Vetura del nga rruga dhe përfundon në treg, vdesin burrë e grua

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:30 minuta, kur një automjet tip Benz, i drejtuar nga shtetasi Pashk Vokrri doli nga rruga dhe përfundoi në tregun e qytetit.

Për pasojë, ka gjetur vdekjen në vendngjarje shtetasi Llesh Marku, 70-vjeç dhe gjashtë persona të tjerë janë plagosur.

Të plagosurit janë transportuar menjëherë për në spitalin e Laçit, Lezhës dhe të Tiranës dhe mes tyre ndodhej edhe bashkëshortja e 70-vjeçarit, Dila Marku, 68 vjeç. Ajo është shoqëruar për në spitalin e Lezhës, ku rreth dy orë më vonë ka ndërruar jetë.

Ndërkohë, policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, Pashk Vokrri, i cili rezulton në listën e personave invalidë dhe që drejtonte makinën pa leje drejtimi. Përveç mungesës së lejes së drejtimit nga ana e autorit të ngjarjes, policia thotë se mjeti që drejtonte Vokrri ishte modifikuar për persona me aftësi të kufizuara dhe teknikisht nuk duhej të dilte fare në qarkullim.

Më Shumë

Dragashi përfiton mbi 883 mijë euro nga Granti i Performancës Komunale

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se ka nënshkruar Grantin e Performancës Komunale në vlerë prej 883,837.56 euro, mjete të cilat...

Kosova voton sot

Kosova sot mban zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) një ditë më parë ka bërë të ditur se gjithçka është...

Lajmet e Fundit