14.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

14 profesorë ia mësyjnë KD-së së UP-së

Katërmbëdhjetë profesorë kanë aplikuar për anëtarë të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Për të qenë pjesë e Këshillit Drejtues kanë konkurruar anëtarët e deritashëm të këtij këshilli: Fevzi Berisha, Zeqir Veselaj, Alberta Troni, Kemajl Bislimi, Beqir Sadikaj. Po ashtu, kanë aplikuar edhe Naim Braha, Ismet Hashani, Lindita Tahiri, Besa Luzha, Azem Lajçi, Mentor Sopjani, Ramë Miftari, Osman Gashi dhe Muhamet Mala.

Të interesuarit për kandidim kanë pasur mundësi të aplikojnë nga data 8 deri më 10 shkurt.

Sekretari i përgjithshëm i UP-së, Esat Kelmendi, ka thënë për “Epokën e re” se dokumentacioni i tyre do të shqyrtohet nga një komision i zgjedhur nga Senati.

“Me të përfunduar procedura e kandidimit, Komisioni Zgjedhor prej tre anëtarësh, i zgjedhur nga Senati, shqyrton dokumentacionin e kandidatëve të paraqitur. Komisioni i paraqet raport Senatit me propozim të listës së kandidatëve që i plotësojnë kushtet për kandidim. Zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Drejtues bëhet nëpërmjet votimit të fshehtë”, është shprehur Kelmendi.

Mandati i Këshillit Drejtues do të jetë trevjeçar, nga data 15 mars 2016 deri më 30 shtator 2019. Po ashtu, pritet që edhe katër anëtarë të tjerë që delegohen nga ministri i Arsimit për ta plotësuar kështu edhe numrin e anëtarëve të Këshillit Drejtues. /Epoka e Re

Më Shumë

Totaj: Ndërtimi i shtegut drejt Kalasë ruan trashëgiminë kulturore dhe rrit zhvillimin turistik të Prizrenit

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, bëri të ditur se vazhdojnë punimet në ndërtimin e shtegut të ri, me gurë, që shpie për në Kalanë...

Arrestohen dy të dyshuarit për tentim-vrasje në Prizren

Dy persona janë arrestuar në Prizren. Ata dyshohen për rastin e tentim-vrasjes që pati ndodhur para dy ditësh. "Më 11.05.2024 lidhur me rastin janë arrestuar dy...

Lajmet e Fundit