10.3 C
Prizren
E martë, 21 Prill, 2026
Home Blog Page 6781

Hitleri kishte punuar për Iluminatin

0

Autor i librit “Hitleri ishte një agjent britanik” Greg Hallett argumenton se Adolf ishte një agjent britanik, siç thuhet në titullin e këtij libri, dhe u arsimua në shkollën ushtarake britanike për operacionet psikologjike në Devon dhe Irlandë. Gjithashtu, ai jep edhe një deklaratë, në të cilën thotë se Lufta e Dytë Botërore ishte një mashtrim.

Ai, këtë pjesë e bazon në kujtimet e motrës së Hitlerit, Bridget e cila qëndrimin në Angli e ka përmendur në librin e saj të botuar në vitin 1979, 10 vjet pas vdekjes së saj.

Në kujtimet e saj ajo shkruan se Hitleri dukej krejtësisht ndryshe pas trajnimit, kur ai vizitoi atë dhe familjen e saj, transmeton Telegrafi.

“Ai dukej i sëmurë. Gjithmonë lexonte, por jo libra por pamflete në gjuhën gjermane. Unë nuk e di se çfarë kishte në to, as edhe prej nga ishin”, thotë Bridget, e Hallett pretendon se bëhej fjalë për udhëzimet e trajnimit.

Kur thotë se ai ishte një agjent britanik, Hallett në fakt pretendon se Hitleri kishte punuar për Illuminatin, kultin masonik të bankierëve të pasur të cilët kontrollojnë rrjetin e kartelit në Londër.

Hallett në librin e tij shpjegon shumë “dredhi” të papritura në Luftën e Dytë Botërore.

Për shembull, pse Hitleri lejoi që 335,000 ushtarët e Aleancës të arratiseshin në Dunkirk. Sipas tij, triumfi i nazistëve në vitin 1940, do të ishte si një fund i rundit të parë, dhe Illuminati nuk kishin për qëllim që tua lejonin fitoren nazistëve.

Sipas tij, gjithashtu, në verën e atij viti, kur nazistët kontrolluan Evropën dhe kur Britania e Madhe ishte në gjendje të vështirë, kreu i shërbimit të inteligjencës naziste i kishte thënë ministrit rumun të punëve të jashtme që të mbetet neutral, sepse “Anglia duhet të fitojë luftën”. Njëjtë, me sa duket, e kishte njoftuar edhe gjeneralin spanjoll Franco.

Pyetja që merret Hallett është edhe se si është e mundur që të gjithë e dinin se familja bankare hebreje Rothschild kontrollonte Anglinë dhe Shtetet e Bashkuara, dhe Hitlerin sikur nuk e dinte atë.

Ai shton gjithashtu se ka shumë çështje për të cilat nuk kishte asnjë përgjigje logjike, si për shembull: Pse Japonia sulmoi Shtetet e Bashkuara në vend se të sulmonte Rusinë?; pse nazistët nuk e kuptuan se komunikimet e tyre ishin shkatërruar?; pse Hitleri nuk i fitoi fushat e naftës të Rusisë dhe Lindjes së Mesme, kur ai kishte mundësi. Përgjigja për të gjitha këto pyetje, shkruan Hallett, tani është e qartë – lufta ishte e “programuar”.

Hallett shkruan se gjyshi i Hitlerit ishte Nathan Rothschild Meyer, me të cilin Maria Schickelgruber e kishte takuar të atin e Hitlerit, Alois, kur ajo ishte një çupë në rezidencën Rothschild në Vjenë.

Ai pretendon se ngjizja ishte bërë me anë të një rituali të dhunimit satanik. /Telegrafi/

Facebook-u dhe politikanët

0

Mr.Sc. Islam Krasniqi

Përfaqësuesit tanë, pa fije turpi për çdo veprim të vetin raportojnë në Facebook, për dreka e darka, udhëtime private e zyrtare, me pare të popullit të varfër, një shtresë e popullit s’di çfarë të hanë në mbrëmje e s’dinë çka në mëngjes, i ka lodhur varfëria, skamja, mjerimi, kanë mbetur në mëshirën e Zotit.

Ata kanë harruar së populli i ngriti në atë pozitë, (për ti turpëruar një ditë), ku duke e keqpërdorur dhe abuzuar me votën e tyre, dhe po mendojnë se komunikimi me qytetarë bëhet vetëm përmes postimeve në llogarit e tyre ne Facebook.

Liderët tanë mbyllen dhe izolohen në zyrat e tyre, dukë i bërë publike veprimet e tyre dhe për të ju ikur mediave, sepse janë të zgjedhur të popullit dhe kanë obligim që të ju përgjigjen pyetjeve të gazetarëve. Kur qytetaret i kritikojnë, në postimet e tyre në rrjetet sociale, ata irritohen dhe i bllokojnë ata qytetar që të mos kenë mundësi që të kyçën përsëri në llogarit e tyre, dhe në llogarit e tyre mbajnë vetëm militant të partive të tyre, të cilët i përkrahin për mosdijen e tyre.

Askush nuk është kundër njoftimeve apo edhe reklamave të tyre, nëpër rrjetet sociale, por ata duhet të jenë të afërt me mediet, të krijojnë marrëdhënie bashkëpunimi dhe assesi të konfrontohen me ta. Ata duhet ti ikin sistemit të njëanshëm, dhe jo transparent të informimit publik, siç është ai i komunikatave dhe postimeve në llogarit e tyre në rrjetet sociale” ku në shumë raste mediat dhe gazetarët njoftohen vetëm përmes postimeve në llogarit e tyre Facebook apo Twiter.
Liderët tanë ju ikin mediave për arsye të pyetjeve të gazetarëve dhe ballafaqimit me ta, dhe bëhen nervoz atëherë kur kritikohen për veprimet e tyre të ndyta apo amorale që i bëjnë për vetëkënaqësi, Kur shikojmë postimet e tyre në rrjetet sociale, një fjali dhjetë gabime, që do të thotë së as Shqip nuk dinë të shkruajnë pastër.

Shpesh herë e shprehin mllefin dhe nervozen e tyre dukë ofenduar kolegët e tyre që kanë mendime të ndryshme nga ta, për arsye së në rast së kritikohet nga populli, për postimin e tij, që të ju shmanget debatin e panevojshëm, arsyetohet se me është sulmuar faqja nga hakerët, si rast konkret mund ta përmendim postimin në faqen e Kryeministrit Mustafa kur drejton akuza drejt liderit të AAK-së z.Haradinaj.

Para një viti, një deputete e Parlamentit Evropian nga Kroacia, në një takim me gazetarë iu drejtua me këto fjalë: Nëse doni bashkëpunim me mua unë jam gati. Nëse nuk doni s’kam problem sepse e kam Facebook-un. E politikanet tonë e thirrin Republikën e Kosovës “Kosovë Europiane” ama po harrojnë se ata vetë janë komunistë dhe kurrë s’do të këtë Europë me egoistë e titistë, të cilët mendojnë vetëm për barkun e tyre!..

Hashim Thaçi i kthehet Prizrenit

0

Lideri i PDK-së Hashim Thaçi, ka vendosë t’i kthehet Prizrenit. Ai në këtë qytet, nesër do të mbajë një takim me strukturat e partisë së tij.

“Partia Demokratike e Kosovës, dega në Prizren, mban tubim me të gjitha strukturat e partisë dhe simpatizantët”, njofton PDK-ja në Prizren.

“Tubimi do të mbahet nesër (e enjte) në ora 17:00 në restaurant “Luxory””.

“Pjesëmarrës në këtë tubim, do të jetë edhe kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi”,transmeton PrizrenPress

Lideri i PDK-së Hashim Thaçi, deri më tash, ka praktikuar që t’i shpeshtojë vizitat në qytetin e Prizrenit, vetëm në prag dhe gjatë fushatave zgjedhore. /PrizrenPress.com

Opozita e vendosur: Do të ketë përsëri gazlotësjellës

0

Tri subjektet opozitare, Vetëvendosje, AAK dhe Nisma, kanë paralajmëruar përsëri hedhje të gazit lotsjellës në seancat që priten të mbahen në Kuvendin e Kosovës. Sipas tyre, nëse nuk përmbushen kërkesat; dorëheqja e Qeverisë dhe shkuarjen e vendit në zgjedhje, atëherë do të ketë përsëri tensione në Kuvend.

Deputetja e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albulena Haxhiu në një prononcim për “Botapress” ka thënë se, nëse nuk plotësohen kërkesat e opozitës dhe thirret seancë parlamentare , atëherë opozita do të veprojë njësoj sikur edhe ka vepruar duke bllokuar punën e Kuvendit duke hedhur gaz lotsjellës.

“Ne kemi thënë se situata për sa kohë nuk ndryshon, atëherë ne do të vazhdojmë njësoj. Ne bëjmë thirrje që të mos thirren seancat e Kuvendit për faktin se nuk ka kuptim që në këto rrethana të thirren séance plenare duke e ditur që kërkesave të opozitës tashmë iu bashkuan edhe 100 mijë qytetarë që kanë dalë dhe kanë kërkuar dorëheqjen e qeverisë. Andaj shumë më mirë është që të mos thirret séance dhe që këta njerëz të reflektojnë dhe ta caktojnë datën e zgjedhjeve”, është shprehur Haxhiu.

Nga ana tjetër, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj ka konfirmuar për “Botapress” se nëse nuk ka tërheqje të Marrëveshjeve pritet që të ketë bllokadë në Kuvendin e Kosovës.

“Do te bëjmë gjithçka që të pengojmë punën në Kuvend nëse nuk tërhiqen Marrëveshjet. Në çdo lloj forme do mundohemi ta pengojmë”, ka thënë Brahimaj.

Edhe, Bilall Sherifi nga “Nisma” konfirmon se, Opozita e Bashkuar nuk do tërhiqet nga qëndrimet e saj , kundrejt kërkesave tashmë të njohura. Në të kundërtën thotë ai nëse injorohen kërkesat për dorëheqjen e qeverisë dhe shkuarjen në zgjedhje të parakohshme, atëherë opozita nuk ka arsye të tërhiqet nga qëndrimet e saj, duke aluduar në sjelljen e njëjtë të opozitës sikur edhe në seancat e kaluara duke hedhur gaz lotsjellës.

“Opozita e Bashkuar është e vendosur në kërkesat e saj për dorëheqjen e qeverisë dhe shkuarjen në zgjedhjet parakohshme”, shprehet për Botapress, Bilall Sherifi I Nismës. Sipas tij , doërëheqja e Qeverisë është alternativa e vetme tani pas konstatimit të Gjykatës Kushtetuese se Marrëveshja nuk është në përputhje me Kushtetutën.”Tani pas aktgjykimit të Kushtetueses në të cilën konstatohet se Marrëveshja nuk është në përputhje me Kushtetutën, Qeveria pos dorëheqjes nuk ka alternativë tjetër.Nëse ajo vazhdon të sillet,sikur nuk ka ndodhur asgjë ,atëherë opozita e bashkuar nuk ka arsye të sillet ndryshe”,tha Sherifi për Botapress.

Emigrantët në Francë tallen me emrin e Hashim Thaçin!

0

Mospagesa e trenit në Francë i ka kushtuar me gjobë njërit prej emigrantëve shqiptarë atje. Por ai nuk ka dashur që emri i tij të shënohet në këtë dënim.

Në disa fatura të siguruara nga “Zeri.info” shihet dënimi prej 80 eurosh në emër të zv.kryeministrit, njëherësh ministrit të Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi.

Emigranti Hashim Thaci

Ky emigrant nga Kosova, i cili nuk deshi t’i përmendet emrin tregoi për “Zeri.info” se, çmimi i biletës nga destinacioni ku ishte duke u nisur ishte rreth shtatë euro.

“Nuk desha me pagu se s’po kemi aq pare. Konduktori më kërkoi ndonjë dokument identifikues por unë i thash që nuk kam. Pastaj më kërkoi emrin, unë i thash që jam “Hashim Thaçi” ku edhe ma shqiptoi këtë gjobë prej tetëdhjetë eurosh”, thotë ai. /Zëri

Uria e shpjeguar nga shkrimtari

0

Pse ende sot shumë njerëz vuajnë nga uria, megjithëse ka ushqim të mjaftueshëm për të gjithë? Një bisedë me shkrimtarin argjentinas Martin Caparros, rreth librit të tij të ri “Uria”.

Nuk është aq e thjeshtë që si gazetar të merresh me mjerimin e papërfytyrueshëm. Ju tematizoni një konflikt dhe i shtroni vetes shumë pyetje.

Vegla jonë më e rëndësishme është dyshimi. Veçse e kemi shumë më kollaj që të vëmë në dyshim veprat dhe mendimet e tjetrit sesa personalet. Pasi për vite të tëra pata kaluar me njerëz në situata të urisë ekstreme, desha që patjetër të dëgjoj historitë e tyre të jashtëzakonshme. Megjithatë, kisha frikë se mos i përshkruaj vetëm fenomenet sa për të nxitur një efekt emocional, pra të mos bie në “Pornografinë e mjerimit”. Desha që situatës t’i shkoj deri në thelb dhe t’i përshkruaj shkaqet e saj specifike dhe globale.

Keni udhëtuar për pesë vjet nëpër vise të botës, si në Nigeri, Indi, Çikago, Bangladesh, Madagaskar, në Sudan për të shkruar për fatet e të uriturve. Libri juaj me mbi 800 faqe është i mbushur me jetë të përditshme njerëzish. E megjithatë ju theksoni se në këtë libër në të vërtetë, nuk ndodh kurrgjë. Ç’do të thotë kjo?

Kurrgjë do të thotë: kurrgjë të veçantë. Uria për thuajse një miliard njerëz do të thotë një gjendje e pandryshueshme dhe e njëtrajtshme. Uria nuk shpërfaqet më në ndonjë çast të caktuar të perceptueshëm, siç ndodhte me pllakosjen e zisë së bukës, e cila vinte e vente. Kujtoni Biafra-n: imazhet e atëhershme të fëmijëve barkënjtur janë skalitur si ngjarje mediatike të momentit. Ndërsa uria e sotme që prek thuajse një miliard njerëz dhe për të cilën po shkruaj, është e përbotshme, e pazhurmë dhe gjithnjë e pranishme. Ajo nuk e ka aktualitetin e ditës. Ajo pra është aq e përditshme, saqë shumica nuk e dinë se vuajnë nga uria, sepse nuk ekziston kurrgjë tjetër e mendueshme.

Njerëzit kanë vuajtur nga uria në çdo kohë dhe çdo kulturë. Çfarë e shquan urinë aktuale, pse ju intereson pikërisht kjo uri?

Zitë e bukës sot nuk pllakosin më aq shpërthyeshëm si më herët e që në historinë e urisë kjo do të thotë një hap i madh përpara. Andaj dhe të nginjurit sot e kanë shumë të vështirë të përfytyrojnë se ç’është uria, edhe pse shumica kanë gjyshër, të cilët kanë përjetuar se ç’do të thotë të mos kesh kurrgjë për të ngrënë. Por mungojnë imazhet spektakolare të një çasti sfilitës. Kjo është arsyeja që urinë dua ta bëj të dukshme. Risi është se sot të nginjurit hedhin 30 gjer 50 për qind të ushqimit. Për imagjinatën perëndimore risia vendimtare qëndron në kthesën historike, se njerëzimi sot për herë të parë në histori prodhon më shumë ushqim sesa i duhet. Në 50 vitet e fundit banorët e botës janë më se dyfishuar, ndërkaq prodhimi ushqimor është më se katërfishuar. Sot për herë të parë ka ushqim për të gjithë. Kurrkush nuk mund të përligjë më shpërndarjen e pabarabartë të ushqimit duke pohuar se kinse nuk paska për të gjithë. Arsyeja se pse dëshiroj të rrëfej për këta njerëz që vuajnë nga uria është për të treguar se kush ka nevojë sot për ushqim: para së gjithash janë fermerët e vegjël, punëtorët e tokës pa pronë, qytetarët e vobektë.

A varet uria nga sistemi politik?

Besoj se sistemi global i tregut të lirë është përgjegjës para së gjithash se prodhimtaria e ushqimit i dedikohet tregjeve të pasura dhe të gjitha mjetet e prodhimit janë përqendruar për këtë. Një shembull: për të përftuar një kilogram mish viçi, nevojiten dhjetë kilogram drithë. Nëse dikush korr dhjetë kilogramë drithë, ai ka dy mundësi: mund t’u shesë dhjetë njerëzve nga një kilogram drithë ose dhjetë kilogramët t’ia shesë një fabrikuesi të mishit, me të cilët do përftohet një kilogram mish, që do ta blejë një blerës i kamur. Në këtë mënyrë funksionojnë shumë mekanizma të Bursës në Çikago, ku tregtohen lëndët e para për industrinë e ushqimit, deri te koncernet e mëdha, të cilat bëjnë çmos që të prodhohet sa më shumë, jo vetëm për nevojën regjionale, por për tregje me fitime të mëdha.

Cili do të ishte shembulli më eklatant?

India, por edhe Argjentina. Vetëm se India është shumë më brutale, sepse është vendi me urinë më të madhe në botë. 200 deri në 250 milionë njerëz vuajnë nga uria, ndërkohë që eksportohet ushqim. Politika agrare, ashtu si e tërë politika ekonomike, orientohen drejt profitit dhe jo drejt përkujdesit të popullatës. Ata nuk janë fare të interesuar që t’i ushqejnë njerëzit e varfër nga Burkina Faso apo nga Bangladeshi.

Në librin tuaj, ju shkruani: megjithëse zotërojmë një teknikë të avancuar, ne prapëseprapë prodhojmë padrejtësinë më të madhe, mjerimin më të madh dhe urinë më të madhe në historinë e njerëzimit. A është kjo për ju kundërthënia më dramatike?

Po. Urinë aktuale e konsideroj si më poshtëruesen dhe më mujsharen nga të gjitha, sepse sot nuk ekziston më justifikimi, se nuk qenkemi në gjendje të prodhojmë ushqim mjaftueshëm për të gjithë. Madje ne sot prodhojmë ushqim që do të mjaftonte për 12 miliardë njerëz, ndërsa jemi pak më shumë se 7 miliardë.

Kur shkruani se në librin tuaj nuk ngjet kurrgjë, mos nënkupton gjë kjo se nuk hasët në protestë ose në kryengritje kundër urisë nga ana e të uriturve. Sikur prisnit diçka të ndodhë, por që nuk ndodhi.

Shkrimtari Jorge Luis Borges një herë pat thënë se një ngjarje që sapo pritet të ndodhë, por që nuk ndodh, është një përvojë estetike: diçka do të shfaqet sakaq, por që nuk shfaqet. Do të gëzohesha sikur libri im t’i paraprinte një ngjarjeje të tillë të pritshme. Ngaqë ne vërtet jetojmë në një periudhë kalimtare dhe aktualisht po merr formë një e ardhme, të cilën nuk po arrijmë ta rrokim. Megjithëkëtë, në investigimin tim, natyrisht që nuk kam kërkuar ndonjë revoltë të mundshme kundër urisë. Kurrgjë s’kam kërkuar. Mbi të gjitha desha të shoh se si funksionojnë llojet dhe mekanizmat e ndryshëm të urisë.

Ç’do të thotë kjo, një mekanizëm i urisë?

Ndryshon: është ambientimi me urinë në Indinë demokratike, ku të mjerët për breza të tërë gjendjen e tyre e konsiderojnë si normale. Është uria strukturore në Nigeri, ku pasuria me uran që zotëron vendi, në vend që të sigurojë ushqimin për popullatën, ai shterohet nga disa kompani të huaja. Më tej, kemi urinë si instrument i punëdhënësve, me të cilin në Bangladesh mbahet gjallë industria e tekstilit, sepse alternativa e vetme për gratë përkundrejt kushteve të mjerueshme në punë është pikërisht uria. Në Sudan, nga ana tjetër, vihet re se si një konflikt lufte sjell uri. Në secilin rast, mjerimin e sjell dora e njeriut. Nuk është i domosdoshëm.

Por një alternativë kundrejt mjerimit duhet që së pari të dëshirohet.

Andaj desha të di se ç’dëshirojnë njerëzit dhe t’i dëgjoj se ç’kanë për të thënë. Sepse uria nuk është diçka abstrakte, që paraqitet me shifra apo nocione. Uria është diçka krejtësisht konkrete në jetët e njerëzve.

Në librin tuaj bie në sy, që në shumë shembuj të tmerrshëm që i përmendni, preken gratë.

Pikë së pari preken gratë, sepse ato duhet t’i ushqejnë fëmijët dhe shpesh nuk e dinë me se. Madje në shumë vende e kanë bërë zakon që vetë të hanë më pak se burrat. E kujtoj për shembull një grua në Bangladesh. Pasi që nuk e dinte, se ç’t’u jepte për të ngrënë fëmijëve të saj, i çoj të vegjlit në shtrat dhe u tha, se do t’u përgatisë një supë për nesër në mëngjes. Dhe filloi të ziente gur në një tenxhere, sa për t’i qetësuar fëmijët. S’pata zemër të pyes se ç’do të ndodhë të nesërmen. Ose një grua në Indi, e cila në stacionin e Mjekëve pa Kufi solli një fëmijë të nënushqyer. Kur mjeku i tha se fëmija – mbase një vjeç – është i nënushqyer, ajo ia ktheu: Por unë i jap atij për çdo ditë nga një porcion oriz.

Për të karakterizuar këtë botë të urisë, këtë Tjetrën, ju përdorni termin: Bota Tjetër.

Desha të shmang konceptin Bota e Tretë. Ai kishte kuptim kur ekzistonte një Botë e dytë. Por kjo botë nuk ekziston më tash e 25 vjet. Përveç të tjerash me këtë term kategorizohen vendet sipas shkallës së tyre të zhvillimit. Por me këtë nuk dua që të karakterizoj vetëm shtetet, por edhe zona të caktuara brenda vetë shteteve. Është natyrisht e vështirë të pohosh që SHBA i përkasin Botës së Tretë. Por atje ka zona, lagje, komuna ku mbizotëron mjerimi si në viset e tjera të Botës tjetër.

Keni hasur dikë që ju ka lënë mbresa të veçanta? Cilët histori i kujtoni më me përpikëri?

Kujtimet ndryshojnë me kalimin e kohës. Por kujtoj shumë mirë Ajshen, një nënë tridhjetë vjeçe në një katund të Nigerisë. Bisedën tonë e zhvilluam ulur mbi një rrogoz agaveje nën hijen e një peme të thatë. Kur e pyeta se çfarë do të dëshironte sikur të vinte një magjistar, i cili do t’ia plotësonte çdo dëshirë, pas një copë here ajo u përgjigj: një lopë. Lopa do jepte qumësht, që do ta shiste e kështu do t’ia hidhte disi. Unë i thashë, por magjistari do të plotësonte çdo dëshirë dhe është vetëm kjo lopë gjithçka që do dëshiroje? Ajo tha: dy lopë. “Atëherë s’do vuaj kurrë më nga uria”. Veçse mbas një kohe m’u bë e qartë se Ajshja me diapazonin e saj të ngushtë nuk guxonte të dëshironte diçka mirëfilli. Në këtë ngushtësim, ajo ngjason me ne të kamurit, që në ngushticën tonë nuk jemi më në gjendje të përfytyrojmë asnjëfarë drejtësie dhe jemi të paaftë që të mund të dëshirojmë të jetojmë në një botë pa uri. Të uriturit dhe të nginjurit ngjasojnë në shumë aspekte.

Ka histori që nuk i keni futur në libër?

Po, kam hequr dorë nga dy kapituj të cilët m’u dukën shumë të përciptë dhe sentimentalë. Desha të bëj një eksperiment urie 10-ditësh për të përvuajtur vetë se ç’ndiejnë të uriturit. Por e pash se uria dhe vullnetarizmi përjashtojnë njëri-tjetrin. Për këtë shkak hoqa dorë nga kapitulli, ku bëhej fjalë për një klinikë në të cilën njerëzit binin në uri për shumë para për të humbur në peshë. E gjithë kjo m’u duk shumë e kotë.

Që vullnetarizmi dhe uria mund shkojnë bashkë, këtë e ka treguar Gandi: duke agjëruar, me grevë urie …

… që nuk ishin për kotë, por shërbenin si një instrument politik.

Keni biseduar me njerëz për dëshirat e tyre dhe se si ata e përfytyrojnë lumturinë. A dëgjuat aty për dëshirën për drejtësi? A keni takuar njerëz të cilët i janë referuar së drejtës së tyre universale për të mos vuajtur nga uria?

Shumica e ndiejnë padrejtësinë, edhe pse ndjesinë e tyre nuk e rrokin konceptualisht. Dhe të gjithë e dinë se kanë një të drejtë për t’u ushqyer, por jo në kuptimin sikur t’i njihnin qëllimet e OKB-së për të luftuar urinë. Është tronditëse fakti se shumica e të uriturve me të cilët bisedova thuajse s’kanë fare dëshira apo përfytyrime për lumturinë.

Në ton dhe në temat që i trajtoni ju e bëni të ditur se jeni një i majtë, i cili në emër të të drejtave universale të barazisë lufton për një të nesërme më të mirë. A ka një këndvështrim të djathtë dhe një të majtë për sa i përket urisë?

Konservatorët mbase më parë do të paralajmëronin se të uriturit do të bëhen terroristë ose hajdutë, nëse nuk u jepet për të ngrënë. Prandaj ata do të apelonin për bamirësi. Por varësia e të varfërve nuk ndryshon. Të majtët më parë do të kërkonin që t’u krijojnë kushte, që këta njerëz të mund të gjejnë vetë ushqimin dhe të shpëtojnë nga varësia. Urinë të majtët e shohin si pjesë të problemit të një rendi botëror kapitalist të padrejtë.

Konservatorët janë më skeptikë ndaj një shprese emfatike për një të ardhme më të mirë?

Jo vetëm konservatorët. Edhe disa ekologjistë. Ata duan të ruajnë ekzistuesen. Për këtë pata një debat me aktivisten ambientaliste nga India Vandana, e cila argumentin e mbështet në emër të natyrës. Nuk dua që të kthehem me frikë në të kaluarën, dua të gjej një të ardhme ende të hapur.

Në librin tuaj denonconi shumë anomali, si për shembull për konsumin e mishit nga ana e qytetarit të klasës së mesme të ri e global, i cili për bagëtinë dhe për përpunim mishi gllabëron aq shumë resurse dhe kapacitete bujqësore, saqë mund t’i ushqente edhe nëntë njerëz të tjerë. Kjo është e pakontestueshme. Por ku janë sugjerimet tuaja politike? Ç’dobi sjell kultivimi i ndjenjave të fajit individuale?

Nuk kam ndër mend të kultivoj ndjenja faji, përkundrazi. Është tjetër gjë të jesh fajtor e tjetër të ndihesh fajtor. Një politikë ndjenjash morale s’të çon kund, por i shërben veçse vetëkënaqjes. Por të hedhësh shikimin drejt zakoneve të të ushqyerit, kjo mund të edukojë ndërgjegjen: Se ç’ka në pjatën e një konsumatori perëndimor, mund të kuptojmë se si jetojmë në rendin tonë të ekonomisë botërore.

Pse një njeri kaq politik si ju dhe i shquar nga gjithë ata libra, në librin e tij të ri është kaq i rezervuar në sugjerime, për sa i përket zgjidhjes së problemit të zgjidhshëm të urisë…

Edhe sikur t’i kisha të gjitha zgjidhjet, përsëri do të isha i rezervuar me paraqitjet e mia. Si autor dua që më me qejf të shkruaj në mënyrën që njerëzve të mos u jepen sugjerime, por që ata të kërkojnë zgjidhje bashkërisht.

Sa herë që hedh shikimin mbi kasollet e të vobektëve në Amerikën Latine, vihen re shenja besimi fetar. Vërtet i ngushëllon feja të vobektit edhe në kulturat e tjera aq shumë?

Ishte një befasi e madhe për mua në qindra bisedat që pata me të uriturit për faktin se kurrkush, në një mënyrë apo tjetër, nuk e la pa zënë në gojë Zotin. Ai atyre u shërben si justifikim për situatën në të cilën gjenden. Ai u ofron gjithashtu edhe një perspektivë. Në mesin e të uriturve nuk kam hasur asnjë ateist. Feja gjithsesi ka shërbyer përherë si qetësues për të vuajturit, që nëpërmjet saj udhëzohen drejt një të ardhme të madhe në botën e përtejme.

A hani mish?

Po, ha mish dhe e shijoj. Unë jam argjentinas. Jam kundërthënës, njëlloj siç të gjithë njerëzit e tjerë. /Shqip/

Ende ka punë për Specialen

0

Proceduara për themelimin e Këshillit Gjyqësor të Gjykatës Speciale ende nuk është e plotë dhe në këtë derejtim ende ka punë për t’u bërë.

Kështu tha Prokurori i Grupit Punues të EULEX për hetimin e krimeve të luftës, David Schwendiman, në dekalratë për agjencinë beogradase Beta.

Ai ka thënë se është i inkurajuar me deklaratën e Qeverisë holandeze e cila ka pranaur që Gjyakta Speciale të ketë selinë në Holandë

Schwendiman ka vlerësuar sot se paralajmërimi se Gjykata Speciale do të ketë selinë në Hagë është një dëshmi se po merren në konsiderate qëndrimet e Këshillit të Europës të publikuara në vitin 2011.

Ai ka theksuar se është e një rëndësie esenciale që ky process të mbështetet nga të gjithë akterët e kyçur në themelimin e Gjykatës Speciale, në mënyrë që të merren parasysh dhe të respektohen të gjitha standerdet e gjyqësisë ndërkombëtare.

“Inkurajoj të gjithë katerët që të punojnë më tej në themelimin e Këshillit Gjyqësor të Gjykatës Speciale dhe Zyrës Speciale të Prokurorit, në mënyrë që këta trupa pa vonesë të jenë operative”.

“Është me shumë rëndësi që të ruhet pavarësia operative dhe t’i ofrohet mbështetje Grupit Punues për Hetime, në mënyrë që procesi të jetë bindës dhe të ketë legjitimitet”.

Seanca e Kuvendit më 28 janar

0

Seanca e parë e sesionit të ri të Kuvendit të Kosovës, do të mbahet në fund të muajit janar.

Kuvendi i Kosovës zyrtarisht punimet e sesionit pranveror është dashur t’i fillojë më 18 janar, por kjo është shtyrë për 10 ditë, pra për 28 janar, kanë bërë të ditur burime të lajmi.net, brenda Kuvendit të Kosovës.

Ky burim ka treguar gjithashtu, se mbledhja e Kryesisë së Kuvendit do të hënën e javës së ardhshme ku edhe do të zyrtarizohet data për mbajtjen e seancës plenare të Kuvendit.

Fillimi i sesionit vjeshtor të Kuvendit të Kosovës i vitit 2015, kishte filluar me bllokim të disa seancave nga paritë opozitare, duke hedhur gaz lotsjellës në hapësirat e Kuvendit, në shenjë kundërshtimi të dy marrëveshjeve atë për Asociacionin e Komunave Serbe dhe Demarkacionin me Malin e Zi.

Me situatë të njëjtë Kuvendi ishte përballur gjatë gjithë pjesës së dytë të vitit të kaluar që kishin detyruar pozitën parlamentare që disa nga punimet e seancave të mbahen në sallën alternative.

Këto seanca nga Opozita ishin cilësuar si jo ligjore.

Edhe sesioni i ri pritet ta ketë të vështirë funksionimin normal, pasi opozita po këmbëngul në qëndrimin se do të vazhdohet me bllokimin e punës së Kuvendit deri në tërheqjen e nënshkrimeve nga marrëveshja për Asociacionin dhe ajo për Demarkacionin me Malin e Zi. /lajmi.net

“Beteja” për kuorumin e presidentit

0

Opozita e bashkuar dhe disa deputetë të “rebeluar” të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), të cilët nuk e kanë votuar as Isa Mustafën për kryeministër, janë të vendosur në betejën e tyre për ta penguar liderin e PDK-së, Hashim Thaçi, që të bëhet president i vendit.

Shpresa e vetme e tyre në këtë drejtim është pamundësimi i kuorumit, duke mos marrë pjesë në këtë seancë dhjetë deputetë të LDK-së. Në anën tjetër, përfaqësuesit e PDK-së dhe të LDK-së janë të bindur se për zgjedhjen e presidentit i kanë 89 vota dhe do ta realizojnë marrëveshjen që kanë.

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, e cila ka treguar se nuk do të marrë pjesë në këtë seancë, i ka ftuar edhe një herë kolegët e saj deputetë të partisë që të mos marrin pjesë në seancën në të cilën do të zgjedhet presidenti.

“Të gjithë e dinë se kush është z. Thaçi. Të gjithë e dinë se ai nuk është figurë unifikuese, siç kërkohet me Kushtetutë. Të gjithë e dinë se e vetmja mënyrë për ta parandaluar zgjedhjen e tij është që atë ditë ta pamundësojnë kuorumin, sepse vota është e fshehtë. Mirëpo, në votim të fshehtë kërkohen vetëm 61 vota në raundin tretë, kurse kuorumi është 80 vota. Pra, kërkohet që së paku dhjetë deputetë të LDK-së, përveç opozitës, mos të marrin pjesë në seancë. Mospjesëmarrja në seancë është kundërshtimi i vetëm efektiv që do të mund ta parandalonte zgjedhjen e z. Thaçi president”, ka thënë Osmani.

Ajo ka treguar se nuk është duke i organizuar deputetët e LDK-së për këtë çështje, por ka thënë se vullneti i elektoratit të LDK-së nuk është që Thaçi të zgjedhet në postin e të parti të vendit.

“Natyrisht se unë nuk do të marr pjesë, sepse ky është kundërshtimi im. Shpresoj që sa më shumë deputetë të LDK-së atë ditë të jenë pjesë e pamundësimit të zgjedhjes së një figure përçarëse në postin ku ishte më herët presidenti Rugova”, ka thënë Osmani.

Mirëpo përfaqësuesit e PDK-së nuk besojnë në realizimin e këtij skenari. Nënkryetari i këtij subjekti politik, Enver Hoxhaj, ka deklaruar për “Epokën e re” se koalicioni qeverisës i ka 89 deputetë për ta bërë kuorumin dhe për ta zgjedhur Hashim Thaçin president. Sipas tij, Thaçi do ta fuqizojë pozitën e presidentit, duke fuqizuar kështu edhe shtetin.

“Ky është prej koalicioneve qeverisëse më të mëdha që ka pasur ndonjëherë vendi pas çlirimit. Do të thotë, i kemi 89 deputetë dhe jemi shumë të sigurt se do të kemi vota të mjaftueshme edhe për ta zgjedhur z. Thaçi president, por edhe për ta pasur kuorumin e duhur në seancë. Z. Thaçi dhe kontributi i tij ka qenë vendimmarrës në proceset kyçe nëpër të cilat ka kaluar Kosova, kurse për PDK-në ai është lideri historik i saj. Kështu që, në rrafshin e vizionit politik dhe kontributit të tij për vendin, z. Thaçi është kandidat që ka mbështetje elektorale, qytetare, popullore dhe i cili do të jetë në gjendje ta fuqizojë pozitën e presidentit në Republikën e Kosovës”, ka deklaruar Hoxhaj.

Ai ka shtuar se ekziston edhe një mbështetje e plotë e LDK-së për zgjedhjen e Thaçit president.

“Deri më tash si subjekt politik kemi biseduar disa herë me LDK-në dhe ekziston një mbështetje e plotë e kryeministrit Mustafa, LDK-së dhe deputetëve të saj në Kuvendin e Kosovës. Mendoj se zërat e atyre që janë kundër e që janë përbrenda LDK-së janë të paktë”, ka theksuar Hoxhaj.

Edhe njohësit e rrethanave politike në vend kanë bërë me dije për “Epokën e re” se lideri i PDK-së mund të bëhet president i vendit.

Analistët politikë, Shkëlzen Maliqi dhe Halil Matoshi, kanë thënë se Hashim Thaçi nuk do ta ketë problem aspektin kushtetues dhe çështjen e votave në Kuvendin e Kosovës pasi, sipas tyre, në raundin e tretë i nevojitet shumica e thjeshtë. Megjithatë, ata kanë treguar se Thaçit mund t’i dalin pengesa të tjera në rrugën e tij drejt këtij posti. /Epoka e re

Vihet në skenën e teatrit “Tri motrat” e Çehovit

0

Kryevepra e dramaturgut rus Anton Çehov, shfaqja “Tri motrat”, do të vihet për herë të parë në skenën e Teatrit Kombëtar në Tiranë.

Kjo shfaqje sjell përditshmërinë e jetës me trishtimet, dramat, dashuritë dhe vepra e Çehov-it në këtë rast i ngjan edhe shoqërisë shqiptare falë universalitetit të krijimit.

“Punuar nga regjisori Hervin Çuli që ka një koncept regjisorial të hapësirës dhe ngushtësisë, të kohës dhe pakohës, të plotësisë dhe hiçit, ‘Tri Motrat’ prezantohet për publikun në një skenografi që e tejkalon skenën dhe zbret në sallë, aty ku personazhet-aktorë frymojnë pranë publikut”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës në Shqipëri.

Drama e trishtuar me elementë komedie rrëfen jetët e tri motrave Prozorov. Olga, Masha dhe Irina që digjen nga dëshira për të ikur nga qyteti i vogël rus dhe të kthehen në Moskë, ku janë rritur.

Në këtë shfaqje interpretojnë aktorët Flaura Kureta, Anila Bisha, Gladiola Harizi, Erjona Kakeli, Elia Zaharia, Indrit Çobani, Lulzim Zeqja, Olta Gixhari, Ina Gjonçi, Naum Shundi, Helidon Fino, Neritan Liçaj, Gerti Ferra, Bujar Asqeriu,Reael Hoxha, Genti Deçka, Mehdi Malka dhe Natasha Sela.

Premiera jepet më 20 janar me fillim nga ora 19:00 kurse shfaqja reprizohet edhe më 21, 22, 23, dhe 24.