Gjykata Speciale gjykon individë, jo UÇK-në

Gjykata Speciale nuk po themelohet për të gjykuar luftën e Kosovës për liri, por për disa individë.

Kështu ka thënë ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, në pjesën e dytë të intervistës dhënë gazetës “Zëri”.

Ai rikujton raportin e Marty-t, duke thënë se “në këtë raport, i cili e ka nisur tërë këtë para 4-5 vjetëve, flitet për një numër relativisht të vogël të individëve.

Dhe mendoj se duhet të përqendrohemi në këtë se kjo është për një numër relativisht të paktë të individëve, e jo për luftën e Kosovës për liri”, ka shtuar Delawie.

Ai ka bërë të ditur se SHBA-ja e përkrah Gjykatën Speciale dhe është me rëndësi të qartësohet se çka është e çka nuk është ajo. “Ideja e kësaj Gjykate, është se do të ndjekë penalisht një numër relativisht të vogël të individëve, të cilët janë akuzuar se kanë kryer krime specifike.

Pra, nuk ka të bëjë me vënien në pyetje të luftës së Kosovës për pavarësi apo diçka të tillë”, ka shtuar ambasadori amerikan në Kosovë.

Ai shpreson që gjithçka të vihet në vijë shpejt. Janë ende disa hapa ligjorë që duhen të ndërmerren lidhur me Gjykatën. “SHBA-ja e ka siguruar kryeprokurorin për këtë Gjykatë, që është vendosur në Holandë. /Zëri

Më Shumë

PDK në Prizren mobilizohet për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit

Kryetari i degës së Partia Demokratike e Kosovës në Prizren, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se është mbajtur takim me asamblistët e kësaj...

Përleshje në Malishevë, një person goditet me mjet të fortë

Një person ka pësuar lëndime trupore pas një përleshjeje të ndodhur të martën rreth orës 12:01 në Malishevë. Sipas raportit policor, pas një mosmarrëveshjeje mes...

Lajmet e Fundit