëm në Europë, Gjakova kishte nisur procedurat për nderimin e një komunisti, siç ishte Fadil Hoxha. Madje, ishte paraparë ndërtimi i bustit të tij midis Gjakove. Ky projekt ende nuk është realizuar.

Ende nuk ekziston në Kosovë një dokument me të cilin dënohen krimet e komunizmit. Ka pasur disa përpjekje por kanë dështuar edhe në Parlamentin e Kosovës për të nxjerrë një Rezolutë me të cilën do të dënoheshin krimet që kanë ndodhur në kohën e komunizmit.

Kadri Veseli përkujton Shaban Polluzhën në 71 vjetorin e rënies

0

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka përkujtuar heroin Shaban Polluzha në 71 vjetorin e rënies së tij.
“Në dimrin tragjik të vitit 1945, ky burrë i madh i Kosovës, u priu mijëra luftëtarëve në kryengritjen kundër terrorit komunist jugosllav, i cili po përgjakte pasivisht fshatrat dhe qytetet e Kosovës”, ka shkruar Veseli.

Ky është postimi i plotë i Veselit:

“Sot, në 71 vjetorin e rënies, kujtojmë me përulje, plakun e odave të Drenicës, komandantin me plis të bardhë, Heroin e Kosovës, Shaban Polluzha.

Në dimrin tragjik të vitit 1945, ky burrë i madh i Kosovës, u priu mijëra luftëtarëve në kryengritjen kundër terrorit komunist jugosllav, i cili po përgjakte pasivisht fshatrat dhe qytetet e Kosovës.

Kjo kryengritje tregoi fytyrën e vërtetë të regjimit titist, prandaj për 45 vite ky regjim u përpoq të njollosë dhe zhdukë kujtesën për te, por nuk ia doli. Kryengritja e Shaban Polluzhës përcaktoi vetëdijen politike të gjeneratave të Kosovës, deri në krijimin e UÇK-së.

Nderim të përjetshëm Shaban Polluzhës dhe luftëtarëve të tij!” (sic), ka shkruar Veseli.

S’e fut gruaja në shtëpi, Gëzimi lidh veten në shtyllë

0

58-­vjeçari Gëzim Agolli, është vetëlidhur në shenjë proteste dhe i gatshëm të vetëflijohet për shkak të mosmarrëveshjeve që ka me ish­bashkëshorten.

Ndonëse të ndarë ligjërisht, ata kanë si pronë të përbashkët një shtëpi, por ish-bashkëshortja nuk e lejon atë të qëndrojë në banesë.

Vetë Agolli, thotë se, as policia nuk e ndihmon dot në këtë rast, për shkak se ish-bashkëshortja ka njohje me njerëz me pushtet.

“Këtu do vdes në shtyllë elektrike. Do kap trefazorin deri në vdekje. I dashuri gruas time fle këtu në shtëpi dhe unë rri rrugëve. Kam 11 muaj që rri rrugëve.

E divorcova unë, se e kapa në flagrancë me të dashurin e vet, me qeveritar. Kërkoj të futem në banesën time, kjo është banesa ime”,- ka thënë ai.

Tentohet të vritet një person

0

Të shtëna me armë kanë ndodhur pothuajse në mesnatë në Fushë Arrës të Pukës. Rreth orës 23:30, është qëlluar me pistoletë në drejtim të një qytetari me iniciale A.Q.

Ky i fundit njoftoi menjëherë policinë, duke i dhënë edhe identitetin e personit që tentoi ta vriste. Grupi hetimor gjeti në vendin e ngjarjes një gëzhojë pistolete.

Nga e shtëna, qytetari me iniciale A.Q. nuk ka pësuar asnjë lëndim.

Nga dëshmia e dhënë, policia thotë se autori është një 30-vjeçar me iniciale E.D.

Ky i fundit u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes pasi qëlloi me pistoletë në drejtim të qytetarit A.Q. Policia është vënë në ndjekje të tij dhe po punohet për të sqaruar motivet e ngjarjes.

Qëlloi me gur serbët, Marsel Qeleshi nuk shpëton pa 4 muaj burg

0

Jetimi Marsel Qeleshi, që u bë i famshëm për goditjen me gur të autobuzit ku ndodheshin futbollistët e kombëtares Serbe, është dënuar me 4 muaj burgim.

Kjo masë dënimi është dhënë nga gjykata e Tiranës, e cila e ka deklaruar fajtor, Marsel Qeleshin për dy akuza, atë të “Veprime të dhunshme ndaj vendeve të punës dhe transportit të personave të mbrojtur ndërkombëtarisht” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Pavarësisht këtij dënimi, i riu nuk do qëndrojë asnjë ditë në burg, pasi gjykata ka vendosur që t’i pezullojë masën e dënimit dhe t’ia kalojë atë me kusht, duke e detyruar të riun që për 18 muaj të mos shoqërohet me asnjë person me precedentë penalë.

Nga ana tjetër, prokurori i çështjes Ervin Karanxha kërkoi dënimin e Marsel Qeleshit me 18 muaj burg, kërkesë kjo që nuk është pranuar nga gjykata e Tiranës.

Qeleshi shënoi incidentin e vetëm teksa kombëtarja Serbe po udhëtonte nga aeroporti “Nënë Tereza” drejt hotelit “Sheraton”, ku do akomodohej./shqiptarja.com/