Home Blog Page 6769

Shërbimet sekrete: Ballkani, front i ri rreziku për Italinë

0

Në raportin vjetor të sherbimeve sekrete italiane flitet për fronte të reja kanosëse për Europën dhe vetë Italinë.

Sipas këtij raporti, portet e Ballkanit në muajt e ardhshëm mund të shndërrohen në nyjen lidhesë me Italinë për refugjatët.

Sigurisht, kur flitet për porte ballkanike, këtu bëjne pjesë edhe ato shqiptare, si portet më të afërta me vendin matanë Adriatikut.

Duke interpretuar këto raporte, Gianluca Di Feo i “La Repubblica” thotë se, Italia mund të përballet me një fluks të ngjashëm emigrantësh si ai i fillim-viteve ’90, por këtë herë mes personave që do të kalojnë Adriatikun me anije nuk do të ketë vetëm refugjatë apo njerëz që u ikin konflikteve.

“Mes tyre mund të infiltrohen terroristë që janë të gatshëm të ndërmarrin sulme në mbarë Europën, të ngjashme me ato të Parisit”, thotë ai.

Sipas mediave italiane, paralajmërimi i shërbimeve sekret është bërë pas vendimit të Maqedonisë për të mbyllur kufirin me Greqinë. Kjo lëvizje e Shkupit mund të orientojë mijëra refugjatët që ndodhen në Greqi drejt Shqipërisë, Malit të Zi e Kroacisë dhe pjesa më e madhe e tyre do të synojnë Italinë.

EC Ma Ndryshe:Trashëgimia kulturore, një histori e patreguar

0

EC Ma Ndryshe sot ka publikuar analizën “Trashëgimia kulturore: një histori e patreguar” e cila synon t’i shqyrtojë tekstet mësimore të historisë për shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë, të miratuara nga Ministria e Arsimit e Kosovës, për të parë se si prezentohet në to trashëgimia kulturore e Kosovës.

Nga shqyrtimi i teksteve mësimore të historisë në Kosovë del se trashëgimia kulturore në këto tekste prezentohet në mënyrë tejet të kufizuar. Nuk thuhet asgjë mbi rëndësinë e trashëgimisë kulturore dhe lidhjen e saj me formimin e identiteteve, as për ndikimin që diversiteti kulturor mund të ketë në zhvillimin e tolerancës, pengimin e urrejtjes, të racizmit dhe formave të tjera të diskriminimit që mund të shkaktojnë konflikte. Këto tekste nuk e shpjegojnë fare konceptin e “trashëgimisë kulturore”, e madje as që e përmendin ndokund.

Tekstet paraqesin kryesisht objekte/monumente të trashëgimisë kulturore dhe këto pothuajse kryekëput përmes fotografive. Shumica dërrmuese e objekteve/monumenteve të prezentuara në këto tekste kanë karakter etnik e politik, por edhe kur nuk e kanë, prezentohen sërish në kontekst etnik e politik. Në këto tekste nuk prezentohet fare sundimi sërb gjatë mesjetës në Kosovë, e për rrjedhojë mungon edhe prezentimi i trashëgimisë kulturore, kryesisht i objekteve fetare, të kësaj periudhe. Po ashtu, duke pasë parasysh se në këto tekste periudha pesëshekullore nën sundimin osman paraqitet si e errët, nuk figuron pothuajse asgjë nga trashëgimia kulturore e saj. Përjashtim bëjnë deri-diku vetëm tekstet ‘Historia 11’ dhe ‘Historia 12’ për gjimnazin e përgjithshëm.

Sa i takon periudhës nën sundimin Jugosllavisë së Titos (1945-1990), jepen pjesërisht vetëm disa të arritura në fushën e arsimit e të kulturës, por nuk figuron asnjëri prej objekteve/monumenteve të ndërtuara gjatë saj. Kosova po synon anëtarësimin në UNESCO, ndërkohë që në tekstet mësimore të historisë brezave të rinj nuk po u mësohet pothuajse asgjë nga trashëgimia kulturore e saj.

Ministria e Arsimit sot ndan çmimin tradicional “Shaban Jashari”

0

Për nder të 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, sot Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë organizon ceremoni solemne, ku ministri Arsim Bajrami do të ndajë çmimin tradicional “Shaban Jashari”, për kontribut të veçantë në fushën e arsimit dhe edukimit.

Sipas njoftimit të ministrisë, mirënjohje do të marrin edhe mësimdhënës të dalluar nga komunat e Kosovës

Klinaku: Ushtarët e UÇK-së të mos i përgjigjen Gjykatës Speciale

0

Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka thënë se partitë politke janë duke e keqpërdorur Ushtrinë Çlirimtare të Kosvoës dhe figurën e Adem Jasharit për qëllime politike.

“Sa i përket OVL-UÇK ne i kemi thënë edhe partive politike që të mos e keqpërdorin UÇK-në për interesa politike, njëjtë edhe figura e Adem Jasharit po përdoret për interesa politike”.

“Vetë rënia e tij dhe familjes së tij e kanë bërë atë të madh. Ai ka qenë njeri si të gjithë ne, por flijimi e ka bërë legjendar”.

Sipas tij, janë krejt normale fjalosjet që përshkruhen nga eksponentë politik dhe publik dhe që implikojnë Adem Jasharin dhe të tjerat figura të larta të UÇK-së.

“Fjalosja me shokë është normale edhe në kohë lufte, sikur tani siç mund të ketë fjalosje mes vëllezërish nuk ka asgjë tragjike këtu. E keqja e kësaj që e kanë sjellë një far situate se vetëm ata që e kanë njohur Adem Jasharin qenkan patriotë e të tjerët askush”.

“Roli i Adem Jasharit, rënia e tij heroike ka bërë që populli të bashkohet më shumë me rezistencën e armatosur”.

“Adem Jashari ka qenë së pari njeri, pastaj shok lufte me të tjerët”.

“Në kohën kur ata po flasin, UÇK-ja nuk ka qenë e strukturuar si më pastaj”.

Klinaku në Ballë për Ballë të Klan K. ka thënë se akuzat për spiunim të bëra së fundmi nuk janë aspak të mirë.

“Për mendimin tim nuk është akuzë e mirë sepse nuk ishte hera e parë që ushtarët e UÇK-së kanë rënë në prita”.

“Serbia ka qenë aq e fortë që ka pasur edhe në radhët tona njerëz që kanë treguar se kur ne po kalojmë kufirin”.

Ai ka theksuar se akuzat e fundit janë “politika ditore”, ndërsa ka kërkuar nga ushtarët e UÇK-së që të mos i përgjigjen Gjykatës Speciale, pasi për mendimin e tij është politike.

“Janë duke i bërë për interesa politike. Këta janë politika ditore. Edhe po të kishte fakte se Adem Jashari i ka thënë Rexhep Selimi “do ta nxjerr gabzherrin”, kjo nuk është diçka, pasi kemi pasur përplasje”.

“Nuk janë vetëm këta akterë, por populli shqiptar ka luftuar me shekuj”.

“Të dyja palët po e keqpërdorin UÇK-në dhe Adem Jasharin për poena politik”.

“Kurrfarë prove për Gjykatën Speciale nuk është nëse dikush i ka thënë dikujt “ta shqyej gojën””.

“Ne si Organizat e Veteranëve e kemi kundërshtuar këtë gjykatë sepse kemi kërkuar që Kosova ta formojë gjykatën e saj. Mendojmë që është gjykatë politike që mund t’i sjellë kompromise të dhimbshme Kosovës”.

“Ushtarët e UÇK-së nuk duhet t’i përgjigjen Gjykatës Speciale, siç nuk është dashur t’i përgjigjen UNMIK-ut dhe EULEX-it”.

(Kosova Sot)

Çollaku garanton, vizat hiqen sivjet

0

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, në intervistën dhënë “Zërit” deklaron se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme për heqjen e vizave nga BE-ja dhe shprehet i bindur se sivjet do të ketë liberalizim. Sipas Çollakut, BE-ja panevojshëm po e shtyn liberalizimin

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, ndihet optimist se brenda këtij viti qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm brenda Bashkimit Evropian pa viza.

Në intervistën dhënë “Zërit” Çollaku thotë se institucionet e Kosovës i kanë përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara nga BE-ja për heqjen e vizave. Ai e konsideron të pakuptimtë që ky proces po zvarritet nga BE-ja për çështjet e tyre.

Aktualisht, autoritetet në Prishtinë, sipas Çollakut, janë në pritje të vlerësimit nga ana e Komisionit Evropian lidhur me përmbushjen e tetë rekomandimeve të prezantuara në raportin e dhjetorit të 2015-s.

“Unë jam i sigurt se vlerësimi do të jetë pozitiv, mirëpo jam shumë i brengosur me vonesat e panevojshme nga ana e Komisionit Evropian. Pavarësisht kësaj, në momentin që përfundon ky vlerësim, atëherë do të futemi në fazën e vendimmarrjes brenda institucioneve të Bashkimit Evropian që duhet të fillojë me dhënien e rekomandimit për liberalizimin e vizave”, tha ai.

Por, fatkeqësisht, sipas Çollakut, BE-së nuk po i ngutet sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Më duhet të konstatoj se BE-së nuk i është ngutur asnjëherë në rastin e Kosovës. Ndërsa liberalizimi i vizave për Kosovën nuk konsiderohet fare prioritet brenda BE-së dhe as tek shtetet anëtare në një moment të krizës së thellë me refugjatë”, tha ai.

Ndërsa dhuna në Kuvendin e Kosovës, sipas tij, mund të ndikojë negativisht tek vendet e BE-së në procesin integrues. Prandaj, Çollaku u bën thirrje opozitarëve që të heqin dorë nga dhuna dhe të vazhdojnë dialogun.

Kurse sa i përket riformatimit në Qeverinë “Mustafa” dhe deklarimeve se Çollaku do të shkojë si këshilltar i presidentit të ri, Hashim Thaçi, ai tha se kjo nuk qëndron. Ai tha se puna më prioritare e tij është ministër. /Zëri/

Presidenca e Thaçit përplas keq komandantët

0

Prokuroria duhet të hetojë deklaratat e personave publikë

Avokati Tomë Gashi, i kontaktuar nga gazeta, ka pohuar se e gjithë kjo luftë mediale e aktorëve të luftës në vitet e 90-ta, e posaçërisht lufta në rrjetet sociale në mes të komandantëve të shquar të UÇK-së, në veçanti të atyre nga Drenica, është pasojë e së paku dy krahëve të ishkomandantëve të UÇK-se, atyre që janë kundër zgjedhjes së Hashim Thaçit president i Kosovës dhe atyre që janë për zgjedhjen e Hashim Thaçit president të Kosovës

Vrasjet e luftës, por edhe të pasluftës, që konsiderohen politike, mbeten ende të pazbardhura. Ndërkohë, debati i ashpër mes ish- komandantëve të UÇK-së po e rihap edhe këtë kapitull të mjegullt të historisë së re të Kosovës. Deputetë dhe ekspertë të fushës së sundimit, analistë politikë, konsiderojnë se drejtësia e Kosovës, po të ishte një drejtësi e mirëfilltë funksionale, do të duhej aktivizuar pa vonesë në hetimin e të gjitha këtyre denoncimeve reciproke publike që janë duke u bërë tani nga ishdëshmitarët e kohës.

“Pa dyshim që do të duhen vite dhe një pushtet krejt ndryshe nga ky që është për të zbardhur një pjesë të vrasjeve politike dhe vrasjeve tjera që kanë ndodhur gjatë luftës dhe pas saj. Por, megjithatë, disa nga krimet do të zbulohen domosdo edhe tash kur këta të vetëquajturit komandantë kanë filluar t’i qesin në shesh krimet dhe të bëmat e tyre. Në të ardhmen do të dalin krime shumë monstruoze dhe qërim hesapesh në mes të këtyre të vetëquajturve komandantë, të cilët në vend që të vrasin armikun e kanë vrarë njëri-tjetrin pas shpine. Ajo që është më e renda, këta i kanë vrarë shokët e tyre dhe i kanë shpallur dëshmorë për ta fshehur krimin. Për çdo vit u bëjnë “homazhe” tek varri në shenjë përkujtimi për krimin e bërë. Madje shkojnë edhe në familjet e tyre dhe përkëdhelin fëmijët “, tha deputeti Adem Salihaj për “Kosova Sot”. Ai pret që kjo të bëhet nga ndërkombëtarët../Kosova Sot/

Shumë artizanale të vjetra po vdesin në Prizren

0

Plisi kërkon shumë punë, por nga ai pak fitohet. Kurse interesimi për të ka shënuar rënie drastike. Dikur brenda dite me ato kushte, çfarë i kishim, shiteshin më së shumti deri në 50 plisa, tani aq mund të shiten brenda gjysmë viti”, tregon Meriton Gjurgjealo

Trashëgimia historike e Prizrenit jo vetëm që i tërheq turistët nga mbarë Kosova, por ofron mundësi për zhvillimin e turizmit dhe për ruajtjen e shkathtësive tradicionale për artizanale të lashta. Duke marrë këtë parasysh, një numër i madh iniciativash të donatorëve janë fokusuar në ruajtjen e prodhimit të artizanaleve tradicionale, siç janë: qëndisja, tepihët, stolitë e çmuara etj. Mirëpo, edhe këto ndihma të iniciuara nuk po arrijnë të shpëtojnë vdekjen e shumë artizanaleve, që dikur njiheshin në këtë qytet si argjendarët, tyfekxhinjtë, plistarët, qeleshepunuesit, leshpunuesit.

Tani ka ngelur vetëm edhe një familje plistarësh në këtë qytet. Familja Gjurgjealo lokalin siç e kanë quajtur të Jashar Agës e kanë ndarë tre stërnipërit e kësaj familjeje: Mertioni, Naxhi dhe Sezgin Xhurxhealo. Pjesëtarët e kësaj familjeje druajnë se këtë zeje vështirë t’ua trashëgojnë pasardhësve. “Plisi kërkon shumë punë, por nga ai pak fitohet. Kurse interesimi për të ka shënuar rënie drastike. Dikur brenda dite me ato kushte, çfarë i kishim, shiteshin më së shumti deri në 50 plisa, tani aq mund të shiten brenda gjysmë viti”, tregon Meritoni.

Qeleshet formëzoheshin sipas kërkesave

Familja Gjurgjealo është familje që dikur ka pasur primatin në këtë zeje. Ishin Samiu, Myxhavidi, Zylfikari dhe Abdylakadri, që zejen e kishin trashëguar nga i ati Jashari. Tani, sipas Meriton Gjurgjealos, kjo zeje nuk ka arritur të ruhet e pa dëmtuar në familje. “Dikur moti në Prizren punonte “makina e leshit” e familjes Kazazi. Njëra ndër zejet më të vjetra në Prizren mendohet se ishte zeja e qeleshepunuesve. Dikur Prizreni mendohet se ka pasur shumë qeleshepunues, kurse më së shumti këtë zeje e patën trasuar qytetarët në këtë qytet”, u shpreh ai. Sipas një gojëdhëne, thuhet se qeleshexhiu i parë që ka ardhur në Prizren ishte një çam nga Parga, i cili zejen e tij të fituar në Selanik e filloi në Prizren./kosova sot/

Kadri Veseli do ta prishë koalicionin PDK-LDK

0

Me 8 Dhjetor të vitit 2014, 2 liderët e partive ma të mëdhaja n’Kosovë PDK dhe LDK, u moren vesh që me lidhë partneritet Qeverisës ku kishin me udhëheq për 4 vjetët e ardhshme me Qeverinë.

Mirëpo me marrjen e postit të Presidentit, Hashim Thaçi duhet me patjetër të jap dorëheqje nga posti i t’parit të partisë, për shkak se Kushtetua nuk ia lejon me i pasë të dyja postet në t’njajtën kohë. E nëse Thaçi s’ka me pasë tash e tutje timonin e partisë që e krijoi vet, atëherë a ka me qenë mbasardhësi i tij, prej marrëveshjes, Thaçi-Mustafa.

Analisti Albert Krasniqi, thotë se kjo marrëveshje asht ndërmjet dy subjketeve politike e jo në mes të kryetarëve, mirëpo simbas tij ka raste të tilla ku ata që kanë synue postin e Kryetarit të nji partie kanë pasë për qëllim edhe prishjen e koaliconeve.

E si fakt tjetër që PDK mundet me prish koalicionin me LDK’n, Krasniqi i nxjerrë në pahë koalicionet e Qeverive të kalueme, ku PDK’ja i ka prishë ato dhe e ka çue vendin në zgjedhje të parakohshme.

Ndërsa gazetari dhe analisti, Adrian Çollaku thotë se me ardhjen në Krye të PDK’s, Kadri Veseli ka me tentue me çue vendin në zgjedhje ku shpreson me e marrë ndonji post egzekutiv.

Çollaku shton se qëllimet e këtij koalicioni; formim i Gjykatës Speciale dhe ngjitja e Thaçit në postin e Presidentit, janë arritë dhe shumë shpejtë mundemi me pa zgjedhje të reja.

Në Kolegjin Sankt Blasien- aty ku gërshetohen dija, tradita dhe kultura e punës

0

Shkruan: Enver Sulaj

Një orë e gjysmë rrugë me veturë nga aeroporti i Baselit, ndodhet qyteti i vogël St. Blasien (Sankt Blasien), në distriktin Waldshut,në landin eBaden-Vyrtembergut në Gjermani. I rrethuar nga kurora e malit ShWarcvald, në një lartësi mbidetarembi 800 m, njeriu e ndjen bukurinë dhe qetësinë, që të imponon natyra e mrekullueshme. Në këtë qytet ndodhet Kolegji i njohur St. Blasien, historiku i të cilit nis nëvitin 1596, kur shkolla filloi punën në Freiburg (Zvicër), u zhvendos në Feldkirch të Austrisë, në vitin 1856 dhe së fundi, në St. Blasien, në vitin 1934.Pas Luftës së Dytë Botërore, shkolla u rihap në vitin 1946, ndërsa sot nami i saj shtrihet në mbarë Evropën.Studentë nga më shumë se 20 vende vijnë në këtë kolegj, kryesisht për të studiuar gjuhën gjermane, por edhe gjuhën kineze dhe gjuhët klasike-latinisht e greqisht.

Kolegji Sankt Blasien ka një bashkëpunim të shkëlqyeshëm me “Loyola- Gymnasium”, në Prizren, të cilin e ndihmon në fushën e trajnimit të mësimdhënësve.Njeriun e parë që takoj në aeroportin e Baselit, është profesori P. Leutenstorfer, i cili pasi më dëshiron mirëseardhje, nisemi drejt Sankt Blasienit.Me gjithë vitet, ai shquhet akoma për përkushtimin dhe disiplinën në punë. Është kënaqësi dhe rast i jashtëzakonshëm për mua, që të ndjek aty për dy javë ligjëratat e tij për gjuhën latine, në një kurs intensiv. Erudicioni, njohja e shkëlqyeshme e gjuhëve klasike, latinishte greqisht, e bëjnë atë një enciklopedi të vërtetë. Ai me shumë dashuri shpreh mendimet e e tij për veprat e shkrimtarëve romakë, bëmat e ushtarakëve e pushtimet e tyre, për të ofsharë shpesh: Lufta është e keqe, nuk sjell gjë të mirë. Të gjitha perandoritë janë zhdukur, sado të kenë arritur lart, -thotë Leutenstorfer. Nuk na ikën gjatë ligjëratave edhe analiza etimologjike e fjalëve shqipe dhe ndikimi i latinishtes, ndikimi i greqishtes, etj.

Ai ka përkthyer tekste të shumëta nga latinishtja e greqishtja në gjermanisht dhe mban leksione për studentë në gjuhët klasike e gjermane. Ai, poashtu është një bashkëpunëtor dhe mik i madh “Loyola- Gymnasium”, të cilin e viziton në mënyrë periodike, për të transmetuar te nxënësit dhe profesorët përvojën e tij të gjatë jetësore në fushën e dijes e të kulturës. Por, çdo punë e suksesshme, sigurist që lidhet me drejtuesin, andaj pa mbështetjen e drejtorit të “Loyola- Gymnasium“ P. Axel Boedefeld, nuk do të ihhte i mundur ky trajnim dhe kjo përvojë e arritur.

Pas leksioneve intensivepër afër dy javë, bëhem gati për t’u kthyer në Kosovë, në“Loyola- Gymnasium”, në mesin e kolegëve e kolegeve e nxënësve të mi.

Një intelektual shqiptar në vitet ’30, në një libër të tij thoshte se popujt që janë çliruar vonë, e kanë më lehtë për të ecur shpejt-sepse kanë modelet e gatshme për tëorganizuar jetën e tyre. Gjermania për ne duhet të jetë, jo vetëm një vend ku shumë qytetarë drejtojnë sytë për të emigruar, por si modelse sitë punojmë për veten dhe pasardhësit tanë- për një jetë më të mirë e më të lumtur.

Gjatë tërë rrugës deri nëaeroportin e Baselit, që shfrytëzohet nga tri shtete, Gjermania, Franca e Zvicra, bie dëborëvazhdimisht, sa për të na treguar se dimri akoma nuk ka ikur. Por,jeta këtu vazhdon me ritmin e rregullt, kultin për punën erespektimin e vlerave njerëzore- si kusht për të ndërtuar një të ardhme më të mirë e në paqe për të gjithë.
Sankt Blasien,
shkurt 2016

Malishevë: U promovuan veprat historike të dy autorëve kuksian

0

Sot në Komunën e Malishevës, janë promovuar tri vepra të dy autorëve shqiptar nga Kukësi, Rexhep Shahu dhe Izet Duraku, vepra të cilat prezantojnë fakte historike për planifikimin e shpërnguljeve të shqiptarëve, shqiptarët në raport me fuqitë e mëdha dhe depërtimin e përgjuesve serb. Në këtë promovim, mori pjesë edhe Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi, kryetari i Malishevës, Ragip Begaj dhe personalitete të shumta publike, historian e letrarë. Promovimi i këtyre veprave, është organizuar nga shoqata e shkrimtarëve “Tafil Kelmendi” në Malishevë.

Fillimisht në fjalën e tij, kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, foli për ngjarjet historike nëpër të cilat ka kaluar populli shqiptar, përfshi edhe shpërnguljet dhe planifikimet serbo-sllave për shfarosjen e shqiptarëve, që edhe këto vepra i dedikohen asaj periudhe dhe atyre ngjarjeve. “Me këtë rast i falënderoj autorët për shkrimin e historisë, në mënyrë që të kujtohet historia jonë”, tha Begaj.

Ndërsa ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi, duke folur për autorët, tha se “janë dy figura të nderuara, të letërsisë, artit dhe historisë”. “Unë ju falënderoj për ftesën, por i falënderoj edh autorët që kanë zgjedhur Malishevën, për promovimin e këtyre veprave, me rëndësi historike, pasi Malisheva, është një qytet i vogël, me një të kaluar të lavdishme në historinë e popullit shqiptar”.

Më pas, njohës të letërsisë dhe historisë, nga Malisheva, Prizreni, Gjakova e Shqipëria, si Izet Shala, Mehdi Krasniqi, Muharem Kurti, Eqerem Kryeziu dhe të tjerë, folën për rëndësinë historike të këtyre veprave, ku pasqyrohet në mënyrë faktike, e gjithë periudha e tentimit të shpërnguljes së shqiptarëve, si dhe ana artistike dhe letrare, ku i vlerësuan jashtëzakonisht lartë këto botime.

Në këtë ngjarje, janë promovuar librat “Përgjuesi serb i Ismail Qemalit”, “Shqiptarët e fuqitë e mëdha” dhe “Shpërngulja e shqiptarëve” e autorëve Rexhep Shahu dhe Izet Durak