14.1 C
Prizren
E premte, 17 Prill, 2026

Pacolli: Do ta kërkojmë prapë votën e qytetarëve

Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka thënë se do të vazhdojnë ekzistimin si parti në skenën politike në vend.

Pacolli në një intervistë për numrin festiv të “Epokës së re”, ka bërë me dije se janë duke e analizuar situatën përbrenda AKR-së.

“Ka qenë një pikëpyetje nëse do të garojë AKR-ja, por duke e parë gjendjen aktuale dhe duke e parë punën e opozitës, bëj apel tek qytetarët të kuptojnë se ardhmëria e këtij vendi është në duart e tyre. Gjatë zgjedhjeve të ardhshme të jenë të kujdesshëm se kënd do ta votojnë. Jemi duke e analizuar situatën përbrenda AKR-së. Ndoshta do ta kërkojmë prapë votën e qytetarëve. AKR-ja do të ketë një program dinjitoz, i cili u shërben interesave të qytetarëve. Do të dëshiroja shumë që AKR-ja të jetë përkrah qytetarëve jo si forcë e vogël politike, por si një forcë e madhe, me përkrahje më të zgjeruar. AKR-së i nevojitën njerëz të sojit të vet, të sinqertë, që mendojnë vetëm për zhvillim e mirëqenie për Kosovën”, ka thënë Pacolli.

Pacolli ka komentuar edhe situatën politike të vitit të kaluar në Kuvendin e Kosovës. Ai ka thënë se si parti janë të zhgënjyer me situatën që është krijuar mes pozitës dhe opozitës.

“Të jem i sinqertë, AKR-ja është e zhgënjyer. Ne kemi qenë në opozitë dhe kemi pasur një opozitë shumë konstruktive, pasi kemi qenë të vetëdijshëm se jemi duke ndërtuar shtet. Kemi qenë bashkëpunues me çdo kënd kur është kërkuar ndihma jonë. Parimi im është ky: të jesh pjesë e parlamentit do të thotë të jesh konstruktiv, jodesktruktiv, jo ta përdorësh votën e qytetarit për ta shkatërruar shtetin. Në mandatin e kaluar kemi qenë të ballafaquar me sfidat në Qeveri dhe, t’jua them të drejtën, jemi demoralizuar dhe e kemi kuptuar se politika nuk punon për interesat e qytetarëve. Gjatë atij mandati kemi parë që politika punonte për interesa personale dhe klanore. Moskalimi i pragut zgjedhor ka qenë zhgënjim i madh”, ka deklaruar Pacolli. /Epoka e Re

Më Shumë

Prizreni do të organizojë për herë të parë Festivalin e Kampingut, mbi 200 kamperë do të marrin pjesë

Prizreni pritet të shndërrohet në një nga destinacionet më të rëndësishme të turizmit aventurier në rajon, me organizimin për herë të parë të Festivalit...

Aksident në Suharekë, lëndohet rëndë 9 vjeçari

Një aksident trafiku ka ndodhur të mërkurën në Bershanc të Suharekës, mes një veture dhe një çiklisti të mitur. Si pasojë e aksidentit, lëndime të...

Lajmet e Fundit