10.3 C
Prizren
E martë, 21 Prill, 2026
Home Blog Page 6780

Nexhat Çoçaj humb ‘betejën’ gjyqësore me Drita Millakun

0

Drejtori i Arsimit në Prizren Nexhat Çoçaj nuk ka arrit të fitojë ‘betejën’ gjyqësore me kuvendaren e Lëvizjes Vetëvendosje! Drita Millaku.

Gjykata Themelore në Prizren, ka marrë vendim që t’ia refuzoi Çoçajt padinë për shpifje ndaj Millakut.

“Gjykata Themelore në Prizren ka refuzuar kërkesë-padinë e paditësit N.Ç. nga Prizreni kundër të paditurës D.M. nga Prizreni me objekt të padisë kompensimin e demit për shkak të shpifjes”, njoftoi për “PrizrenPress” zëdhënësja e Gjykatës në Prizren, Afërdita Kicaj.

“Vendimi palëve iu është dërguar, dhe kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 15 ditësh”, tha Kicaj.

Drejtori i Arsim në Prizren, Nexhat Çoçaj kishte kërkuar dëmshpërblim prej 15 mijë euro nga kuvendarja e Vetëvendosjes Drita Millaku.

Ai ka paditur Millakun për shpifje kur ajo kishte deklaruar se ka dyshime që bashkëshortja e tij merr pagë të mësimdhënësit më të madhe se kolegët tjerë.

Në seancat gjyqësore, ai pat kërkuar nga gjykata që të vendosë në favor të tij, pasi me shpifje dhe shantazhe të tilla, është prishur imazhi i tij.

Ndërkaq, kuvendarja e VV-së Drita Millaku, ka mohuar se ka shpifur./PrizrenPress.com/

Treshja Thaçi-Haliti-Syla grabitën milionat e UÇK-së

0

Intervistë me veprimtarin e LPK-së, Ibrahim Kelmendi

“Peshqit e mëdhenj” të pasluftës duhet të jenë marioneta të shërbimeve të huaja inteligjente

“Banda e treshes duhet të ketë grabitur rreth 70 % të ndihmave financiare, të grumbulluara për UÇK-në. Secili shtab i zonave do të duhej të dëshmonte sa ndihma ka marrë nga ato mjete. Po të guxonin dhe të bëheshin të sinqertë, do të konkretizohej akoma më shumë ky sabotim. Ta zëmë, vetë i kam pyetur Sylejman Selimin dhe Agim Çekun për kohën që ishin komandantë të Shtabit të Përgjithshëm, nëse dinë diç për qarkullim të mjeteve financiare, respektivisht nëse kanë pasur kompetencë komanduese e kontrolle mbi mjetet financiare të UÇK-së, dhe që të dy janë përgjigjur se nuk u janë dhënë as të holla xhepi sa për të blerë cigare. Shtabet e zonave i kishin në dispozicion, si ndihma, vetëm mjetet financiare që nuk i kishte grabitur banda e treshes (Xhaviti, Azemi e Hashimi), e që ishin ndoshta rreth 30 % të mjeteve të përgjithshme”, ka thënë Kelmendi

Kosova Sot”: Këto ditë u lajmërua nga Holanda se po bëhet gati të themelohet Gjykata Speciale, e cila do të ketë të akuzuar ish-drejtues të UÇK-së. Kanë qarkulluar emra, por zyrtarisht nuk dihet se kush do të akuzohet. A keni ndonjë ide se kush mund të përfundojë në këtë tribunal për krimet e supozuara të luftës?

Ibrahim Kelmendi: Jo, nuk kam, pos atyre që janë përfolur gjatë debateve, kur është votuar në Këshillin Evropian, aty ku është vendosur që të hetohet krimi i supozuar për trafikim me organe, respektivisht e ashtuquajtura “shtëpi e verdhë”. Unë qysh atëherë i kam dhënë intervistë gazetarit gjerman, Erich Ratfelder, për të dëshmuar të kundërtën e atyre akuzave, duke u thirrur në faktin se isha njëri nga administruesit e ndihmave të fondit “Vendlindja thërret” dhe po të kishim “shtëpi të verdhë” si bazë, do të isha i informuar.

“Kosova Sot”: A është e pritshme që kjo gjykatë do të arrijë t’i zbardhë edhe vrasjet politike të pasluftës, që kanë ndodhur në Kosovë, por edhe të gjykojë shumë raste të tjera kriminale të fushave të ndryshme, të cilat lidhen me “peshqit ë mëdhenj” të politikës, e të cilat nuk e pati guximin t’i trajtojë gjyqësori i Kosovës, as në kohën e UNMIK-ut dhe as EULEXi dhe vendorët pas shpalljes së pavarësisë?

Ibrahim Kelmendi: Do të dëshiroja, por jam skeptik, meqë kjo gjykatë është më shumë zhurmim sesa sinqeritet e drejtësi. Përndryshe, nuk do të angazhoheshin edhe Hashim Thaçi, Xhavit Haliti dhe të tjerë që ajo të miratohej nga Kuvendi i Kosovës. Dik Marty, Serbia, Rusia dhe miqtë e tyre e patën arritur qëllimin në Këshill të Evropës. Më shumë nuk duhet të jenë të interesuar. Pra, ata donin që të diskreditohej Aleanca, e cila kishte bombarduar Serbinë, sikur paskësh përkrah kriminelë që kanë bërë tregti edhe me organe të njerëzve. “Peshqit e mëdhenj” të pasluftës duhet të jenë marioneta të shërbimeve të huaja inteligjente dhe nuk besoj se do t’i dënojnë marionetat e tyre.

“Kosova Sot”: Por, mos të harrojmë se një herë u vu në pikëpyetje nga PDKja votimi i Speciales, vitin e kaluar, dhe u desh ndërhyrja ndërkombëtare që të miratohej gjykata. Nga ana tjetër, tash Kuvendi duhet të ratifikojë një marrëveshje me Holandën për punën e Gjykatës dhe ende nuk dihet si do të shkojnë gjërat. Si e komentoni këtë fakt?

Ibrahim Kelmendi: Mund të jetë ashtu, meqë nuk i kam mbajtur mend detajet. E di që disa parlamentarë të PDK-së ishin kundër, meqë ata po i frikoheshin. Z. Hashim Thaçi dhe z. Xhavit Haliti angazhoheshin që t’i bindnin edhe ata deputetë të rebeluar që të votonin pro miratimit. Aktualisht Gjykata është çështje e koptisur. Duhet të ketë ngelur edhe ndonjë aspekt i natyrës organizative, financiare, teknike, do të thosha. Uroj që të hetohen, akuzohen dhe gjykohen vetëm ata që kanë bërë krime, me shpresë se nga gjykata politike, e cila qe imponuar në Këshillin e Evropës, të bëhet gjykatë që do të ndajë drejtësi. Fatkeqësisht, mandatin e ka për të gjykuar vetëm krimet e mundshme të pjesëtarëve të UÇK-së, por jo krimet monstruoze të forcave fashisoide serbe ndaj popullatës shqiptare.

UÇK-në e themeloi LPK-ja

“Kosova Sot”: T’i kthehemi pak themelimit të UÇK-së nga këndvështrimi juaj. Cili ka qenë roli i LPKsë në këtë ngjarje?

Ibrahim Kelmendi: Roli i Lëvizjes (LPK) ka qenë vendimtar. E para, Lëvizja në Kuvendin e saj të katërt, të mbajtur në verë 1993 në Prishtinë (në shtëpinë e bashkëveprimtarit Fatmir Brajshori), ka marrë vendim për të themeluar forcë të armatosur ushtarake, duke e ngarkuar ekipin që duhej të zbatonte vendimin. Meqë Lëvizjen në Kosovë e goditën përndjekje e burgosje të sforcuara të policisë serbe, kompetenca statutare për të zbatuar atë vendim i kaloi Lëvizjes, dega në emigracion (ose “jashtë vendi”, siç e quanim atëherë). Në vitin 1994 Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes (në emigracion) vendosi formimin e Sektorit për rëndësi të veçantë dhe e ngarkoi me kompetencë Kryesinë ta mbikëqyrë atë sektor. Gjithashtu, Këshilli i Përgjithshëm mori vendim për të formuar fondin “Vendlindja thërret”, që të mblidhnim ndihma për të ndihmuar UÇK-në financiarisht…

Mustafa të japë dorëheqje si Gruevski

0

“Kryeministri maqedonas, sado që të ketë bërë skandale, ka një pikë respekti dhe dashurie për atdheun e tij, për shtetin e tij, për dallim prej kryeministrit kosovar, të cilit i mungon atdhedashuria tërësisht. Kryeministri i Kosovës është i zhveshur tërësisht nga skrupujt moralë”, tha analisti Nexhmedin Spahiu për “Kosova Sot”

Sado që kriza politike dhe institucionale në Kosovë po vazhdon të thellohet, partnerët e koalicionit qeverisës PDK dhe LDK, për shkak të lakmisë për vazhdimin e kapjes së shtetit, nuk po e marrin kurajën që të japin llogari para qytetarëve të vendit, dhe t’i japin fund kësaj krize, duke pranuar përgjegjësinë e tyre për gabimet e bëra. Ata mund të marrin si shembull, Maqedoninë, ku pas skandaleve dhe protestave të opozitës, kryeministri dha dorëheqje, u krijua Qeveria e përkohshme dhe pritet të mbahen zgjedhjet.

Analistët politikë këtë barrikadim të lidershipit qeverisës të Kosovës, po e cilësojnë si mungesë totale të ndjenjës së përgjegjësisë për shtetndërtim. Përgjegjësia kryesore në këtë rast, sipas njohësve të skenës politike, i bie kryeministrit të vendit Isa Mustafa. Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, konsideron se kreu i ekzekutivit nuk ka asnjë ndjenjë përgjegjësie për shtetin, atë përgjegjësi që e ka reflektuar sadopak homologu i tij në Maqedoni. “Kryeministri maqedonas, sado që të ketë bërë skandale, ka një pikë respekti dhe dashurie për atdheun e tij, për shtetin e tij, për dallim prej kryeministrit kosovar, të cilit i mungon atdhedashuria tërësisht. Kryeministri i Kosovës është i zhveshur tërësisht nga skrupujt moralë”, tha Spahiu për “Kosova Sot”.

Bëhen 10 vjet nga vdekja e Presidentit Rugova

0

Me rastin e 10-vjetorit të vdekjes së Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, do të organizohen disa aktivitete për të shënuar përvjetorin e tij të vdekjes.
Fillimisht, kryesuesit e Degëve të LDK-së, do të bëjnë homazhe pranë varrit Rugova në Velani në orën 09:30. Ndërsa, homazhe duke filluar nga ora 10:00, do të bëj edhe presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Për të nderuar Presidentin Rugova dhe për të bërë homazhe pranë varrit të tij, kryetari i LDK-së njëherësh dhe Kryeministër i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, në orën 10:30 me anëtarët e Kryesisë së LDK-së, do të bëj homazhe tek varri i tij, i cili më pas do të vizitojnë familjen Rugova.

Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës, duke filluar nga ora 12:00, në hotelin “Emerald”, organizon akademi përkujtimore për 10-vjetorin e vdekjes së Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Po ashtu, kryeministri, Isa Mustafa merr pjesë në Ekspozitën dokumentare me fotografi të ish-Presidentit, dr. Ibrahim Rugova, që do të organizohet në Bibliotekën Kombëtare në orën 14:00.

Në orën 18:00, nën patronazhin e presidentes së vendit, Atifete Jahjaga, në Teatrin Kombëtar, organizohet akademi përkujtimore me rastin për Presidentit Ibrahim Rugova.

Ibrahim Rugova vdiq më 21 janar 2006, ndërsa u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.

Eqrem Kryeziu përkujton Ibrahim Rugovën: Vetëm acari është i njëjtë

0

Ish-nënkryetari i LDK-së Eqrem Kryeziu ka përkujtuar Ibrahim Rugovën, në dhjetë vjetorin e vdekjes. Sipas tij, gjatë këtyre viteve, në Kosovë qdo gjë ka ndryshuar por jo për të mirë.

Postimi në Facebook

Dhjetë vjet më parë iku për në amshim Presidenti Rugova.

Çdo gjë ka ndryshuar, jo për të mirë gjithmonë.

Vetëm acari është i njëjtë.

Të paktën universi nuk heq dorë nga disa gjëra.

Bojkot për Oscar

0

Shtohen thirrjet për për bojkotimin e Çmimeve Oscar. Spike Lee, Lupita Nyong’o, Jada Pinkett Smith, e së fundi George Clooney, janë të pakënaqur.

Mes thirrjeve në rritje për bojkotimin e çmimeve të Akademisë Amerikane të Filmit, Spike Lee dhe Jada Pinkett Smith njoftuan të hënën se nuk do të marrin pjesë në ceremoninë e sivjetshme.

Për të dytin vit rresht, mes të nominuarve nuk ka aktorë me ngjyrë, arsye e mjaftueshme kjo për të ngjallur irritim.

Debatit që po shkakton mungesa e diversitetit në katër kategoritë e aktrimit të çmimeve më të rëndësishme të kinematografise, i është bashkuar së fundi edhe George Clooney, dy herë fitues i statuetës së artë.

“Akademia po lëviz në drejtimin e gabuar. Ne duhet ta bëjmë më të mirë këtë garë. Ne kemi qenë më të mirë”, ishte komenti i aktorit të famshëm e tepër popullor.

Lupita Nyong’o, fituese e çmimit Oscar për rol dytësor në filmin “12 vjet skllav”, po ashtu shkroi në Instagram se rreshtohet në krah të atyre që kërkojnë ndryshimin dhe se çmimet duhet të jenë “një reflektim ndryshe i më të mirës që arti ynë ka sot për të ofruar”.

Regjisori Spike Lee nuk ka shumë që mori një Oscar honorifik, e sërish ka zgjedhur ta bojkotojë ceremoninë me argumentin se nuk do t’i ofrojë mbështetjen e tij “zambakëve të bardhë” të Oscarëve.

Jada Pinkett Smith ka refuzuar dhe ajo të marrë pjesë në mbrëmjen e madhe të filmit pikërisht për shkak të nominimeve jashtë të cilave mbeti edhe bashkëshorti i saj, Will Smith, dhe përmes një video-mesazh në Facebook tha se njerëzit me ngjyrë duhet t’i shpërfillin çmimet e këtij viti.

Sherifi: S’kemi arsye ta nderojmë Ibrahim Rugovën

0

Në 10 vjetorin e vdekjes së Presidentit Ibrahim Rugova, jemi mësuar të shohim homazhe të shumta tek varri i tij nga liderë partiak e fytyra publike. Mirëpo disa parti refuzojnë të bëjnë homazhe tek varri i ish- presidentit Rugova.

Sekretari i Përgjithshëm i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi ka thënë për televizionin Rrokum se Kryesia e Nismës për Kosovën nuk e sheh të arsyeshme të bëjë homazhe te varri i presidentit historik, Ibrahim Rugova.

Sipas tij, Rugova ka qenë kryetar i LDK-së dhe nuk ka përse ta kujtojmë duke i bërë homazhe. Madje Sherifi thotë se as partitë tjera, pos LDK-së nuk kanë nevojë ta bëjnë një gjë të tillë.

Partia e dytë e opozitës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës duket se do ta vazhdojë traditën e homazheve në kujtim të Presidentit.

Ndërkaq përkundër insistimit të televizionit Rrokum, askush nga zëdhënësit e Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë pranuar të deklarohen rreth kësaj çështje.

As Kuvendi i Kosovës nuk ka organizuar ndonjë aktivitet në kujtim të veprës së Rugovës, ndoshta duke pasur parasysh se këtë nismë e ka marrë presidentja e vendit Atifete Jahjaga.

Adem Demaçi do të kandidohet për çmimin Nobel

0

Unioni i shkrimtarëve dhe kritikëve shqiptarë dhe Fondi “Adem Demaçi nderi i kombit”, ka vendosur që veprimtarin e çështjes kombëtare ta kandidoj për çmimin Nobel për paqe.

E këtë po e realizojnë me ndihmën e një universitetit francez.

Bashkëpunëtori dhe njohësi i veprave të Adem Demacit, Selatin Novosella, po pajtohet me këtë iniciativë.

Përveç Demaçit, si kandidat nga Kosova për çmimit Nobel, është propozuar edhe akademik Rexhep Qosja, por, ky i fundit për letërsi.

Për këtë iniciativë, Sahitaj tha se ka kërkuar 2000 eurove ndihmë nga komuna e Prishtinës, por që ende nuk ka marrë përgjigje.

Ndërkaq zëdhënësi i komunës së Prishtinës Erzen Vraniqi i tha Klan Kosovës përmes telefonit se kërkesa është pranuar nga drejtoria e kulturës dhe është në shqyrtim nga komisionet përkatëse të cilat edhe do të marrin një vendim.

E ofrimi i ndihmës do të shqyrtohet edhe nga Ministria e Kulturës, në rast se ajo kërkohet, ka thënë zëdhënësi i saj, Ndue Ukaj.

Malishevë: Nxënësit bartën shishet e zbrazëta të birrës (VIDEO)

0

Në palosjen e arkave me birra kontribuuan edhe nxënësit e shkollës fillore “Bajram Curri” në Drenoc të Malishevës.

Disa prej tyre madje u fotografuan teksa po i bartnin ato në oborrin e shkollës ku mësojnë, njofton Klan Kosova.

Këtë gjë nuk e mohojnë as vet protagonistët e fotografisë që flasin në prani të drejtorit të shkollës.

E historinë e kësaj fotoje dhe prezencën e pijeve alkoolike në shkollë e shpjegon vet ushtruesi i detyrës së se drejtorit në këtë institucion.

Ai mohon se në këtë institucion arsimor është përdorur apo përdoret alkool nga mësimdhënësit.

Bile Morina thotë se ishin vet nxënësit ata që shprehen dëshirën që ngarkesat me shishe te zbrazëta birre t’i largonin nga shkolla.

E për këtë rast është e njoftuar edhe drejtoria e arsimit ne komunën e Malishevës.

Drejtori, Blerim Thaçi tha se ky rast do të hetohet.

Por, ata që i kanë fëmijët e nipat në këtë shkollë nuk po e shohin tragjike atë që u pa në fotografi.

Çka është demokracia ?

0

Shkruan: Shaban OSMANOLLAJ

Sigurisht se me zhvillimin e njerëzimit dhe shkencës sistemet kane evoluar dhe ndryshuar në shumë vende sipas kohës dhe mënyrës së veprimit,duke filluar nga Greqia e Lashtë e deri më sot dhe filozofët politikë të kohës së shekullit V dhe IV para p.e.s sikurse Soloni,Pisistratit,Klistenit dhe idealistet demokratik që e perfeksionuan si Efialti dhe Perikliu.Po në të vërtet ç’ka është Demokracia?.

Deri me sot janë dhëne shumë versione mbi demokracinë edhe pse nga fjala greke ka këtë kuptim demo-popull dhe kraci-rendi në kuptim sundues. Njerëz të shquar të jetës janë munduar të japin versione të ndryshme mbi demokracinë dhe elementët e saj.

Disa nga ne mendojmë se demokracia është vendi i vlerave,rendit ligjor dhe demokratik,i disiplinës, zhvillimit të ekonomisë,rritjes së prodhimit në industri,kultura bujqësore, zhvillimi i agroteknikës,demokracia është liria e shprehjes,e drejta për zgjedhje të lira dhe demokratike,e drejta për t’u zgjedhur në mënyrë të drejtë për të votuar pa u anuar dhe ndikuar nga askush, e drejta për ujë,e drejta për punë,e drejta për sigurim social, e drejta për të gëzuar ç’do aktivitet që nuk bie ndesh me ligjin.

Pra, me kuptimin e demokracisë ne kuptojmë se njerëzit duhet të ndërtojnë vlera në vendin ku jetojnë. Në zhvillimet e fundit në vendin tonë u fol shumë për demokracinë, u ligjërua në universitete, vende publike në kuvende,në parlament,gjithkush thirrej në emër të demokracisë,madje edhe në ndeja gazmore apo mortore flitej,thuhej se demokracia është liria e sjelljes dhe veprimit,thuhej se nëse fiton demokracia ne do te jemi të lumtur, dhe në këtë kontest edhe partitë politike apo institucionet emërtoheshin demokratike .Po mirë të paktën te thirremi në demokraci,ani pse dikush që mendonte se e njihte demokracinë thoshte:”Demokracia nuk është bahçe me lule”!-ashtu qysh po mendoni ju. Sepse demokracia kërkon punë,rend dhe disiplinë,demokracia kërkon që sjelljet të jenë në harmoni me ligjet,ata që e shkelin ligjin të dënohen,korrupsioni dhe nepotizmi të mos ketë vend në shoqëri,organizatat dhe shoqëria të jenë të përgjegjshme për detyrat dhe misionet e tyre.

Demokracia nuk nënkupton feudalizmin,që një pozite apo pushtet të jetë feudal,të konsideroj se prona shoqërore është e tij,por përderisa të jetë në krye të saj të shërbej me nder dhe të ndërtoj vlera shoqërore.

Dhe si do të mendojmë ne sot,a është ajo demokracia që në mendonim për shembull kur ishim në vitet e 90-ta si nxënës dhe për herë të parë dëgjonim në shkolla dhe tubime rinore. Ne po kalonim nga socializmi në fillet e para të demokracisë në atë kohë,ani pse mund të ketë pasur më herët demokraci,ose se socializmi ishte më liberal dhe më human për njerëzimin.

Ndoshta për ne ishte ngazëllimi për një jetë të re të ndërtuar mbi vlera,pasi edhe pse në kushte të vështira dhe shkollim joadekuat duke u munduar të mësojmë në shkolla të improvizuara,apo të konsiderojmë si një gjeneratë e podrumeve sepse klasat mësimore ishin podrumet e objekteve të shtëpive private pa biblioteka,profesorët e nderuar pa kabinete e salla dhe pa kushte elementare duke u munduar te japin gjithçka për rininë dhe të mësohen gjerat e mirëfillta.
Të gjitha orientimet ishin për ndërtimin e demokracisë,për lirinë,për shëndetësinë,për shkollimin,për ekonominë,për punësimin,për ruajtjen ndërtimin dhe zhvillimin e vendit.

E kemi thënë edhe më herët se degradimi i vendit nuk nënkupton demokracinë,shkretërimi i hapësirave,mos sundimi i ligjit,krimi ekonomike,mosluftimi i informalitetit,moskrijimi i kushteve për qarkullim dhe tregti të lire nuk e nënkupton demokracionë dhe shumë elemente tjera.
Sot në shumë vende të botës mbahen manifestime në ditën e demokracisë pasi i është kushtuar një datë e veçante,ani pse ajo ndoshta është dita më pak demokratike.

Zhvillimet e fundit po duken sikur janë demokratike,por fakti tregon ndryshe,kriza sociale,varfëri,largime të dhunshme,zhvillohen luftëra të reja në vende të botës sigurisht për arsye ekonomike dhe interesa te ndryshme,për globalizim dhe sundim të kastave të ndryshme.

Dhe ne pyesim tani:”A është vallë kj demokraci që po e kërkon bota,apo si do ta quajmë?”.Unë do ta ilustroj me një tregim kur ashtu siq e thash ne vitet e mëparshme rrinin burrat në oda dhe kuvendonin,pasi deri vonë odat ishin vende ku zhvilloheshin tubime,ndeja,pajtime,shkolla etj dhe nga aty merreshin mësimet e para familjare dhe derisa bisedonin pleqtë e tregonin pothuajse një legjendë se :Në vendin e quajtur “Kodra e Kalemit”,kishte “dreqen” në literaturën fetare “djalli apo shejtani” dhe ata herë pas here paraqiteshin para njerëzve,paraqiteshin sikur kafshë,psh dhi,mace etj,madje deri vonë tregonin se ata në mbrëmje me rënien e territ fillonin edhe muzikën e tyre që banorët i dëgjonin,por me zhvillimin e vendit dhe thuhet se pas ardhjes së dritave “rrymës” dhe lëvizjeve të shumta ata u zhduken.

Njerëzit tregonin se gjatë kalimit të kësaj rruge ata shpesh i paraqiteshin por nuk merrnin ndonjë veprim apo dyshohej se mund të jetë ndonjë halunacion pasi për gjeneratat e sotme mund të dukej si një përrallë.

Dhe në këto biseda pleqtë e lagjes shpesh diskutonin për veprimet e tyre,por pasi kishte kohë që nuk ishin paraqitur një ditë përderisa ishin një grup burrash dhe kuvendonin,Baca Jakup një plak i vjetër i lagjes e pyeti Bacën Avdyl,plak që shquhej për mençuri dhe mendje me të zhvilluar dhe i tha:”Avdyl ku shkun bre qata dreqnat e Kalemit,moti nuk janë paraqit dhe nuk po fol ma kush për ata”,atëhere baca Avdyl ju përgjigj:”O Jakup po ata dreqna sot do kanë hi në shpi tanë e do ne shpi teme,a nuk po e sheh kurgja nuk po shkon mbarë a!”Atëherë aty plasi nje e qeshur nga burrat tjerë dhe të gjithë e pohuan se vërtet ashtu është,s’ka ma “dreqën” ne “Kodër të Kalemit”,por janë shpërndarë nëpër shtëpi në ato shtëpi që nuk ishin përparimtare mendohej.

Andaj duke u kthyer në kohë dhe bisedat e pleqve po duket se po ata “dreqnat e kalemit” si duket janë përhapur dhe po e zhvillojnë dreçokracinë në vend të demokracisë!

(Autori është Jurist i diplomuar. Ai është duke ndjekur studimet postdiplomike-Master në drejtimin Kushtetues-Administrativ në Fakultetin Juridik,Universiteti “Hasan PRISHTINA” në Prishtinë.)