25.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Shumë artizanale të vjetra po vdesin në Prizren

Plisi kërkon shumë punë, por nga ai pak fitohet. Kurse interesimi për të ka shënuar rënie drastike. Dikur brenda dite me ato kushte, çfarë i kishim, shiteshin më së shumti deri në 50 plisa, tani aq mund të shiten brenda gjysmë viti”, tregon Meriton Gjurgjealo

Trashëgimia historike e Prizrenit jo vetëm që i tërheq turistët nga mbarë Kosova, por ofron mundësi për zhvillimin e turizmit dhe për ruajtjen e shkathtësive tradicionale për artizanale të lashta. Duke marrë këtë parasysh, një numër i madh iniciativash të donatorëve janë fokusuar në ruajtjen e prodhimit të artizanaleve tradicionale, siç janë: qëndisja, tepihët, stolitë e çmuara etj. Mirëpo, edhe këto ndihma të iniciuara nuk po arrijnë të shpëtojnë vdekjen e shumë artizanaleve, që dikur njiheshin në këtë qytet si argjendarët, tyfekxhinjtë, plistarët, qeleshepunuesit, leshpunuesit.

Tani ka ngelur vetëm edhe një familje plistarësh në këtë qytet. Familja Gjurgjealo lokalin siç e kanë quajtur të Jashar Agës e kanë ndarë tre stërnipërit e kësaj familjeje: Mertioni, Naxhi dhe Sezgin Xhurxhealo. Pjesëtarët e kësaj familjeje druajnë se këtë zeje vështirë t’ua trashëgojnë pasardhësve. “Plisi kërkon shumë punë, por nga ai pak fitohet. Kurse interesimi për të ka shënuar rënie drastike. Dikur brenda dite me ato kushte, çfarë i kishim, shiteshin më së shumti deri në 50 plisa, tani aq mund të shiten brenda gjysmë viti”, tregon Meritoni.

Qeleshet formëzoheshin sipas kërkesave

Familja Gjurgjealo është familje që dikur ka pasur primatin në këtë zeje. Ishin Samiu, Myxhavidi, Zylfikari dhe Abdylakadri, që zejen e kishin trashëguar nga i ati Jashari. Tani, sipas Meriton Gjurgjealos, kjo zeje nuk ka arritur të ruhet e pa dëmtuar në familje. “Dikur moti në Prizren punonte “makina e leshit” e familjes Kazazi. Njëra ndër zejet më të vjetra në Prizren mendohet se ishte zeja e qeleshepunuesve. Dikur Prizreni mendohet se ka pasur shumë qeleshepunues, kurse më së shumti këtë zeje e patën trasuar qytetarët në këtë qytet”, u shpreh ai. Sipas një gojëdhëne, thuhet se qeleshexhiu i parë që ka ardhur në Prizren ishte një çam nga Parga, i cili zejen e tij të fituar në Selanik e filloi në Prizren./kosova sot/

Më Shumë

Humb jetën një person në Prizren, dyshohet se kishte kontakt me rrymë

Një person ka humbur jetën në Prizren, si pasojë e kontaktit me rrymë. Rasti ka ndodhur ditën e premte, rreth orës 19:30. “Raportohet se viktima mashkull...

Prishja e busollës  

Blerim Shala Asgjë më nuk është si ka qenë më para. Madje, as Evrovizioni. Festivali i këngës evropiane, i cili kësaj here u mbajt në Malme ...

Lajmet e Fundit