Milionat e restaurimeve prodhuan monumente të mbyllura në Prizren

EC Ma Ndryshe sot ka publikuar analizën “Milionat e shpenzuara për monumentet e mbyllura” e cila vlerëson ndikimet dhe përfitimet e intervenimeve disa milionëshe në monumentet e trashëgimisë kulturore në Prizren dhe në infrastrukturën në Qendrën Historike të qytetit.

Rezultatet e këtij hulumtimi janë dekurajuese, për faktin se milionat e investuara gjatë dekadës së fundit në 10 monumente të trashëgimisë kulturore kanë prodhuar vetëm realitetin e dyerve të mbyllura për publikun vendor dhe vizitorët e huaj, me zero efekt ekonomik për qytetin dhe pothuajse asnjë dobi konkrete për komunitetin.

Komuniteti ndërkombëtar, Qeveria e Kosovës dhe Komuna e Prizrenit, në dekadën e fundit kanë shpenzuar afër 3 milionë euro në projektet restauruese/konservuese në këto monumente.

Në bazë të monitorimit të aktiviteteve në këto monumente del se shumica e tyre i kanë dyert e mbyllura për publikun, apo nuk janë duke u shfrytëzuar për destinimin e caktuar sipas fondeve të ndara për intervenime.

Prizren-Hidroelektrana

Shprehur në shifra dyert e këtyre monumenteve në total kanë qenë të mbyllura prej 300 deri 350 muaj. Shuma e mjeteve të gjeneruara nga aktiviteti eventual ekonomik në këto monumente deri tani është 0 euro, derisa vetëm 1 prej tyre ka plan menaxhimi, përkatësisht Hamami i Gazi Mehmed Pashës.

Prizren-Kisha e Shen Premtes
Të gjitha këto të gjetura dëshmojnë se niveli lokal dhe qendror i qeverisjes, ani pse në planet e veta strategjike e vendosin si shtyllë të rëndësishme të zhvillimit edhe trashëgiminë kulturore dhe turizmin, megjithatë në realitet nuk kanë ide e plane sesi ta jetësojnë këtë konkretisht në funksion të përfitimit të vërtetë ekonomik. Rrjedhimisht mjete të shumta të buxhetit shpenzohen e nuk kthehen si dobi të dyfishuara për taksapaguesit. Ekzistimi i vetëm një plani të menaxhimit te 10 objekte të trashëgimisë kulturore është dëshmi e mjaftueshme për këtë.

Prizren-Sahat Kulla - Hamami i Shemsudin Beut

Në këtë aspekt, sipas EC Ma Ndryshe, praktikat e mosfunksionalizimit të monumenteve të trashëgimisë kulturore mund të jenë dekurajuese edhe për donatorët ndërkombëtarë. Prandaj, në këtë pikë edhe vet donatorët duhet të kushtëzojnë mbështetjen e projekteve restauruese-konservuese me ekzistimin e planeve të menaxhimit për monumentet e trashëgimisë kulturore. /PrizrenPress.com

Më Shumë

Musab Mala pritet të jetë transferi më i ri te Ylli

Golden Eagle Ylli duket se ka bërë zgjedhjen e parë në tregun e transferimeve. Burime të AsistiOnline.com bëjnë të ditur se klubi suharekas është shumë...

Arrestohet një person në Malishevë për dhunë në familje, ishte në gjendje të dehur

Një person është arrestuar në Malishevë nën dyshimin për ushtrim të dhunës në familje. Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 5 qershor 2026,...

Lajmet e Fundit