16.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Opozita e vendosur: Do të ketë përsëri gazlotësjellës

Tri subjektet opozitare, Vetëvendosje, AAK dhe Nisma, kanë paralajmëruar përsëri hedhje të gazit lotsjellës në seancat që priten të mbahen në Kuvendin e Kosovës. Sipas tyre, nëse nuk përmbushen kërkesat; dorëheqja e Qeverisë dhe shkuarjen e vendit në zgjedhje, atëherë do të ketë përsëri tensione në Kuvend.

Deputetja e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albulena Haxhiu në një prononcim për “Botapress” ka thënë se, nëse nuk plotësohen kërkesat e opozitës dhe thirret seancë parlamentare , atëherë opozita do të veprojë njësoj sikur edhe ka vepruar duke bllokuar punën e Kuvendit duke hedhur gaz lotsjellës.

“Ne kemi thënë se situata për sa kohë nuk ndryshon, atëherë ne do të vazhdojmë njësoj. Ne bëjmë thirrje që të mos thirren seancat e Kuvendit për faktin se nuk ka kuptim që në këto rrethana të thirren séance plenare duke e ditur që kërkesave të opozitës tashmë iu bashkuan edhe 100 mijë qytetarë që kanë dalë dhe kanë kërkuar dorëheqjen e qeverisë. Andaj shumë më mirë është që të mos thirret séance dhe që këta njerëz të reflektojnë dhe ta caktojnë datën e zgjedhjeve”, është shprehur Haxhiu.

Nga ana tjetër, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj ka konfirmuar për “Botapress” se nëse nuk ka tërheqje të Marrëveshjeve pritet që të ketë bllokadë në Kuvendin e Kosovës.

“Do te bëjmë gjithçka që të pengojmë punën në Kuvend nëse nuk tërhiqen Marrëveshjet. Në çdo lloj forme do mundohemi ta pengojmë”, ka thënë Brahimaj.

Edhe, Bilall Sherifi nga “Nisma” konfirmon se, Opozita e Bashkuar nuk do tërhiqet nga qëndrimet e saj , kundrejt kërkesave tashmë të njohura. Në të kundërtën thotë ai nëse injorohen kërkesat për dorëheqjen e qeverisë dhe shkuarjen në zgjedhje të parakohshme, atëherë opozita nuk ka arsye të tërhiqet nga qëndrimet e saj, duke aluduar në sjelljen e njëjtë të opozitës sikur edhe në seancat e kaluara duke hedhur gaz lotsjellës.

“Opozita e Bashkuar është e vendosur në kërkesat e saj për dorëheqjen e qeverisë dhe shkuarjen në zgjedhjet parakohshme”, shprehet për Botapress, Bilall Sherifi I Nismës. Sipas tij , doërëheqja e Qeverisë është alternativa e vetme tani pas konstatimit të Gjykatës Kushtetuese se Marrëveshja nuk është në përputhje me Kushtetutën.”Tani pas aktgjykimit të Kushtetueses në të cilën konstatohet se Marrëveshja nuk është në përputhje me Kushtetutën, Qeveria pos dorëheqjes nuk ka alternativë tjetër.Nëse ajo vazhdon të sillet,sikur nuk ka ndodhur asgjë ,atëherë opozita e bashkuar nuk ka arsye të sillet ndryshe”,tha Sherifi për Botapress.

Më Shumë

Rikthehet Superliga: Ballkani kërkon fitoren për t’iu afruar titullit, Drita e Llapi presin ‘gabimin’ e suharekasve

Sot do të rikthehet Superliga, ku do të zhvillohet java e 34-të. Lideri Ballkani do të ketë punë në shtëpi me skuadrën që tashmë është...

Dueli i tretë final mes Trepçës dhe Yllit

Trepça dhe Golden Eagle Ylli do të përballen në ndeshjen e tretë të serisë finale të play-offit në Superligën e Kosovës në basketboll. Pas dy...

Lajmet e Fundit